Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Ditë e bukur për të vdekur

    Kush tha, dhe kush e besoji se, diten e vdekjes nuk e paskemi ne ne dore?!Mund te jete ngushulluese te thuhet, pa u besuar.Dita qe nuk e kemi ne dore eshte ajo e lindjes , me gjithe disa te tjera para saj. (psh, nuk mund te zgjedhim diten e lindjes. psh, nuk mund te zgjedhim prinderit.) Nuk ankohemi kurre.Madje as nuk e veme re aspak boshesine e duarve tona te mospatura , per t'a patur ne dore zgjedhjen e dites se lindjes , apo zgjedhjen e prinderve . Per me tej i duam prinderit dhe diten tone te lindjes si t'i kemi zgjedhur vete, ose si te kemi ardhur me gjithe to nder duar.
    Po fatin???
    Pasja ne dore e fatit eshte e medyshte. Relative.Perndryshe, mund edhe te themi se, varet sa fat kemi per ta patur ne dore fatin .
    ...
    Te vdes sot?Si te vdes?
    Nuk e kam zgjedhur kete dite, per vdekjen time. Prej ciles dore te pakujdeshme ose bujare per te me dhene , rreshqet kjo dite imja , e me tundokeka vdekja.Jo sot! Edhe pse sot eshte kaq dite e bukur per te vdekur.Por, jo sot, jo ketu, jo keshtu.E si mund te vdiskam keshtu, duarplot emra. Emra te zbrazet.Te zbrazet krejt!
    Duhet zgjatur dita deri ke durimi qe me pret t'i zbraz duart nga keto emra te zbrazet, qe me jane ngjitur deri pothuaj nen lekure. Nuk eshte aspak e cuditshme po t'u them se njeri nga emrat e zbrazet qe me eshte ngjitur duarve , here fillon me "a" e here fillon me "b", ndersa mbiemri... Mbiemrin..., "S",e mbaj mend!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    And then I die.

  3. #3
    ti ke lindur te vdesesh per mua
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Pasi te bien emrat nga dora.
    Mermer varri , nga ai i kristalti shkelqyeshem i thyeshem.
    Me qe jemi tek dita prefekte e vdekjes kote.
    Mendo copa te germes "A" kur ndahen nga trungu, per momentin u thye nje germe emri..edhe pse krejt papritur te duket se nga copat e thyera me tingull te pakujdesh'shem vemendjeje , u shkrua nje emer tjeter ,,,,me germa arabe ..psh.
    Thyerja e ndonje germe tjeter qe krijohet nga vija harkore.mund te krijoje idene se ke zbuluar nje statuje antike te thyer...qe gjeja e pare qe te bie ne dore eshte bishti.
    ......
    Ky shekull fillon nga bishti i ndonje zbulimi te madh.

    lol
    muzg i heshtur

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***
    Trshigimtari***

    Quhej, Pale Mark Lleshi.Vella i Prenges dhe i Ndojit. Kish jetuar disa vite para luftes se dyte bortore ne Itali. Mbas luftes e kish nderpre shkollen me urdher te njerit prej vellezerve e qe kthyer ne fshat.Po te mos kthehej, vellezerit do ta vuanin qendrimin e tij pertej detit, si arratisje , e keshtu qe gjithe persekutimi i familjes do te poltizohej.U bind! Prej nje studenti te shkelqyer u kthy ne nje burre i bindur . E i vetmuar edhe mbas martese. Midis moshave, iu thellu vetmia , duke mbetur nje babe pa djale.
    Nuk e shihje kurre ne asnje ceremoni familjare, si dasma e morte.
    Ne asnje mbledhje fshati, ne asnje gjyq ne asnje grumbullim. Nuk e shihje kurre vete i dyte. Vete i trete jo se jo. Edhe ne kishte ndonje mik te besuar e kurioz takohej diku ku nuk i shihte askush e nuk i degjonte-pergjonte askush. Mbas marteses vllaznia kishin nda kullen, e ketij si ma i i vogli i kish takuar kati i nendheshem i kulles se vjeter.Dhe oborri mbas saj i pahapur, i papeme e perrua.
    ... ne pak vite e kish kthyer ne nje lulishte te llojillojengjyreshe.Peme e hardhi i kish mbjell ashtu si askush ne fshat e ne ate zone nuk e kish oborrin te tille. Askush nuk fliste asgje rreth tij, as sa qe gjalle , as mbasi vdiq.
    ... Mbi oborr , tash mbas pothuaj 20 vjetesh, eshte rrezuar prap perroji. Ka perla pemet e leshu ne lum i ka. I vetmi trashigmtar i tij eshte nje shelg. E i vetmi qe e kujton mbase, ky shelg eshte.
    Dhe un, qe e dua shelgun!
    ...
    Per here te pare ne jeten time , per here te fundit ne jeten time e te tijen, e pashe nje dite maji. Dhe ku e pashe? Ne varreza!
    Ishte dita kur varrosej nje grua e tridhjetekater viteve jete,nuse e katermbedhjete viteve martese, dhe nene e kater femijeve.
    Askush nuk e vuri re ardhjen e tij, edhe pse ndoshta vinte per here te pare ne nje ceremoni te tille, ku i gjithe fshati e plot nga fshaterat perrreth ishin ne kete varrim dhimbjemadh.Nuk ia dha doren askujt, as nuk ngushelloji kerkend.Nen sqetullen e djathte shterngonte nje tufe fidanesh. U drejtua drejt varrit te hapur e vazhdoji hapat deri ne fund te tij. Qendroji ne kembe para fundit-pergjate varrit derisa sa ne fund perthelle varrit u leshu arkivoli me trupin e te ndjeres.Asnje pike loti nuk i buroj nga syte e ngulur te dyja fundeve te varrit dhe arkivolit.U perkul ne nje kohe me disa qe u perkulen te merrnin nga nje grusht dhe t'ia hidhin arkivolit para se te fillonin me lopatat. Mori njeren nga lopatat e mbeshtetura ne murin rrethues te varreve, e nguli dy-tre here perreze kembeve te varrit duke hapur nje grope dy-tre pellembe te thelle, ndau nje fidan nga tufa e fidaneve, te cilet i mbeshteti aty ku mori lopaten , dhe e nguli fidanin e ndare, ne gropen e hapur. E rrethoji fidanin me dhe. Pastaj, la lopaten atje ku e kisha marre, dhe mori fidanet e tepruar, e u largua sic kish ardhur, pa ia dhene doren askujt, pa ngushelluar askend.
    ...
    Mbas nje viti, ne varrimin e tij , nuk u mbajt asnje fjale e rastit, nuk e vajtoji asnje vajtemore, megjithese i gjithe fshati numerohej per'rreth varrit te tij. Fidani ishte rritur e lulonte pervaje se dyti.
    ...
    Prej vitit 1977, e vazhdon , jane shtuar shume varre, e asnje peme. Vetem shelgu i vetem, shton lot per etjen e te ikurve, hije per djegien e mallit te tyre, dhe mban te vetmen trashigimi te tij, gjalle, ne nje vend plot me te vdekur!
    Eshte bukur , te kesh trashigimtar qofte edhe nje shelg te dhimbjes.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    "B".Kjo nuk eshte nje bashketingellore e rastesishme."B" eshte shenje e ajrit.NUk ka gjini,pasi ate e shtojme ne,nje dite para se te vdesim.
    Ne nje dialog te fundit Borghes i permendte Mendelejevit vetite gerryese te "B"

    Femrave u fryn ere nen lekure.
    Sa ere!
    Mere me mend,nuk u duhen shpikjet mashkullore
    per te mberritur ne skaj.
    Njesoj si ditet e te marrit.
    I Marri mbeti atje.
    Nuk merren te marret.
    Kaq tha Maria dhe shkoi.

  7. #7
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72
    Mace: Lere vdekjen menjane dhe shijo jeten... Keshille nga dikush qe rastesisht i takoj te mendoj sonte per ty ne kete nate te ftohte...
    Ty nuk të mbylla në asnjë sëndyk,

    Të lash atje ku s'je, por je përherë,

    Të lash në kraharorin tim pa kyç,

    Ku po të duash, hyn e del sa herë.

  8. #8
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hey, ti "ai", ku je, qe na ke harruar me dashje , dhe krejt padashje (rastesisht) na kujton nga nje here ne shekull(si sonte psh).
    Kam nje shekull qe pres te me thote dikush, se "sonte me ke munguar"!(apo nuk deshe te thoshje keshtu?)lol
    ....
    nejse....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    nese ta thoshte mace, "ai" ..te te thoshte "qe me ke munguar" po jo vetem sonte..gjithe jeten.....dhe befas te ta thoshte..a do te ish nje moment i mire per te zgjedhur vdekjen? nje vdekje e lumtur...ne nje moment te lumtur me dhe per ate cast..qe castet e tjera rrenuese mos ta prishin, qe rrjedha mos te jete tjeter, qe koha mos ta cenoje...nje moment ate moment ..kur befas te thone...me paske munguar, sa shume..gjithe jeten..

    dhe trashegimtari yt do te ishte casti...ne epitafin gri, ironikisht te ngrohte
    TBD

  10. #10
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "Lejla"
    Lejla, ...
    nuk eshte emer, ndonese gjuhesisht emer eshte. Madje se fundi kam njohur nje vajze brenda ketij emri. E thene ndryshe, nje vajze quhet Lejla, e kam njohur keto dite. Eshte interesante. Si shpesh vajzat jane.

    Lejla, ...
    nuk eshte kenge, edhe pse ka kohe qe kam degjuar per se pari nje kenge qe titullohej, Lejla.Ende e degjoj, edhe pse jo shpesh si ne fillim

    Lejla,...
    nuk eshte bime, edhe pse mund te kete bime me kete emer. Por une ende nuk njoh nje te tille te quajtur.
    Lejla, ...

    Lejla, eshte ngjyre .
    Ngjyre?
    Po ! Eshte pikerisht ngjyre e bluzes se perdorur qe me pati dhuruar nje here nje mike. Me bindi ta vesh nje dite , qe te me dukej vetja me e bute , dhe me atraktive. Bluza me shkon shume , por butesia aspak.
    ...Kujt i shkon butesia ? I dhuroj bluzen time lejla!
    Lejla,..
    eshte nje oferte e re per tu dukur ndryshe nga c'jemi.

    Janar 2004
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •