Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    Ç’ben qe rri Rugine e gjore

    - Plakosi turku ne Vlore,
    c’ben qe rri Rugine e gjore*
    mblidh djemte e benia forre
    se do te hedhen ne dore
    Hamzai** me tre taborre
    Del e ike, o moj Rugine
    se do te benesh robine
    - Vendi te vithisete
    bota te permbysete
    Rugina nuk zihete
    tek turku nuk ipete
    nga muret do hidhete
    poshte ne gremine
    gjaku ta mbuloje
    nderin ta shpetoje
    Arbrin ta nderoje!
    Rugine, Zonja Rugine
    erdhen turqit ne Kanine
    te perpjetene e ngjine
    dhe tani bene rrethimne
    Turqite me topa shume
    Rugina hobe me gure
    turqit topa me trumbeta
    Rugina gure e shigjeta
    Rugina zemershkembi
    xgjodhi djemte e ketij vendi
    me shigjeta e jatagane
    cau turqit, dolli ndane
    kaloi neper Lungare
    pertej detit kaloi
    ne Korfuz vate e qendroi

    Maxhar – Vlore, 1954

    *Rugine Balsha (edhe Rugjine Balsha), sundimtare e Kanines ne vitet 1396-1417.
    Ne bregun e djathte te Lumit te Vlores, atje ku vendi mban emrin “Pertejlume”, nje cope e vogel fushe kjo, qe i takon fshatit Gumenice, gjendet “Rrapi i Rugines” (i thone edhe i Zonjes), Zonjes se Kanines. Perimetri i trungut te ketij rrapi eshte 12 m. Sipas gojedhenes thuhet se Rugine Balsha, nen hijen e ketij rrapi legjendar thirri ne kuvend kreret e Laberise, per t’i bere balle ushtrise turke. Ne kete kuvend, Gumenica perfaqsohej nga Pirro Duka, nga Dhukajt e Gumenices (sot fis i shuar). Ne afersi te “Rrapit te Rugines” kemi “Mullirin e Zonjes”, sot topogermadhe, ndersa ne Lungare kemi “Kroin e Zonjes”, i cili i rindertuar sherben edhe sot. Po keshtu ne fshatin Radhime te Vlores ndeshemi ne dy mikrotoponime dhe nje hydronim qe mbajne edhe sot emrin e Rugines: “Gryka e Rugjines” e “Shpella e Rugines” dhe “Perroi i Rugines”. Ne Qafen e Llogorase gjendet “Shkembi i Rugjines”. Sipas gojedhenes ne kete shkemb te vetmuar qendroi Rugine Balsha per te pare edhe njehere atdheun e te qaje me mallengjim per te. Dhimbja e Rugines ka mbetur proverbiale. Ne fshatin Dukat gjer me sot ruajne shprehjen “Renkon si Rugjina”, per nje qe renkon nga nje dhimbje e thelle. Thuhet se edhe emri i fshatit Rexhin te Kurveleshit ka lidhje me emrin e princeshes Rugine.

    ** Hamza Evrenozi, komandant I ushtrise turke, I cili me 17 qershor 1417 arrin te pushtoj Vloren dhe Kaninen. Rugine Balsha me forca te pakta detyrohet te caj rrethimin naten dhe te emigroj jashte atdheut.

    Mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #42
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Ka hi serbi n'at'Prizren,
    po i thot`Lumës:”Lirom ven!
    - Nuk jam mbreti,po jam Luma,
    t'mushi gjoksin plot me plumba!

    Kur vikati Islam Spahija:
    Bini djem,se shkoi Shipnija!
    Krajli i serbit ban: Medet,
    m'faroi Luma askerin krejt!
    ma faroi askerin e ngrat
    burrat me pushk''e grat me spatë”.
    Djemt´e Lumës hiq s´kan dert,
    ka ni luftë bajn´vjet për vjet,
    luft´ me krajl e luft´ me mbret...”

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132

    kenge historike

    Kjo kenge i dedikohet HAMIT ARRES oseLUMIT sic i fliste zona nje kacak qe bente kerdine i vetem(si ujku) mbi koshadhe.Sultan Hamiti kure e pa qe se zinte dot i con nje kasnec dhe i propozon te behet komandant ne ushtrine e ti( nje te tille qe se zinte dote me koshadhe te tija por dhe demtohej po ta kish ne krye te tyre c'behej?).Por Hamit Lumi nuk pranon dhe theret vet Sulltanin(ai vet e theret pasha) ne duel,atje ku ishin mundur te medhejte gati 2000 vjet perpara.


    DIL PASHA SE JAM PER UDHE
    HAMIT TI E HAMIT UNE
    DIL PASHA

    TI ME DET E UNE ME LUME
    DIL PASHA

    TE NDESHEMI NE ORIKUM
    DIL PASHA

    NJE NGA NE DO RROJE ME SHUME
    DIL PASHA

    THEM SE DO TE VE NE GJUME
    DIL PASHA
    DIL PASHA SE JAM PER UDHE
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  4. #44
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenge per Ali Pashe Gucine

    Ali Pasha na u qu ne kambe,
    i hypi atit e ra ne Stamboll,
    me ni xhami pasha e fale xhumane.
    Prej xhamise kur ka dale,
    po ma gjajka ni telall,
    ia dha ne dore nji alltan.
    Dil bertite sokak e me sokak,
    thuj kush don me pa nji pashe shqiptare.
    Shume e hallku ne sokak jane dale,
    Ali Pashes mi dhane selam.
    Fukaraja po bajne seri,
    Qysh n'Shqipni me pas kesi njeri.
    bane konak tu Sadri Azemi.
    Mbretit buza ne gaz na i keshi,
    prej Shqipnise pashe a kem fare haberi.
    Baba mret tha mos te vjen seri,
    mos besofsh te kallzon tefteri.
    Tridhjete krena i ka pre nji njeri,
    ne vetshe per emer hasi i Jakup Ferrit.
    Jakup Ferri kur ka luftue,
    kater vete i ka pre nji grue.
    Nuk ish kane grue po ish kane qike ,
    motra e Zhujes qafen kaprice,
    kater vete o babe
    i ka pre sakice.
    Pasha mbretit qka i ka thane ,
    qka te bajme mbret me kete vatan,
    a ta majme more a ta leshojme?
    Qkyre pashes qka i tha dovleti,
    mbane te forte besen nder veti,
    skane qka ju bajne krajlat as mbreti.
    Ali Pasha qka ka thane
    izen mbret se po du me dale,
    udha e mbare pashes i ka thane
    shume dukat ne dore ia ka dhane,
    nji shje per bajraktar .
    Ne Selanik pasha ka dale,
    Ne Tahir pashen zatet o kane.
    Tahir Pasha qka i ka thane,
    a e foli mbreti per mu naj fjale?
    Ali Pasha i thote atij
    Qysh ska fol more faqezi.
    A spo e sheh te mjeren Shqipni?
    Te shtate krajlat ia kane mesy,
    po done te shkreten me perbi,
    nuk ka mbete soll sa nji kuti.
    Sa nji kuti more sa ni pashe
    Kajka Pasha me lot per faqe.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #45
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Sadik Rame Gjurgjevikut

    Zu po vete Hasan Prishtina,
    Sadik Rama ku rrine me trima.
    Sadik Rama i Gjurgjevikut,
    burre i madh i odes Junikut.
    Ne Gjurgjevik kane mete rrethue,
    Si drangoje jane tuj luftue.
    Gjemon topi e ushton pushka
    kerset bjeshka e digjet fusha,
    lufte te rrepte po bane Llapusha.
    U ba tym e u ba jezer,
    Spo len flaka me u ba terr.
    Qka ka thane qaj Sadik Rama?
    Bini djem se ni here na ka ba nana.
    Le ta dine shkau i mallku
    per vend tonin jem tuj luftu.

    Shkoza Prizren
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #46
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Sadik Rame Gjurgjevikunga fshati Gjurgjevik i madh i treves se Llapushes eshte njeri nga prijesit dhe patrotet me te dalluar te Levizjes kombetare per qlirim te shqipatreve te Kosoves. Ai qysh ne kohen e Beselidhjes se Pejes u shqua si prijes i treves se Llapushes. Pastaj gjate kryengritjeve 1910-1912, ai ishte prijesi kryesor i treves se Llapushes dhe njeri nga prijesit me te dalluar te Kosovesi cili morri pjese ne te gjitha ngajrjet me te rendesishme .
    Sadik Rama ishte bashkeudheheqes me Isa Boletinin, e Bajram Currin ne kryengritjet e viteve 1913 dhe 1914 qe u zhvilluan ne zonat kufitare dhe ne treven e Llapushes. Ai ishte prijesi kryesor i kryengritjjes per Llapushe ne kryengritjen e dyte te Llapushes gjate vitit 1919 te organizuar nga Komiteti << Mbrojtja Kombetare e Kosoves ". Isdhte krahu i djathte i lokes se trimave Azem Bejtes gjate gjithe kohes. Pas shurajes se kryengritjes deri ne fillim te Luftes se Dyte Boterore , qendroj ne Shqiperi dhe me pas ne kohen e Shqiperise se madhe u kthye ne atdhe . Djali i tij Uke Sadiku vazhdoj udheheqejen e luftetareve te Llapushes edhe ne lufterat e Kollashinit dhe rezistencen kunder partizaneve serb neper Llapushe se bashku me Ymer Berishen, Marije Shllakun, Qazim Bajraktarin etj.
    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  7. #47
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Moj Kosove

    Moj Kosove e lumja ti
    shume te mirat ti mi ki.
    Nja me te miren ma ke prej arit,
    qe ta rujti ty shqiptari.
    Brez mas brezi e djale mas djali.
    Brez mbas brezi e kohe mbas kohe.
    Ty Kosove ste kem leshu prej dore.
    Me shume vujtje e shume mjerime,
    desh e dathe me kambe te ngrine.
    Tuje rujt nderin e te parit,
    tuj thane vetit zog shqiptari.
    Tash ne kete kange kendohet ma i pari,
    Haxhi Zeka trim Pejani.
    Haxhi Zeka nji pejan,
    se kursej mallin as gjane .
    Per liri te vendit te vete,
    vdiq e shkoj me gajret.
    Ne kete kange tash kendohet ma i dyti,
    Bajram Curri zog petriti.
    Lum Malesia qe e rriti.
    Per Kosove e per shqiptare,
    Vdiq e shkoj me faqe te bardhe.
    Kesi azganash ka apet,
    Azem Bejta me grue te vete.
    Prej Azemit Shota su nda,
    njane ane grue e tjetren vella.
    Ne mes Kukesit e te Krujes,
    permendorja e asaj grueje.
    Jelek tirq e kapuq te bardhe,
    e kujton Shqiperia mbare.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #48
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenge shume e bukur dhe me shume kuptim bre
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  9. #49
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Isa beg po te thrret nana

    Isa begu ni djal i ri,
    ner hyrjet spo don me hi.
    Don Kosoven me Shqipni.
    Isa begun po e thrret e ama
    po te vijne topat me katana,
    shtate sahat larg iu nihet gjama.
    Iu nihet gjama o haj medet,
    po e thrret Isa nanen e vete,
    bjrenai arkat nane me fishek,
    qetij hallku dom me ja shkep
    se jane ardhe me ne me deke.
    Isa begu hy me ni shkrep,
    me manxerre sa holl po qete,
    Sa here qet nga nji po e vrete,
    Ne qafe na paq mor Mehmet beg,
    Se me ty kem pas lidhe nji bese .
    Mos me ngu na kete hyrjet
    mos me ngu na hyrjetin,
    Jashar Pashes e Sefedin Begut,
    krejt shqiptaret ia paten pa sherrin.

    Shkoza e Prizrenit
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #50
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Kenga e Isa Boletinit

    Ministrit ne Londer shkune e i thane,
    Isa Boletini vete ka ardhe,
    mbane allti dhe kesul te bardhe.
    Do ta presim si ashte zakoni
    por kujdes te ma kontrolloni ,
    ju gjeneral vete te ma shoqeroni.
    Hyne Isai koken larte,
    palet e xhamadanit i rrine hapet,
    si shqiponja kur i hap krahet.
    Kam ndegju se je trim mali,
    askerkush armet sun ti ndali,
    veq ne Evrope une jam i pari.
    Qka po thu more zotni ,
    skam ardhe ne pallat Londres me u vra me ty,
    veq me te thane se ka Shqipni.
    Sa per rregullat i zbatova,
    nji allti ne dere e dorezova,
    por kete tjetren prej brezi se nxorra.
    Mos besofsh po ta kallzoj,
    te shtate plumbat i mbane ne goje,
    Ismail Qemali mi dhuroj.
    Lordi plake mbeti pa mend,
    asnjifjale se foli veq bani me shenje ,
    ulu more shqiptare e bajna kuvende.
    Kush ka thane se ska Shqipni,
    nuk degjon me vesh as nuk sheh me sy,
    ka korite veten e tij.
    Se Shqipnia eshte njaj dhe ,
    ku ka le ai Skenderbe,
    portes larte qe i ka vu fre.
    Ndoshta detin mund ta ndalni,
    ndoshta shterret oqeani
    por Shqipnine tone mor,
    kurre te paqene se bani.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ura e re mbi Osum dhe Qendra Historike e Beratit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:41
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe përmasa tejhistorike
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •