Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 189
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Goal.com: Shqiperia ka shanse per Euro 2008

    11 Shtator Je ide e cmendur, nje artikull qe terheq vemendjen, por edhe ngjall interes per shqiptaret, eshte publikuar tek sajti i njohur sportiv, www.goal.com. Keshtu, ne analizen e Grupit G, atje ku gjendemi edhe ne, kombetarja e Shqiperise, eshte pare si nje kandidate, ashtu si Rumania, Bullgaria dhe Hollanda, per t’u futur ne Euro 2008. E cuditshme, por sipas asaj qe shkruante autori i analizes, kombetarja kuqezi shihet si ajo qe mund te beje surprizen ndaj Holandes te merkuren. “Ndoshta, por nje ndoshta e madhe, Shqiperia do te mundte Holanden dhe Bullgaria te humbiste me Luksemburgun, atehere kombetarja e Baricit do te shkonte e treta ne klasifikim, duke rihapur shpresat per nje vend ne Euro 2008”, shkruhej ne Goal.com. Madje, atje ishte permendur edhe fakti qe, nese kjo do te ndodhte, atehere nuk do te ishte per here te pare per skuadren tone perfaqesuese. “Holanda eshte favorite, por Shqiperia ka treguar se di te beje surpriza, nganjehere edhe te kendshme. Ka mundur kampionet e Europes, Greqine dhe ka barazuar shume vite me pare me Gjermanine, duke e “ngelur” ate ne “klase””.


    Sportekspres


    Ishalla del keshtu kjo analiza e na bohet endra realitet. lol


    FORCA KOMBETARJA
    #VamosArgentina

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shnajder KO, panik portokalli

    11 Shtator Mesfushori i Real Madridit dhe i kombetares holandeze, Uesli Shnajder, mund te mos luaje ne ndeshjen e neserme, qe “tulipanet” do te zhvillojne ne “Qemal Stafa”, ndaj Shqiperise. Nje lajm te tille e ka dhene dje vete stafi mjekesor i kombetares se Van Basten, sipas te cilit, “lojtari paraqet nje terheqje ne kofshen e kembes se djathte”. Gjithcka ka ndodhur ne stervitjen e djeshme, qe Holanda ka zhvilluar ne Amsterdam, nje dite perpara nisjes per ne Tirane. Keshtu, 23-vjecari Shnajder ka patur nje kontakt fizik te forte, ne stervitje me shokun e tij te skuadres, mbrojtesin Melkiot, cka i ka shkaktuar atij nje demtim, shkalla e te cilit nuk dihet ende. Mjeket jane optimiste, edhe pse gjendja e Shnajder nuk eshte bere ende e ditur. Ai pritet te beje nje rezonance manjetike sot, nga e cila pritet te dalin edhe rezultatet, ose me mire diagnoza e sakte, apo verdikti, nese ai mund te udhetoje, apo jo me skuadren. Por, edhe nese kjo do te ndodhe, nuk dihet nese ai do te luaje, apo jo. Shnajder eshte nje pike shume e rendesishme e kombetares holandeze, sidomos tani qe ai eshte bere edhe “galaktiku” i trete ne kombetaren e Van Basten, pas kalimit tek Reali i Madridit. 23-vjecari ka qene edhe autori i golit te pare, te shenuar ndaj Bullgarise, ne sfiden e se shtunes, dhe nje mungese e tij, do te ishte shume e demshme per Holanden. Pervec Shnajderit, me skuadren perfundimisht nuk do te udhetoje as mbrojtesi Heitiga, i cili ka pesuar nje demtim me serioz ne ndeshjen me Bullgarine. Megjithate, pavaresisht ketyre dy mungesave, qe mund te kete, Van Bastenit i eshte rikthyer ne skuader sulmuesi i Hamburgut, Rafael Van Der Vart. Sulmuesi, i cili ka qene i demtuar dhe nuk ka mundur te jete ne ndeshjen e se shtunes, ndaj Bullgarise – ku Holanda ka fituar 2-0 – duket se eshte i gatshem per te qene ne dispozicion te Van Basten per ndeshjen e 12 shtatorit, e cila do te jete edhe ndeshja me e rendesishme per Holanden, por edhe per kombetaren shqiptare. Kombetarja holandeze pritet te vije sot, ne oren 11:00, teksa do te zhvilloje vetem nje konference per shtyp dhe do te zhvilloje stervitjen e vetme ne orarin e ndeshjes ne “Qemal Stafa”, me dyer te mbyllura.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Ce pyet do vihen ne panik hollandezet se ju demtua nje lojtar.
    ...hollanda nuk eshte ekip qe mbeshtet tek nje lojtar, po u demtua ai mbaroi ekipi!
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  4. #64
    TR1920A Maska e Oni_11111
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Vendndodhja
    Toscana
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Ce pyet do vihen ne panik hollandezet se ju demtua nje lojtar.
    ...hollanda nuk eshte ekip qe mbeshtet tek nje lojtar, po u demtua ai mbaroi ekipi!

    Te njejten gje po mendoja edhe une.


    kto gazetaret Shqiptare duhet ti japin nje moderim vetes se lan kokrren e namit. kap e shkruj budallalliqe.
    L'AMORE, L'UNICA COSA PER CUI VALE LA PENA SOFFRIRE !!!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Ce pyet do vihen ne panik hollandezet se ju demtua nje lojtar.
    ...hollanda nuk eshte ekip qe mbeshtet tek nje lojtar, po u demtua ai mbaroi ekipi!
    ke drejte se keta gazetaret tone keshtu mendojne dhe neser nese humbim do thone humbem se na mungoi berisha
    une e kam shume frike nje humbje te thelle vec ishalla zoti eshte me ne

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    GOOOOOOO Albania.
    Shpresoj shume se Shqiperia do fitoje neser.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Neudeplein_NL
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Nederland
    Postime
    59
    I thashe Weslit mos bej gol neser :d

    Rudi sdo tia dije eshte i vendos te shenoj :s

    Si thoni 2-1 per ne apo ta leme edhe Rudin pa gol?



    Pershendetje nga Amsterdami

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    Per shqiptaret rezidente ne Canada....

    ...ndeshja Shqiperi - Hollande jepet direct ne transmetim televiziv nga kanali "FoxWorld Sports" ne oren 14:30 Eastern Time. Per ata qe jane me BellVue numri i kanalit eshte 412. Nuk e di cfare numri eshte me Rogersin apo te tjere providers. Shikim te mbare dhe suksese kombetares shqiptare!

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga Emigranti Lexo Postimin
    ...ndeshja Shqiperi - Hollande jepet direct ne transmetim televiziv nga kanali "FoxWorld Sports" ne oren 14:30 Eastern Time. Per ata qe jane me BellVue numri i kanalit eshte 412. Nuk e di cfare numri eshte me Rogersin apo te tjere providers. Shikim te mbare dhe suksese kombetares shqiptare!
    une jam ne shkolle ne ate ore

  10. #70
    Ndeshjen e gjeni dhe ketu , dhe ne dy kanale per me lehte !

    http://livefooty.doctor-serv.com/
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •