Ne kujtese, 40 vjet me pare njeriu shkeli Henen
Sot mbushen plote 40 vjet qe kur kemba e njeriut arriti te shkele mbi Henen. 20 korrrik 1969 ishte dita kur astronautet me misionin "Apollo 11" shkelen Henen duke shenuar nje flete te re ne histori dhe perspektiva te reja per misionet e njeriut ne hapesir
"Eshte nje hap i vogel per njeriun por gjigand per njerezimin". Me keto fjale u shpreh Neil Armstrong, astronauti i pare qe vinte kemben ne Hene. Ne Uashington ishte ora 22:56. Ne ate kohe Amerika u krenua me kete arritje, pasi ajo kishte mbetur pas Bashkimit Sovjetik ne ditet e para te gares se hapesires.
Ne 40 vjetorin e zbritjes ne Hene, NASA riperpunoi imazhet e paharruara te atij momenti duke sjelle nje figure me te qarte te ngritjes se flamurit amerikan ne satelitin e vetem natyror te Tokes. /topchannel/
Krijoni Kontakt