Kush janë këta?plaçkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me
Kush janë këta?plaçkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me
Desha ti shtoj disa detaje versionit te dyte ne postimin e Daviusit, te marra nga libri “SHQIPTARET” te Edwin Jacques.
Nuk mund ta dime kurre me siguri se kush e qëndisi ate flamur historik qe u ngrit ne Vlore. Nje njoftim ne faqen e pare te nje gazete te vjeter tiranase identifikoi njefare Marigo Jovan Pozio si “Nena e vertete e lirise shqiptare”, e cila “qëndisi me duart e saj flamurin e pare qe u ngrit me 1912 ne qiellin e lire te Vlores”. Ajo lindi me 1878 ne fshatin Hocisht afer Korces, “djepi me idealist i ndjenjes kombetare”, u martua me nje tregtar vlonjat dhe u vendos ne ate qytet me 1904. Shpejt shtëpia e tyre u be nje vend takimi per luftetaret e lirise se krahines. Qeveria shqiptare e dekoroi Marigo Pozion, pas vdekjes, ne mars 1960, me rastin e kremtimit te përvjetorit te pesedhjete te Dites Nderkombetare te Gruas.
Mirëpo ka patur dhe mendime te tjera, sikur flamuri u qendis ne Boston, Masacusets. Ish-redaktori i DIELLIt, Qerim Panariti, deklaroi se flamuri u dergua nga Bostoni ne Korfuz me 1911 nga antaret shqiptare te Shoqerise Besa-Besen, te cilet dolen vullnetare ne luften per liri. Flamuri u mbajt atje nga Nuci Naci, mesuesi i dikurshem i shkollave shqipe ne Korce, i cili ne ate kohe punonte si instruktor ne nje shkolle tregtare te Korfuzit. Panariti pohoi se Marigo Pozio vizitoi Korfuzin me te shoqin e saj tregtar, mori aty flamurin nga bashkatdhetari i saj dhe e shpuri ate ne Vlore tek Ismail Qemali per ngjarjen historike te ngritjes se flamurit.
Ky version i fundit eshte zbukuruar disi ne nje përshkrim me te hollesishem, te botuar ne Tirane. Ne te thuhet se Kol Rodhe, kryetar i shoqerise Besa-Besen, mori me vete ne Korfuz flamurin shqiptar prej mendafshi te kuq, te qëndisur me theke prej ari dhe te vene ne nje shtize, ne majen e se ciles ishte nje shqiponje dykrenore prej fildishi. Nga frika se mos konfiskohej nga autoritete, ata ia besuan flamurin nje patrioteje qe ndodhej perkohesisht per vizite aty, zonjes Marigo Pozio. Gjate kthimit ne Vlore, ajo e kaloi flamurin ne dogane, duke e mbeshtjelle pas trupit. Kur plaku Ismail Qemali erdhi aty per te diskutuar me te tjeret shpalljen e pavaresise ne Turqia, zonja Pozio i dergoi flamurin, duke i rrëfyer edhe ndodhine e tij. Me 28 nentor te 1912 ai flamur u valevit ne ballkonin vlonjat si shenje e shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Kopje te tij iu derguian te gjitha zyrave te qeverise se re. Ne odisene e mëtejshme te këtij flamuri spikat valëvitja e tij pas dorëzimit dhe tërheqjes se trupave greke nga Korca me 1 Mars 1914, dhurimi i tij nga Kol Rodhe per Shoqerine ARESIMI ne Natik, Masacusets dhe me ne fund, ardhja ne Muzeumin Kombetar ne Tirane, vendi ku prehet tani.
Ne protestat qe zhvilloheshin ne Vlore me 1997, u bashkua dhe nje grup protestuesish nga Fieri. Ne krye te fierakeve qendronte nje burre rreth te pesedhjetave, me nje flamur ne dore. Ne podiumin e improvizuar ne shkallet e Universitetit te Vlores, ku ndodheshin ne greve urie studentet, foli dhe ky zoteria me flamur. Ai pretendonte se flamuri qe mbante ne duar ishte flamuri qe Ismail Qemali ngriti me 1912 ne Vlore. Ai tregoi dhe nje histori te shkurter se si ky flamur ishte mbajtur per vite me rradhe i fshehur nga familja e tij. Kete histori une nuk e mbaj mend pasi kane kaluar shume vite dhe une ishe shume i vogel ateher.
Mbaj mend qe shqiponja ishte e qendisur dhe anash falmurit kishte theke te verdhe.
edhe une jam i mendimit se Flamuri eshte njohur shume kohe me perpara.Faik Konica thote se e ka pare ne Londer ne nje muze,Ded Gjon Luli e ka perdorur ne kryengritjet e malsis por edhe ne Elbasan myftiu qytetit mezi e lejoi te ngrihej ngaqe ishte me zogun e zi me dy koke keshtu qe eshte e pamundur te kete qene ashtu si thote Eqrem beu qe ata kishin harruar me kryesoren diten e pamvaresis FLAMURIN.
KUSH E DOGJI FLAMURIN HISTORIK QË U NGRIT MË 28 NËNTOR 1912 NË VLORË?
Sheradin BERISHA
Kush e solli flamurin kombëtar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë?
Për shumë vjet ka dominuar versioni zyrtar se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, e cila atëkohë jetonte në Vlorë dhe thuhet se ajo e qëndisi flamurin brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit, si duket nuk i kënaq të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit. Po t´i referohemi kujtimeve të Eqrem bej Vlorës, del se Marigo Pozio Flamurin e ka qëndisur disa ditë pas mbajtjes së kuvendit të Vlorës, duke u bazuar në flamurin e tij personal, të cilin e kishte ngritur Ismail Qemali më 28 nëntor 1912.
Qëndisja e flamurit
Një version tjetër që spikatet në kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës, thuhet se flamuri që u ngrit në Vlorë, është po ai flamur që zbukuronte podiumin e Hotelit - „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912, gjatë takimit të Ismail Qemalit me komunitetin shqiptar në Rumani. Në këtë takim realisht u vendos që Shqipëria të shpallë Pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, e cila veç po i numronte ditët e fundit në Ballkan. Dhe kjo do të ndodhë 23 ditë më vonë(më 28.XI.1912) në Vlorë.
Sipas këtij versioni, të gjitha burimet rezultojnë në një pikë, se Spiridon Ilo (përfaqësues i delegatëve të Bukureshtit) e kishte marrë Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatë udhëtimit me delegacionin e Ismail Qemalit për në Shqipëri, do ta mbajë tërë kohën me vete, në gji. Ndonëse S.Ilo ishte djal i tezes së Marigo Pozios, më 27 nëntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit arrinë në Vlorë), ai natën do ta kaloi në shtëpinë e saj në Vlorë. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natës i ka qëndisur vetëm theket e flamurit (jo krejt flamurin), që e kishte sjellur z.Ilo nga Bukureshti.
Ndërkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) në kujtimet e tij thotë, se: flamuri që ka sjellë i ati i tij nga Bukureshti në Vlorë, ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe përmasa ka qenë 1 metër me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.
Ekziston edhe një version tjetër rreth prurjes së flamurit në Vlorë, e që lidhet me emrin e Marigo Pozios.
Shpeshherë në mesin e komunitetit shqiptarë që jetonë në Amerik, pikërisht në ditën e flamurit përfolet se flamuri që u ngrit në Vlorë është qëndisur në Boston të Masacusets. Për këtë çështje ka shkruar edhe gazeta „Dielli“ që botohet në SHBA. Në një shkrim të Qerim Panaritit thuhet, si vijon: "Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911- vërejtja ime). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë.“ Më tutje z.Panariti thotë se “detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë dhe më pas, pas ndalimit të shkollës, ai punoi si instruktor në një shkollë tregëtare në Korfuz dhe ndihmonte tregëtarët Shqiptarë." Z. Naçi ishte një mik i çiftit tregëtar Pozio nga Vlora të cilëve ua besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë ta ndanin nga Turqia (…) Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe i lyer me ar në majën e së cilës gjendej një shqiponjë me dy koka prej fildishi…“
Për hollësi të tjera, se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet në pah se Marigo Pozio nga Hoçishti i Korçës (grua e një tregëtari vlonjat), ndonëse ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.
Flamuri që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë, u dogj nga grekët në vitin 1914 në Delvinë !!!
Përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kushëri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij, thotë se - flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë, ishte një flamur personal (pronë private e tij) që e mbante në shtëpi (si kujtim), të dhuruar solemnisht më 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë tashmë disa dokumente (letërkëmbime) që janë gjetur, në maj të vitit 2004, në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.
Eqrem bej Vlora
1.Në dokumentin e parë thuhet se, në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm, që flamurin e ngritur në Vlorë (më 28.XI.1912) ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta gjejë atë flamur dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar. Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë, përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.
2.Ndërkohë, Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë (ministër i brendshëm ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qamali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Së këndejmi, kjo perfekturë kërkonë nga ministria, që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare (mbretërisë zogiste) në Athinë.
3.Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, i dërgon një letër z.Eqrem bej Vlora në Athinë, dhe kërkon dorëzimin e flamurit, për ta vendosur në muzeun kombëtar në Tiranë.
4.Ndërkohë, Eqrem bej Vlora organit zyrtarë ia kthen përgjigjen me një letër prej tri faqesh,Në letër pasi e falënderon ministrinë e jashtme, që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeal, me keqardhje thotë, se ai flamur nuk ekziston më !
Më poshtë në letër, z.Vlora thekson se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës(28.XI.1912), u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo, në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora për në Delvinë e merrë me vete edhe flamurin. Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes (si sytë e ballit) së bashku me gjësendet e saja pesonale.
Në këtë situatë të nderë, kur në vitin 1914, hynë në jug të Shqipërisë, forcat greke „vorio-epirote“,të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, sulmojnë Delvinën dhe meqë familja e znj.Delvina ishte në fokus për t´u persekutuar, detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaçkitur djegur e shkretuar Delvinën, ia vuri zjarrin edhe shtëpisë së delvinajve dhe së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi u dogjë edhe flamuri.
Si përfundim, duke u bazuar në këto dokumente, duket se janë zbehur (demantuar) të gjitha versionet që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemaili në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi i Vlorës.
_________
Pashtriku.com
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2011 më 01:34
Dita e Flamurit
Ky shkrim është një nga botimet e Skënder Luarasit në revistën ''Studenti'', organ i studentëve shqiptarë në qytetin Springfield, Mass. ShBA, më 28 nëntor 1919.
Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë, dhe nisi të shijojë jetën e lirë duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.
Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare!
Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.
Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.
Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur Skënderbeu mundi të dalë fitimtar në luftëra të panumërta kundër mizorive të Anadollit. Nën këtë flamur trimat e Gegërisë dhe të Toskërisë mundën të mbajnë të pa njolluar prej armiqve nderin e tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjës.
Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë; shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!
Flamuri ynë është shenja e trimërisë dhe e lirisë. Për trimëri ka kaptuar male, ka kapërcyer lumenj, ka shëtitur pyje, ka vetëtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë terror të madh, beteja të përgjakshme.
Për liri, si tani e tutje ky, dhe vetëm ky flamur, do të fërfërijë mbi kulmet e shtëpive, do të shndrijë mbi majat e çukave, do të valojë mbi sheshet e lëndinat. Vetëm nën këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorëve që bënë therorinë më të madhe, duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.
Vetëm nën këtë flamur mund të rrojmë ne bijtë, nipërit dhe stërnipërit, në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqe e miqësi me fqinjët.
Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.
28.XI.1919
a e kziston ndonje pamje ose kopje e ketij flamuri?e kam fjalen me teper per modelin e shqiponjes?me sa dini ju varianti i perdorur ne filmin nentori i dyte eshte riprodhim besnik i origjinalit?
"kali ka kater kom"
Ketu jane disa flamuj te perdoror nga shqipetaret ne kohe te ndryshme
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Ja shtepia e vertete e flamurit
Oliverta Lila
Një shtëpi tradicionale vlonjate, Ismail Qemali që mban flamurin shqiptar në ballkonin e saj, dhe një dyndje populli që brohorasin Pavarësinë. Kjo është fotografia tradicionale që ne jemi mësuar ta identifikojmë me shpalljen e Pavarësisë. Por ajo pamje nuk i përket shtëpisë së vërtetë ku është ngritur flamuri i 1912-ës. Një fotografi e rrallë që ka mbërritur nga Stambolli vërteton ato çka personalitetet e asaj kohe kanë lënë në kujtimet e tyre. Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës. Deri më sot, në arkivat shqiptare nuk gjendej as një pamje e saj. Diheshin vetëm të dhëna dhe rasti më i mirë ishte një skicë që tregonte kompleksin e Vlorajve. Asgjë më shumë. Kërkimet në gjurmë të kësaj shtëpie e kanë çuar historianin vlonjat, Bardhosh Gaçe deri në Turqi. E pikërisht në arkivat e Stambollit dhe Ankarasë. Pas kërkimeve të shumta, ka mundur të gjejë atë çka kërkonte. Shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, aty ku është ngritur flamuri më 28 nëntor të 1912-ës. Në fotografi tregohet vetëm një pjesë e shtëpisë së madhe. Në të dallohet vetëm shkalla e një ane dhe një pjesë e çardakut. Fotografia përkon me një skicë të njohur më para ku tregohet kompleksi Vloraj. “Kjo fotografi gjendet në arkivat e Stambollit dhe të Ankarasë. E kam gjetur dy vjet më parë. Ajo është dërguar nga Vlora në mars të vitit 1913 dhe pas saj ka një raport të shkurtër ku shkruhet: Shtëpia ku u ngrit flamuri e u shpall Pavarësia”, - tregon historiani Bardhosh Gaçe, i cili është marrë me studimin e kësaj periudhe historike. Fotografinë e ka vënë në dispozicion të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë si një e dhënë e veçantë historike. Ajo do të ekspozohet për herë të parë në ekspozitën që MHK-ja po realizon me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë. Sotirulla Hoxha, shefe e sektorit të përmbajtjes tregon se me këtë rast nga arkivat, të dhëna të ndryshme dhe nga bashkëpunëtorët e tyre janë mbledhur fakte të reja historike për ngjarje apo figura të veçanta, apo edhe objekte që do të ekspozohen për herë të parë. “Deri më sot ne kishim vetëm disa të dhëna shkrimore për shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, por nuk kishim gjetur asnjë fotografi. Ekzistonte një skicë dhe një studim për këtë kompleks, por vetëm kaq. Për herë të parë po e publikojmë këtë fotografi për vet vlerën e saj historike.
Fotografia
E nxjerrë nga arkivat e Stambollit, fotografia e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës për herë të parë tregon pamjen e vërtetë të shtëpisë ku u ngrit flamuri. Historianët shprehen se fotografia tradicionale e shtëpisë me ballkon ku shfaqet Ismail Qemali me flamur në dorë, i përket vitit 1913. Është realizuar më 28 nëntor, gjatë festimeve të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, ndërsa shtëpia me ballkon është godina ku u zhvendos pas një viti selia e qeverisë së Vlorës”, - shprehet Gaçe. Sipas tij, fotografia e rrallë që ai ka sjellë nga Stambolli është realizuar nga Thanas Floqi, një nga delegatët që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë. Këtë e bazon edhe në fotografitë të tjera të çmuara që ka gjetur në këtë arkiv. “Thanas Floqi ishte ai që në atë kohë kishte aparat fotografik dhe ka bërë edhe disa fotografi të tjera. Në këtë arkiv unë kam gjetur edhe një foto të Ismail Qemalit duke kaluar Vjosën së bashku me të gjithë delegatët që e shoqëronin”, - tregon historiani Gaçe. Fakti që më 28 nëntor të 1912-ës flamuri është ngritur në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, konfirmohet në aktin e Pavarësisë, në organin zyrtar të Qeverisë së Vlorës “përlindja e Shqipërisë”, por edhe në kujtimet e personaliteteve të asaj kohe se Eqerem Bej Vlora, Hasan Prishtina, Mit’hat Frashëri etj. Në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës kishte lindur edhe vet Ismail Qemali. Në kujtimet e tij, në këtë shtëpi Eqerem Bej Vlora shkruan se: “U mblodhëm të gjithë në selamllëk dhe si gjithmonë në këto raste rrëmuja sundonte gjithçka. Problemi ishte se disa krahina nuk kishin dërguar delegatë. Ose ata nuk vinin dot, ose nuk kishte pasur mundësi për t’u bërë mbledhje përfaqësimi”. Ndërsa Mit’hat Frashëri, në një letër me titull, “Si u bë Kongresi i Vlorës” dërguar mikut të tij, Kristo Luarasit, shkruan: “Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura. Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera. Këtë ditë, pra, ora 14.30, me zë të përgjithshëm u proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur(...)Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”.
Shtëpia
Vendi që zë sot lulishtja në qendër të qytetit, ka qenë trualli mbi të cilin ishte ngritur familja e Xhemil Bej Vlorës dhe kompleksi i Vlorajve. Dikur në atë vend ka qenë ngritur një ndërtesë e madhe, ashtu siç tregohet edhe në fotografi. Historiani Bardhosh Gaçe tregon se shtëpia është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1929. Ndërsa në vitin 1941 u vendos të kthehej në lulishte. Sot aty ndodhet Monumenti i Pavarësisë. Gaçe tregon se edhe në kujtimet e Ali Asllanit shkruhet: “Vendosa që në vendin ku u bë pavarësia të ngre një shtizë flamuri në lartësinë e ballkonit”. Fatmirësisht, kjo fotografi ka ngelur si dëshmi e rrallë e kësaj shtëpie. Ndërsa ekspozimi i saj merr një vlerë të madhe me rastin e 95-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gaçe shprehet se është shumë e rëndësishme që kjo fotografi të jetë në muzeume për vet vlerën historike që mbart. Ndërsa ky fakt tregon se përgjatë viteve nga arkivat apo burime të tjera do të dalin të dhëna mbi shtrembërimet historike që po diskutohen kaq fort këto kohë në shoqërinë shqiptare.
SI ISHTE NDERTUAR SHTEPIA E FLAMURIT
Këto kohë në Muzeun Historik Kombëtar specialistët kanë mbledhur mjaft materiale që dëshmojnë për Pavarësinë. Në kërkim të fakteve të reja, në vite të dhënat plotësojnë njëra-tjetrën. Fotografia e shtëpisë së vërtetë ku u ngrit flamuri është vendosur bashkë me disa të tjera që presin të ekspozohen për herë të parë në ekspozitën që do të organizohet me rastin e 95-vjetorit. Pavarësisht të dhënave historike, në një studim të tij, profesor Emin Riza duke iu referuar disa skicave për kompleksin e Vlorajve na jep të dhëna interesante për ndërtimin e tyre.
Emin Riza
Banesa e familjes Vlora ngrihej në truallin që zë sot lulishtja në qendër të qytetit. Ai është rrënuar rreth vitit 1920. Kompleksi ndërtimor i formuar nga dy banesa dhe disa ndërtime të tjera, sipas skicës ngrihej mbi një truall të gjerë prej 4.50 ha (165 x 275 m). Në skicë mungon muri rrethues në e djathtë. Lartësia e tij duhet të jetë rreth 4 metra. Një jur tërthor ndan banesën e familjes nga ajo e miqve. Të dy banesat kanë porta të veçanta hyrjesh. Pranë portës për në banesën e miqve, ngihet një ndërtim i vogël me kat, e pjesërisht me çardak, i cili del me dy faqe në rrugë. Kati përdhes duket i pabanuar, duke gjykuar nga dritaret në formë frëngjie. Ky ndërtim me shumë gjasë u përkiste rojave dhe shërbyesve.Porta e hyrjes për në banesën e familjes e familjes nuk ka ndonjë ndërtim pranë. Në murin ndarës ndërmjet të dy banesave ka një portë, ndërsa djathtas saj ngrihet një godinë përdhese me një tambur gjashtëfaqësh mbi të. Në oborrin e banesës së familjes është ndërtuar pusi, ndërsa një ndërtim tjetër siç duket është varr monumental (Tyrbe). Banesa e miëve është një ndërtim dykatësh. Ai formohet nga një bllok qëndror me gjatësi 70 m, i cili në të dy pjesët anësore lidhet me dy dalje, të cilat i japin kompozimit, rreptësisht simetrik, formën e njohur me dy krahë në tipologjinë e banesës qytetare shqiptare të feudalizmit të vonë...
Banesa e familjes është si gjithmonë më e madhe se ajo e miqve. Ajo shtrihet në një gjatësi tepër të madhe, prej 83 m, duke përbërë rastin e vetëm me sa njohim deri më sot. Në dallim nga banesa e miqve, ndërtimi në fjalë është trekatësh. Edhe kjo banesë i përmbahet kompozimit simetrik, i cili, duke u bashkuar me madhështinë e veprës, rrit ndjeshëm monumentalitetin e saj. Krahët anësorë të saj duket se vazhdojnë edhe në pjesën e prapme, madje edhe me disa dalje të tjera, të cilat e bëjnë kompozimin tepër të thyer. Në dallim nga banesa e miqve, banesa në shqyrtim shoqërohet nga dy kulla, të cilat ngrihen në këndet e jashtme të kryqëzimit të bllokut qëndror me krahët ballorë...Pjesa qëndrore e pamjes kryesore është e punuar pasurisht. Një platformë e ngritur me pak këmbë shkallë nga pjesa tjetër e truallit, ka pasur në qendër një shatërvan. Shkallët monumentale të kujtojnë variantet e zhvilluara të këtij elemnti në banesat e mëdha me çardak të Beratit. Ato janë dyfishe. Rampat e para paralele që zhvillohen përbri volumeve të krahëve, përfundojnë në rrafshin e katit të parë. Prej sheshpushimit të tyre zënë fill dy rampa paralele, mbi sistemin e njohur të qemerëve cilindrikë. Blloku i shkallëve përfshihet në volumin e banesës. Të dy rampat të çojnë në çardakun e katit të dytë, i cili, ashtu si ai i banesës tjetër ka në ballë harkadën me numërimin tek të hapësirave, gjithsej 7 të tilla.Të dy banesat janë ndërtuar prej guri, siç tregon përdorimi i gjerë i harkut dhe qemerit, në konstruksionin e shkallëve, harkadave dhe atyre të dritareve.
Kompleksi i familjes Vloraj, përveç vlerave arkitektonike, ka pasur edhe vlera historike. Në banesën e familjes, dhe pikërisht në mjedisin e katit të tretë të krahur të djathtë ka lindur Ismail Qemali. Në banesën e miqve, në ditët e mëdha të Nëntorit 1912, janë zhvilluar mbledhje të rëndësishme, ndërsa pikërisht në harkadën e dytë të çardaku, duke filluar nga e majta, është ngritur për herë të parë flamuri kombëtar më 28 Nëntor 1912.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt