Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 64
  1. #31
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Rrust Kabashit

    Po perzihet mor Prizereni,
    na jane qarte ,zotnit mes veti.
    Qarte na jane zotnite nder veti,
    Shaqir Aga qaj Rrust Regjepi.
    Rrust Regjepi i hypi atit,
    gjan e gate po ia leshon sokakut.
    Leshon sokakut e leshon qarshise,
    shkon tuj ble barut te alltise.
    Blen barutin me Ukshinin,
    a ma pat kun Shaqir Age Nishin.
    As'ma pate kun Shaqir Agen,
    te xhamia po e fale xhenazen.
    Fale xhenazen te xhamia.
    Hysen Ages na i vdiq e bija.
    Pe hjekson ai imamgjia.
    Imamgjia Mulla Zymeri.
    Lufton Rrusta UKimeri.
    Lufton Rrusta ne Bazharhane,
    aman Rrust pash jeten tane,
    shume e gjakun sot na e bane.
    po shkon gjaku si ne kasaphane.
    Ne kasaphane si te kasapi
    I shkoje haberi Sulltan Muratit.
    I shkoj haberi Sulltan Hamitit.
    ti kane pre tuxharte prej Nishit.
    Se m'kane nxjerr jashte prej mexhlisi.
    Se m'kane nxjerr m'kane lane ne sokak.
    Hafez Pasha nje pashe plak,
    qiti topat mbi Muzhlak,
    Kall Kabashin tym e flake.
    Tym te zi e flak te verdhe
    kulla e Rrustes me qemer.
    Me qemer rrethue ne xhama,
    po thote Rrusta vete e bana.
    Vete e bana e s'po e kam dert,
    kam nis luften me hyqymet.
    Zot kesaj lufte kush i prini,
    Rrust Kabashi e mulla Brahimi.

    Kjo kenge i kushtohet Rrust Kabashit, nje figure majft te perfolur gjate kohes se lidhjes se Prizrenit. Ngjarja e shtjelluar ne kenge mund te kete ndodhur rreth viteve 1878-1880.
    Shaqir Age Nishi siq duket ishte nje feudal shqiptare i cili si shume muhagjire te tjer pasi kishin hyre trupat serbe ne Nish, Leskovc dhe Vranje ,kishin ardhe ne Kosove.
    Me sa dihet ky feudal si perkrahes i Perandorise osmane,gjate kohes se Lidhjes se Prizrenit , kishte pasur nje zenke me Rruste Kabashin te parine e Kabashit te Prizrenit dhe kjo kishte shkaktuar kete gjakederdhje.
    Ne historiografine shqiptare thuhet se Rrust Kabashi ne vitin 1881, gjate sulmite forcave turke te Dervish Pashes per te pushtuar Prizrenin, ai me shume feudale te tjere kishte bashkepunuar me turqit. Megjithate dilema perseri qendron, sepse ne krahasim me feudalet e tjere posa ushtri turke hyne ne Prizren urdheron varjen e Rrust Kabashit.
    Kenga edhe pse nuk ka motive te forta, megjithate paraqet Rrust Kabashin si nje kundershtare te hershem te Turqise. Mulla Brahimi ishte nje hoxhe nga fshati Semetishte i Llapushes.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #32
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ne Mitrovice po e rrehin telin

    Ne Mitrovice po na rrehin telin,
    Kangjallozin e preu lefteri,
    me buri jane mbledh asqeri,
    me buri jane mbledh te tane.
    Kangjallozi c'ka ka thane?
    Thirrma djalin ju kane thane.
    Ta perbeje ne dine e mane,
    kush te ka shti djale mor kush te ka thane.
    Djali i ri c'ka i ka thane,
    Rob i zotit tha s'me ka thane,
    po kur jane que Shala ne kame.
    Kur jane qu Shala me zapti,
    s'te kane lane ne sheher me hi.
    C'ka po i thote djali atij,
    Kangjalloz more faqezi.
    Vet te kam pa me syte e mij,
    ti u rrishe topave permije.
    vrajshe pleq e vrajshe thmije.
    Aty mbeten shume vllazni,
    shume vllaznia aty kane mbete.
    Me ka plasun zemra e shkrete,
    qova doren e te kam ra manxerrke.

    Kjo kenge i kushtohet luftes ne Mitrovice ne vitin 1904. Isa Boletini me krenet e Drenices dhe Shales kishin marre vendim qe te mos lejojne asnj konsull rus ne Mitrovice. Keta kishin arritur qe te perzenin dyhere konsujt rus te cilet vinin ne Mitrovice. Ankesat e Rusise bere qeverise osmane, per te denuar Isa Boletinin per turperimin e u bente ai konsujve rus, shtyne Qeverine turke per te detyruar Isa Boltinin te leshonte Kosoven dhe te shkonte syrgjyne ne Stamboll. Pas largimit te Isait Rusia i bene presione Perandorise Osmane qe tani te lejoj vendosjen e konullit rus( kangjallozit), ne Mitrovice pasi qe Isai nuk ishte .
    Mirepo burrat e Shales dhe te Drenices reaguan sipas beses qe i kishin dhene Ises se nuk do te lenin te shkele kembe rusi aty. Posa arriti konsulli ata e sulmuan qytetin dhe ushtria turke e bllokoje uren e Ibrit. Gjate luftimeve nga bombardimet me topa pati shume te vrare. Konsulli rus rrinte prane topave dhe i udhezonte kah te gjuanin. Nje rreshter shqiptare i ushtrise turke nga Gjilani, pyet me neveri se kush ishte ky i huaj qe po urdheronte. Kur i tregojne se e tere kjo gjakederdhje po behej per ate, ai nxjerr pistoleten dhe e plagose rende konsullin, i cili nga plaget vdes. Emri rreshterit nuk dihet , vetem dihet se gjykata ushtarake e denoje me burgim te rende , por te cilin burg nuk e mbaji te terin.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #33
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Brahim Uka nji djale jaran

    Brahim Uka nje djale jaran,
    hypi atit e shkoje ne Tasjan,
    mathnai mire gjane or nallban.
    Mathnai mire me potkoj te ri.
    Se n'Prelep po dojme me hi.
    Mej rrethue do kaqak te rij.
    Kaqak te rije more kaqak te ngrat,
    Brahim Uka tha zoti te vrafte.
    N'a rrethove, naten ne mesnate.
    Sa t'a marre pushken e gate ,
    Sa ta marre pushken me dore,
    Brahim Uken ne kam e ne dore.
    Brahim Uka ty mos te vjen seri,
    qe te vrau ty muhaxheri.
    Kete zanat ma ka lane Imeri.
    Kete zanat ai ma la mu,
    se s'jam shka me m'rreh me dru.
    Jo s'jam shka i Gorazhdovcit,
    por jam nipi i Imer Popovcit,
    muhaxhere prej kazase Leskovcit.

    Ngjarja zhvilloet ne fshatin Prelep te Deqanit ku sejmeni i urryer nga populli Brahim Uka rrethon kaqaket ( te ikur nga pushteti turk), mirepo mbete i vrare nga nipi i Imer Popovcit.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #34
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Tre kazaz ( Kavaz) po rrine ne dere

    Tre Kazaz po rrine ne dere,
    Mehmet beg a po del njeher.
    Dil nihere me kuvendue,
    ne veziri te ti na ka que,
    nje sahat mos me u vonue.
    Mehmet begi u idhnue
    mblodhi atin pa shilue .
    Cili djale po vini me mue?
    Cili djale doni me ardhe ?
    Qaj Salihi qe nje ma i pare.

    Mehmet Beg faqen simit,
    ka kalaja mos u ngjite,
    ti ka nxane veziri do prite.
    Zot c'ka ka veziri me mue,
    Ku me ka thane une e kam ngue.
    Tej ne More per te jam shkue,
    me horumin kam luftue.
    E atje une jam plague,
    ne eshtra te qeneve jam mjekue,
    marre Shkodres por nuk i kam que.

    Mehmet begi i hypi atit ,
    vesh kusaten prej dukatit,
    gjane e gate po ia leshon sokakut.
    Mire se te gjaje veziri i Bushatit
    hajde, hajde beg o'i Kastratit.
    Ka calinat prej dukatit.
    E hoqe njane e ne mulle te barkut,
    Mehmet begu ra prej atit.

    Mehmet beg i holle e i gate,
    te ra veziri anej te grate,
    hajde, hajde vezir zeza,
    po q'ka te duhen keto bajonesha,
    tuj pas Shkodra, shkodralesha,
    niqind qese me ju ba vesha,
    syte e zi vetllat e zeza.

    O moj nane t i pash mue
    kur te bajsh ti mem vajtue,
    Kajma Memen ma forte se mue.
    Kajma Memen ma forte se mue!
    Bash si burrat ka qendrue.
    T'ishin kane dy djem si Mema!
    paten me i hi Vezirit mbrena.
    E me ja thy kalane permrena.

    O moj nane e zeza nane,
    amanet jam tuj ta lane
    t'na marojshe nji vorre te gjane .
    Me gjithe Memen me na nxane ,
    me gjithe Memen me na nxane,
    se i ka nejt begut ne kam.

    O moj grue e dashnja grue,
    a do te mbajsh ti zi per mue,
    ata djem a do me mi rue?
    C'ka po thu more zotni,
    po ku gjaje une burre si ty?
    Po ku gjaje une burre si ty,
    Jo ne Shkoder po as n'Malesi.

    Djemte e tone more zotni ,
    kam me i fsheh neper Malesi
    Do ti qoje cobane me dhi,
    Ishalla rriten e te gjasojne ty.
    E kur te rriten te bahen taman,
    se lane gjakun pa t'a marre.

    Kjo kenge sigurishte ka te beje me konfliktet mes njerit prej Pashallareve Bushatlije te Shkodres dhe Mehmet begut te Kastratit, i cili do te kete ndodhe rret viteve 1830-1840.
    Nuk jam i sigurte a eshte fjala per Kazaz, kavaz apo kavaq, pasi nuk kuptohet mire .
    Megjithekete si nje kenge mjafte e vjeter mendoje qe ka rendesi shume te madhe per t'a degjuar dhe mesuar me teper rreth kesaj ngjarje.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #35
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Halil Hamzes

    Halil Hamza burre i trashe
    n'dore tanden more pashe.
    N'doren tande pash o i ri
    qe m'rrethove me jabangji.
    Bajram aga nji burre zotni,
    ne Rahovec po dona me hi.
    Me pi vene me pi raki.
    Do t'a pime more s'do t'a lame.
    Halil Hamezen do ta nxame.
    Halil Hamza ish kane ne shtrune
    qou Bajram vella se n'a rrethun.
    Na rrethun e done me na nxane .
    kurre n'hapsane nuk jam kane.
    kurre ne hapsane une nuk jam hi,
    nuk jem mesue vlla me kori.
    Halil Hamza keq vikati,
    na'i qelloje sakica gati.
    Tre sejmen ne vend i pergjaki.
    Qyky ashte tha pashe Podrimqaki ,
    Qe se bane men qysh bahet gjaki.

    Shkoza nga Prizreni

    Halil Hamza me gjase ka qene nje qytetar i Rahovecit i cili ka rene ne kundershtim me pashallaret dhe agallaret shqiptare turkofile dhe bene rezistence kur Bajram aga me gjase nje turkofil nga Gjakova shkon per t'a zene dhe burgosur Halil Hamzen. Eshte edhe nje variant me i plote i kesaj kenge por te cilen e kam harruar.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #36
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    VLORE

    cili je ti more burre
    cili je, cili je
    cili je ti more burre
    cili je ti more burre
    qe na vjen nga shqiperia
    cili je ti more burre
    qe na vjen nga shqiperia
    qe na vjen, qe na vjen
    qe na vjen nga shqiperia
    qe na vjen, qe na vjen
    qe na vjen nga shqiperia
    qe na vjen nga shqiperia

    une jam smail qemali
    qe na vjen nga shqiperia
    une jam smail qemali
    une jam, une jam
    une jam smail qemali
    une jam, une jam
    une jam smail qemali
    une jam smail qemali

    dua vatanet e mia
    une jam smail qemali
    dua vatanet e mia
    dua va, dua va
    dua vatanet e mia
    dua va, dua va
    dua vatanet e mia
    dua vatanet e mia
    do t'i marr se s'eshte pune
    dua vatanet e mia
    do t'i marr se s'eshte pune
    do t'i marr, do ti marr
    do t'i marr se s'eshte pune
    do t'i marr, do ti marr
    do t'i marr se s'eshte pune
    do t'i marr se s'eshte pune
    eshte e jona shqiperia
    do t'i marr se s'eshte pune
    eshte e jona shqiperia
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #37
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anëtarësuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Pallelare me cullufe
    Fustanen mbi gju hajdutshe
    Dyfekun me dyzet strufe
    çe mban Gjoleka mbi supe.

    Disa vargje nga nje kenge per Zenel Gjoleken nje nga udheheqesit e kryengritjeve kunder Tanzimatit.

  8. #38
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Hazir Goriqit

    O Bajram aga ne jelek
    ketij Sherifit po i therret
    Po thote paret ku m'kane mete
    pse Haziri nuk po i jep?
    Fort po mush e shpesh po qet ,
    shpesh po qet ai me gjithe djale
    qohu bre Curr o n'mujsh me i ndal,
    luftojme trimat balle per balle .
    Kurre kesi trima thot nuk kam pa
    kesh te vorfen , fukara ,
    avajetin se kane la .
    Nuk ja'u lajta tha avajetin
    Keti Shabajkut ja kajta dertin.
    Ne Perzern u ba meshlizi ,
    ne sherr te madhe zoti na qiti.
    S'po dorezohet Hazir Goriqi.
    Avdyl pasha e ndrroj asqerin,
    tash po e qojme Bajram Rrustemin.
    Ku ma njeh Curri ate djale ,
    mete prej kreje po don me i dale.
    Ketij Shabajkut po i qone fjale ,
    A e kam Sherifin gjalle?
    Ma mire gjalle Curro mos me kane
    Se Sherifi tu ka plagu rane.
    Ia lidhe plaget me mahrham.
    Gjemoi topi krisma e pushkes ,
    Ky Haziri dul per fushe ,
    Ky Haziri dul per fushe ,
    po i tjote djalit mos u ngute
    mos u ngut or sokol oj babes ,
    mamja mire Shaqir Ages,
    Mamja mire po Shaqir Currit
    mi ka pru cubat prej Ostrozubit.
    Te cilet cuba po tu rrite ndera
    po i ka rrafsh tri pranvera ,
    qe s'kane guxu me m'ra ka dera .

    Hajde hajde Jup Bajraktari
    ty qe te vjen kafja ma s'pari,
    te vjen pitja e te vjen qurani,
    qka je mshef je palu mas gardhi,
    po i rren shoket po m'trembet kali.
    Shaqir Aga more zotni,
    forte kam pase uzdaje ne ty,
    se nuk vjen me me rrethu n'shpi
    se nuk vjen t'i mem me rrethue
    more veten qafe edhe mue .

    SHKOZA - PRIZREN

    Kjo kenge i kushtohet Hazir Mazdrekut - Goriqit , nga fshati Goriq i komunes se Malisheves , treva e Llapushes . Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1860-1870, ku ne fshatrat e Bajrakut te Ostrozubit kane kundershtuar larjen e avajetit per pashallaret. Hazir Goriqi ka qene nder te paret qe ka kundershtuar larjen e taksave . Pashallaret e Prizrenit dhe te Gjakoves, kane derguar sejmenet e tyre per te detyruar Hazirin qe me dhune te laje taksat dhe t'a burgosin. Por ai u'a kthen pushken dhe vret disa dhe plagos Sherifin njerin nga kryesejmenet. Edhe bajraktaret e Ostrozubit nuk guxojne qe t'i shkojne tek dera per taksat. Keshtu pashallaret me gjase Avdullah Pashe Dreni nga Gjakova ( ky i vrara me vone nga kreret e Lidhjes se Prizrenit me 1879 ne Gjakove) , dergon sejmenet e tij te njohur ne krye me Shaqir Age Currin ( babai i Bajram Currit ) dhe Bajram Rrustemin qe poashtu me 1879 jane te vrare nga kreret e Lidhjes se Prizrenit ne sarajet e Abdullah Pashe Drenit ne Gjakove , derisa po mbronin Ali Pashe Maxharrin , per te prangosur ose vrare Hazir Goriqin. Ne rrethimin e tij ne Goriq te Malisheves ( Llapushes ) , marrin pjese edhe sejmenet e Bajraktarit te Ostrozubit. Pas dy dite luftime Hazir Goriqi me gjithe djalin vriten , po ne kete betej mbesin edhe disa sejmen te vrare dhe plagoset rende edhe Shaqir Curri ( babai i patriotit Bajram Curri ).
    Pas kesaj ne gjithe treven e Llapushes dhe Anadrinit fshataret ngriten ne kryengritje dhe pushteti turk dhe pashallaret vendas detyrohet te heqe dore nga mbledhja e avajetit ( nje lloj takse vjetore )
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  9. #39
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Ahmet Delise [B]

    O haj medet o qka na ka kane
    na ra shkau per tana ante.
    Tana anet o haj medet ,
    tana armet po na i hjek,
    tana armet po na i hjek
    po ia jepka o rajes vete.
    ja u jep Rajes mor i plaqin syte ,
    per shqiptare gazepi ka krise.
    Na jane ra o ni rrem qetnik,
    ia kan mesye me dale ne Drenice.
    Ne Prekaz ata kur jane hi ,
    i hallakasin o disa shpi .
    i hallakasin o disa shpi,
    Te Halili paskan hi.
    Te Halili jane ra komitat,
    po bertasin robe e femija,
    Oj nin trimi Ahmet Delia.
    Ai Ahmeti ne divanhane,
    thrret Murselin or djale qu bane.
    Qou bre bire bjerna i sakicat,
    te Halili jane ra komitat.
    Hajt bablok tha ti dert mos ki
    sot mos deksha per kete kojshi ,
    Tyben des o per robet e mi .
    Me sakica ne sokak jane dale .
    Jane takue ne Ramen plake.
    I thote Ahmeti or mixha Rame ,
    a e di besen qysh e kem dhane .
    o kem pas thane me na ra komitat .
    Do t'luftojna me sakica .
    Nal Ahmet Rama po i thete ,
    sjam pishman kunra shkaut me deke.
    Nal Ahmet ti mos u ngut ,
    sa ta marre sakicen te drute.
    Hec Ahmeti hapa , hapa
    Rama e i biri po i shkojne per mbrapa.
    O Ahmeti qa i ka fol do fjale
    thrret Murselin dhe mixhen Rame,
    zinjau dyert mos i lesho me dale ,
    sev vete po shkoj o ne oborr.
    O Ahmeti ne kapxhik o hi ,
    o zatet ni kapengji,
    stoj Ahmet ku po do me hi.
    Qka ashte stoja i bertet atij,
    jam shqiptare serbishten se di
    A e din ketu se i thone Shqipni,
    n' oborr shqiptareve kush tka thane me hi,
    me i tranue robe e thmi ,
    Cull sakice i ra ne sy.
    Me sakice i ra ne balle ,
    tana trute ia derdhe ne shkalle .
    Ai murseli djale kreshnik,
    u rrok me ta fyt per fyt .
    Ni manxerrk jau ka grabite,
    Ni manxerrk me shume fisheke ,
    sa here qet nga nja pe vret .
    O i ka vra nja shtat a tete .
    O Ahmetin pushka pe merr,
    e thrret t'birin ore Mursel ,
    qindro bir e bane gajret ,
    mka marre pushkla ne ven te keq.
    Or babloke tha mos ki derte ,
    veq per ty i vrava tete.
    Veq per ty i vrava tete ,
    prej dymdheteve veq nja ka mete.
    Prej dymdheteve pshtoj Jovani ,
    ai po ika rrethit gardhit.
    Sa forte po e njek Rame Islami.
    Rame Islami sa fort e njek .
    O Ahmeti hala po flete ,
    leje Rame mos e myte krejte ,
    leje te gjalle o per gazep.
    T'ju kallzon kralive serb,
    le ta dine shiptaret kane rahmet .
    O Prekazi pe bane mbledhi,
    qka do te bahet me kete kojshi ,
    me kete trim sa kan mahi,
    sja pa sherrin asnje shpi.
    Asnje shpi as shpija e vete ,
    Ahmet Delia po nrrojka jete ,
    o i paste pas shpirti rahmet,
    ka luftue per kojshite e vete.

    SHKOZA - PRIZREN
    Kjo kenge i kushtohet trimit Ahmet Delia nga fshati Prekaz i Drenices, i cili ka qene prijes i shume kryengritjeve kunder xhonturqeve. Kjo ngjarje ka ndodhur ne vitin 1912-13 kur forcat serbe kane okupuar Kosoven. Grupe qetnikesh kane hyre neper fshatra dhe kane bere masakra pasi qe me pare ushtria serbe ka bere qarmatosjen e popullesise shqiptare. Keshtu nje grup qetnikesh jane futer ne Prekaz dhe pas bastisjes se disa shtepive kane hyre tek shtepia e Halilit i cili nuk ka qelluar aty. Ahmet Delia i ka pare dhe ka degjuar bertimen e femijeve dhe grave dhe ka vrapuar ne oborr dhe bashke me djalin e tij Murselin kane marre sakicat dhe kane dale ne rruge ku jane takuar ne plakun Rame Islamin, i cili i'u ka bashkangjitur. Keshtu keta burra te Prekazit me sakica ( sopata ) kane hyre ne oborr te Halilit dhe jane ndeshur me qetnike . Pas nje perleshje te pergjakshme keta kane arritur t'i vrasin njembedhjete qetniket dhe nje ta lene te plagosur. Kurse mbetet i vrare trimi Ahmet Delia.
    Kjo kenge si per nga teksti kuptimplote, poashtu edhe nga melosi dhe menyra e interpretimit ndoshta eshte njera nder kenget me te fuqishme dhe me te bukura historike te folklorit .
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #40
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Eh moti skam shkruar ne Forum. Po e shkruaj edhe nje kenge te vjeter qe e kendoni rapsodet Salih dhe Feriz Krasniqi qe ka te beje me kohen kur shqiptaret shkonin ushtare te perandorise turke neper vise te ndryshme.
    Disa fjale te panjohura : Kaik -lloj barke
    Zuna -Zura


    MORE ZUNA I KAIK E RASHE NE DET

    More zuna nji kaik e rash ne det
    more me nji shqipatre une o jam zatete
    oh shyqyr bana per selamet
    o lash dylberin e lash vete o ai.
    O moj kalaje kalaja e shkrete
    o rrenofsh moj e rashfsh ne det
    o u rrenofsh mori pej o temelit
    o ndave qunin o prej dylberit ahi.
    O prej Bagdadi deri ne Bengas
    O qadra te zeza bajrak e bajrak,
    Oh qadrat te zeza vijne prej o Bagdadi
    o more shoke qysh do i gjinet qarja.
    O bjeshke te Hudrumit o kur jam dal une
    oh mu me ra ni fiqir o zi je
    oh fiqir i zi o fiqir o i shkrete
    ol lumja nane si do ti bahet halli ai.

    SHKOZA PRIZREN
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •