Braktisja e shkollės, kryesisht nė zonat rurale
"Dukuria e braktisjes sė shkollės, vihet re kryesisht nė zonat rurale. Ajo ndodh si pasojė e problemeve social-ekonomike tė zonės dhe familjeve, emigrimit, por ka edhe raste si martesa, vdekshmėria, arsye shėndetėsore, etj.", theksojnė specialistėt e ministrisė sė Arsimit.
Nxėnėsit tė cilėt kanė braktisur shkollėn pėr shkak tė emigrimit janė 5 698 nga 10 000 qė kanė qenė njė vit mė parė. Por krahas kėsaj ka nxėnės, tė cilėt janė kthyer nė atdhe, megjithėse numri i tyre ėshtė mė i ulėt, 748 nga 2 000 qė kanė qenė njė vit mė parė.
Qytetet me braktisjen mė tė lartė janė Kukėsi me 5.9 pėr qind (772 nxėnės); Mallakastėr me 5.4 pėr qind (340 nxėnės), Peqin me 5.7 pėr qind (367 nxėnės ), Dibra me 4.9 pėr qind, etj.. Nė vitin 1989 zgjatja mesatare e shkollimit ishte 11,6 vjet, por deri nė vitin 2000 ra nė 8,5 vjet, qė do tė thotė njė humbje mesatarisht tre vjet shkollim nė njė dekadė! Niveli i regjistrimit nė shkollė ka rėnė edhe pėr arsimin parashkollor dhe atė tė mesėm. Shifrat konstatojnė ulje tė ndjeshme, pėrkatėsisht 37 pėr qind dhe 36 pėr qind (nė krahasim me vitin 1990). Zonat peri-urbane kanė njė ndjekje tė shkollės nėn mesataren, pranohet se aksesi dhe cilėsia e shkollimit janė problematike nė to.
Shkaqet e braktisjes sė shkollės janė tė ndryshme pėr nivele tė ndryshme tė arsimit. Nė arsimin parashkollor braktisja lidhet me mbylljen e institucioneve publike. Pėrsa i pėrket arsimit tė detyrueshėm, zvogėlimi i numrit tė tė regjistruarve ka ardhur kryesisht prej dy faktorėve: 35 pėr qind e nxėnėsve qė braktisin shkollėn, e bėjnė kėtė pėr arsye ekonomike, ndėrsa pothuajse njė e pesta e tyre e braktisin shkollėn pėr shkak tė nivelit tė cilėsisė sė ulėt tė arsimimit.
Tė dhėna
Analfabetizmi nė zonat urbane - 7 pėr qind
Analfabetizmi nė zonat rurale - 19 pėr qind
Fėmijė nė nivelin parashkollor - 75,555
Nxėnės nė nivelin bazė - 491,541
Frekuentimi nė arsimin bazė - 100 pėr qind
Frekuentimi nė arsimin e lartė - 77 pėr qind
Nė arsimin e mesėm - 71 pėr qind
Krijoni Kontakt