Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Paskal Milo shkruan......

    Pas atij investimi te madh qe Shqiperia beri ne perballjen me konfliktin e Kosoves ajo e meritonte nje vizite te premtuar te Presidentit Klinton ne Tirane qe nuk do te mund te zevendesohej me nje takim te tij me autoritetet kryesore te Tiranes ne Shkup apo ne Sarajeve

    OPINION

    Pozita e Shqipėrisė nė politikėn Amerikane nė Ballkan


    --------------------------------------------------------------------------------

    Paskal MILO

    Presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh.W.Bush i ka derguar per miratim Kongresit, Strategjine e re amerikane per sigurimin kombetar.
    Ajo reflekton shqetesimin e ligjshem te fuqise me te madhe boterore per sigurine kombetare e nderkombetare, per paqen e demokracine e te gjithe popujve dhe nevojen e ndryshimit te metodave te perballimit te kercenimeve te sotme qe vijne nga "shtetet pa moral dhe klientet e tyre terroriste".
    Strategjia e re amerikane per sigurimin kombetar ka shtruar nevojen e adoptimit te normave te reja e te drejten nderkombetare per parandalimin e kercenimeve me arme te sofistikuara dhe po e riorienton politiken e jashtme amerikane drejt prioriteteve e zonave te reja ku shfaqen me shume rreziqet per Shtetet e Bashkuara e lirine e demokracine ne bote.

    Nuk eshte synimi im qe te analizoj sot Strategjine e re amerikane ne shkalle globale.
    Ai eshte me modest e me konkret, te analizoj se cila ka qene pozita e Shqiperise ne politiken e jashtme amerikane ne Ballkan dhe cfare vendi do te zere ajo tani e ne te ardhmen.

    Ne Strategjine e re amerikane Ballkani nuk permendet fare.
    Njeriu i prirur per t'i pare gjerat me me shume optimizem mund te kenaqet nga fakti qe Ballkani per shkak te zhvillimeve pozitive po del jashte vemendjes amerikane.
    Te tjere qe i shohin gjerat me me realizem po e kuptojne se Ballkani nuk perfaqeson aktualisht nje prioritet ne politiken e jashtme amerikane. Vendi qe zene marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne politiken e jashtme te Shqiperise eshte i njohur dhe i nenvizuar fort.
    Ajo cfare mund te kete nevoje per me teper informacion e komente eshte ana tjeter e ceshtjes qe e shtruar ne formen e nje pyetjeje mund te ishte kjo: Ēfare roli luan dhe do te kete ne te ardhmen Shqiperia ne politiken amerikane ne Ballkan ?
    Perqasja e pare nuk eshte e barasvlefshme me te dyten per arsye te kuptueshme.
    Te gjitha qeverite shqiptare te periudhes se tranzicionit postkomunist me perjashtim te krizes njevjeēare (1996 - 1997) i kane konsideruar e zhvilluar si paresore marredheniet me Shtetet e Bashkuara ne raport me vendet e tjera.Shqiperia si nje vend i vogel, i varfer, e ndodhur ne nevoje te vazhdueshme per ndihme e mbeshtetje per te vendosur bazat e demokracise pluraliste dhe per t'i konsoliduar ato, per te nxitur e zhvilluar ekonomine e tregut, per te zgjidhur ēeshtjen shqiptare ne rajon brenda standarteve demokratike nderkombetare dhe per te siguruar perkrahje ne procesin e integrimit te saj ne strukturat euroatllantike i ka vleresuar marredheniet me SHBA si strategjike.
    Madje po te krahasohen programet e qeverive te tjera te vendeve te rajonit ne fushen e politikes se jashtme apo deklaratat zyrtare te tyre me ato te qeverive shqiptare per marredheniet me administratat amerikane, ato jane me te kursyera e me te permbajtura.
    Ky dallim mund te spjegohet me pak me arsye historike dhe me shume me interesa aktuale dhe afatgjata strategjike.
    Ky qendrim i qeverive shqiptare mund te thuhet se jo kudo eshte pare pa dyshime e me kenaqesi.

    Marredheniet si nje proces i dyanshem nuk kane te njejten rendese ne percaktimin e thelbit dhe te permbajtjes se tyre.
    Ne qoftese Shqiperia ne shkalle globale i ka percaktuar Shtetet e Bashkuara si partnerin e pare strategjik, kjo nuk do te thote se edhe ato mund te bejne te njejten gje me Shqiperine.
    Kjo do te ishte absurde jo vetem ne rastin e Shqiperise, por edhe per vende te tjera shume here me te medha e me te fuqishme ne Evrope dhe jashte saj.
    Prioritetet ne politiken e jashtme amerikane nuk percaktohen per reciprocitet as edhe nga ndjenjat e dashurise per SHBA qe ēfaqen me bollek ne disa vende, por nga interesat e medha e te gjithaneshme dhe para se gjithash strategjike qe ato kane ne bote, ne kontinente e ne rajone te veēanta te tyre.
    Nga kjo pikpamje edhe marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Shqiperine duhen vendosur ne kuadrin e tyre rajonal, ne Evropen Juglindore ose e thene ndryshe ne Ballkan.
    Brenda ketij kuadri mund te behen analiza e mund te nxirren perfundime se ēfare vendi ze Shqiperia ne raport me vendet e tjera ne politiken ballkanike te Shteteve te Bashkuara.
    Por asnje studiues shqiptar, qofte ky edhe nje ish minister i jashtem, nuk do te mund t'a percaktonte me saktesi dhe ne te gjithe dimensionin e saj real kete pozite ne rast se nuk disponon burimet konfidenciale te te gjitha natyrave, veēanerisht ato diplomatike amerikane, analizat dhe vleresimet e bera per kete apo ate moment te marredhenieve midis te dy vendeve e sidomos per situatat ne Shqiperi e ne rajon.
    Prandaj duke u mbeshtetur ne pervojen time te dyfishte po shpreh disa mendime e po bej disa komente.

    Politika amerikane ndaj Shqiperise ne keto dhjete vitet e fundit nuk ka qene statike,por ka ndryshuar ne perputhje me situatat ne vend e ne rajon dhe me prioritetet dhe objektivat qe Shtetet e Bashkuara kane patur ne kete ose ate kohe.
    Ne favor te ketij mendimi deshiroj t'i referohem ish ambasadorit Limpreht, i cili ne prag te fillimit te misionit te tij ne Shqiperi, ne korrik 1999 shprehej se "tani Shqiperia ka vemendjen e SHBA dhe kjo duhet shfrytezuar ne maksimum per t'i ēuar perpara marredheniet dhe per t'i bere sa me konkrete... ne politiken e jashtme amerikane vemendja nuk perqendrohet ne nje shtet apo rajon per nje kohe te gjate, por ne kushtet e tanishme, vendi juaj, ka terhequr pozitivisht vemendjen e Administrates dhe te popullit amerikan."

    Ne qoftese do te percaktonim perparesite e Shteteve te Bashkuara ne marredheniet me Shqiperine ne pese vitet e fundit mund te ndaheshin ne kete menyre: ne vitet 1997 - 1998 mbeshtetje per ringritjen dhe funksionimin e institucioneve shteterore te shkateruara nga kriza e vitit 1997, per rivendosjen e ligjit, te rendit dhe evitimin e tensioneve e konflikteve te brendeshme shkateruese ; ne vitet 1998 - 1999 marredheniet shqiptaro - amerikane dhe angazhimi amerikan ndaj Shqiperise arriten nivelin me te larte qe nga koha kur u vendosen marredheniet diplomatike dhe kjo ne funksion te luftes kunder politikes se genocidit e te spastrimit etnik nga regjimi i Milosheviēit ne Kosove; vjeshte 1999 - 2002 nxitje dhe ndihme autoriteteve dhe institucioneve shqiptare per te luftuar ne menyre me efektive per forcimin e shtetit ligjor, kunder trafiqeve ilegale, krimit te organizuar, korupsionit dhe terrorizmit nderkombetar.

    Stabiliteti i Shqiperise eshte vleresuar nga Shtetet e Bashkuara si nje faktor i rendesishem per stabilitetin e te gjithe rajonit.
    Nga kjo pikepamje Administrata e Presidentit Klinton u angazhua ne menyre aktive ne bashkepunim me OSBE dhe BE per te shmangur thellimin e metejshem te krizes te shkaktuar ne vitin 1997 dhe rivendosjen e normalitetit demokratik permes zgjedhjeve te parakohshme te qershorit te atij viti.
    Ajo u be iniciatore per krijimin e Grupit te Miqve te Shqiperise ne shtator 1998 si instrument I konsultimit dhe I kordinimit te mbeshtetjes nderkombetare per Shqiperine ne nje kohe qe institucionet shqiptare ende te dobeta nuk arriten te parandalojne dhe te administrojne ngjarjet kritike te shtatorit.
    Po keshtu Shtetet e Bashkuara mbeshteten fuqimisht organizmin e Konferences nderkombetare per Shqiperine ne fund te tetorit 1998 ne Tirane dhe kontribuan ne garantimin e suksesit te saj.
    Gjithnje ne emer te stabilitetit te brendshem Administrata amerikane u ka kerkuar partive politike shqiptare respektimin e institucioneve dhe zhvillimin e veprimtarive politike brenda tyre, shmangien e krizave qeveritare si dhe gjetjen e zgjidhjeve konsensuale qe sigurojne nje baze te gjere mbeshtetjeje dhe qe kontribuojne ne funksionimin normal te shtetit.

    Kujdesi amerikan qe tronditjet dhe krizat politike ne vende te vecanta te mos gjenerojne destabilitet rajonal, nuk eshte shfaqur vetem ne rastin e Shqiperise, por edhe ne vende te tjera te rajonit, ne FYROM, Bosnje, ne Serbi, Mal te Zi, etj.

    Konflikti ne Kosove shenoi nje pike kulmore ne bashkepunimin shqiptaro-amerikan.
    Ky konflikt nuk ishte nje sfide vetem per shqiptaret e Kosoves, apo shqiptaret ne pergjithesi, por edhe nje sfide per komunitetin nderkombetar e vecanerisht per Shtetet e Bashkuara te cilat konsumuan te gjitha mjetet paqesore te zgjidhjes se krizes.
    Shqiperia ka qene reference qendrore ne politiken amerikane per te gjetur nje zgjidhje afatgjate, te qendrueshme dhe demokratike te ceshtjes se Kosoves.
    Ne pranvere 1998 Presidenti Klinton duke iu referuar situates se rrezikshme e te perkeqesuar ne Kosove paralajmeroi rrezikun e perhapjes se krizes ne jug e ne lindje te rajonit dhe venien ne pikepyetje te gjithckaje qe ishte arritur ne Bosnje.
    Ne keto rrethana ai kerkoi konsultime sa me te ngushta me Qeverine shqiptare dhe sugjerime per kordinimin e metejshem te hapave te perbashketa.
    Kete mesazh e solli I derguari I tij I posacem ne 18 prill 1998 ne Tirane, zevendes sekretari amerikan I Shtetit Strobe Talbot kur u tha autoriteteve shqiptare se "Shqiperia eshte nje vend shume I rendesishem per Shtetet e Bashkuara te Amerikes" dhe se ceshtja e Kosoves eshte nje problem shume I madh per Shqiperine, SHBA dhe Evropen dhe Shqiperia ka qene dhe do te jete pjese perberese, shume e rendesishme per zgjidhjen e saj."

    Fati e solli qe une gjate gjithe periudhes se konfliktit ne Kosove te ndodhesha ne postin e ministrit te puneve te jashtme te Shqiperise dhe te perjetoja nga afer interesimin e jashtezakonshem amerikan per kete ceshtje.
    Kurre ndonjehere ne historine e saj si shtet I pavarur Shqiperia nuk ka patur kete nivel konfidencial marredheniesh e partneritet real me SHBA se sa gjate kesaj kohe.
    Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane vleresuan maksimalisht kontributet e qeverise shqiptare ne bashkimin e faktoreve politike shqiptare te Kosoves para Konferences historike te Rambujes dhe vecanerisht ndikimin e saj ne hapin vendimtar qe lideret politike shqiptare te Kosoves hodhen ne keshtjelle diten e fundit duke pranuar tekstin e marreveshjes.
    Se sa u vleresua roli I Shqiperise ne ate kohe nga SHBA, Presidenti Klinton dhe Madlen Ollbrajt une nuk I referohem pervojes sime as edhe arkivit personal por burimeve zyrtare te Departamentit te Shtetit qe ne ate kohe theksonin se "Shqiperia eshte nje prioritet I vecante I politikes amerikane.
    Ne kemi nje politike amerikane dhe interesa afatgjate te drejtuara posacerisht ndaj Shqiperise."
    Do te ishte vete Presidenti Klinton qe ne mesazhin e tij drejtuar popullit shqiptar ne qershor 1999 pas perfundimit te konfliktit ne Kosove do te deklaronte se "asnje vend tjeter nuk mbajti peshe me te madhe se sa Shqiperia.
    Asnje vend tjeter nuk beri me shume per te ndihmuar fitoren e humanizmit"

    Angazhimi amerikan ne Ballkan nuk mbaroi me vendosjen e Kosoves nen administrimin nderkombetar dhe me dislokimin e forcave te KFOR-it.
    Ne Kosove duhej te garantohej bashkejetesa paqesore etnike midis shqiptareve nga njera ane dhe serbeve e minoriteteve te tjera nga ana tjeter.
    Fitimtaret nuk duhej te beheshin revanshiste dhe elementet ekstremiste e te pakontrolluar shqiptare nuk duhej te kompromentonin me sjelljen e tyre vepren historike te clirimit te Kosoves dhe te nderhyrjes se NATO-s nen drejtimin e SHBA.
    Por e verteta eshte se ndodhen mjaft veprime hakmarrese te ekstremisteve shqiptareve ndaj serbeve e romeve.
    Ne keto rrethana Administrata amerikane u kujdes qe te ndalej kjo rrjedhe negative dhe I kerkoi edhe Qeverise shqiptare qe te perdorte te gjithe influencen e vete "per t'ia u bere te qarte kosovareve se ekstremizmi nuk eshte ne favor te Shqiperise, si ne planin nderkombetar, ashtu edhe per stabilitetin e brendshem."

    Shtetet e Bashkuara jane shprehur ne menyre te vazhdueshme se jane kunder pavaresise se Kosoves si nje zgjidhje aktuale dhe se Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB dhe korniza kuader kushtetuese jane dy dokumentet juridike qe percaktojne statusin e perkohshem te Kosoves.
    Statusi i saj perfundimtar do te percaktohet me vone, kur institucionet vetqeverisese kosovare qe po ngrihen do te konsolidohen dhe do te demokratizohen plotesisht, kur shtetet perreth Kosoves do te jene futur plotesisht ne rrjedhen evropiane te integrimit.
    Statusi final I Kosoves do te kete nje zgjidhje evropiane dhe do te jete rrjedhoje e zhvillimit te nje procesi paralel : te thellimit te demokratizimit te institucioneve dhe shoqerive shqiptare e serbe dhe te hedhjes se hapave graduale drejt integrimit ne BE dhe strukturat euroatlantike.
    Cdo vendim qe do te mund te merret per statusin final do te kete patjeter vulen e vullnetit te popullit te Kosoves, ashtu sic edhe e ka parashikuar Marreveshja e Rambujese dhe e ka komentuar Madlen Ollbrajt ne letren e saj derguar delegacionit te shqiptareve te Kosoves ne shkurt 1999.
    Dinamika e zhvillimeve ne rajon mund ta shpejtoj por edhe mund ta ngadalesoj kete proces I cili ne menyre te rendesishme do te varet edhe nga shkalla e angazhimit te metejshem amerikan ne Ballkan.

    Mendimi i Administrates amerikane ka qene dhe mbetet se Shqiperia ka nje rol te rendesishem per te luajtur edhe ne kete drejtim.
    Shteti shqiptar ka perqafuar zgjidhjen evropiane te statutit perfundimtar te Kosoves duke e futur kete vend ne nje kohe sa me te shpejte ne nje proces te organizuar integrimi. Qeverite shqiptare kane mirekuptuar shqetesimet por edhe sugjerimet qe mund te kene ardhur here pas here nga Departamenti I Shtetit per nje kujdes me te madh ne marredheniet me Kosoven, per respektimin e plote te Rezolutes 1244 por edhe per shfrytezimin e te gjitha hapesirave qe ajo lejon per zhvillimin e marredhenieve midis te dy vendeve.

    Eshte e kuptueshme qe Shqiperia nuk mund te jete leva e Arkimedit e politikes se jashtme amerikane ne Ballkan.
    Shtetet e Bshkuara kane interesa shume me te gjera ne rajon.
    Ato investuan shume dhe mbeshteten te gjithe faktoret e brendshem e rajonale antiMiloshevic per ta rrezuar rregjimin e fundit komunist e gjakatar ne Beograd.
    Ne momentin qe ne Serbi ndodhi ndryshimi I shumepritur, ndryshoi edhe politika amerikane ndaj ketij vendi.Forcat demokratike te ardhura ne pushtet u mbeshteten dhe u inkurajuan por ne nje fare menyre edhe u detyruan te hedhin hapa me te shpejta per te cuar Miloshevicin ne Gjykaten e Hages dhe per cmiloshevizimin e institucioneve shteterore.
    Politika amerikane ndryshoi gjithashtu edhe ne adrese te Gjukanovicit ne Malin e Zi duke diskurajuar perpjekjet e tij per pavaresi dhe duke mbeshtetur iniciativen dhe ndermjetesimin evropian per nenshkrimin e marreveshjes per krijimin e shtetit te perbashket Serbi-Mali I Zi.

    Qeverite shqiptare kane qene ne kontakte te vazhdueshme me Departamentin e Shtetit I cili ka mbeshtetur dhe nxitur rivendosjen e marredhenieve diplomatike me Beogradin dhe ka sugjeruar marredhenie institucionale te kujdesshme dhe me Malin e Zi pa dhene shkas per keqkuptime.

    Roli I Shqiperise ne politiken amerikane ne Ballkan mori nje rendesi te vecante gjate kohes se krizes maqedonase.
    Shqiperia mbajti qendrime te moderuara dhe mbeshteti zgjidhjen institucionale te krizes, bisedimet dhe marreveshjen midis shqiptareve dhe autoriteteve te Shkupit.
    Ne kulmin e krizes ne maj 2001 Kryeministri Meta u prit ne Uashington nga Presidenti Bush dhe autoritetet e tjera te larta amerikane, ne nje dite kur aty ndodhej edhe Presidenti maqedonas Trajkovski.
    Shqiperia kontribuoi ne menyre thelbesore qe shqiptaret ne FYROM t'I kerkonin te drejtat e tyre ne rrugen e dialogut dhe nuk inkurajoi veprimet e dhunshme dhe ekstremiste per realizimin e tyre.Keto qendrime u vleresuan me nota shume te larta nga Administrata amerikane.
    Vete Presidenti Bush deklaroi ne korrik 2001 se " marredheniet e shkelqyera me Republiken e Shqiperise jane nje nga bazat themelore te politikes se Shteteve te Bashkuara ne Ballkan…Roli I Shqiperise ne rajon do te mbetet shume I rendesishem ne muajt e vitet e ardhshme…"

    Shqiperia eshte pare nga Shtetet e Bashkuara edhe si nje partner I rendesishem ne disa nisma amerikane dhe euro-amerikane ne rajon sic kane qene SECI, Plani I Veprimit te Evropes Juglindore, Pakti I Stabilitetit apo edhe ne kuadrin e strukturave te krijuara per te afruar e integruar Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit ne NATO.

    Vendeve te vogla si Shqiperia nuk u bie gjithnje rasti te deshmojne vlerat e tyre ne raport me Fuqite e Medha dhe ne rastin konkret me Shtetet e Bashkuara.
    Pas atij investimi te madh qe Shqiperia beri ne perballjen me konfliktin e Kosoves ajo e meritonte nje vizite te premtuar te Presidentit Klinton ne Tirane qe nuk do te mund te zevendesohej me nje takim te tij me autoritetet kryesore te Tiranes ne Shkup apo ne Sarajeve.
    Por ne Uashington u kujdesen qe nje vizite e munguar e Presidentit per arsye sigurie ne Shqiperi te mos prekte atmosferen shume te ngrohte ne marredheniet shqiptaro-amerikane dhe te mos jepte mesazhe te gabuara tek shqiptaret.
    Ne vjeshten e vitit 1999 ne Departamentin e Shtetit u diskutua per nje rishikim ne nivel te larte te politikes amerikane ndaj Shqiperise dhe per nje rol sa me aktiv te SHBA ne kete vend ne perputhje me situaten e brendshme.
    Per te dhene keto mesazhe ne janar 2000 erdhen ne Shqiperi dy zyrtare te larte te Departamentit te Mbrojtjes dhe te Departamentit te Shtetit, Slokomb dhe Pikering te cilet pergatiten edhe vizitene Sekretares se Shtetit Madlen Ollbrajt ne muajin shkurt.
    Ajo deklaroi ne Tirane se "SHBA u jane mirenjohese Shqiperise per mbeshtetjen qe u ka dhene ne kohen e konfliktit ne Kosove.Une erdha qe te sjell mesazhin per zgjerimin dhe thellimin e marredhenieve"

    Ollbrajt konfirmoi ndryshimin e prioriteteve ne marredheniet e SHBA me Shqiperine pas perfundimit te konfliktit ne Kosove.
    Ne radhe te pare ajo terhoqi vemendjen dhe kerkoi kujdes nga Qeveria shqiptare per ceshtjen e "Shqiperise se Madhe"."Shqiperia-deklaroi Sekretarja e Shtetit- nuk duhet t'ia lejoj vehtes te perdoret prej atyre qe duan te krijojne konflikte ne rajon.
    Perpjekjet per te zgjeruar kufinjte jane nje ftese per dhune e jo per paqe e stabilitet...Komuniteti nderkombetar nuk duhet te pranoj nje Shqiperi te Madhe apo Serbi te Madhe apo Kroaci te Madhe".

    Mesazhi tjeter i rendesishem qe dha Ollbrajti ishte se Shqiperia ketej e tutje do te vleresohej nga fakti se sa ajo ishte e vendosur per te luftuar korrupsionin ne te gjitha nivelet e administrates shteterore, vecanerisht ne nivel te larte, trafiqet ilegale e sidomos te qenieve njerezore, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
    Shqiperia ne vitin 2000 ishte klasifikuar ne grupin e trete te listes prej 82 vendesh per shkallen e angazhimit ne luften kunder trafiqeve ndersa kaloi ne grupin e dyte vitin e kaluar duke bere keshtu nje hap te ndjeshem perpara.

    Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 ne Niu Jork e Washington sollen nje ndryshim te madh strategjik ne politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara.Ai u reflektua edhe ne politiken amerikane ne Ballkan e paralajmeruar nga administrata republikane kohe me pare qe ne fushaten elektorale per zgjedhjet presidenciale.
    Aktualisht SHBA i vleresojne vendet e rajonit jo vetem per nga sjellja e tyre ne favor te stabilitetit, paqes e sigurise ne Ballkan, por ne menyre te vecante edhe nga fakti se sa ato jane te orientuara per te perballuar sfidat globale dhe per te bashkepunuar me Shtetet e Bashkuara kunder tyre.

    Shqiperia ka ditur te orientohet drejt e favorshem dhe te theksoj me shume se vendet e tjera te rajonit orientimin e justifikuar historik, nacional dhe emocional proamerikan duke shpresuar se vokacioni i saj evropian eshte i padiskutueshem dhe se e ardhmja e saj ne familjen e madhe evropiane eshte e pacenueshme.
    Qeverite shqiptare te pas 11 shtatorit kane mbeshtetur fuqishem politiken dhe veprimet konkrete antiterroriste te SHBA ne Afganistan e gjetke dhe kane shfaqur solidaritetin e tyre edhe me gjeste domethenese e simbolike. Shqiperia eshte rreshtuar ne radhen e shteteve qe mbeshtesin politiken amerikane kunder Irakut dhe ka shprehur gadishmerine qe te nenshkruaj se shpejti marreveshjen dypaleshe lidhur me paragrafin 98 te Gjykates Penale Nderkombetare.

    Shqiperia u vleresua perseri ne Washington gjate vizitave te kryera nga Presidenti Moisiu e zevendeskryeministri e ministri i jashtem Meta.
    Nese ky vleresim e vemendje do te mbetet konstant apo do te luhatet kjo ne te ardhmen do te percaktohet se paku nga tre faktore : nga shkalla e interesit dhe fokusimi i politikes amerikane ne Ballkan, nga zhvillimet ne Shqiperi te para ato me teper ne optiken negative te gjenerimit te krizave dhe nga situata e pergjithshme rajonale.
    Zhvillimet aktuale dhe tendenca e tyre deshmojne per nje terheqje nga Ballkani e per rrjedhoje edhe nga marredheniet paresore me Shqiperine, ne favor te angazhimeve me strategjike ne Lindjen e Mesme e kunder terrorizmit nderkombetar.
    Shqiperia uron nje miqesi amerikane ne paqe e ne zhvillim qofte kjo edhe me pak e dukshme.
    Nje ndihme e partneritet ne krize e ne konflikt mund te jete me jetike dhe me e nevojshme por le te shpresojme se nga Ballkani po largohen politikat dhe forcat ndjellese te urrejtjes e te armiqesise.

    ------------------------

    Botuar ne gazeten shqiptare.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,664
    Faleminderit
    22
    256 falenderime nė 193 postime
    Tiranė, mė 27‑28 shtator 2002

    Janusz Bugajski

    Detyra ime sot ėshtė tė jap njė pikėpamje tė politikės sė SHBA ndaj Shqipqrisė gjatė dekadės sė fundit, ose mė saktė gjatė 12 vjetėve tė fundit. Pėr kėtė arsye unė do tė jem i saktė. Mė lejoni tė filloj duke thėnė se nė fund tė viteve 1980, kur komunizmi filloi tė shėmbet nė gjithė Europėn Lindore, ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė nuk kishte marėdhėnie zyrtare. Politika e SHBA ndaj Shqipėrisė ishte tė monitoronte zhvillimet nė kėtė ishull enversit tė izoluar hermetikisht dhe nė mėnyrė gojore tė inkurajonte reformėn demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetėr mė e madhe e rajonit, kėtu nuk kishte grupe disidente demokratike, sindikata tė lira tė punės apo qoftė edhe lėvizje reformiste tė organizuara brėnda partisė nė pushtet apo ndonjė institucioni tjetėr qė Uashingtoni ta mbėshteste.

    Pėrveē kėsaj, Shqipėria nuk konsiderohej njė bosht kryesor pėr Uashingtonin pėr stabilitetin e Europės juglindore, pėr faktin se Shqipėria kishte vetėm influencė dhe marėdhėnie tė kufizuara me fqinjėt e saj. Pėr kėtė arsye, Tirana kishte mundėsi tė kufizuara si pėr tė gjeneruar siguri ashtu dhe pėr tė provokuar njė krizė rajonale.

    Kjo pamje ndryshoi nė mėnyrė dramatike me rėnien e partisė‑shtet komuniste nė 1991 dhe lindjen e menjėhershme tė pluralizmit politik. Pothuajse brėnda njė nate, nga armiku numur njė pėr Tiranėn, Shtetet e Bashkuara u bėnė miku numur njė pėr demokratėt shqiptarė, dhe natyrisht pėr pjesėn mė tė madhe tė popullit. Dhe pėr faktin sė Shqipėria jo vetėm filloi demokratizimin e saj por edhe sepse filloi tė figurojė si njė lojtar rajonal nė Ballkan, intersi i perėndimit u rrit nė mėnyrė koresponduese. Gjatė dekadės sė kaluar, marėdhėniet shqiptaro‑amerikane kanė qėndruar tė shėndosha dhe nė pėrgjithėsi tė forta pavarėshisht nga natyra e tyre asimetrike. Unė do tė ngre vetėm gjashtė pika lidhur me qėllimet e politikės amerikane ndaj Shqipėrisė si dhe disa nga problemet e ndeshura nga tė dy palėt, dhe kėto jo tė renditura sipas prioritetit tė tyre.

    Qėllimi numur njė: pėr tė krijuar njė shtet stabėl dhe tė fortė. Euforia qė u vu re nė Shqipėri pas shėmbjes sė totalirizmit u pasqyrua me optimizėm nė disa qarqe politike tė Uashingtonit nė fillim tė viteve 1990. Nė fakt ne ishim mjaft optimistė pėr krijimin e njė strukture shtetėrore stabėl, tė besushme dhe legjitime. Revolta e bėrndėshme e pėrgjakur e 1997 pas rėnies sė skemave piramidale dha prova se Shqėipėria nuk kishte arritur ende pjekurinė dhe institucionet e saj kishin mbetur tė brishta pėr tė mbijetuar dhe tepėr tė varura nga personalitetet individuale dhe politikat e partisė. Ėshtė e qartė se ndėrtimi i institucionit ėshtė njė process i gjatė qė kėrkon durim, kėmbėngulje dhe vendosmėri. Ajo gjithashtu ka nevojė pėr ndihmėn, asistencėn dhe kėshillėn e Amerikės dhe Europės. Prandaj institucionalizimi u bė njė ēėshtje afat gjatė.

    Qėllimi numur dy: pėr tė ndėrtuar njė demokraci pluraliste funksionale. E pėrsėris edhe njė herė, pati njė zhgėnjim tė madh nė Uashington pėr forcat demokratike qė politika e Shteteve tė Bashkuara kishte ndihmuar pėr tė rritur nė fillim tė viteve 1990, se ato ishin kthyer nė arbitrare dhe autoritare dhe kjo ishte shtrirė nė gjithė vėndin. Pėrveē kėsaj, polarizimi politik qė Shqėipėria kishte trashėguar gjatė dekadės sė fundit dhe kontradikta fallso ndėrmjet komunistėve dhe antikomunistėve po prishte procesin e kompeticionit demokratik, duke injektuar konflikt, madje dhe dhunė nė ndarjen e pushtetit duke disiluzionuar edhe mė tepėr sektorėt publikė. Njė kulturė politike se 'fituesi i merr tė gjitha' duhej kundėrshtuar me qėllim qė dialogu dhe kompromisi tė bėheshin vlerat demokratike bazė tė shoqėrinė shqiptare. Megjithatė, Amerika vazhdon tė ketė njė rol kryesor pėr tė luajtur ne inkurajimin si tė kompeticionit konstruktiv ashtu dhe bashkėpunimin ndėrmjet partive pėr ēėshtjet kombėtare.

    Qėllimi i tretė: pėr tė pakėsuar nacionalizmin e fshehtė dhe aspiratat e mundėshme tė territoreve fqinje. Gjatė gjithė viteve tė 1990 egzistonte frika pėr ndonjė rritje tė fuqishme tė nacionalizmit dhe irredentizmit nė Shqipėri e cila mund tė destabilizonte mė tej Ballkanin dhe veēanėrisht mund tė ndizte situatėn tashmė tė tensionuar nė Kosovė. Sidoqoftė, Uashingtoni e dinte se nacionalizmi shqiptaromadh nuk ishte njė faktor i rėndėsishėm nė rajon dhe problemet e brėndėshme tė Shqipėrisė ishin preokupimi i parė i liderve politikė nė Tiranė. Nė fakt, qeveritė shqiptare janė sjellė tė vetėpėrmbajtura dhe maturi pėr sa i pėrket ēėshtjeve kombėtare dhe kjo ka bėrė qė vėndi tė marrė njė lavdėrim tė madh nga politikanėt amerikanė. Sidoqoftė, disa aktivistė shqiptarė kanė kritikur pasivitetin relativ tė politikės sė jashtme tė Tiranės gjatė gjithė viteve 1990 dhe kanė sygjeruar se kjo duhej tė kishte ēmimin e njė marėdhėnie mė tė tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftė, nė retrospektivė kjo ndoshta ishte arritja e drejtė, veēanėrisht kur SHBA dhe NATO mė nė fund vepruan nė Kosovė dhe Shqipėria vetė nuk u ngatėrrua direkt nė kėto armiqėsi.

    Qėllimi katėrt: pėr tė promovuar bashkėpunim bilateral dhe rajonal. Kjo ėshtė bėrė njė ēėshtje edhe mė delikate, pėr faktin se Uashingtoni ėshtė pėrpjekur tė balancojė bashkėpunimin ndėrshtetėror nė Ballkan nėpėrmjet vetėpėrmbajtjeve tė kontakteve ndėr‑shqiptare qė SHBA dhe Bashkimi Europian i konceptonin si mjaft provokuuese. Rasti mė evident janė marėdhėniet shqetėsuese ndėrmjet Tiranės dhe Prishtinės, nė ate qė marėdhėniet bilaterale janė duke u penguar nga UNMIK me mbėshtetjen evidente tė administratės sė SHBA. Unė pesonalisht besoj se ne jemi tepėr tė kujdeshsėm. Dhe me tė vėrtetė, ne mund tė argumentojmė se lidhjet e mira kulturore, ekonomike dhe politike ndėrmjet dy territoreve mund tė shėrbejnė si njė model i bashkėpunimit rajonal se sa tė veprojnė si njė precedent pėr konflikte rajonale dhe dizintegrim.

    Qėllimi i pestė: pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe tėrrorizmin ndėrkombnėtar. Qė pas 11 shtatorit, kjo ėshtė bėrė prioriteti numur njė i Uashingtonin nė gjithė planetin. Krimi dhe terrorizmi jo vetėm qė kėrcėnojnė sigurinė nė Ballkan, por ato gjithashtu kėrcėnojnė sigurinė e Amerikės dhe aleatėve tė saj. Pėr fat tė keq, Shqipėria dhe Kosova janė pėrshkruar nga disa propagandistė si jashtė ashtu dhe brėnda rajonit si motorri i kėtij fenomeni negativ. Ėshtė e rėndėsishme si pėr Tiranėn ashtu dhe pėr Prishtinėn tė ēlirohen nga kėta shabllonizma nėpėrmjet nė angazhimi nė shkallė tė gjėrė tė tė gjithė niveleve politike nė luftėn ndaj krimit dhe terrorizmit ndėrkombėtar dhe tė punojnė me fqinjėt e tyre pėr tė flakur kėto murtaja ndėrkombėtare. Kjo ėshtė po kaq e rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara ti demostrojnė botės islamike se ato kanė aleatė tė fortė, tė cilat nė mėnyrė predominuese janė muslimanė, por qė kanė vlerat amerikane dhe europiane tė demokracisė, tė tė drejtave tė njeriut dhe shtetin ligjor dhe qė qėndrojnė pėrkrah Uashingtonit ndaj njė kėrcėnimi tė pėrbashkėt.

    Qėllimi i gjashtė: tė ngjallim marėdhėnie amerikano‑shqiptare tė besueshme. Ėshtė njė fakt i njohur se Shqipėria dhe shqiptarėt janė ndoshta populli mė pro‑amerikan nė Ballkan. Dhe kjo pėr faktin si tė historisė sė largėt ashtu dhe tė eksperiencės sė tanishme. Sidoqoftė, ka patur disa kritika nga Tirana se disa diplomatė amerikanė nganjėhere janė sjellė si tė thuash si kolonizatorė dhe kanė mbajtur njė pozicion tė njėanshėm nė politikat e brėndėshme tė Shqipėrisė. Uashingtoni pėrgėnjeshtron se ky nuk ėshtė qėllimi, por mund tė jetė njė problem botėkuptimi dhe se kėta diplomatė duhet tė ndryshojnė. Dajė Sami nuk duhet parė si vėllai i madh Sam, por si njė aleat i besuar dhe qė mund tė mbėshtetesh. Ndoshta njė ndjeshmėri dhe fleksibilitet mė i madh duhet kėrkuar nga njėra palė dhe besim dhe ngulmim mė i madh nga ana tjetėr. Nuk ėshtė e thėnė qė aleatėt tė bien dakord pėr gjithēka dhe nuk duhet tė presim uniformitet pėr gjithė ēėshtjet nė tė gjitha rastet.

    Si konkluzion, unė mbetem optimist mbi marėdhėniet amerikano‑shqipatre pėr dekadėn nė vazhdim. Nė fakt, vetė Shqėipėria mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm si njė nga partnerėt dhe aleatėt mė tė fortė tė Amerikės nė Ballkan. Ndėrsa Shqipėria do ta dojė SHBAnė pėr njė sėrė ēėshtjesh strategjike, duke pėrfshirė mbėshtetjen pėr antarsim nė tė ardhmen nė NATO, SHBA gjithashtu do tė ketė pėrfitim duke pėrfshirė Shqipėrinė nė luftėn e saj ndaj kėrcėnimeve tė reja tė sigurisė qė enden pėrgjatė Europės juglindore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve - Ivo Andriq
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 17:46
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •