Close
Faqja 0 prej 74 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 740
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009

    Rruga Durrës-Kukës, komisioni i ekonomisë përligj “harresën” qeveritare

    Heqja e taksës së përkohshme me destinacion, e kërkuar nga BE-ja dhe e sugjeruar nga FMN-ja, është justifikuar me vendosjen e dy taksave të tjera, por këtë radhë të përhershme dhe kombëtare





    Eltion Hoxha / Data (11-12-2003)


    Komisioni parlamentar i ekonomisë dhe financave ka miratuar ditën e djeshme – në diskutimet mbi paketën fiskale 2004 – heqjen e taksës së përkohshme me destinacion për financimin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Heqja e kësaj takse është kërkuar nga Bashkimi Europian duke qenë se, sipas tyre, binte ndesh me kushtet e marrëveshjes të lidhur nga Shqipëria me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të lidhur marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në, negociatat e së cilës kanë filluar para ca kohësh. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka menduar si zgjidhjen më të mirë transferimin e kësaj takse në dy taksa të tjera, për të zëvendësuar plotësisht të ardhurat e munguara nga heqja e taksës me destinacion. Kështu, dy taksat e reja do të jenë (më saktë, rritje e taksave ekzistuese) rritja e taksës së regjistrimit për automjetet e të gjitha kategorive me një efekt pozitiv financiar prej 1.45 miliard lekësh dhe rritja e akcizës së naftës nga 50 në 65 për qind me një efekt pozitiv financiar prej 1.85 miliard lekësh. Por heqja e kësaj takse nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti i biznesit, opinioni publik dhe analistë të ndryshëm.
    “Mënyra e financimit të rrugës Durrës-Kukës si zë i veçantë nga buxheti i shtetit është zgjedhur e tillë për të qenë sa më e qëndrueshme nga vendimmarrjet politike të kabineteve qeveritare, që ndryshojnë shpesh,” thotë Gjergj Buxhuku, analist ekonomie dhe drejtor i Institutit Shqiptar të Politikave Antidumping. Sipas Buxhukut, ajo taksë u caktua e posaçme për të siguruar paprekshmërinë e financimit të kësaj rruge, të cilësuar si shumë e rëndësishme për të gjithë faktorët e jetës politike-ekonomike-sociale shqiptare.
    Po kështu, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj është shprehur për “Biznesin” se “ne jemi kundër çdo veprimi për heqjen e kësaj takse”. Për sa i përket rëndësisë së ndërtimit të kësaj rruge, Rrapaj ka sqaruar se realizimi i saj do të ketë efekt shumë të madh si në Shqipëri, ashtu edhe në rajon.
    Sipas Edmond Spahos, ekonomist dhe funksionar i Partisë Demokratike, arsyeja e heqjes së taksës së rrugës Durrës-Kukës është vetëm një pretekst për të mbuluar keqpërdorimet e kësaj takse. “Vitin e kaluar ajo ka shërbyer për financimin e deficitit buxhetor,” është shprehur Spaho për “Biznesin”. Kjo e fundit është pranuar dje nga zv.ministrja e Financave Adriana Berberi me justifikimin se një gjë e tillë është thjesht proceduriale dhe është bërë për të ulur koston e borxhit të brendshëm (duke marrë më pak borxh). Ajo siguroi median dhe të pranishmit se paratë e mbledhura deri tani nga taksa me destinacion janë të disponueshme në çdo moment për Ministrinë e Transporteve, kurdo që ajo të fillojë tenderimet dhe të ketë nevojë për ato para.

    Debati në komision
    Heqja e taksës është kundërshtuar në komisionin e ekonomisë nga deputetët e opozitës, anëtarë të këtij komisioni. Nënkryetari demokrat i komisionit Ridvan Bode e ka quajtur transformimin e taksës me destinacion në dy taksa kombëtare të sistemit fiskal si një justifikim për të përligjur vendosjen e taksave të reja me qëllim mbledhjen e sa më shumë të ardhurave për mbushjen e buxhetit. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Socialiste. “Ne këtu po heqim 3.3 miliardë lekë në vit taksa (efekti i taksës së vjetër) dhe po shtojmë vetëm 1.45 miliard lekë në vit (efekti i rritjes së taksës së rregjistrimit), d.m.th. ne po e ulim barrën fiskale,” tha Mezan Malaj, duke harruar rritjen e akcizës së naftës me një efekt vjetor prej 1.85 miliard lekësh. Ndërkohë, Bode ka reaguar duke thënë se këto ndryshime do të reflektojnë një rritje të çmimit të naftës, e cila do të shkojë në kurriz të konsumatorit. “Mos mendoni se tregu i naftës do t’i reflektojë të dyja ndryshimet,” tha Bode. “Nuk ka për t’u ndier fare heqja e taksës fikse prej 3 lekësh për litër, por vetëm rritja e akcizës së naftës që do të reflektohet me rritje të çmimit. Kjo është ekonomia e tregut në Shqipëri,” ka përfunduar ai. Reagimi i bashkëdebatuesit të tij Malaj ishte: “Ne kemi shtet. Do ta kontrollojmë tregun”.
    Robert Çeku nga ana e tij ka thënë se buxheti i shtetit nuk e përballon dot ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme, por edhe shumë të shtrenjtë. “Kredi me terma të butë nuk marrim dot pasi e kemi kaluar kufirin dhe sipas meje duhet të kërkojmë kredi me terma tregtarë, në mënyrë që ajo të mbarojë sa më shpejt”,- ka përfunduar Çeku.

    Taksat e vjetra
    -Mbitaksa për importet e taksueshme në masën 1 për qind, me një efekt vjetor prej rreth 2 miliardë lekësh.
    -Taksa mbi konsumin e karburantit në masën 3 lekë për litër të karburanteve të importuara dhe të prodhuara në vend, me një efekt vjetor prej rreth 1.3 miliardë lekësh.
    -Taksa vjetore mbi tatimpaguesit e TVSH-së, me efekt vjetor prej rreth 250 milionë lekësh.

    Ndryshimet
    Taksa e rregjistrimit
    Autovetura 4+1 7 mijë lekë
    Mjete mbi 4+1 15 mijë lekë
    Akciza
    Nafta nga 50 në 65 për qind



    Durrës - Kukës, 8 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit të parë
    Punimet në segmentin e parë Milot-Rrëshen, i gjatë 26 kilometra, kanë nisur në fund të muajit nëntor dhe kilometrin e parë të tij po e ndërtojnë forcat e xhenios


    Në fund të muajit nëntor ka nisur nga punimet segmenti i parë i rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Segmenti i parë Milot-Rrëshen është i gjatë 26 kilometra dhe për ndërtimin e tij do të shpenzohen 8 miliardë lekë. Buxheti i shtetit për vitin 2004 ka parashikuar që për ndërtimin e këtij segmenti të vihet një fond prej 3 miliardë lekësh. Ndërtimin e kilometrit të parë të kësaj rruge e kanë marrë përsipër focat e xhenios.
    Studimi i fizibilitetit dhe vlerësimi i ambientit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë është financuar nga Banka Botërore dhe është miratuar nga organet kompetente të qeverisë, përfshirë këtu Këshillin Kombëtar të Rrugëve. Kilometrin e parë të kësaj rruge kanë nisur ta ndërtojnë dje forcat e xhenios, më pas akoma nuk dihet se cila do të jetë kompania që do të marrë përsipër ndërtimin e saj. Sipas ministrit Poçi, punimet për përfundimin e plotë të këtij segmenti do të zgjasin rreth 2 vjet gjysmë.

    Projekti
    Rruga e re do të ndërtohet paralelisht me hekurudhën Milot-Rrëshen, deri në Rubik dhe më pas do të vazhdojë në krahun ku sot është rruga ekzistuese Rubik-Rrëshen. Lidhja me superstradën Fushë-Krujë –Lezhë do të realizohet nëpërmjet një kryqëzimi modern me mbi dhe nënkalime, për një lëvizje normale të automjeteve. Në fazën e parë gjerësia e afaltit do të jetë 9.5 metra, për t’u zgjeruar më vonë në 20 metra.

    Veprat e artit
    Ndërtimi i rrugës parashikon njëkohësisht edhe ndërtimin e disa veprave të artit në këtë segment rrugor, të tillë si Vijadukti i Milotit me gjatësi 330 metra dhe kosto 390 milionë lekë. Ura e Skurajt me gjatësi 120 metra linearë dhe kosto totale 220 milionë lekë. Gjithashtu, në projekt parashikohet ndërtimi i 52 urave të vogla dhe të mesme, 25 mijë metër kub mur pritës dhe mbjatës, rreth 6.5 kilometra mbrojtje nga lumenjtë etj.

    Veprat e artit
    · Vijadukti i Milotit me gjatësi 330 metra dhe kosto 390 milionë lekë
    · Ura e Skurajt me gjatësi 120 metra linear dhe kosto totale 220 milionë lekë
    · Ndërtimi i 52 urave të vogla dhe të mesme
    · Ndërtimi i 25 mijë metër kub mur pritës dhe mbajtës dhe rreth 6.5 kilometra mbrojtje nga lumenjtë etj.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qeveria shqiptare thotë se ka disa kompani të huaja që kanë kërkuar të ndërtojnë pjesë të kësaj rruge me koncesion.
    Mendoj që nëse mund të bihet dakord në lidhje me numrin e viteve dhe paratë që do t'u kërkojnë shfrytëzuesve të kësaj rruge si dhe kualitetin e rrugës, do t'ishte shumë me interes për të gjithë shqiptarët sepse sikur edhe të gjithë jemi dëshmitar për përfitimin e patriot-turizmit dhe kjo rrugë do t'i shtoj edhe më shumë përfitimet nga kjo si dhe nga fakti tjetër që shumica e shqiptarëve të veriut dhe poashtu të Dardanisë e Maqedonisë janë duke e shfrytëzuar këtë rrugë poashtu në rrugëtimet e tyre për në dhe nga përëndimi në atdhe, dhe edhe nga kjo përfitojnë dhe janë duke përfituar gjithë shqiptarët.
    Në të njëjtën kohë fondet e parashikuara për këtë rrugë nga qeveria mund të përdoren për segmente tjera rrugore.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Poçi: “Do të punohet me Bankën Botërore për sigurimin sa më parë të kredisë prej 20 milionë $”

    Durrës-Kukës, qeveria në 2004 do të hartojë skemën e financimeve


    B.Beqiri

    Infrastruktura

    Rruga Durrës-Kukës mbetet në pritje të financimeve edhe në 2004. Qeveria shqiptare gjatë këtij viti do të hartojë një skemë për financimin e kësaj rruge nga burime të ndryshme. “Do të punojmë për përcaktimin e një skeme financimi, e cila do të kombinojë tërë mundësitë e paraqitura për ndërtimin e plotë të rrugës”, -është shprehur dje ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poçi, në analizën vjetore të këtij institucioni. Sipas ministrit, në vijim të përpjekjeve për tërheqjen e donatorëve dhe financimeve për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, do të punohet me Bankën Botërore për sigurimin sa më parë të kredisë prej 20 milionë dollarë. Banka Botërore që prej disa muajsh ka deklaruar se është e gatshme që të financojë një pjesë të rrugës Durrës-Kukës, por më parë duhej që të përfundonte studimi i fizibilitetit dhe të zgjidhej varianti më i përshtatshëm dhe më ekonomik. Sipas Poçit, hapi i parë që do të ndjekë qeveria shqiptare është sigurimi i financimit të një pjesë të kësaj rruge nga Banka Botërore, duke qenë kështu edhe kontributi i parë i huaj për këtë objekt. “Përveç alternativës së investimeve publike, do të nxisim dhe do të shqyrtojmë mundësitë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë edhe me koncesion”, -është shprehur kreu i Transporteve. Sipas tij, kjo është një alternativë tjetër, tepër e rëndësishme për financimin e kësaj rrruge, e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe më tej. Ndërkohë që ministri Poçi ka deklaruar se prioritet gjatë këtij viti do të jetë edhe ndërtimi i segmentit rrugor Rogozhinë-Elbasan dhe Elbasan –Librazhd. “Këto dy segmente kompletojnë rikonstruksionin e plotë të asaj pjese të rëndësishme të gjurmës së Korridorit të Tetë, që lidh portin e Durrësit me Maqedoninë”, -shprehet Poçi. Ndërkohë që brenda muajit gusht 2004 pritet që të përfundojë edhe aksi rrugor Lezhë-Shkodër me një fond prej 2 miliardë lekësh. Poçi sqaron më tej se në vijim të objektivave të qeverisë për të zhvilluar edhe veriun e vendit dhe infrastrukturën në zonat ndërkufitare. Por, prioritet për vitin 2004 do të jetë edhe rikonstruksioni i rrugëve turistike, brenda sezonit të verës do të përfundojnë punimet në aksin rrugor Orikum-Dhërmi. Por, ministri i Transporteve deklaron se përveç rrugëve në ndërtim dhe rikonstruksion, këtë vit do të nisë edhe ndërtimi i rrugëve të reja. “Në vitin 2004 do të fillojnë punimet në segmentet Lushnje-Fier, Tepelenë-Gjirokastër dhe Vorë-Fushë-Krujë”, -deklaron Poçi.




    Urojmë që kjo rrugë të ndërtohet sa më shpejt. Poashtu urojmë edhe gjithë projektet të realizohen sa më shpejt e sa më shumë projekte të realizohen. Urojmë që edhe politika shqiptare të pastrohet nga elementët antikombëtar sa më parë, urojmë që shqiptarët ta bëjnë këtë sa më parë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Durrës - Kukës, 8 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit të parë

    Punimet në segmentin e parë Milot-Rrëshen, i gjatë 26 kilometra, kanë nisur në fund të muajit nëntor dhe kilometrin e parë të tij po e ndërtojnë forcat e xhenios


    Në fund të muajit nëntor ka nisur nga punimet segmenti i parë i rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Segmenti i parë Milot-Rrëshen është i gjatë 26 kilometra dhe për ndërtimin e tij do të shpenzohen 8 miliardë lekë. Buxheti i shtetit për vitin 2004 ka parashikuar që për ndërtimin e këtij segmenti të vihet një fond prej 3 miliardë lekësh. Ndërtimin e kilometrit të parë të kësaj rruge e kanë marrë përsipër focat e xhenios.
    Studimi i fizibilitetit dhe vlerësimi i ambientit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë është financuar nga Banka Botërore dhe është miratuar nga organet kompetente të qeverisë, përfshirë këtu Këshillin Kombëtar të Rrugëve. Kilometrin e parë të kësaj rruge kanë nisur ta ndërtojnë forcat e xhenios, më pas akoma nuk dihet se cila do të jetë kompania, ose kompanitë që do të marrin përsipër ndërtimin e saj. Sipas ministrit Poçi, punimet për përfundimin e plotë të këtij segmenti do të zgjasin rreth 2 vjet gjysmë.


    Projekti
    Rruga e re do të ndërtohet paralelisht me hekurudhën Milot-Rrëshen, deri në Rubik dhe më pas do të vazhdojë në krahun ku sot është rruga ekzistuese Rubik-Rrëshen. Lidhja me superstradën Fushë-Krujë –Lezhë do të realizohet nëpërmjet një kryqëzimi modern me mbi dhe nënkalime, për një lëvizje normale të automjeteve. Në fazën e parë gjerësia e afaltit do të jetë 9.5 metra, për t’u zgjeruar më vonë në 20 metra.

    Veprat e artit
    · Vijadukti i Milotit me gjatësi 330 metra dhe kosto 390 milionë lekë
    · Ura e Skurajt me gjatësi 120 metra linear dhe kosto totale 220 milionë lekë
    · Ndërtimi i 52 urave të vogla dhe të mesme
    · Ndërtimi i 25 mijë metër kub mur pritës dhe mbajtës dhe rreth 6.5 kilometra mbrojtje nga lumenjtë etj.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sot i dorëzohet kontrata për realizimin e projektit të autostradës Prishtinë-Durrës, kompanisë fituese të tenderit Kosovë

    Sot në Prishtinë, do të bëhet dorëzimi i Kontratës për Projektin zbatues, të objektit të shumë pritur dhe gjithëkombëtar- Autostradës Prishtinë – Durrës.


    Kontratën për realizimin e këtij Projekti, Kompanisë që ka fituar tenderin, në mënyrë solemne do t’ ia dorëzojë Presidenti i Kosovës Dr Ibrahim Rugova.


    RTK 21/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Rugova tha se autostrada Prishtinë -Durrës është një projekt madhor nacional



    Prishtinë, 21 maj - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, sot në një ceremoni solemne në Prishtinë ia dorëzoi kompanisë gjermane GBI kontratën për Projektin zbatues gjithëkombëtar të autostradës Prishtinë Durrës. Idenë për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Durrës Presidenit Rugova e kishte dhënë para mëse një dekade, e cila tani pritet të bëhet realitet.
    Presidenti Rugova, duke përshëndetur momentin e përurimit të pjesës së Kosovës të projektit të austradës Prishtinë-Durrës, tha se ky projekt është një ngjarje me rëndësi për Kosovën dhe për këtë pjesë të Evropës sepse do të fillojë realizimi i një arterjeje qendrore për Kosovën.
    Ndërtimi autostradës Prishtinë-Durrës do të ketë rëndësi nacionale e ndërkombëtare, tha Presidenti Rugova dhe shtoi se Kosova më në fund do të lidhet me detin Adriatik, siç ka qenë e lidhur gjithmonë. Kjo autostradë do të ketë rëndësi për integrimet ndërshqiptare, shtoi ai, duke shprehur bindjen që një ditë do të lidhet me rrugët e tjera, siç është autostrada që e përshkon detin Adriatik.
    "Sot po përtrijmë rrugën antike shqiptaro-romake që e lidhte Kosovën me detin, me Gadishullin Ilirik, që për fat keq gjatë historisë iu ndërrua emri me Ballkan, emër ky që ka qenë tragjik për shumë popuj të kësaj pjese të Evropës", theksoi Presidenti Rugova.
    Ndërkaq, duke folur për vetë rëndësinë e projektit, Presidenti theksoi se ky është një projekt madhor nacional për vendin tonë. Kjo tregon aftësinë dhe potencialin e Kosovës se e meriton njohjen sa më shpejt formale të pavarësisë për t'u integruar në BE në NATO dhe me miqësi me SHBA-të.
    "Unë e kam dhënë këtë ide para sa vjetësh, por kjo ishte vetëm ringjallja e një ideje të vjetër të cilën sot po fillojmë ta bëjmë realitet, pra Kosova me projektet e veta dhe Shqipëria që ka filluar me projektet e saja", tha zoti Rugova duke shprehur bindjen se së shpejti do të vëhet guri i themelit në ndërtimin e autostradës dhe uroi firmën gjermane GBI që sa më shpejt ta bëjë këtë. Njëherit bëri thirrje për eliminimin e pengesave administrative e tjera që sot paraqiten si pengesë në projektet e ndryshme.
    Ndërkaq, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Zef Morina bëri të ditur se që nga sot do të fillojë zbatimi i projektit për autostradën Prishtinë- Durrës, përkatësisht Merdar - Morinë. Morina tha se ishte ideja e Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova para një dekade për këtë projekt kolosal me rëndësi kombëtare për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe lidhjen e saj me Shqipërinë. Kjo ide, tha Morina, sot po bëhet realitet pas shumë takimeve me përfaqësuesit shtetërorë të Shqipërisë dhe pas konsultimeve me miqtë evropianë, u arrit pëlqimi për këtë projekt, që sot po bëhet publik. Ai tha se pas kryerjes së projektit ideor do të shpallet ekzekutimi i projektit që do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.
    Ministri Morina shprehu bindjen që Kosova gjatë kësaj dekade do të ketë autostradën e saj dhe autostradat e tjera me rëndësi kombëtare, që cilat do ta lidhin me Evropën, e të cilat, siç tha, do të shtrihen prej Albanikut e deri në Han të Elezit dhe prej Prishtine deri në Pejë e Prizren dhe do ta lidhin Kosovën me tërë rajonin dhe Evropën.
    Edhe përfaqësuesi i firmës gjermane GBI shprehu kënaqësinë që kompania e tij ka fituar tenderin e këtij projekti dhe u zotua se do të punojë me përkushtim në realizimin e tij.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rreth 400 milionë euro do të kushtojë ndërtimi i autostradës Prishtinë -Durrës

    Prishtinë, 5 qershor - Rreth 400 milionë euro është vlera e ndërtimit të autostradës Prishtinë -Durrës me katër vija kalimi, u tha gjatë takimit të djshëm mes ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës Zef Morina dhe homologut të tij nga Shqipëria Spartak Poçi. Ata gjithashtu diskutuan për zhvillimin e infrastrukturës në të të dy vendet, sidomos i autostradës e cila do të lidhë Kosovën me Shqipërinë.
    "Ky do të jetë një korridor të cilin ne duam ta certifikojmë si evropian, dhe se bashku me z. Morina në Luksemburg do ta fusim në dokumentin e progarmit të Rebis. Kemi biseduar për mundësinë e lidhjes përmes hekurudhave dhe për komitetin teknik që do të organizohet në Tiranë, i cili do t'i shqyrtojë të gjitha problemet që janë në fushën e transportit të të dy vendeve.
    Ministri Morina njoftoi rreth përgatitjeve që janë duke u bërë nga Vërmica në Merdar, projekt ky që do të fillojë të realizohet vitin e ardhshëm.
    Këto ditë ministrat Morina e Poçi do të qëndrojnë në Luksemburg për të certifikuar autostradën Prishtinë -Durrës në dokumentin evropian të programit Rebis.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    geni

    ............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganoid : 08-06-2004 më 05:54

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Koncension i ndermjetem per ndertimin
    Ministra e Transportit eshte duke studiuar per ndertimin e rruges se re Durres -Kukes nje forme te ndermjetme koncensionare. Sipas ciles fondet per ndertimin rruges do te sigurohen nga kompania qe do te ofroje ofertem me te mire dhe me pas shlyerja e tyre do te behet pjeserisht nepermjet taksave qe do te paguajne automjetet dhe me fonde te buxhetit. Burimet brenda Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit shpjeguan se, kjo menyre mbetet me optimalja per ndertimin e rruges. Pasi menyra e financimit nepermjet kredive me kushte tregtare nuk lejohet nga institucionet financiare nderkombetare per shkak te synimeve qe ata kane ne frenimin e rritjes se metejshme te borxhit te jashtem. Nderkohe nga studimet paraprake qe kane bere disa kompani te vecanta ndertimi i rruges ne fjale nepermjet kocensionit klasik nuk mund te realizohet per shkak se trafiku i levizjes se automjeteve nuk i permbush kriteret per kete qellim.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rruga Durrës-Kukës nuk do të ndërtohet me kredi tregtare, por me koncesion

    Tiranë, 9 korrik - Ministri i Transportit të Shqipërisë Spartak Poçi tha se rruga Durrës-Kukës nuk do të ndërtohet me kredi tregtare, por me koncesion. Ministri Poçi po ashtu ka bërë të ditur se deri më 30 korrik dy firma evropiane dhe një kuvajtiane do të paraqesin ofertën e tyre në Ministrinë e Transporteve për ndërtimin e segmenteve të këtij projekti me koncesion.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 74 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •