Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 154
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Lightbulb C'fare ndodh pas vdekjes !!!

    KU JANĖ TĖ VDEKURIT ???



    Sot jetojmė. Nesėr do tė vdesim. Kėsaj gjėje nuk mund t'i shmangemi dot.
    Por ēfarė vallė na pret pastaj?? ēfarė do tė bėhemi?? ku do tė shkojmė???
    Tė gjithė kemi pasur njerėz tė dashur qė kanė vdekur. A do t'i shohim vallė pėrsėri??

    Ēfarė ėshtė njeriu???
    Vjen nė kėtė botė pėr tė jetuar disa vjet dhe pastaj zduket??
    Llogjika jonė s'na ndriēon pėr ēfarė bėhet "matanė" dhe farė na pret "pastaj" duke hedhur vetėm hipoteza rreth gjėrave "tė mbinatyrėshme".

    Jetojmė nė njė epokė qė ka hyjnizuar shkencėn. Por me tė vėrtetė kush shkencėtar mund tė tė thotė se ku vajti ati yt, nėna jote ose fėmija yt qė ti dikur i varrose???
    Cili shkencėtar do tė mund tė tė ngushėllojė ndėrkohė qė gjendesh pranė arkivolit tė njeriut tėnd tė dashur???
    Shkencėtarėt janė pa fjalė para trupave tė vdekur....
    Sidoqoftė askush nuk mund tė pretendojė se s'ka diferencė midis njė njeriu tė gjallė dhe njė tė vdekur. Sigurisht, nėse matim peshėn e njė njeriu para vdekjes dhe menjėherė pas vdekjes, do tė shohim qė ajo ėshtė pėrpikshmėrisht e njėjtė. Ai njeri nuk humbi nė peshė, por, humbi diēka tjetėr qė pėrbėnte ekzistencėn e tij. Ai humbi tė qenurit e trupit tė tij. Shkenca na siguron se mbas vėnies sė trupit nė dhe, ai dekompozohet nė substancat qė e pėrbėjnė pa u asgjėsuar. Trupi humbet sintezėn dhe formėn, me shndėrrimin e ēdo pjesė e tij pėrbėrėse nė diēka tjetėr.
    Por ēfarė ndodh vallė me atė element jetėsor tė padukshėm qė bėn trupin tė lėvizė, tė mendojė, tė ndjejė,dhe tė egzistojė nė trajtėn pėrkatėse tė tij??? Atė "diēkanė" e quajmė zakonisht "shpirt" ose "frymė". Prandaj kur dikush vdes themi se i "doli shpirti" ose "dha frymėn". Po ēfarė bėhet dhe ku shkon ky njeri jo material qė vetėm dikush i pa mend do tė thoshte se nuk egziston???
    Humbet???? Zhduket???? Barazohet me hiēin???? apo, vazdon tė jetojė nė trajtė jomateriale, i ndarė nga trupi qė ngelet nė dhe????

    Pėr njė cėshtje kaq tė rėndėsishme sic ėshtė jeta pas vdekjes nuk ndihmojnė as pak hipotezat. Kemi nevojė pėr tė vėrteta tė sigurta. Ka vallė mundėsi tė gjendet burim i saktė dhe i sigurtė tė hedhi dritė mbi realitetin "matanė" varrit ????

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Cdo shkencetar sado medioker apo edhe jo shkencetar qofte gjeja e pare qe do te thote eshte: Te dashurit tend i pushoi se funksionuari truri qe bente trupin te levizte dhe te ishte ai qe ishte ne jete.
    Pra asnje mister shkencor s'ka ketu.
    Ajo c'ka vjen pas vdekjes eshte vertet nje mister edhe per shkencetaret por jo per arsyet e mesiperme.
    Megjithese askush s'eshte kthyer ta tregoje c'ka pare andej te gjithe besojme se ka dicka, e fundja pse jo?
    Me mire te nisesh per diku sesa per askund

    Krispi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Para qindra vjeteve nuk kemi ekzistuar, edhe me vone nuk do te ekzistojme. Ekzistenca ketu eshte nje dhurate, ose fat. Pas vdekjes kalbemi, sķ cdo gje tjeter. Nese i besojme religjioneve , atehere do te jemi te perjetshem: kush do te deshironte te jetoje miliarda vjet ???? Madje pa punuar, pa dashuruar dmth. merzi totale !!!! Ky eshte parrajsi !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Nuk mund te flitet per trupin pa permendur gjene me kryesore .ate qe na lidh ne me trupin tone.ate qe na ben te ndjejme emocione ,qe ne ben te inatosemi, qe na ben te dashurojme te enderrojme .......dhe ky eshte SHPIRTI qe sado te mos shihet eshte nje pjese e pandashme e jona.Atehere c'fund do te kete pjesa kryesore e trupit tone.Une nuk dua te besoj se ai do shkoje te nise nje jete te re ne trupin e nje luani apo te nje milingone.Une besoj se per te ruhet nje gje akoma me e bukur dhe per kete mundohem qe te mos lendoj as ate dhe as trupin tim.Sepse n.q.s. une do bashkepunoj me to e di se ky bashkepunim do kete frytet e saj te mira .Per sa i perket shkencetareve ju keshilloj te lexoni librin Gjunezimi i Evolucionit te shkrimtarit Harun Yahya dhe .............mos harroni se feja eshte shkence.
    Paqja dhe meshira e ALLAHUT qofte me ju.........
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "mos harroni se feja eshte shkence."

    Prandaj eshte shkruar ne vargje dhe e rimuar ne menyre poetike. Meqenese feja eshte shkence ajo e para ka treguar se toka ishte e rrumbullaket dhe se toka i kishte pese kontinente dhe ajo ka treguar se njeriu ekziston tash e 6 milion vjet ne kete planete.


    Cfare shkencetari e konsideron veten ky far Haruni ???? Ky nuk eshte asnjefar autoritetit ne boten shkencore, apo ndoshta na keshillon te lexojme perralla arabe, te cilet Kuranin e shpallin shkence mbi shkenca, thuase deshira e Zotit ishte te dergoje libra shkencor, e ne fakt Kurani u dedikohen masave te thjeshta analfabete te cilet nuk dinin se cka duhej te hanin dhe me kend duhej te martoheshin......

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne jemi te paafte per te parashikuar por gjithsesi, cdokush nga ne shpreh nje mendim te vetin. Per mua jeta vazhdon edhe pas vdekjes por shpirti nuk e njeh kohen, vetem hapesiren. Idealistet e pranojne jeten e pertejme ndersa materialistet jo. Dhe diku kam lexuar qe materialistet ngaqe nuk e pranojne ndarjen e shpirtit nga trupi, kthehen ne vampire dhe vazhdojne te "jetojne" duke vjedhur energjine e te tjereve.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Nuk e di a e din dallimin mes nje shkrimtari dhe nje shkencetari?Harun Yahya eshte thjesht nje shkrimtar i cili mundohet te zgjeroje horizontet e njerezve te cilet jane bere rober te shkences moderne dhe te shkencetareve te verber evolucioniste.Ne kohen kur u shkruajt Kur'ani vertet njerezit ishin analfabete dhe primitive po une pyes veten Po ne ne cfare niveli jemi me shkencen e perparuar?Sepse me vjen pak si e veshtire te besoj se dinosauri u kthye ne zog e hipopotami ne peshk.Pasi do doja te besoja se edhe bretkosa u kthye ne princ.Persa i perket Kuranit do benit mire te lexonit dicka me shume qe te pasuroni edhe enciklopedine e dijeve tuaja dhe n.q.s nuk keni lexuar asgje do ishte me mire te mos shpreheshit fare.
    Feja eshte shkence sepse kur shkencetaret materialiste nuk kane pergjigje per pyetjet qe i drejtojne vehtes si mund te kene per pyetjet tona.

    Une di ate qe nuk di asgje......sokrates
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mina thot

    "Dhe diku kam lexuar qe materialistet ngaqe nuk e pranojne ndarjen e shpirtit nga trupi, kthehen ne vampire dhe vazhdojne te "jetojne" duke vjedhur energjine e te tjereve."

    I nderuar Mina,
    perrallat e vampireve kane vleren e vet ne nje moshe me te re, ketu jo. Ate qe e ke lexuar dhe nuk din ku e ke lexuar, nuk dmomethene se ka ndonje vlere, per femijet po.....

    Nimue:
    "Sepse me vjen pak si e veshtire te besoj se dinosauri u kthye ne zog e hipopotami ne peshk"

    Ty te vjet veshtire , por gjera te tilla shkenca i prezenton me fakte. Se ka ndodhur ashtu nuk eshte cudi, por eshte cudi pse ishte e tille deshira e Perendise.
    Kuranin e kam lexuar dhe vertete nuk kam gjetur gje nga Zoti ka shume lufta, ka ligje :ndalime dhe lejime, martesa edhe ate me shume gra, shkurorzime, prinderit e profetit ne xhenem etj. por shkencore nuk eshte se me kete e ofendon Zotin. Qellimi i Zotit nuk ka qene te sjelle libra te shkencave ekzakte, por ka derguar rregulla morale, ashtu sic bejne kushtetuta sot, meqenese deshiron Kuranin ja po t“i sjelle disa pjese nga kjo poezi ( Kuran ne arabisht dmth. poezi )

    me thuaj mendon se Zoti ka shkrua kete poezi ja nje sure , mendon vertete se Zoti eshte aq i padijshem , apo qellimisht e konsideron poet. A e din se Kurani ne arabisht eshte i rimuar fund e krye ?!:

    Zilzal

    Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
    Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme,
    Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė mbrendinė e saj (barrėn nga brenda),
    Dhe njeriu tė thotė: “ē’ka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?”
    Atė ditė, ajo i rrėfen tregimet e veta,
    Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė.
    Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre.
    E kushe punoi ndonjė tė mirė, qė pėshon sa grimca, atė do ta gjejė.
    Dhe kush punoi ndonjė tė keqe sa grimca, atė do ta gjejė.



    E pa: "Ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė." Zoti urdherueka termete per t“i vrare njerzit, ju verete mendoni se Zoti eshte Hitler! Me vjen keq per besim tuaj nga frika, e jo nga bindja!
    Zoti eshte dashuria e pakufishme, perkryeshmeria, ai nuk mirret me " zbrazjen e barres se tokes" kete ta shpjegon shkenca pse ndodh.....kaq se dola nga tema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 07-08-2002 mė 19:23

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Trupi dekompozohet, vdes etj. Shpirti vazhdon te jetoje, eshte dicka pa ere, pa peshe pa shije etj etj. Askush nuk mund ta vrase shpirtin. Eshte si nje rryme energjie. Asgje nuk zhduket pa lene gjurme. Trupi shnderrohet ne dicka tjeter. Po shpirti?? Ne cfare shnderrohet do te ishte nje kapitull tjeter. E rendesishme eshte qe shpirti nuk vdes.
    Nese shpirti le trupin pas vdekjes nuk ia vlen ta diskutojme. Kurrsesi jo. Perkundrazi eshte trupi qe le shpirtin. Shpirti nuk le gje, trupi dorezohet.

    Per mendimin tim pyetja qendren nese mendja jone, vetedija, ego-ja vazhdon te jete i vetedijshem per existencen e shpirtit. Ose anasjelltas, eshte shpirti ne dijeni per cfare ka ndodhur me trupin te cilit i perkiste? Apo thjesht shnderrohet ne dicka qe ne nuk e dime ose kurre nuk do ta dime??


    Sa per ata qe tallen me evolucionin, mendoj se nqs e kane lexuar nuk e kane kuptuar.
    Shkenca nuk i ka te gjitha pergjigjet, prandaj vazhdon te existoje. Po t'i kishte te gjitha pergjigjet, mbase do te ishte fundi i botes. Te pakten shkenca nuk pretendon t'i dije te gjitha pergjigjet sic pretendon Kurani apo Bibla, qe me shume se cdo gje sollen konfuzion tek njerezit. Me falni se po dal nga tema.
    Eshte me mire te dime disa pyetje se sa te "gjitha" pergjigjet. (James Thurber).

  10. #10
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Disa gjera kane edhe kuptim te figurshem, mos i merrni shabllon!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •