E Hene, 12 Janar 2004
SFIDA E SHQIPTAREVE NGA ZARA DHE TREVAT E TJERA TE KROACISE
Nga Alfred Papuciu Gjeneve
Te ndjekesh rrugen tende ne diaspore, duke e mbajtur gjithmone zemren te hapur per tjetrin, per fqinjin, shokun, mikun, motren, vellain, si edhe per "qoftelargun", s'ka rendesi se c'mendon ai per ty, perfaqeson pa dyshim nje sfide te madhe. Ti je i ndergjegjshem se duke folur per diasporen, per bashkekombasit kudo qe jane ne Evrope, ne Amerike, Australi, Amerike Latine e gjetiu, ben nje sherbim sado pak per mbajtjen gjalle te frymes kombetare, te prejardhjes se qindra mijra shqiptareve qe kane marre rrugen qofte edhe perkohesisht jashte tokes meme, por qe nje dite ose ata ose femijet e tyre, do te mundin te dijne se jane shqiptare dhe se vijne nga Ballkani, nga Shqiperia apo Kosova, nga Maqedonia, Greqia, apo Kroacia, Rusia apo Egjipti, nga Arabia Saudite apo Argjentina, nga...
Kush eshte Franko, shqiptari nga Dukagjini
Ai eshte nje shqiptar i brezit te trete, qe e ka per nder qe e ka prejardhjen nga Shqiperia, nga Dukagjini. Ai flokethinjur 60 vjecar, flet me thjeshtesi, pa u mburrur se gjithcka qe ka grumbulluar per familjen e tij te madhe, perben nje histori te vertete e te dhimshme, te shqiptareve qe menjehere pas vdekjes se Skenderbeut u detyruan te lene vatrat e tyre, per t'i shpetuar invazionit te huaj. Ai e pranon kur i them thenien e nje filozofi te shquar i cili ka theksuar jo pa qellim se ngjarjet me te medha nuk jane oret tona me te zhurmshme por ato me te heshtura. Por kur i them se historia e familjes se tij duhet hedhur ne leter, ai me thekson se e ka menduar nje gje te tille, por ajo s'ka ndonje gje te vecante, eshte teper e zakonshme, si edhe perpiqet t'i shmanget duke theksuar se pasioni per profesionin e tij, arkitekt, e ka afruar me artin, me deshiren per te bukuren, per historine e shqiptareve, por nuk i ka lene kohe me teper...
Nje miku im mjek me tha nje dite: "Ndoshta nganjehere jemi shume prane njerezve te medhenj, por nuk e kuptojme filozofine e tyre". Kete ndjeva kur e takova se fundi Frankon, shqiptarin me prejardhjen nga Dukagjini, erudit dhe njohes i thelle i historise se popullit prej nga e ka prejardhjen, prej "Albanasi" te Zares. U njoha me te krejt rastesisht para 12 vitesh, diku ne nje vend te Evropes. E ruajtem miqesine tone. Me ftoi disa here ne shtepine e tij, diku ne nje fshat te Frances. Ai prêt atje miq e dashamires te shumte, shpesh here rreth nje gote rakije rrushi nga Shqiperia qe ja sjellin miqte, ose edhe me nje gote vere te mire e te vjeter qe ai e njeh si degustator e prodhues i saj. I tile eshte dhe ne jete, gjithmone me ate buzeqeshjen e tij karakteristike, me respektin qe gezon tek koleget, tek miqte e shumte. Edhe une kam fatin e mire te jem nje prej tyre, qe here here i marr ndonje mendim edhe per artin, historine e popullit tone, letersine, si edhe arkitekturen. Me njohurite e tij te thella, shpesh me ka folur per historine e Ballkanit, per prejardhjen e familjes se tij, por nuk ka dashur qe ajo te behej publike, pasi e quante dicka te zakonshme.
Prejardhja e familjes
Me se fundi ja mbusha mendjen dhe nje pasdite me rrefeu per ore te tera keto rreshta ne dhomen e tij te punes, ku ndodhet nje biblioteke e pasur. Aty gjen edhe fjalorin frengjisht-shqip te profesorit tim te nderuar te frengjishtes, Vedat Kokona, te botuar nga "Toena", nje fjalorth italisht-shqip dhe shqip-italisht, botime per "albanasit" e Kroacise, per Zaren, per historine e shqiptareve, te Ballkanit, te Shqiperise, si edhe relike nga Zara, ku shqiptaret kane fshatin e tyre me emrin "Arbanasi", kishen, korin e tyre dhe ku rruget mbajne emrat e paraardhesve te Frankos. Ai eshte kembengules per te arritur dicka, pasi thote jam si malesoret shqiptare, pak kokeforte, por dua qe gjithcka te jete e persosur...Diku, ne shenimet e tij ka shkruar ne frengjisht: "Mon père était de langue maternelle albanaise" (Babai im gjuhen amtare e kishte shqipen)... Pikerisht nisur nga keto shenime, fillova punen time hulumtuese, gjeta shume te dhena historike per Maruket e lashte dhe se fundi e shtyva mikun tim, duke u drejtuar shume pyetje, duke i marre ore te cmuara te punes se tij admiruese si arkikekt qe kerkohet kudo, te me flase per shqiptaret qe kane vendin e tyre te nderuar ne bregun Dalmat. Duke u perqendruar, me zerin e tij te kumbuar, me pamjen e tij krenare, filloi te me tregoje:
"Familja jone, sipas burimeve familjare, por edhe sipas kerkimeve qe jane bere nga nje historian i lagjes sone, eshte me origjine nga krahina e Sködar(Shkodres), me sa duket ne malet prane Dukagjinit. Ne fakt, meqenese nje familje me emrin Dukagjini (qe ben pjese ne grupin tone familjar- u quajt me vone Duka-,) dhe fakti se emrat e peshqve te detit ne Zara ishin me origjine sllave, ka prirje te provoje origjinen malesore te familjeve tona nga Dukagjini
"Ne fillim, emri yne me sa duket ishte "MAR-UKU ". Emrat e familjeve te ndryshme u ndryshuan nen Austro-Hungarine, me qellim qe t'u jepej atyre nje tingellim sllav, meqenese ne ate kohe favorizohej sllavizimi. Elementet italiane konsideroheshin si prishes te rendit, ose edhe si " risorgimento " qe predikonte pavaresine eitalianeve qe ishin pjeserisht nen ndikimin e perandorise austriake.
Si migroi familja e tij
Kur e pyeta Frankon se kur ka filluar largimi i famljes se tij nga Dukagjini, ai duke u menduar thelle, me theksoi : " Migrimi i grupeve te ndryshme familjare u realizua me anen e dy rrugeve te ndryshme : nje nepermjet Barit (Itali) ku nje prej paraardhesve te mij u martua me nje italiane ; tjetra gjate bregdetit dalmat : data e mbritjes se tyre ne Zara (tani quhet Zadar) per nje pjese te tyre eshte ne vitin 1726, dhe per nje pjese tjeter ne 1733. Ne iken nga Shqiperia ne ate kohe, pasi kishim luftuar kunder otomaneve qe pushtuan tokat tona. Ne shekulllim e 16-te, shumica e shqiptareve ishin Kristiane, me Kishen Katolike Romane qe sundonte ne Veri, dhe me Kishen ortodokse ne Jug. Ne filim, vetem nje numer i vogel qytetesh u kthyen nga feja Islamike, per te mbajtur poziten e tyre ekonomike dhe privilegjet e tyre nga pushtuesit otomane. Ndersa ne mese 100 vjet, megjithe presionet ekonomike dhe pengesat e shumta, pjesa e shqiptareve qe ishin kristiane e ruajten fene e tyre. Kur otomanet filluan islamizimin e vendit, ne u larguam nga Dukagjini... "Ne 1726, 21 familje shqiptare iken nga vatrat e tyre dhe u vendosen nje kilometer ne jug te Zares. " Arbanasit " u vendosen rreth Zares ku kishte perparesi Kisha Romane dhe kjo beri qe ata te vendoseshin nen mbrojtjen e " Republikes Veneciane te Dalmacise ". Ata u ndihmuan te ndertonin shtepi dhe te kishin stane per bagetite e tyre, dhe ne rastin e Zemunikut ju dhane livadhe per kullotje, si dhe u pastruan tokat nga gemushat...Ne regjistrin e 15 gushtit 1726 permenden mbiemrat e disa familjeve shqiptare qe u vendosen ne Zara, nder te tjera : Luca d'Andrea Gezghenovich, Nicolo di Luca Marghievich, Prem Vuka Marghicevich, Giesh Prend Marghicevich, Giech Pepa Marghicevich, Prenz Prema Marghicevich, Petar Vuka Gianova, Niko Matessich, Luka Prend, Lesh Pero Marghicevich, Luka Lucich, etj. Tek " Zara Cristiana ", Monsinjor Bianki i Zares thekson mbritjen e " Arbanasi " prane Zares. Ai shkruan se ne 1726, te udhehequr nga dy vellezerit me mbiemrin PETANI, erdhen 24 familje shqiptare. Profesori Vjekoslav Klaic, shkruan per " Arbanasit " ne librin e tij " Opis zemalja u kojim stanuju Hrvati (Raport mbi vendbanimet e banuara nga kroatet), i botuar ne 1881. Aty ai thekson se ishin 1354 Arbanasi, rezidente nga Skutari (Shkodra) qe u vendosen aty.
Ne 1733, shtate vjet pas migrimit te pare, grupi i dyte i " Arbanasi " lane tokat e tyre amtare dhe kaluan ne Gjirin e Kotorit, disa nga toka dhe disa nga deti, mbriten ne Hercegovine, ku qendruan perkohesisht dhe pastaj hypen anijeve per ne Zara dhe u vendosen ne vendin e quajtur Zemunik, qe ju a dha qeveria veneciane. Raporet e 11 marsit 1735 deshmojne se ishin rreth 28 familje dhe rreth 199 vete. Disa nga emrat e tyre jane : Stjepo Gjuri, Leka Marko, Paolo Marussich, Mar Mazia, Paolo Prendi, Prento Stani, JOvan Vuci, Andrea Toma, Rado Ruco, Marko Pertu, Prento Markov, Stiepo Luco, etj. Ne vitin 1756, qeveria e Venetikut beri nje regjistrim te tokes per familjet " Albanasi ". Regjistri kishte si qellim te nxirrte numrin e vendndodhjeve dhe te njerezve qe ishin ne cdo familje. Ne librin " Erber " ndodhen disa nga keto mbiemra : Duka, Petani, Marsan, Marsiga, Kovacevic, Marsig, Sestan, Bargela, Gjoka, Kalmeta, Markuz, Marusic, Nikagi, Skopelja, Vuk, etj. A jane keto mbiemra nga migrimi i pare apo i dyte? Kjo nuk eshte e lehte ta spjegosh, por sipas Don Mijo Curkovic, jane dy teori:
* e para, qe thekson se mbiemrat e familjeve te para u zevendesuan nga mbiemrat e familjeve "Arbanasi" qe erdhen pak me vone. Gjithashtu, ekziston edhe mendimi se familjet fillestare levizen prej andej;
* teoria e dyte eshte pak me komplekse dhe bazohet ne faktin se emrat e fundit u ndryshuan mbi bazen e nofkave, mbiemri mbi te cilin personi ishte krishteruar, dhe ndoshta dhe ne baze te mbiemrit te babait apo gjyshit te tij. Per shembull, ne nje document qe daton ne gusht 1726, theksohet se kryetari i popullimit te "Arbanasi" ishte Luki Andric. Ne regjistrin e pare ishte shenuar emir i Luca d'Andrea Ghesghenovich i cili duhet te jete i njejti Luki Andric. Ai vete e ndroi mbiemrin e tij dhe mori nje tjeter, duke perdorur mbiemrin kristian te te jatit.
vijon
Krijoni Kontakt