Mos valle jam vertet i vdekur dhe tani po shkojne te marrin celesin magjik te ringjalljes,mendova me vete.
Ku mu zhduk shtepia ime,babai,nena,shoket, miqte?Ku e kam ate qe kerkoj kaq marrezisht, te dashuren time ?Ku?Valle ku jam?Mos valle jam shendrruar ne nje komete e rreshqas neper univers duke kapercyer plejada e plejada yjesh per te gjetur ate yllin me te bukur,e prane saj jeten time te humbur.Gjithcka me duket e njetrajtshme,e afert dhe e larget ne te njejten kohe.Mos valle po rikthehem me vertik per te vajtur atje ku isha.............................?
Isha perballe nje porte gjigande me kanata te florinjta.Porten ma hapi nje ZANE.Pas saj une pashe ate te dashuren time,bukurine time te humbur.Hapa krahet ta perqafoja,te cmallesha.Dridhesha nga emocionet e se papritures.Me iku mendja nga malli dhe dhembja,aq sa thirra emrin e saj mesa fuqi qe pata.Mu duk se dhe vete deti u drodh dhe u dallgezua.Befas filloi perseri pianoja dhe grupi i vajzave te veshur krejt ne te zeza, e nisen te vallzonin.Ishin te gjitha te reja ne krye te valles ishte ajo e dashura ime e humbur.
Ik-ma bente me dore,ik.Je i padenje,jo vetem per mua,por dhe veten tende.Me ler te qete ne dhembjen time ne hallet e mia.As ishe ti qe me thoshe se jeta as shitet as blihet, po keshtu dhe dashuria,dhe jane si nje lule margarite qe po e preke vyshket?Dhe ja plasi te qarit.
-Kjo ishte dashuria jote?Dhe vjen si nje hipokrit dhe kerkon serisht shitblerjen e frymeve te vdekura.Largohu nga jeta ime ikkkkkkkk.....
Joooooo,bertita dhe u zgjova.Krahet me ishin mpire.Ndjehesha i lodhur dhe i tromaksur.Jashte kishte zbardhur krejtesisht.Ndeza nje cigare dhe dola ne dritare i menduar.Era me shi perplasej neper xhama e inatosur.Akoma ndjeja ne vesh jehonen e dhimbshme te zerit te saj...."
Krijoni Kontakt