Premte, 20 Shkurt 2004
BIZNESI AMERIKAN, FOND INVESTIMESH PER SHQIPERINE
Teuta Shamku
Kompanive te medha ne vendin tone, ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, apo dhe institucioneve financare, iu afrohen investimet amerikane per te zhvilluar me tej aktivitetin e tyre. Biznesi privat amerikan do te akordoje nje fond te ri privat kapitalesh per vendet e Evropes Lindore, ku mes tyre do te perfitoje edhe Shqiperia. Kjo u be e ditur dje ne ambjentet e Dhomes Amerikane te Tregtise nepermjet nje konference shtypi nga Drejtori i Komunikimit te Korporates se Investimeve Private te Huaja OPIC, z. Lawrence Spinelli. Synimi i konferences ishte promovimi i investimeve te sponsorizuar nga OPIC, qe do te behen publike ne konferencen "Krijimi i Partneriteteve te Reja ne nje Europe ne Zhvillim", e cila do te zhvillohet me 9-11 mars 2004, ne Bukuresht, Rumani. Ne fjalen kryesore qe u mbajt nga z. Spinelli, ne menyre te vecante, u fol per nje Fond te ri Privat Kapitalesh te Europes Lindore dhe Qendrore, i cili po krijohet nga OPIC-u dhe do te shpallet ne konferencen e Rumanise. Nga ky fond investimesh ne listen e vendeve qe do te perfitojne eshte edhe Shqiperia. Z. Spinelli gjate konferences theksoi "mundesite e medha te investimeve amerikane ne Shqiperi, Bosnje dhe Herzegovine, Bullgari, Kroaci, Republika Ceke, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Poloni, Rumani, Serbi dhe Mali i Zi, Sllovaki, dhe Slloveni". Ky aktivitet unik do te mbledhe se bashku perfaqesues te nivelit qeveritar te vendeve europiane dhe te Shteteve te Bashkuara si dhe institucione financiare te Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te tjera, qe kerkojne mundesi investimesh ne rajon. Konferenca do te jete me interes per SME-te, kompanite e medha dhe institucionet financiare te rajonit qe kerkojne investitore dhe partnere per joint venture. Industrite kryesore qe do te theksohen jane teknologjia e informacionit dhe komunikimit, ndertimi i banesave, infrastruktura e turizmi, duke perfshire energjine dhe transportin. Ky aktivitet u zhvillua nga Dhoma Amerikane e Tregtise, e cila eshte e interesuar te nxise investimet e huaja ne vend, si dhe te rrise numrin e investitoreve amerikane ne Shqiperi.
Cfare eshte Korporata e Investimeve Private e te Huaja (OPIC)
OPIC-u eshte themeluar si nje agjenci zhvillimi e qeverise se Shteteve te Bashkuara ne vitin 1971. Ai ndihmon biznesin amerikan per te investuar ne vendet e huaja, per te nxitur zhvillimin ekonomik ne tregjet e reja dhe ne zhvillim, ndihmon biznesin privat ne menaxhimin e riskut te lidhur me investimet e huaja direkte dhe mbeshtet politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara. Duke zgjeruar zhvillimin ekonomik ne vendet ku eshte i pranishem, projektet e mbeshtetura nga OPIC-u mund te inkurajojne stabilitetin politik, reformat e tregut te lire dhe pervojat me te mira amerikane. Projektet e OPIC-ut mbeshtesin gjithashtu vendet e punes dhe eksportet amerikane - mbi 280,000 vende pune te reja ne Amerike dhe 65 miliarde dollare ne eksporte qe nga viti 1971. Meqenese per produktet e tij OPIC-u vends tarifa me baze tregun, ai vepron ne baze vetefinancimi dhe jo ne kurriz te taksapaguesve.
Krijoni Kontakt