Tani jam pa fjale. Me pelqyen shume poezite e tua. Me shtine ne shume mendime te thella dhe prekese.
Urime.
Shkurt 2000
Sa dua te jem ne Shqiperi,
e te ec ne rruget e vockla.
Sa dua te jem ne token time,
e te mallengjehem
nen shtyllat e plogeshta.
Sa dua te jem aty
ku u linda e kur te zgjohem ne mengjes
te thith ajrin e mrekullueshem plot freski
qe vjen nga malet perreth.
Sa dua te ec nen shi,
e te mos mendoj se po lagem,
aspak!
Sa dua te degjoj zerat e vocerrakeve
qe jane duke shkuar ne shkolle
e ti shoh tek ecin gjallerisht.
Sa do te doja
te isha ne dheun tim
e te flisja Shqip,
te qaja e te qeshja ne Shqip,
te merrja fryme ne Shqip.
Sa do doja
te isha aty,
ne vendlindjen time te shtrenjte,
Te ecja, te qeshja, te qaja me ju
qe tani jeni atje.
Ne vendlindjen time te shtrenjte
qe e dua aq shume,
tani do te doja te isha
me shume se kurre.
Krijoni Kontakt