Cfare tjeter do ti duhej Perendise te bente perballe renies se njeriut, edhe fshehjes se njohurise universale te Vetes se Tij prej veprimeve te frymerave te keqia? Cfare tjeter ndoshta do te bente vecse te rinonte imazhin e tij ne njeriun, keshtu qe me ane te tij njerezit te mund ta njihnin edhe nje here? Edhe si do te mund te behej dicka e tille, pervcse me ane te ardhjes te vete imazhit, Shpetimtarit tone Jisu Krisht? Njeriu nuk do te mundej ta bente, pasi ata jane krijuar vete prej imazhit. As Engjejt nuk do te mundnin, pasi ata nuk jane prej Imazhit te Perendise. Fjala e Perendise erdhi ne vete Personin e Tij, pasi do te ish vetem Ai, Imazhi i Atit, I Cili do te rikrijonte njeriun te bere sipas imazhit.

Ne te njejten kohe - kjo eshte edhe cudija - si njeri, ai conte nje jete njerezore, edhe si Fjale, Ai mbante jeten e universit, edhe si Bir, Ai ish ne bashkesi te vazhdueshme me Atin.

Bashkevprimi i races njerezore eshte i tille, saqe me ane te banimit te Fjales ne nje trup te vetem, prishja qe vjen prej vdekjes e ka humbur gjithe pushtetin e saj. Ju e dini se ndodh kur nje mbret i madh hyn ne nje qytet edhe qendron ne nje prej shtepive te tij. Per shkak te qendrimit te tij ne nje shtepi, nderohet i gjithe qyteti, edhe armiqte e vjedhesit pushojne se demtuari. Po keshtu eshte me Mbretin e te gjithshkaje. Ai ka ardhe ne vendin tone edhe qendroi ne nje trup midis te shumteve, edhe si pasoje planet e armikut kunder gjinise njerezore u prishen, edhe prishja e vdekjes, qe i mbante me pare nen pushtetin e saja, thjesht u venit.

Disa mund te pyesin, se perse nuk u shfaq nepermjet pjeseve te tjera te vyera te krijimit, sic jane Dielli apo Hena apo zjarri e ajri, ne vend te nje njeriu? Pergjigja eshte: Zoti nuk erdhi te beje spektakel. Ai erdhi te sheroje edhe te mesoje njerezit e vuajtur. Per ate qe deshiron te beje spektakel, do te ish vetem ceshtje shfaqjeje e zbavitjeje te te pranishmeve. Por per Ate qe erdh te sheroje e mesoje, menyra nuk ishte thjesht te qendroje ketu, por me teper te vendose veten ne dispozicion te atyre qe kane nevoje per te.


[ Shenim** Klod- Kete pjese shen Athanasi e shkrojti gjate kohes se debateve me Ariusin mbi hyjnine e Krishtit.
Keshtu shen Athanasi shpreh besen e mocme te Kishes se vertete Ortodokse, se do te ish e pamundur per cdokend qe te mund te kryente vepren e shpetimit te njeriut. Imazhi i thyer i njeriut ne Eden me ane te njeriut te pare, do te mund te rinohej (rinovohej), dmth te sherohej e te rikthehej ne Jete, vetem me ardhejn e vete Imazhit, pas te cilit njeriu eshte krijuar. Keshtu qe as Engjej, sic thone shume herezi, nder te sotmet Deshmitaret e Jehovait, as profet e as shenjtor nuk do te mund ta kryente kete mision.]