Para drejt sė shkuarės-mbrapa drejt sė ardhmes
Prof. Dr. Apollon Baēe
Kohėve tė fundit media shqiptare ka sjellė njė sėrė ngjarjesh me interes tė veēantė, por pa i shqyrtuar ato nė kompleks. Kėto ngjarje ngjasojnė me copėrat e asaj lojės pėr fėmijė qė quhet puzzle, ku figura e prerė mund tė lexohet vetėm kur tė tėra copėrat ribashkohen me njėra- tjetrėn.
Nėse copėrat e ngjarjeve tė prura nga media shqiptare bashkohen me njera-tjetrėn, figura e turbullt qė tė del para ėshtė figura e frikshme e njė Janusi tė shpėrbėrė, dy fytyrat e tė cilit nuk shohin njera pas, drejt sė shkuarės, dhe tjetra para, drejt sė ardhmes. Por e njė Janusi tė vėngėr, njera fytyrė e tė cilit sheh pas, drejt sė ardhmes, dhe tjetra para, drejt sė shkuarės. Back to the future - forėard to the past, si nė Makinėn e Kohės tė Orėell-it. Pas fitores sė revolucionit proletar.
Copa No 1 e Puzzle: Mesazhi US
Sipas komunikatės sė menjėhershme tė Ministrisė sė Rendit Vrasja me dt. 29.09.2003 e shoferit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė bėrė pėr motive krejtėsisht banale. Ajo nuk ka tė bėjė nė asnjė mėnyrė me postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Njė muaj mė pas, nisur nga ky rast, Ambasadori i SHBA formuloi njė nga deklaratat mė tė athta tė diplomacisė amerikane ndaj njė vendi mik dhe dy ditė mė tej autori i krimit u arrestua. Nisur nga pėrkthimi disi i lirė i deklaratės, pjesėn e saj mė tė mbrehtė po e risjellim tė pėrkthyer ad litteram: Ne gjithaq kemi njė mesazh ndaj zotėrve tė krimit. Ne e dimė ose do ta mėsojmė shpejt se kush jini ju. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt, ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė jemi tė kėnaqur pėrderisa ju tė jeni fshirė tė tėrė dhe krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon.
E pėrkthyem titullin Lord me Zot, siē e pėrkthente Noli me Zot a Imzot, dhe jo me Baron, siē e risolli media, pasi anglishtja me Lord nėnkupton krijesat supreme, pėrfshirė Zotin. Dhe, duke lėnė mėnjanė linguistikėn, nuk mund tė jetė Zot a Imzot njė killer. E shumta ai mund tė jetė njė Baronet, i fundmi i shkallės sė fisnikėrisė. Zotėr dhe Imzotėr janė tė tjerėt.
Ambasadori amerikan tha se gjuetarė tė Zotėrve tė Krimit janė Qeveria ime, partnerėt europianė dhe Shqiptarėt duke ju shmangur formės sė pritshme Qeveria Shqiptare dhe ajo Amerikane. A ju shmang ai kėsaj forme pėr shkak tė opinionit tė Departamentit tė Shtetit se korrupsioni shtrihet nė tėrė nivelet e Qeverisė Shqiptare apo shmangia ishte thjesht njė lapsus freudian, kjo nuk dihet dhe nuk ka rėndėsi parėsore. Rėndėsi parėsore ka dėndėsia e pėrdorimit tė shumėsit tė vetės sė parė: Ne kemi Ne e dimė Ne nuk do tė jemi tė kėnaqur.
Ėshtė e vėrtetė se krimi shqiptar e ka nisur mirė galopin drejt njė Kolumbie europiane. Nėse nuk ndodh diēka e papritur kėtė shirit ajo pritet ta presė rreth vitit 2015. Fitimet nga droga nė 2002 pėrbėnin sė paku 4,7 % tė GDP reale shqiptare dhe parashikimi pėr 2004 ėshtė 8- 10 % dhe asnjė qeveri nuk do ta kishte tė lehtė tė priste 10 % e mė tepėr tė GDP-sė sė saj. Shembulli i fqinjės amerikane, Kolombisė, vlen edhe pėr tė tjerėt.
Sipas zv. Prokurorit tė Antimafies Nacionale Italiane Francesco Mandoi: Mafia shqiptare ka monopolin e drogės nė Itali, Belgjikė, Hollandė, Francė, Gjermani... Nė vitin 1994 u kap 1 kg drogė qė vinte nga Shqipėria. Nė vitin 2002 1 ton Nė tre muajt e fundit dhjetėfishi i kėsaj sasie . Pėr matematikanin Dr. Francesco Mandoi ky ėshtė njė progresion gjeometrik, por kėtu ai ndalet. Shprehja Ne nuk do tė jemi tė kėnaqur pėrderisa ju tė jeni fshirė tė tėrė dhe krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon. nuk i pėrket atij ose ndonjė ambasadori nga vendet e fshikura nga ky krim. Ajo i pėrket ambasadorit tė njė vendi tej oqeanit ku pasojat e drogės dhe krimit shqiptar janė ende tė pandjeshme.
Copa No 2 e puzzle: AMBO (Albanian, Macedonian, Bulgarian Oil Pipeline Corporation)
Sipas njė lajmi peksimet Ministri i Industrisė dhe Energjitikės bėn tė ditur se pėrfunduan bisedimet e grupit teknik pėr naftėsjellsin AMBO Ndėrtimi me vlerė 1.3 miliard $ do tė nisė nė 2005 dhe do tė pėrfundojė nė vitin 2008 Porti fundor do tė jetė ai i Vlorės, pjesė e Korridorit 8. Ky lajm tregon se Shqipėria u fut sėrishmi nė fushėn e shahut gjeopolitik ndėrkombėtar dhe sėrishmi si kuti dhe jo si figurė.
Ata qė i njohin rregullat e kėtij shahu, mes tyre shahisti Shpėtim Nazarko, e dinin se dega europiane e naftėsjellėsi Kaspik do tė pėrfundonte nė Vlorė dhe jo nė Alexandroupolos. Jo thjesht pasi Halliburton Co. e AMBO-s ka pasur president zv. presidentin e sotėm Dick Cheney, as edhe ngaqė zyrė e saja avokatore ėshtė Ėhite & Case LLT me president real ish presidentin Ėilliam J. Clinton. Por ngaqė pas AMBO-s sė Halliburton Co. qėndrojnė, duke pėrmendur vetėm disa nga mė kryesoret, Texaco, Chevron, British Petroleum, Exxon Mobil, Amoco. Firmat qė bėjnė luftėn a paqen.
Kjo ėshtė lufta pėr sigurimin e energjisė amerikane Harta e naftėsjellėsit tė Kaspikut duhet tė pėrputhet me politiken reale, pati thėnė Sekretari i Energjetikės Richardson disa muaj para se nė Jugosllavi tė binte bomba e parė dhe atė bazėn Bondsteel nė Ferizaj, pėr tė cilėn ushtarėt amerikanė thonė se nga hėna me sy duket vetėm Muri i Madhe dhe Bondsteel-i, e ka ndėrtuar pikėrisht Halliburton-i. Dhe kėtu e tėra vjen dhe inkuadrohet bukurmirė me kuadrin e asaj American long-term energy strategy, ku rubineti qė do tė shuajė ose jo etjen reale europiane pėr energji nė vitet 30, do rrotullohet nė Vlorė. Pikėrisht kjo i hapi mbi krye Shqipėrisė ombrellėn stars and stripes- viza dhe yje. Paradoksalisht fitimi mė i madh shqiptar nga hija e kėsaj ombrelle ėshtė ēmimi qė ajo duhet tė paguajė pėr hijen e ombrellės: Shkėputja nga krimi i institucionalizuar. Kjo dhe mungesa e dorezave tė bardha nė inventarin e diplomacisė amerikane, shpjegon dhe formėn imperative tė deklaratės.
Nė vende tė tjera e kemi parė krimin dhe korrupsionin tė ndotė sektorin... politik... Unė nuk e drejtoj gishtin veēse tek kriminelėt vijon Jeffrey duke preferuar qė macen ta zėrė nga bishti. Por ai qė do ngarkohet me tėrheqjen e bishtit tė kėsaj maceje vėshtirė se do tė tėrheqė dhe tregojė mė tepėr se bishti. Vėrtet Hakmarrja pėr Drejtėsi i pėrket familjes sė felinėve- maceve, por ajo nuk ėshtė njė mace shtėpie, por tigėr. Ajo nuk ėshtė thjesht njė organizatė kriminale qė ka pas vetes vetėm krimin, por njė organizėm kriminal politik qė ka pas vetes politikėn. Krimi pėr tė ėshtė thjesht mjeti.
Copa No 3 e puzzle: ?
Pas arratisjes nga burgu tė pjestarėve tė organizatės nė mars tė 97 dhe marrjes sė pushtetit nga PS-ja, u duk sikur qėllimi i Hakmarrjes pėr Drejtėsi ishte arritur dhe organizata ishte shpėrbėrė. Madje fushata intensive e medias krijoj nė publik opinionin se i tėrė procesi ishte njė flluskė sapuni siē e cilėsonte njera nga mediat e pavarura. Por shkrumbimi i Enkelejd Agajt me 9 janar 99 pėr shkak tė dekonspirimit tė drejtuesve tė organizatės dy vjet mė parė; telekomandimi me saktėsi predhe satelitore me 29 shtator 03 i ekzekutorit Arapaj drejt viktimės Sinaj; sinjalizimi, paisja me dokumenta fallco dhe largimi automatik i grupit nga Shqipėria pas identifikimit tė Arapajt, tregon se sistemi mbrojtės i Hakmarrjes pėr Drejtėsi ėshtė mėse funksional.
Prej tėrė krimeve tė kryera prej Hakmarrjes pėr Drejtėsi, i fundmi ėshtė dhe mė i habitshmi: Pa asnjė masė mimetizimi, nė mes tė qytetit, jashtė ēdo norme kriminale: me taksi. Si i tillė ai shtron pyetjen a ishte kjo vrasja spektakolare doreza e sfidės qė ju flak Prokurorit tė Pėrgjithshėm, dhe veēanėrisht atyre pas Prokurorit tė Pėrgjithshėm, apo arroganca e njė killeri i cili ka nė xhep njė indulgjencė tip Richelieu: ēdo gjė qė e bėn bartėsi i kėsaj letre e bėn me urdhėrin tim? Nė tė vėrtetė pa FBI Arapaj nuk do ishte kapur kurrė.
Mekanizmi i mbulimit automatik tė cepave tė zbuluar tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi, ėshtė i pėrsosur. Okult, kapilar, i tėrė niveleve, i kudogjendshėm. Si vėshtrimi i Big Brother-it tė George Orėell-it. Kėrkova pėr ta parė dosjen e Hakmarrjes pėr Drejtėsi thotė Perikli Teta, ish Ministėr Rendi nė vitin 98, por nga ajo kishin mbetur vetėm kapakėt. Kjo lind njė varg pyetjesh eliptike, pėrgjigjia e tė cilave pulson mes vetė pyetjeve.
Tė kujt rangu ishin zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit qė mund ta tėrhiqnin, dekonspironin dhe manipulonin deri nė nivel kapakėsh dosjen e Hakmarrjes pėr Drejtėsi?
Pėrse Ministria e Rendit pėrndoqi dhe pėrndjek oficerėt qė arrestojnė ekzekutorėt dhe liron ekzekutorėt e arrestuar tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi?
Pėrse nė kundėrshtim me familjen, Prokuroria e Tiranės kėmbėnguli se: njeriu i bėrė shkrumb nuk ėshtė kurrsesi Enkelejd Agaj duke evituar kėshtu hapjen automatike tė procesit qė pason gjetjen e kufomave tė identifikuara?
Kush e caktoi Inspektor tė Pėrgjithshėm tė SHISH-it dhe mė tej Kėshilltar pėr Ēėshtjet e Sigurimit Kombėtar pranė Kryeministrit njė jo specialist tė mirėfilltė, ish Nėndrejtorin e Albturizmit Luan Pobrati tė akuzuar si drejtues i Hakmarrjes pėr Drejtėsi?
Ēfarė roli luajti nė gjetjen e SHIK-asit tė penduar qė deklaroi armėt nė shtėpinė e Agajt i kam futur me urdhėr tė Gazidedes, shefi i tij, dajoja i Shytėve, Inspektori i Pėrgjithshėm i SHISH-it Pobrati? Pėrse Gjykata e Tiranės shpejtoi ta mbyllė procesin duke u bazuar tek kjo deklaratė dhe nuk e shqyrtoi vėrtetėsinė e saj ndėrkohė qė Hakmarrja pėr Drejtėsi bazohet kryesisht nė lidhjet e gjakut?
Kush dhe si e orkestroi fushatėn marramendėse nė media se procesi kundėr Hakmarrjes pėr Drejtėsi ishte njė montaturė e qeverisė sė PD-sė?
Vargu i pse-ve ėshtė shumė mė i madh. Por edhe kėto pak pse? lejojnė ravijėzimin e mjegullt tė njė rrjeti qė shtrihet nga Kryeministria, SHISH-i, gjykatat, prokuroritė, mediat e pavarura dhe deri tek zyrat periferike tė pasaportave. Dėshmi pėr njė qendėr unike e cila kontrollon, drejton dhe koordinon veprimtarinė e qendrave okulte dhe gjysmė okulte.
Copa No 4 e puzzle: Copa e pėrgjakur
Nė janar 93- korrik 94, Hakmarrja pėr Drejtėsi sulmoi vetėm pika valutore pėr tė siguruar lėvizjen e lirė dhe blerjen e armėve tė sofistikuara. Mė tej, brenda njė harku tė shkurtėr njė vjeēar dhjetor 94 - shkurt 96, ajo sulmoi vetėm firmat rentiere, Gjallicėn dhe VEFA-n. Sulmi i saj i fundit me 26 shkurt 96 nė supermarketin e VEFA-s, i cili ėshtė njėkohėsisht akti mė gjakatar nė tėrė historinė e krimit shqiptar, ėshtė copa kyē e puzzle-s. Rreth kėsaj cope tė pėrskuqur nga gjaku grupohen tėrė copat e tjera.
Autobomba e Hakmarrjes pėr Drejtėsi vrau katėr njerėz dhe plagosi shtatėmbėdhjet tė tjerė, tė tėrė dorėjashtė nga politika. Thjesht 4 + 17. Pa asnjė moral dhe asnjė etikė. Unė nuk njoh as moral, as etikė. Morali dhe etika ime janė revolucioni dhe pėr tė unė pėrdor ēdo mjet thoshte nė 18 Lenini.
Skema e atentatit ėshtė modelare: Masa e tritolit optimale, 65 kg, vala goditėse e eksplozionit e fokusuar me kėnd tė ngushtė ndaj supermarketit tė VEFA-s, detonimi nė ēastin e duhur, pasi mė tepėr se 4 + 17 do tė qenė shumė dhe mė pak se 4 + 17 do tė qenė pak. Njė perfeksion i tillė nuk mund tė arrihej kurrsesi nga 19 vjeēarė tė cilėve u plasnin pistoletat nė dorė ngaqė nuk dinin t`i pėrdornin. Pėrse jua ngarkoj KGB-ja atentatin me bombė nė Konferencėn nė Paris? e pyeti prokurori Aranit Ēela tė pandehurin Llambi Peēini. Ngaqė na kishin pėrgatitur mė mirė se tė tjerėt dhe kishim specialistė shumė tė zotėt. Kjo tregon se, si nė skemėn e Dantes, poshtė rrethit tė vrasėsve vijonte rrethi i zjarrvėnėsve, ai i specialistėve tė Sigurimit. Por ende ky rreth nuk ėshtė i nėnti.
Pikpyetja e madhe, zbėrthimi i sė cilės spjegon gjithēka, ėshtė kujt i shėrbente vrasja dhe plagosja e 4 + 17 vetėve? Nėse vrasja e Drejtorit tė Burgjeve Kaloshi edhe e pranon logjikėn e egėr tė hakmarrjes, vrasja dhe plagosja e 21 tė pafajshmėve nuk ka tė bėjė fare me hakmarrjen. Kjo i pėrjashton nga loja vėllezėrit Shyti dhe 9 tė tjerėt.
Pėr tė shkaktuar turbullira sociale shkruan media. Por a do tė derdhej mitingjeve masa pas akteve tė tillė kriminalė duke kėrkuar kthimin nė detyrė tė Hajredin Shytit, Luan Pobratit, ose familjes sė Klement Kolanecit? Kjo e pėrjashton nga loja Shytin, Pobratin, Kolanecin, tė cilėt Enkelejd Agaj i ekzekutuar nga Hakmarrja pėr Drejtėsi pėr dekonspirim tė udhėheqjes sė saj, i ka cilsuar si drejtues tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi. Goditjet e njėpasnjėshme tė VEFA-s dhe Gjallicės dhe djegia e mėtejshme nė Vlorė pikėrisht e Gjalicės, tregojnė se e tėra i pėrkiste njė loje shumė mė tė sofistikuar: Lojės me skemat piramidale.
Copa No 5 e puzzle: Copa piramidale.
Pėr PS-nė piramidat qenė lopa sė cilės i pi qumėshtin, e therr, e ha dhe i rrjep lėkurėn pėr tja bėrė daulle: Nuk merrem me financat unė tha nė maj tė 96 Sekretari i PS-sė Ruēi kur e pyetėm pėrse PS-ja nuk mban qėndrim ndaj firmave piramidale?.
Si thua? Do tė punonja me to po tė ishin piramida? ju pėrgjigj nė nėntor tė 96 pyetjes me pyetje Konsulenti Financiar i firmave rentiere, nėn Kryetari i PS-sė sė Vlorės Arben Malaj?.
Mua o vėlla nuk mė paguan D.Ė. Unė bėj atė qė mė thonė ata qė mė paguajnė rrogėn na tha nė tetor 96 Kyeredaktori i ZP-sė kur e pyetėm pėrse ZP-ja boton listat e shpėrndarjes sė kėsteve?.
Fitimi i ZP-sė nga botimi i listave tė shpėrndarjes sė kėsteve nga firmat dhe fondacionet piramidale pėr vitin 96 ishte 305.000 $. Afėrsisht sa i Konsulentit Financiar, Ministrit socialist tė Financave Malaj. Njė shpėrblim i tillė ireal spjegohet vetėm me besueshmėrinė qė fitonin firmat, veēanėrisht tek lexuesi socialist, nga botimi i listave dhe punėsimi nė to i funksionarėve tė PS-sė. Por kjo ėshtė ende faza e qumėshtit tė lopės. Faza e hanxharit nisi nė shkurt 97 .
Inati i trupit pa kokė titullohej njė artikull i imi pėr ngjarjet e Vlorės:
Nisemi nga skela tha rreshti i parė.
E pse? pyeti rreshti i katėrt.
Po ja, tė djegim detin tha sėrishmi rreshti i parė, ai ka mbetur.
Po Gjallica? foli pėrsėri rreshti i katėrt. Dhe turma u nis ullishtave dhe dogji pikėn e karburantit tė Gjallicės. Shkrumboi paratė e saja.
Vonė e kuptova se trupi i inatosur nuk ishte pa kokė. Veēse kreu i saj nuk ishte nė krye por nė rreshtin e katėrt.
Koalicioni i sotėm ka ardhur nė pushtet me grykėn e pushkės, nėpėrmjet mafies dhe bandave politike thotė Ministri i Rendit i koalicionit socialist Perikli Teta.
E pyesim Kryetaren e PS-sė sė Vlorės, kandidaten pėr deputet tė PS-sė Luiza Hoxha pėrse parrulla e saj ishte Po fitoj, PS-ja do tė ju kthejė skafet?
Paratė ja grabiti Berisha me piramidat e tija, skafet ja morri Berisha me Mulosmanin e tija, punė nuk kanė se Berisha nuk ēan kokėn pėr Vlorėn. Si thoni ti lėmė tė vdesin? ishte pėrgjigja e kryetares sė PS-sė tė Vlorės Luiza Hoxha para miniturmės Vlonjate tė irrituar nga pyetja.
Sa pėr zgjedhjet ju pėrgjigj me gjysmė zėri sė njėjtės pyetje Paskal Milo. Pėr kokėn e Frokut bėnin be Vlonjatėt nė kohėn e trazirave dhe Froku fitoi nė Vlorė pesė herė mė pak vota se Gjinushi qė valviste flamurin e skafistėve.
Gjatė bisedės dy shishe verė tė gjatė nė Hotel Bolonja nė prani tė gazetarit gjerman Philip Zahn PR-ja i Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Vlorės na tregon se ka dy fakultete: juridikun dhe shkollėn e lartė tė ministrisė. I themi se i kemi marė njė intervistė Zanit pėr stacionin Pro 7.
Ka akoma lėng limoni u pėrgjigj ai lakonikisht.
Ngjarjet e treguan kėtė pėrkufizim tejet tė saktė: Limoni Zan u flak vėrtet kur ju mbarua lėngu: Ditėn kur radioja e afėrt me PS-nė Koha transmetonte po shkon tė votojė vetė Zani Ēaushi. Heroi ynė. Ēlirimtari i Vlorės. I veshur me njė smoking tė blerė posaēėrisht pėr ditėn e votimit nė Itali ai duket mė elegant se Presidenti Klinton.
E pyetėm PR-nė si i vajti nė mėnd Petoshatit emėrtimi si Robespieri Komitet i Shpėtimit Publik?
Nė 7 vjeēare nuk bėjnė histori revolucionesh franceze tha ai. Nė teatrin e kukullave flet ai qė i tėrheq fijet, jo kukulla E sheh atė tavolinėn atje?. I.A. me shkollėn e lartė tė aviacionit, K.M., Z.Z.,
A.T. me shkollėn e lartė tė ministrisė dhe juridikun.
Ajo qė na habiti nuk ishte emėrtimi robesperrian Comité du Salut Publique, por pėrsėritja e saktė e platformės robesperiane qėllimi ynė nuk ėshtė konvertimi, por shkatėrrimi i armiqve :
Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik pėr Sarandėn ish ushtaraku i lartė Xhevat Koēiu i tha CNN-it populli nuk do tė dorėzojė armėt pėrderisa Berisha tė largohet.
Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik pėr Gjirokastrėn Agim Gozhita, sipas tij ish gjeneral, ripėrsėriti pėr D.Ė. fjalėt qė kishte thėnė pėr CNN-it Para se tė dorėzojmė armėt duhet qė tė largohet Berisha
Nė qoftė se Berisha nuk do ti pėrgjigjet vullnetit tė popullit do tė sulmohet Tirana i tha CNN-it Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Memaliajt, Gjolek Malaj, pėr tė cilin na patėn thanė se ėshtė nip i vetė Gramozit.
Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Vlorės Luftar Petoshati na tha pėr D.Ė. Do ta dėbojmė Berishėn. Edhe po fitoi me vota do marrim pushkėt e do ta pėrzėmė me pushkė. Ēdo gjė ėshtė
gati nė Malet e Labėrisė
Deri edhe Zani i shoqėruar nga shpura e nibelungeve lokale tė PS-sė, i veshur me kostum Rambo-je: me jelek antiplumb nė vend tė kanatieres, u shpreh pėr Pro 7: Ne dhe PS-ja e kemi situatėn nė dorė. Nėse Berisha nuk largohet do ta sulmoj me forcat e mija: 440 vetė tė armatosur dhe 13 tanke.
Sinkronizmi ėshtė i habitshėm nga ish gjenerali tek ish delinkuenti: Pėrmbysja me forcė e pushtetit edhe nėse ai fiton nė votime: O djem rrėmbeni pushkėt. Ja vdekje, ja liri i kėndonte turmės Gjinushi. Pėr arsyen formale tė krijimit tė kėtyre komiteteve, kthimin e parave qytetarėve, askush nuk foli ndonjė fjalė.
Njė sinkronizim i tillė kaq sinkron tregonte pėr njė burim tė vetėm koordinativ. Sprova e jonė pėr paqyrimin nė lajmet e DĖ-sė tė mbledhjeve tė komiteteve me 23 shkurt 97 nė Sarandė dhe 27 shkurt 97 nė Gjirokastėr ishte e pasuksesshme. Muri i hermeticitetit ishte profesional. E vetmja qė mėsuam dhe pamė rrugėve ishte se pėrveē kryesive tė Komiteteve nė kėto mbledhje patėn marė pjesė Kapiten Tatoja, Zani, tė pavarur tė tjerė dhe Gramoz Ruēi. Kjo dhe e lidh figurėn. Copa e fundit me figurėn e Kryetarit tė fundit komunist tė Sigurimit tė Shtetit dhe Sekretarit tė parė tė Partisė Socialiste Gramoz Ruēi bashkohet me copėn me figurėn e pasrendėsit tė tij Kryetarit tė parė socialist tė Sigurimit tė Shtetit, Hajredin Shytit.
Korniza e puzzle
Sot nė Shqipėri dy personat mė tė fuqishėm janė sekretari i partisė nė fuqi, kryetari i fundit i Sigurimit komunist tė Shtetit Gramos Ruēi, dhe kryeministri i partisė nė fuqi, Kryeministri i fundit i Kėshillit tė Ministrave komunistė Fatos Nano. Rezultati ėshtė njė kreaturė hibride, njė qeveri borgjezo- komuniste e cila prodhon krim dhe korrupsion, korrupsion dhe krim.
"Ruēi hipotekon moralin tek trafikantė te pushtetit dhe drogės thotė shkurt Kryeministri Nano pėr sekretarin e partisė sė tij Ruēi. Plotsimin e bėn e pėrjavshmja franceze Poen klani kriminal i Ruēit ėshtė i specializuar pėr cigare, armė dhe skrap.
PS-ja e ktheu Nanon nga njė i burgosur ordiner nė njė tė burgosur politik e cilson shkurt Presidenti Socialist Mejdani Kryeministrin socialist Dmth. Thjesht njė Baraba hajdut me aureolė Krishti. Padrino, kryetar i kupolės sė mafias, e cilson edhe mė shkurt zėvėndėsi i tij socialist Meta.
Njė skenė teatri mizerabėl... Njė sistem i qelbur politik... Gaz i botės e pėrshkruan mjeshtėrisht situatėn njeri nga kryeguzhinierėt e situatės, Edi Rama. Kjo dhe e mbyll rrethin e maces ngjyrė rozė qė kafshon bishtin e saj duke na risjellė nė fillim tė shkrimit.
Pyetja qė lind ėshtė a do tja dalin dot mbanė ata specialistėt e Robert Mueller-it? Apo edhe kėtė herė, si nė vitet 50, Sigurimi do tė jetė mė i shkathėt?
Burimi: Gazeta "Tema"
Krijoni Kontakt