nuk eshte adoleshenca keshtu qysh mendonit??
si do ta donit?
do ta ndryshonit apo jo??
""""""""""""""""""""""""""""'roeli"""""""""""""""" """"""""""""'
nuk eshte adoleshenca keshtu qysh mendonit??
si do ta donit?
do ta ndryshonit apo jo??
""""""""""""""""""""""""""""'roeli"""""""""""""""" """"""""""""'
per ne shqipetaret nuk eshte adoleshenc koj qe po bejm
sepse ne dalim nga shtepia qe 14 vjec per me punu
adoleshenc i thua ksaj ti .........?
po per te huajt ashtu eshte
kurse sa per ne shqipetaret mbase 3.000 vjetesh kur te kthehemi si bota edhe rinija shqipetare te bej adoleshenc si gjithe te tjeret
me respekt Blerimi
I love you not only for who you are,but for what I am when i'm with you!
gjithmon i pakenaqur ti Blerimo![]()
Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!
BeRaTsE 83
Oooooooooo sa nazeli qe jeni mo aman
Per veten time skam ankesa(palle arushe)
The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know
po mo blerim ke te drejte rime ne londer neper familjet angleze dhe tonat jane ne shqiperi a eshte adoleshence ajo????????
rime ketej na del shpirti me degjuar p*rdh*rt e keture ketu dhe kemi te gjitha problemet ne koke.................
me respect martin
"MAKE WAY FOR THE BAD GUY"
keni te drejt per te gjitha keto!!!!
po une kam e nje mendime tjeter!!!!
mos keto gjera na bejne ta njohi, jeten me shpejt se te tjeret?!
mos na bene me te forte???
pa mendohuni pak!
""""""""""""""""""""""""roeli""""""""""""""""""""" """"""
Fieri eshte qyteti endrrave te mia
Fieri qyteti ku kaloj femirija
Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time
......................^_R_o_L_u_A_^
ROEL, ME PELQEU KJO TEMA JOTE. NUK E DI SE SI MENDOJNE TE TJERET, POR NE KETU NE GREQI KEMI VUAJTUR SHUME, DUKE U HASUR ME PROBLEME NGA ME TE NDRYSHMET, NUK E DI SA I KUPTOJNE TE TJERET KETO GJERA, POR UNE MENDOJ SE TE GJITHA VUAJTJET DHE PROBLEMET QE KALON NJERIU NE JETE E BEJNE ME TE PJEKUR, E NDRYSHOJNE. KY ESHTE MENDIMI IM DHE TE THEM TE DREJTEN GEZOHEM PER TE GJITHA ATO VUAJTJE QE KAM KALUAR SE KAM NDRYSHUAR SHUME. E FALENDEROJ ZOTIN SHUME, EDHE PSE NDONJEHERE DHEMBIN VUAJTJET POR NE FUND MESON DICKA GJITHMONE. ABIGAIL.
Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.
do doja adoleshencen ta perjetoja ndryshe. te jem e lire te bej me shume gjera qe i kam te ndaluar si psh te dal naten dhe te ri deri vone, te kem te dashur hahahha etj
Per byrazerin Skerkoj me shume nga jeta i gezuar jam mire jam ne terezi jam Gocat (dashurat) cdo jave i ndrojme lol ne vije e kemi.
1. Makine time kam.
2. Ne USA jetoj nga shpia dal kur te dua edhe vete kur te du.
3. Ne pune punoj vetem 5 dite nga 4 ore ne dite te pakten i nxjer $400 java per qef edhe per gjera personale.
4. Per gocane UsA as mos caj koken se te vine vet.
Ca jete me te mire do ti....
ALBANIA SPIRIT
STAY"S FOREVER
WITHIN IN THE SPIRIT
Adoleshenca;
Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes (pjesa III)
Nga Anisa Çipuri
Faktorët që ndikojnë në edukimin e mirë të nënës ndaj adoleshentit
Prindi duhet të kapërcejë idenë e gabimit të rradhës, natyrisht jo duke e harruar por duke e trajtuar. Fëmija e di që ka ndodhur dhe nuk e shmang dot këtë gjë, por ai duhet të kuptojë që kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm për faj të tij. Është e rëndësishme që prindi të mos e bëjë fëmijën të vuajë mbi kompleksin e fajit, por ti lë të kuptojë politikat ndryshuese të qenies dhe të ndryshimit. Në gjithë rrugën e jetës, që kur fëmija është në bark e në gji e deri sa ai të bëhet i pavarur ka disa faktor që ndikojnë prindin për të kryer misionin e edukatorit në mënyrën e duhur.
Së pari do të veçonim intuitën . Intuita është kapja e gjallë dhe shumë e shpejtë e problemeve edukative të fëmijës. Një kapje e vetvetishme, gati krejt spontane, pra e natyrshme. Prandaj edhe nëna quhet edukatore natyrore. Veprimi i nënës është një instikt me taban biologjik e psikologjik që te nënaështë shndërruar në një shtysë, në një motiv të pasur njerëzor, të socializuar dhe humanizuar.
Krahas intuitës një rol të rëndësisëm luan edhe përvoja . E saja, e fituar si nënë është përvoja shoqërore.” Çdo nënë ka para syve përojën familjare të familjes ku është rritur e të asaj ku jeton. Ajo mund ta ketë më të vështirë me fëmijën e parë.
“Një rëndësi të veçantë ka edhe kultura pedagogjike qoftë edhe minimale. Si edukatore nënëm mund ta ndihmojnë shumë njohuritë mjekësore, psikologjike dhe pedagogjike. Këta njohuri mund të merren nga burime të shumta siç janë librat e shumëllojshëm apo edhe programet e mediave të ndryshme.
Mënyrat e sjelljes së adoleshentit në të shumtën e rasteve përkojnë me atë që ai përjeton në gjirin familjar. Ai transmeton në mjedisin shoqëror atë që shikon tek prindërit e tij. Ashtu siç çdo prind i ri që në të shumtën e rastev ushtron ndaj fëmijëve të tij e marrëdhënieve mes dy prindërve të tij. Për këtë arsye nënës dhe babait i bie të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në edukimin e fëmijës së tij, pasi ajo edukatë do të transmetohet edhe tek nipërit dhe mbesat e tyre.
Modeli i “Familjes së Mjaftueshme”
• “Drejtim i përbashkët me kufinjtë të vendosur
• Autoriteti ekzis t on, por jo veprimet autoritare
• Të stimulohet sa afërsia aq edhe aftësitë
• Liria e shprehjes së opinioneve
• Mos-shprehja në emër të prindit tjetër dhe vendosjes në vend të tij”
Duhet të kihet parasysh që brenda familjes secili nga prindërit ka detyrat e veta të caktuara. Në përgjithësi në mentalitetin shqiptar, burri është i detyruar të sigurojë të ardhurat kursë nëna të meret me punët e shtëpisë dhe me edukimin e fëmijëve.
Prindi duhet të ketë kujdes në mënyrën se si sillet me fëmijën, duke mos ngatërruar profesionin që zotëron met ë qenurit nënë ose baba. Mendoni një prind drejtor që vazhdimisht urdhëron dhe kërkon llogari nga nënpunësit e vet. Çdo të ndodhte sikur ait ë njëjtën gjë ta ushtronte edhe në shtëpi kundrejt anëtarëve të familjes.
Ç'e frikëson adoleshentin?
Ajo ç'është më e rëndësishme është gjetja e gjuhës së prindit që duhet të përdor me fëmijën e tij të kësaj moshe. Nuk duhet në asnjë mënyrë që adoleshenti të trembet nga kërcënimet apo presionet që mund të ushtrojë prindi. Ajo që është e domosdoshme për të penguar veset e këqija të kësaj moshe, është që ai vetë të ndërgjegjësohet se nëse nuk përputhet me dëshirat familjare, mund të humbasë dashurinë e tyre.
Duhet që prindi ti rregullojë lidhjet jo me metodat e shokut, po të dashurisë së pakrahasueshme të prindit. Duhet që fëmija të ndiej se dashuria prindërore është me e sinqerta.
Komunikimi me adoleshentin dhe mënyra e marrjes së masave ndaj gabimeve të mundshme:
Të marrësh masa ndaj një adoleshenti është rruga e fundit e zgjidhjes së problemit. Duhet të dihet që adoleshenti nuk mund të pranohet gjithmonë si fajtor potencial. Jo çdo veprim i tij duhet të quhet gabim. Prindi duhet ti tregojë djalit apo vajzës së kësaj moshe se i beson dhe ta ushqejë këtë besim me prova të tjera dhe nuk duhet të përpiqet që ta marrë atë nën kontroll duke i bërë presion apo duke e frikësuar.
Por jo gjithmonë duhet që të lejosh dhe ti hapësh rrugë çdo veprimi të një adoleshenti. Ndërhyrjet mund të jenë të papritshme në mënyrë që problemi të mos rritet. E nëse vihet re se ky problem po merr drejtim që nuk mund të zgjidhet, duhet patjetër që prindi të mos mgurrojë të kërkojë ndihmë në rrethin familjar apo edhe shkollor. Është diçka e pranueshme nga të gjithë që veset e këqija të një adoleshenti i di më mirë mësuesi i tij në shkollë se sa prindi në shtëpi. Kjo ndodh për vetë faktin se adoleshentët i frikësohen dënimit apo krtikave që mund të vijnë nga prindërit.
Duke parë kushtet me të cilat po përparon jo vetëm shoqëria shqiptare por edhe ajo mbarë globale, nuk duhet të anashkalohet mundësia se pas problemeve apo veseve të këqija që ne mund ti vëmë re tek një adoleshent, të mos qëndrojë ndonjë problem psikologjik. Konsulenca tek psikologët në shoqërinë shqiptare vlerësohet si një “budallallëk” dhe paragjykohet. Kushtet në të cilat po kalon shoqëria shqiptare nuk asnjë lloj ndryshimi nga ato perëndimore apo globale. Kështu që edhe ndihma që mund të japin psikologët që janë specialistë të kësaj fushe do të ishte një tjetër rrugë e aplikimit për zgjidhje të problemeve që mund të sjell kjo moshë mjaft delikate.
Duke qenë se prindi kërkon perfekten tek fëmija i tij, shpesh herë edhe mund të nxitojë duke harruar se edhe vetë në rininë e tij ka kryer të njëjtat gjëra. Por me kalimin e kohës, sidomos pas viteve '90 kur vendi ynë kaloi një tranzicion të vërtetë, shoqëria shqiptare, u përfshi në një stil të ri jetese, jo e zakontë kjo për prindërit e para viteve '80. Problemet e shoqërisë së keqe, drogës dhe seksit janë ndër më shqetësuesit për familjen shqiptare, që deri tani kanë qenë të panjohura. Në shumicën e rasteve janë prindërit ata që ndikojnë keq , pasi nuk marrin as përpjekjen më të vogël që të ndihmojnë fëmijën e tyre në përzgjedhjen e shoqërisë. Shpesh herë dëgjojmë nëna që ankohen për shoqërinë e fëmijëve të tyre duke thënë “Djali apo vajza ime janë të mirë, por i prish shoqëria që kanë.”. Ky duhet të jetë një nga gabimet më të mëdha të një prindi përderisa ai nuk e drejton fëmijën apo nuk kontrollon që në hapat e para shoqërinë që ai mund të zë në shkollë apo edhe në lagjen ku jeton. Prindi është i detyruar që në mënyrë direkte apo indirekte të konrollojë kohën e lirë të fëmijës së tij.
Një tjetër ndikim negativ në familje si tek prindërit ashtu edhe tek fëmijët apo adoleshentët është edhe televizori . Temat kryesore që përfliten nëpër familje midis nënave dhe kryesisht vajzave janë ato të telenovelave. Një realitet krejt tjetër i një shoqërie krejt të ndryshme nga kjo e jona depërton thellë në familjet tona dhe vihet re që ai stil jetese fillon të imitohet.
Ambienti jo i përshtatshëm i Tiranës (apo vendit ku jeton). Po ti hedhim një sy realitetit shqiptar, nuk është e vështirë që të kuptosh se ajo që shikon në rrugë nuk mund të krahasohet më atë që është brenda brenda derës së shtëpisë. Djem dhe vajza të veshur sipas modës së fundit. Nëna dhe baballarë që sakrifikojnë edhe qindarkën e fundit vetëm e vetëm që të plotësojnë tekat e fëmijëve të tyre që të mos mbeten më poshtë shoqërisë. Ndërsa shikon këtë modernitet nëpër ambiente të hapura, brenda mureve të shtëpisë në të shumtën e rasteve shikon kushte të botës së tretë. Kjo është edhe e meta e familjes shqiptare që pas viteve '90 edhe pse larg shumë mundësive që bota e huaj ju afron individëve të vet, u përpoq që të integrohet me mënyra nga më të ndryshmet. Ky integrim, i pranueshëm ose jo nga shoqëria jonë, i humbi asaj asaj shumë vlera. Në të shumtën e rasteve liria e tepërt që ju njihet adoleshentëve e fshehur nën petkun e modernes, bën që prindi të mos dijë destinacionin e fëmijës së tij se ku mund të ketë përfunduar. Liria e shfrenuar që u njihet atyre bën që prindërit të pranojnë brenda tyre edhe atë që nuk e shikojnë si të drejtë.
Dy metoda të gabuara
Rezultatet e dobëta të adoleshentit mund të varen nga dy faktorë:
“1- Moskërkesa e llogarisë dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve.
2-Kërkesa e theksuar e llogarisë apo presioni familjar mbi të riun adoleshent.
Prindi duhet që të ketë stilin e vetë të edukimit të fëmijës. Nuk mund të mendohet kurrësesi që prindi vazhdimisht të përdor një stil autoritar, sipas të cilit nuk do të respektoheshin kurrësesi nevojat e adoleshentëve për vetveprim. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mendojë të sillet edhe në mënyrë krejtësisht liberale, mënyrë sipas së cilës vihet re mungesa e llogarisë ndaj fëmijëve dhe humbet drejtimi në familje. Mënyra me e preferuar e sjelljes në familje do të ishte ajo demokratike. Këtu mund të gjesh prindër të ngrohtë, mbështetës dhe kërkues ndaj fëmijëve. Këta lloj prindërish respektojnë të drejtat dhe mendimet e adoleshentëve duke ju dhënë më lehtësisht drejtimin e duhur. Të rinjtë që edukohen sipas kësaj mënyre bëjnë që të ngrihen në përgjegjësi, mësojnë realizimin e këtyre përgjegjësive, janë më aotoritarë, ndjehen të respektuar dhe të dashur, kanë besim tek vetja dhe janë të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Ata në këtë mënyrë janë të etur për bashkëpunim, respektojnë rregullat, janë të disiplinuar, të aftë dhe kërkues, kanë besim në forcat e tyre dhe kanë një shkallë të lartë vetvlerësimi.
Adoleshenca; Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes (pjesa II)
Adoleshenca; Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes (pjesa I)
Shkaqet e dhimbjes së kokës të femrat
Këshilla të arta për nënat që punojnë
Stimulojeni me dhurata fëmijën që bën gabime
Këshilla nënave të ardhshme
Edhe fëmijët e zgjuar hasin vështirësi në mësime (pjesa 2)
Edhe fëmijët e zgjuar hasin vështirësi në mësime (pjesa 1)
Krijoni Kontakt