Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    Kenga e Bendo Starovasit

    More Bendo Shaperdani
    Nde Stamboll te vate nami
    Lufton Bendo Kapedani
    Bin, o trima, te lefojme!
    Lefton Bendua e Suli vete
    Bini, o trima, te leftojme!
    Ahmet pashe binish (xhybe) – gjate
    Ku i con ata bajrake?
    Sulit t’i prishin kalate
    Qysh bënetë puna jone
    Perpiqu, Bendo, perpiqu
    Si bilbili nde prill digju
    Rumelija u ngrit e iku
    Bini, o trima, te leftojme!
    Qe Stamboll e tatepjete
    Nde ate Staroven e shkrete
    O turq, o te zinj, me s’mbette
    Bini, o trima, te leftojme

    Bendo Shaperdani, nga fshati Alarup i krahines Gore- Moker. Leftoi kundra ushtrise turke te valiut te Rumelise, ne gjysmen e pare te shekullit te XVIII (midis viteve 1750-1769). E zuri me pabesi Ahmet Pasha i Ohrit. Suli Starovasi eshte nje bashkekohas i Bendos. Ka qene i pari i Gore – Mokres.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #12
    Nuk m'ka lidh as kral, as mbret

    Fjalet s'vonojne, shpella u rrethue
    ka dale jashte, pushken e ka fillue
    tet' te vdekun e dhjet' t'shitue
    Ne Dragobi, te nentogeri:
    - Nuk po lidhet Bajram begi!
    Nentogeri asht idhnue
    borizanit i asht germue
    - Shpejt asqerin me e bashkue! -
    Fill per gryke te kane fillue
    te kane hy ne gryke perpjete
    me Bajram begin jane zatete
    - A po lidhesh, a don me vdeke?
    - More fmij, mos folni keq
    m'ka lidhe nana nji here ne djep
    i kam mbushe shtatedhjete'vjet
    nuk m'ka lidh as kral, as mbret!

    Tropoje

    *shitue - te plagosur
    *germue - i ka bertitur, i ka folur
    *zatet - jane takuar

    Bajram Curri, udheheqes patriot, lindi ne Gjakove ne 1862. Ai qendroi me arme ne dore dhe luftoi per interesat kombetare deri kur ishte ne nje moshe te shkuar. U vra ne mars 1925 ne Dragobi te rrethit te Tropojes dhe qyteti sot mban emrin "Bajram Curri"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #13
    Selam Salaria

    O ç’u nise more nga Drashovica
    O lule more Selam lule

    O bëre poshtë hajde more nga Babica
    O lule more Selam lule

    O me treqind e ca more komita
    O lule more Selam lule

    O ç’e zure topin more nga gryka
    O lule more Selam lule

    Kënga i kushtohet Selam Musait nga Salaria e Tepelenës. U vra ne Qafë të Koçiut duke luftuar kundër ushtrisë italiane në 1920.
    Drashovica dhe Babica – fshatra të rrethit të Vlorës.
    Këngën mund ta dëgjoni KETU

    Një këngë tjeter që i perket kësaj periudhe (luftës në Vlorë nga maji në shtator të 1920) është më poshtë. Në këtë luftë u dalluan heronj si Selam Musai, Zigur Lelo, Sino Hosi, etj.


    Shqiptaret lëftojnë

    Evropa shkruajne e thone
    Ç’eshte kjo qe degjojme
    Behete dyfek ne Vlore
    Shqiptaret po luftojne
    Me nje mbret dyzet miljne
    Po me se leftojne valle?
    -Me sepat dhe me hanxhare
    Dyfeket lidhur me gjalme
    Fisheket ne xhep i mbajne
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #14
    Valle e Zylyftar Podës

    Valle e kenduar

    Thone doli Rumelia,
    ngriti krye Shqiperia
    Zylyftar, mustaqeverdhë
    prit nizamet se t’u derdhë
    - Te vin’, mir’ se te vinë
    tek pusi e kam Mersinë
    Melesini maja – maja
    e rreh topi e kumbaraja
    Mu ne port’ e Zylyftarit
    varur kok’ e bashnizamit

    Udheheqes i kryengritjeve antiosmane te viteve 1820-1830. Ka luftuar prane Ali Pashe Tepelenes dhe me pas me Bushatllinjte. U vra ne 1835 se bashku me femijet e tij, me urdher te sulltanit.
    Melesin – keshtjelle prane Leskovikut
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #15
    Vallja e t’Lekajve - Shale, 1955

    -E mb’ ta, burra, - ka than’ Leka, -
    per ket’ tok’ s’na dhimbet jeta!
    N’kushtrim mallet jan’ bashkue
    Per kta troje me luftue
    Dukagjini fort po ndeshet
    Nuk i kthen n’callma qeleshet
    Çdo shqiptar per ket’ vatan
    Plagt e luftes ka nishan
    - E mb’ ta , burra, - ka than’ Leka, -
    per ket’ tok’ s’na dhimbet jeta


    Leke Dukagjini, biri i Pal Dukagjinit, ka lindur ne 1410. Nje nga princat shqiptar, bashkekohes i Skenderbeut. Pas vdekjes se Skenderbeut, Leka u be nje nga figurat kryesore udheheqese te luftes; ai luajti nje rol te rendesishem ne fitoren e forcave shqiptare para Krujes ne Shtator te 1477. Me emrin e Lekes lidhet Kanuni i Leke Dukagjinit, i cili permledh normat juridike qe rregullonin mardheniet shoqerore.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Skenderbeut

    RRETHIMI I PARE I KRUJES, 1450

    Ky Murani*, i par' ne Kruve,
    n'Fush' t'Kosoves fjal' ka cuve
    - Sulltan Murati m'u ka afruve,
    nat' e dit' jam tu liftuve.
    Skenderbegu sa mur xhevapin**,
    menjiher' c'e njeshi shpaten;
    ushtris' vet s'i ka kallxuve,
    si rrufeja ka mrri n'Kruve,
    bashk' me Uranin u ka bashkuve.
    Skenderbegu me ushtrin' e vet-e
    ka dal' malit kep me kep-e,
    kep me kep e prru me prruve,
    te gjith' Krasten c'e ka rrethuve,
    me sulltan Muratin u ka takuve:
    na jan' vra, na jan' dermuve.
    Sulltan Murata paska pa-je:
    gjith' ushtria qenka vra-je,
    qanka vra, u ka maruve.
    Ka dhan' urdhen me dradhuve,
    per Stamboll o per me shkuve.
    S'asht e mundun me hy n'Kruve,
    e mor po, mor jo!

    Kruje 1949

    _______________________________________
    (*) Urani -- Kont Urani, ose Vrana Konti, qe sipas Barletit komandonte ne Kruje gjate rrethimit te pare.
    (**) Ketu: lajm.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Ali Pashe Tepelena

    HORMOVA KUNDER ALI PASHE TEPELENES

    Nd'ate zemanin e pare,
    hormovite kordhetare,
    teteqint qene me palle.
    Teteqint me palle qene,
    te Rrapi zune dervene*,
    Dergojne mi Ali bene**,
    te vij posht' ne Tepelene,
    se xhindet muarne dhene.

    Labove e Madhe, Gjirokaster 1949

    ____________________________________________
    (*) Mund te jete Rrapi i Dervenit ne Hormove.
    (**) Aliu nuk ishte bere pasha akoma.



    Kush e ka degjuar ate kengen e motrave Libohova, me kacakun e malit? lol
    Pikerisht kacaket luftonte ne ate kohe Ali pashe Tepelena, para se te merrte pushtet mbi Janinen ne 1788.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ALI PASHE TEPELENES

    Moj kalaja me bedena*,
    cfar' asllani paske mrena!
    Ali pashen me shtat' zemra,
    qi i mbush topat me dykmena.
    C'ke, Vasiliqi, qi qan,
    se ne kemi Yc kalane!
    Tridhit' vjet do ma nizane**,
    un' prej teje s'e hek sevdane.
    Moj Janin', Janin' e shkrete,
    te raft' zjarri e te djekte!
    M'vjen keq, se t'kam godit' vete,
    s'te gezun' as djemt'*** as vete!
    Bijt' e mi, ju soj cifuti,
    njeri mu hallin s'ma di****;
    jalla u preft' sulltan Mahmuti*****,
    qi m'fulliqet soj e oxhakun!

    Elbasan 1927

    ______________________________________________
    (*) Eshte Litharici, kalaja kryesore e Ali pashes ne Janine, ku e rrethuan ushtrite osmane ne 1820.
    (**) Do ta mbaj luften.
    (***) Djemte e Aliut.
    (****) Ky varg ka qene origjinalisht "qi m'fulliqet mua plakun." Dy djemte e medhenj te Aliut u dorezuan shume shpejt ndaj osmaneve, dhe i ati i shan.
    (*****) Mahmuti II qe efektivisht i ekzekutoi edhe djemte e Aliut.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    Koburja e Ramadanit

    Pret sulltani haber prej telit
    Maxhar Pashes e Prizerenit
    shpejt haberi i shkoi sulltanit
    prej kobures se Ramadanit:
    -Nuk ua lshojm’ ne kralve trojet
    na mallkojn’ fmija dhe vorret
    zakon t’paret na e kan’ lan’
    bes’ t’pabesit mos me i dhan’!
    Mori Luma, me shum’ derte
    vajn’ per pushk’ e krypn per vete
    djemt’ e tu s’din ç’ka asht tuta
    qysh t’pret shpata, qysh t’vret pushka;
    gunat dimnit, plagt ne gjak
    i ka tha martina n’flake
    Moj Kosov’ lule dhe plage
    nji vit prush e nji vit flake
    Djeg’ e vra po kurr’ s’je tute
    S’e ke lan’ gjakun me t’hupe
    Qat’ kobure qe ra per ty
    Tan’ Shqipnia e ka per sy

    Kukes

    I kushtohet Ramadan Zaskocit qe me 27 Gusht 1878, duke zbatuar vendimet e Komitetit te Lidhjes se Prizerenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashe Maxharit, funksionar iI Stambollit, qe kishte ardhur per te bindur shqiptaret te mos i kundershtonin vendimet e Kongresit te Berlinit
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #20
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ne Kosove rapsodet shqiptare edhe sot e kesaj dite degjohen shume. Kenget epike dhe historike percillen brez pas brezi nder rapsode . Sidomos ne treven e Drenices dhe te Llapushes edhe sot e kesaj dite ne dasma thirren rapsodet te cilet ne odat e burrave kendojne kenge epike dhe historike. Une di shume nga keto kenge te cilat me te vertet jane interesante dhe shprehin gjendjen shpirterore te popullit tone mu ne kohen kur kane ndodhur ato ngjarje ashtu siq i kane perjetuar, pa zbukurime siq ndodhe tek kenget e reja me motive historike.
    Kam sjellur nje kenge mjaft interesante qe ka te beje me luftimet rreth Shpuzes, Medunit dhe Podgorices, mes shqiptareve dhe malazezeve qe jane zhvilluar ndoshta gjate viteve 1830-1850, ne kohen e Pashallekut te Shkodres,ose edhe me vone.

    Me kismet ,allah ne selamet ,
    Shqiptaria asht que ne kamb.
    kush e ban mall me deke
    n'Karadak mbahet beja.

    Karadakun mos ma leshoni
    ah niqind pa i nxane te gjalle.
    Krisi reja ne Podgorice ,
    ia rrenoi Kuqit kalane.

    Oj kalaja e Medunit ,
    qe shume vjete ke mbet nguju.
    Shkamb i kije guret e mermerit
    s'munet shkau me t'zaptu.

    C'ka i ka thane e shoqja Nikolles,
    bash qishtu se kem pas dite.
    Vjene asqeri prej Kosoves,
    tuj u shtue dite o per dite.

    Ah kush po ngjitet bjeshkes perpjete ,
    vijne shqiptaret me bajrak ne dore.
    me jep myhlet t'a pi cigaren ,
    ki me 'i pa shqiptaret n'kala.

    1. Karadaku - Mali i zi;

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •