Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 119
  1. #61
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Darwin,

    Tastierës Prektora i mungojnë simbolet e kllapave katrore [ ] dhe gjarpërueshe { }; dhe ka ndryshuar vendin e dy-pikave dhe pikëpresjes. Kjo e bën tastierën të papërdorshme për ata që duan të përdorin kllapat, si për shembull gazetarët, profesorët/studentët e shkencave, programuesit e kompjuterit, etj.

    Zhvendosja e dy-pikave dhe pikëpresjes i detyron përdoruesit të çmësojnë vendet e mërparshme, proces i cili zakonisht është më i vështirë se të mësosh. Ki parasysh se ky çmësim është vetëm për rastin kur ata shkruajnë shqip, se kur janë në një kompjuter me tastierën orijginale amerikane (si për shembull në zyrë), duhet të mbajnë mend se dy-pika dhe pikëpresja janë në vendet origjinale. Pra, përdoruesit duhet të ambjentohen me dy versione të ndryshme tastierash.

    Të gjitha problemet e mësipërmet eliminohen me shtimin e butonit ALT të djathtë. Shkronjat ë dhe ç shtohen pa ndryshuar asnjë funksion të tastierave origjinale. Vendodhja e ë-së dhe ç-së është intuitiv sepse ndodhen tek i njëjti vend si e-ja dhe c-ja. Që të dyja shkronjat shtypen me dorën e majtë, prandaj është zgjedhur ALT që shtypet me dorën e djathtë që është e lirë.

    Butoni ALT nuk është aspak i çuditshëm. ALT e djathtë nuk e shpika unë; shumë tastiera në gjuhë të huaja e përdorin atë buton.

    Për ata që jetojnë në Shqipëri (Kosove, Maqedoni, Mal të Zi) dhe shkruajnë shqip shumicën e kohës, unë do rekomandoja të mësonin gishtat me tastierën origjinale shqip. Për gjithë të tjerët që kanë mësuar gishtat me një tastierë të huaj, ose duhet të ndryshojnë shpesh midis shqipes dhe një gjuhe të huaj, unë do rekomandoja të instalonin një nga tastierat e huaja më lart, të modifikuara për të shkruajtur ë-në dhe ç-në duke kombinuar e-në dhe c-në me ALT e djathtë.
    Edi

  2. #62
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    edi,

    3 mundësi imazhesh kisha.. nuk më shkoi mendja të shtoja dhe 1 shkrim, meqënëse linku ka dhe udhëzime.

    - - - - - -

    Renditja e shkronjave dhe shenjave që përftohen me shtypjen e tastit --> ` (e para majtas, nën "ESC", apo majtas "1"-shit) dhe e tastit përkatëse hyrës. Në secilën nga katër shtyllat dyshe, shfaqen majtas tastat që duhen shtypur pas ` dhe djathtas shenja që del prej këtij kombinimi. Për të nxjerrë vetë shenjën ` e shtypim atë dy herë.

    pra fillimisht shtypet --> `




    dhe shtypja e tastave të tjerë jep këto kombinacione.




    - - - - - - - - - - - - - - -

    Theksoj, se faqosja Prektora e tastierës në shqip (SQ), ruan renditjen QWERTY të tastierave amerikane (EN-us).
    Prektora

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Meqë përgjigjet për tastierën e modifikuar kanë qënë pozitive, po hedh më poshtë versione të modifikuara të të gjitha tastierave me gërma latine në Windows XP. I vetmi ndryshim në këto tastiera është funksioni i butonit ALT të djathtë i cili kur kombinohet me shkronjat e, E, c, C, nxjerr ë, Ë, ç, Ç.

    Pra, për të shtypur:
    ë mjafton të shtypni alt e djathtë + e
    ç mjafton të shtypni alt e djathtë + c
    Ë mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + e
    Ç mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + c

    Të mirat e kësaj metode janë:
    - ndryshimi i tastierës bëhet vetëm njëherë
    - nuk duhet të këmbeni tastierat sa herë që doni të shkruani shqip
    - nuk duhet të mësoni gishtat me një tastierë të dytë
    - të gjithë tastet (gërmat) janë njësoj me përjashtim të tastit ALT të djathtë
    - është e lehtë të shkruani ë-në dhe ç-në sepse shkruhen me e-në dhe c-në.
    Varianti i perdorimit me ALT per mua eshte shume praktik. Nuk mund te ndryshoj dot komplet tastieren pasi me duhet per pune ne anlgisht por modifikimi dhe me pas perdorimi me alt qenka fantastik. Me pare i beja me ALT + NUM...

    Shume postim me vlera

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe per mua varianti me alt eshte shume praktik dhe sme shkon mendja fare te ndryshoj ndonjeher dicka pasi me jane mesuar reflekset
    Sui generis

  5. #65
    Windows XP e ka shqipen në mundësitë e zgjedhjes së gjuhëve. E keqja me shqipen e XP është se i ka gjithë simbolet rrëmujë, sidomos y e ka z dhe z e ka y. Personalisht e përdor prektorën këtu e dy vjet gati. Merrem dhe me përkthime, por anglishten nuk e kam fare në zgjedhjen e gjuhëve, pasi prektora e ka vendosjen e gërmave njësoj si tastierat amerikane, kështu që shkruaj në të dy gjuhët pa asnjë problem.

    Dallimi i vetëm është se meqënëse nga ana praktike ë dhe ç është e domosdoshme të jenë direkt në tastierë sidomos ë-ja pasi ka shpeshtësi përdorimi (numëroni sa herë është përdorur në këtë shkrim), dhe meqënëse këto zënë vendin e kllapave katrore atëherë vetë kllapat nxirren sërish fare thjesht aty ku janë por duke shtypur tastin [ ` ] përpara. Ndryshimi kaq gogol që po diskutohet lart është një tast larg.

    Përshëndetje.

  6. #66
    biotech Maska e Atheist
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    në mal
    Postime
    141
    unë për vete e përdor ktu e 3 muaj që kur pashë këta te forumi ateizmit që shkrunin më ë dhe ç - dhe më duket e thjeshtë fare, s'do ndonjë shkencë. Biles tani nuk shkruj dot pa prektorën dhe e instaloj dhe nëpër internet caffé plus që dhe anglishten e shkru direkt po më duhen dhe ß ä ü ö për gjermanishten që i nxjerr me kombinim të thjeshtë.
    Një shëtitje e rastit në pavijonin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë — Fridrih Niçe

  7. #67
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Varianti i perdorimit me ALT per mua eshte shume praktik. Nuk mund te ndryshoj dot komplet tastieren pasi me duhet per pune ne anlgisht por modifikimi dhe me pas perdorimi me alt qenka fantastik. Me pare i beja me ALT + NUM...

    Shume postim me vlera

    Variant ALT prapë pa ë?
    Prektora

  8. #68
    Skafist i Popullit Maska e kobajashi
    Anëtarësuar
    13-06-2007
    Vendndodhja
    bora bora
    Postime
    9
    kam lap top dhe e instalova prektorën, germat ë dhe ç u instaluan..por problemi eshte se ato u instaluan tek butoni ku ndodhet shenja {[ dhe tek butoni :; .pra me pak llafe si i behet qe keto shenja ti kem diku tjeter sepse momentalisht ngaqe jane zevendesuar spo e di ku jane.flm
    Ndryshuar për herë të fundit nga kobajashi : 25-06-2007 më 15:08

  9. #69
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Jashtëzakonisht shumë falemnderit për këtë shpjegim mëse të domosdoshëm për mbarëvajtjen e gjuhës Shqipe.


    Me tastaturë gjermane qënka kollaj fare, sepse rolin e umlauteve e marrin shkronjat tona të dashura : Ë dhe Ç
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    4
    si ta instaloj programin kompjuterik te drejtshkrimit

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Dy shkronjat e fundit të fjalës./ Fitues ai që mbyll lojën /
    Nga projekti21_dk në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 1009
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 08:16
  3. Si mund t'i shndërroj shkronjat normale në ***?
    Nga valdetshala në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 16:46
  4. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 13:45
  5. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •