Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e KinG_MousE
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Te semafori i pare kthehesh majtas
    Postime
    60

    PHP - Ekzekutimi i skedareve PHP

    Kam marr nje PhP ne shqip per forum por nuk di se si ta publikoje se disa servera si freeservers, geocities etj nuk pranojne FTP. Kush di nje server per te hedhur forumin.
    Firma juaj u pezullua pasi perben shkelje te rregullave te ketij forumi

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Une di qe lycos ...te pakten ajo e anglise ofron sherbim falas me php dhe database. Qe te dyja keto duhen per te ofruar nje sherbim per forum.

    http://www.lycos.co.uk/

    Aty hap llogarine. Lejojne dhe me ftp si dhe nepermjet browserit. Gjithashtu kane program per te menaxhuar databasen. Nuk kam pare sherbim me te mire falas por perseri nuk besoj se eshte e mjaftueshme per forum. Forumi kerkon shume vemendje jo vetem nga database por dhe nga php dhe nuk besoj se lycos do te jete e mjaftueshme. Ti provoje njehere, bej eksperimente dhe me vone mund ta transferosh forumin ne server me te mire.
    Edi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    Pershendetje te gjitheve!
    Kisha nje pyetje:
    Une kam instaluar te gjitha ato qe kerkohen per te bere nje webserver
    D.mth. Apache+Mysql+php
    Problemi eshte se mua nuk me hapen filet qe jane te formatit .php.
    Keto file nga ikona qe kane te japin te kuptosh se hapen me internet explorer, por kur klikon mbi to, nuk hapen fare.
    Ē'fare duhet te beje qe te hapen ato??
    Sa per informacion kam internet explorer 4
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2002
    Vendndodhja
    Galaksia "Estramaksus"
    Postime
    28
    Provoje njehere keshtu:

    1. Hap Internet Explorer
    2. Jep shtegun e plote me emrin e skedarit (p.sh. c:/dosjaPHP/skedar.php) dhe pastaj OK.

    Thuaj cfare ndodhi.

    Shnet!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2002
    Vendndodhja
    Galaksia "Estramaksus"
    Postime
    28
    Asgje nuk ndodhi. Apo jo?

    Shfletuesi nuk eshte ne gjendje te interpretoje skedaret .php.
    Ti duhet te japesh adresen "ne servires" te skedarit .php. Programi i serviresit pastaj therret programin interpretues dhe ate cfare nxjerr programi, serviresi e dergon drejt shfletuesit.

    Kete programin interpertues (shkurt interpretuesi) duhet ta instalosh vecan dhe ti thuash programit servires ku ndodhet.

    Programet PHP prodhojne tekst me udhezime ne HTML, ne menyre qe shfletuesi te jete ne gjendje per te formatuar.

    Kerko per informacione rreth "local web server". Do hasesh diku edhe 172.0.0.1. Aty ulu kembekryq dhe lexoje 2-3 here.

    Te rekomandoj te marresh Xitami si program servires ne vend te Apache se eshte me i thjeshte per tu konfiguruar per fillestaret.

    Shnet!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    "DArtur" faleminderit per ndihmen, por si duhet te punoj me xitami????
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2002
    Vendndodhja
    Galaksia "Estramaksus"
    Postime
    28
    Drita, me thuaj se sa larg ke vajtur.

    Ke instaluar PHP?
    Ke instaluar Xitami?

    Nderkohe une do e provoj Xitami edhe me PHP dhe do te ta them tamam se si te veprosh. Une e kam perdorur deri tani vetem per CGI me Perl, por ky software ofron edhe mbeshtetje per PHP.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    Po, "DArtur" kam instaluar "php" "xitami", bile jane akoma te instaluar edhe apache dhe mysql.
    Une ne te vertete dua te mesoj se si behen forma rregjistrimi, forma e-maili, motor kerkimi, forume etj.
    Dhe sa me kane thene keto gjera mund te behen me php, por nese di ndonje rruge tjeter me te lehte te lutem na e thuaj...
    Sidoqofte shume faleminderit, per ndihmen qe me ke ofruar deri tani.
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Shko tek SourceForge

    Tek www.sourceforge.net ke me tonelata zgjidhje.

    Te rekomandoj qe te marresh phpBB qe eshte nje forum pa pagese dhe i ngjashem me kete qe pedor ky forum dhe qe perdor php dhe mySQL.

    Instaloje dhe pastaj shiko se si operon.

    Duhet ti kushtosh ca kohe se me sa kuptoj je fillestar.

    Ato jane zgjidhje te gatshme dhe meson mjaft

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2002
    Vendndodhja
    Galaksia "Estramaksus"
    Postime
    28
    Drita, pershendetje!

    E zeme se e ke instaluar Xitami ne D:/Xitami dhe PHP ne D:/PHP.
    Futu ne dosjen D:/Xitami dhe hap me editor (notepad) skedarin xitami.cfg.
    Ky skedar ka ne krye disa komente. Komente jane ato rrjeshta qe fillojne me romb (#). Ec poshte diku do gjesh seksionin e filtrave, qe eshte pak a shume si vijon:

    [Filter]
    .ssi=perlssi # Pass *.ssi to PerlSSI
    .shtm=perlssi # Pass *.shtm to PerlSSI
    .shtml=perlssi # Pass *.shtml to PerlSSI

    Filtrat i tregojne Xitami-t, se cilin program duhet te startoje nese thirret nje skedar i tille. Ne rastin tone ne duam ti themi Xitami-t te therrase D:/PHP/BIN/php.exe, nese skedari i kerkuar eshte i tipit .php.

    Pak me qarte:
    Startoje Xitami.
    Hap nje dritare te shfletuesit (ang. browser) edhe shko tek adresa 127.0.0.1/prova.php. Nese ti nuk ke ndryshuar gje pas intalimit prova.php duhet te ndodhet ne D:/XITAMI/Webpages, perndryshe ndodhet ne dosjen qe ke dhene si vendi ku nodhen skedaret qe mund te sherbehen per vizitoret. Nese as njera as tjetra, del gabimi 404 "File not found".
    Nese Xitami e gjen skedarin e kerkuar prova.php shef tek filtrat se a eshte dhene ndonje direktive per kete lloj formati (.php). Nese ekziston direktiva, Xitami therret programin e permendur duke i dhene si argument emrin e skedarit te thirrur. Ne rastin tone Xitami do te therriste D:/PHP/BIN/php prova.php.
    Interpretuesi i PHP-se - programi php.exe - lexon skedarin prova.php dhe ekzekuton te gjitha pjeset brenda <% %> dhe rezultatin ia jep Xitami-t, qe nga ana e tij e percjell drejt klientit qe e kerkoi.

    Kjo eshte loja. Ne praktike ndryshoje seksionin e Filtrave si vijon:

    [Filter]
    .ssi=perlssi # Pass *.ssi to PerlSSI
    .shtm=perlssi # Pass *.shtm to PerlSSI
    .shtml=perlssi # Pass *.shtml to PerlSSI
    .php=d:/php/bin/php # Perpuno *.php me php.exe

    Per Perl dhe CGI-te ne pergjithesi ke edhe nje mundesi tjeter, qe mund ta konfigurosh nepermjet "siperfaqes grafike".

    Ruaje dhe mbylle skedarin xitami.cfg dhe ristarto Xitami edhe njehere. Hap Explorer-in dhe jep 127.0.0.1/prova.php. Tani duhet te funksionoje puna.

    Adresa 127.0.0.1 eshte adresa e kompjuterit tend per veten e vet. Nepermjet saj ai "komunikon" me veten e vet. Kjo nuk eshte adresa me anen e se ciles te arrijne te tjeret.
    Per te gjetur se si mund te arrijne te tjeret jep ne nje dritare DOS komanden:
    ipconfig /all nese ke Win NT, 2000 ose XP, ose
    winipcfg per Win 95, 98 dhe ME.

    Tek rezultati shif IP. Kjo adrese ne rastin tend si edhe ne rastin tim eshte dinamike perderisa nuk ke lidhje te qendrueshme me Internetin. Pra sa here qe lidhesh me Internetin kjo ndryshon. Kur je lidhur me Internetin ti mund te "lidhesh" me kompjuterin tend nepermjet saj. E zeme se IP-ja juaj ne moment do te ishte 195.37.149.122. Duke dhene http://
    195.37.149.122 tek shfletuesi do te te dilte faqja e pare e jotja, nese Xitami eshte aktiv. Nese do te kishe edhe ndonje program mbrojtes (firewall), ai do te nxirrte nje verejtje te ngjashme me "dikush po mundohet te kontaktoje me D:/Xitami/xitami.exe nga adresa 195.37.149.122.

    Ndoshta u zgjata shume, por shpresoj te kem ndihmuar. Nese ke akoma paqartesira me shkruaj tek DrEsperanto@gmx.net

    Shnet!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Program qe ben nje kopje rezerve te gjithe skedareve
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 17:24
  2. Ekzekutimi i deputetėve tė opozitės sė parė tė '45-ės
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28
  3. VB - hapja e skedareve
    Nga KinG_MousE nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •