Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    We can learn war lessons from Albania after World War II

    Date published: 11/23/2003

    Albania after World War II should be a guiding principal of what we should not do after we win a war.

    I was the senior OSS Secret Intelligence officer behind the German lines in the country for most of 1944. I existed only because the local population fed and protected me.

    They could have gotten a handsome reward from the SS or Gestapo had they pointed out my hiding place. On those barren mountains, I would not have had a chance of escape. But they did not disclose my secret. Hundreds of extremely poor Albanians knew where I was but did not tell the Germans.

    The mighty 5th U.S. Army that had just defeated the Germans was only 45 miles away in Italy. A few companies could have moved into Albania when the Germans pulled out--there would have been no resistance--but they didn't.

    All of my Albanian friends were slaughtered by the Communist partisans who moved into Tirana, the capital, and assumed control, and their first decree was to kill any Albanians who had worked with the Allies. My Albanian friends were all killed, as were their families.

    Today that is what the Iraqis are afraid of--that we will walk out and that they will be killed by Saddam, his followers, or any other band of thugs that would move in to take the country from inside.

    No wonder they are afraid to work with us. We have a great reputation as warriors, but a bad reputation as conquerors. We must stay in Iraq until it has time to settle down, and it will.

    No timetables, please! And no political pressure by the American press, or by the opposition party, to pull our troops out, or another slaughter is certain to happen.

    James W. Hudson

    Spotsylvania

    http://www.freelancestar.com/News/FL...232003/1170201
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: We can learn war lessons from Albania after World War II

    “Njė amerikan nė brigjet shqiptare 1943”/ Auron Tare rrėfen historinė e kapitenit tė OSS, James Hudson


    Emri:  sherbimi-amerikan.jpg

Shikime: 189

Madhėsia:  30.9 KB

    Njė amerikan nė brigjet shqiptare 1943, historia e kapitenit te OSS James Hudson

    Nga Auron Tare

    Nga Kajro nė Shqipėri. Nė fillim te nacionalistėt e mė vonė me komunistėt. James Hudson ish-kapiteni i shėrbimit tė fshehtė amerikan nė njė rrėfim pėr Shqipėrinė e 1943.

    Do tė doja ta filloja me njė pyetje tė thjeshtė: Kush ėshtė Kapiteni James Hudson?

    Unė kam mbaruar kolegjin nė Pensilvani dhe u diplomova pėr kimi dhe fizikė. Unė u zgjodha nga ushtria pėr tė qenė njė oficer i shėrbimeve speciale. Ata mė futėn nė disa projekte si dhe mė trajnuan se si tė merresha me mikrofilmat dhe gjėra tė tjera tė kėtij lloji. Arsyeja ishte se atyre u duhej dikush qė tė regjistronte me kamera ne dore ngjarjet e luftės. Dmth njė tip kronikani

    Keni marrė pjesė nė Konferencėn e Kajros, do tė donim tė ndanit me ne disa kujtime rreth zhvillimeve tė saj…

    Unė isha nė stafin e Gjeneral Russell Maxwell, ishte njė gjeneral nė komandė i forcave tė ushtrisė amerikane tė Lindjes sė Mesme nė Kajro. Nė atė kohė Kajro ishte kryqėzimi i botės pėr aleatėt. Nėse doje tė shkoje nė Rusi, shkoje nė Kajro, po tė doje tė shkoje nė Indi, shkoje nė Kajro. Gjithēka ishte e vendosur nė Kajro dhe aty unė takova shumė njerėz. Kėshtu u pėrfshiva nė Konferencėn e Kajros.

    Mėsuam nė komandė se Franklin Delawer Roosvelt do tė vinte. Shtypi sillej mirė me Roosvelt. Unė njihja shumė njerėz tė shtypit, si John Phillips i revistės LIFE etj. Shtypi nuk nxori asnjė fotografi tė Roosvelt qė e tregonte atė si ulok, as nė karrige me rrota dhe as duke e mbajtur James Roosvelt, i biri. Ai trajtohej me gjithė respektin e mundshėm.

    Pavarėsisht se nuk thuhet, nė tė gjitha kėto konferenca tė mėdha e gjithė puna mė e rėndėsishme nuk bėhej nga Stalini, Churchill apo Roosvelt, por nga stafi i tyre. Gjithė ata gjeneralė, admiralė, forca ajrore qė rreshtoheshin njė nga njėra anė e njė nga ana tjetėr, kur ata dilnin pėr pushim gjatė seancave, bisedonin. Kėshtu unė dėgjoja gjithė bisedat, duke marrė vesh se cilat ishin planet e kėtyre tre vendeve.

    A u pėrmend ndonjėherė Shqipėria aty?

    Po u pėrmend… nga njė rus, qė doli se e takonte Churchill vazhdimisht.

    Kishte ndonjė vendim pėr Shqipėrinė nė Konferencė?

    Nė atė kohė Jugosllavia ishte shumė mė e madhe dhe me influencė, por vendi pėr tė cilin Stalini u interesua vėrtet ishte Shqipėria. Shqipėria, shpresoj qė njerėzit tuaj ta kuptojnė ėshtė njė vend kyē, ėshtė pozita gjeopolitike e saj…

    Ju pėrmendni nė kujtimet tuaja se dhe Mbreti Faruk mori njė dhuratė nga Roosvelt?

    Po, e saktė.

    E keni takuar ndonjėherė Mbretin Faruk?

    Kam fluturuar nė njė avion me tė shumė herė. Ai ishte pilot.

    Shqipėria. Kishit dėgjuar mė parė? U surprizuat qė do tė shkonit aty? Si ishte?

    Po kisha dėgjuar. Lėrmė tė tė them se si dhe kur. Unė bėra foton e fundit, tė tė fundit gjerman qė u vra nė ishullin Kipan nė Tunizi. Ishte gjermani i fundit qė u vra nė Afrikė dhe mė pas u shpėrndanė nėpėr Mesdhe. Unė u ktheva nė Kajro dhe gjatė kthimit i thashė vetes “lufta nė Afrikė mbaroi, unė pėr kėtė erdha kėtu. Ēfarė do tė bėj tani?” dhe unė isha vėrtet i vetmi pėr rolin qė luajta. Nuk kishte absolutisht njeri tjetėr mbi mua. E gjithė karriera ime ishte kaq e ēmendur. Asnjė nuk interesohej se ēfarė bėja.

    Gjithsesi njė miku im mė pyeti se ēfarė do tė bėja tani. “Sinqerisht po kėrkoj pėr njė punė”, iu pėrgjigja. “Kam dėgjuar diēka qė mund tė tė interesojė”, dhe mė treguan pėr 13 infermierėt amerikanė qė ishin rrėzuar mbi Shqipėri. Shėrbimi amerikan po kėrkonte njė oficer betejash. Kishin shumė djem OSS, por ata ishin tė gjithė nga Harvardi, Prinston, tė cilėt nuk donin tė bėnin kėtė punė tė vėshtirė. Shėrbimi donte dikė qė tė shkonte aty dhe t’i nxirrte kėto infermierė.

    Nė atė kohė nuk dija absolutisht asgjė pėr Shqipėrinė. As kur isha nė Kajro nuk e dija se britanikėt e SOE ishin nė Shqipėri dhe e njihnin atė shumė mė mirė se ne. Gjithsesi, njė nga arsyet qė unė dija diēka pėr Shqipėrinė ishte se kisha njė volum tė madh me pulla poste shqiptare. Kėshtu dija pėr Shqipėrinė nga pullat e postės dhe mė pėlqente kjo. U paraqita pranė Shėrbimit dhe ata mė trajnuan pėr luftimin trup me trup. Mė mėsuan shumė gjėra tė kėtij lloji. Aty mė shpjeguan edhe historinė e Shqipėrisė.

    Kush jua tregoi?

    Shėrbimi Sekret Amerikan

    Ata ishin shqiptarė, shqiptaro-amerikanė apo amerikanė?

    Amerikanė. Jam i sigurt se ishin amerikanė tė Shėrbimeve Sekrete. Ishte njė trajnim i shkurtėr, mė shumė tip informimi. Kėshtu shkova nė Brindizi e mė pas nė Bari. Kėtu takova Harry Fultz.

    Si ishte Fultz?

    Fultz ishte njė djalė shumė serioz, rrallė mund tė kem parė ndonjėherė njė grimcė buzėqeshjeje. Ai pothuaj nuk ngjante fare me njerėzit e tjerė tė OSS. Nuk mbaj mend qė tė mos e kem gjetur nė ēfarėdo ore nė tavolinėn e tij duke studiuar hartat apo raportet qė vinin dhe nuk ia dėgjoje zėrin. Ai kishte njė staf tė vogėl pėrkthyesish shqiptarė. Ata dinin anglisht shumė mirė, pasi ai i kishte amerikanizuar ata. Ishin 2 prej tyre qė bėnin punėn mė tė madhe nė pėrkthimin e dokumenteve.

    Mund tė t’i pėrshkruaj, por emrat si mbaj mend shumė mirė. Njėri quhej Stivens, i amerikanizuar, jam i sigurt. Ishin djem tė mirė. Ata tė 3 ishin tek e ashtuquajtura Drejtoria shqiptare. Secila drejtori kishte njė emėr. Ishte ajo greke, jugosllave etj.

    Ata ishin komplet tė pavarur, mezi i flisnin njėri-tjetrit, gjė qė ishte njė budallallėk, sepse ne ishim tė gjithė njėlloj, por grekėt i shikonin shqiptarėt si tė ishin armiq. Nuk kishte ndonjė dashuri tė madhe me sa shikoja. Po ashtu edhe jugosllavėt. Ballkani ėshtė i veēantė. Megjithatė pėr t’i rėnė shkurt, Harry Fultz ishte nėpunėsi mė punėtor qė kam parė ndonjėherė nė jetėn time.

    Kur u futėt pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe kishit mėsuar se personi qė do t’ju ēonte aty ishte aktori i Hollivudit, Sterling Hayden, ishte ai qė ju dha informacion pėr Shqipėrinė?

    Sterling Hayden, njė yll Hollivudi, u zbulua nė Neapólis, jo shumė larg Akademisė sė Marinės. Ai ishte njė marinar. Nė atė kohė ishte 22 vjeē dhe mund tė humbisje tė dashurėn nėse ajo e shikonte atė. E adhuronte detin dhe anijet e vogla. Ai kishte disa vjet qė e bėnte rrugėn pėr nė Shqipėri, pra e njihte mirė atė pjesė tė bregut. Sterling Hayden ishte martuar me Madaleine Carroll.
    Ajo ishte me tė vėrtetė njė yll kinematografie. Ajo ishte pjesė e njė spektakli amerikan, qė shkonte pėr tė argėtuar trupat.

    Ne sa kishim marrė Romėn ato ditė, s’kishte as njė javė. Ishim nė Otranto duke u pėrpjekur qė tė mė hidhnin mua nė Shqipėri, kur ai dėgjon se Carroll do tė vinte nė Romė pėr spektaklin. Kėshtu ai mė thėrret “Bill”, sepse ky ishte pseudonimi im. “Bill, nėse unė nuk tė ēoj dot herėt e para mė duhet tė tė lė. Carroll do tė vijė nė Romė. Unė i njoh ata dreq gjeneralėsh aty.
    Ata do ta joshin dhe unė nuk kam kohė fare. Duhet tė shkoj aty qė ta mbroj atė prej tyre”. Dhe ashtu bėri. U pėrpoqėm nja 2 herė, por mė nė fund shkova me njė ekuipazh italian.

    Kur erdhėt pėr herė tė parė nė Shqipėri gjetėt njė aktor tjetėr nė Shpellėn “Pamje nga Deti”. Anthony Quail, i cili punonte pėr Shėrbimin Sekret Britanik.

    E vėrtetė, Majori Quail, kur mbėrrita unė, kishte malarie dhe ethet e verdha. John Jang kishte tė njėjtėn gjė, po ashtu edhe radisti i tyre. Nė Shqipėri nė atė kohė mund t’i merrje kėto 2 sėmundje dhe malaria ishte kudo.
    Si ishte Quail? Ai u bė njė aktor i famshėm pas luftės dhe shkroi njė libėr tė bukur pėr Shqipėrinė…

    Po e vėrtetė. Ai ishte nga ata britanikė qė sinqerisht shumica e meshkujve amerikanė nuk i pėlqejnė. Kishte 2 grupe oficerėsh, ata qė e ruajnė rangun dhe ata qė janė shumė strikt. Shumica e oficerėve amerikanė ishin me kėmbė nė tokė, pavarėsisht nga rangu qė mund tė kishin. Kur t’i shkoje nė njė klub oficerėsh, edhe pse kishte 4-5 rangje bashkė, mund tė luaje letra apo ē’tė doje. Por Anthony Quail ishte klasė e lartė dhe nuk afrohej me tė tjerėt. Por unė, nė fakt, u kujdesa pėr tė nė Shpellėn “Pamje nga Deti” dhe nė fund e evakuuam nė Itali.

    A e keni takuar pas lufte?

    Jo.

    Kur ju shkuat nė shpellėn “Pamje nga Deti”, sa vetė gjetėt aty?

    E ēuditshme, sepse ėshtė shpellė pėr tė cilėn edhe sot nė Shqipėri nuk dihet se ēfarė ndodhi aty ku Shėrbimet Sekrete Amerikane dhe ato Britanike e ndanė atė hapėsirė dhe ndėrtuan rrjetin e agjenturės.

    Donim tė dinim se cili ishte kontakti juaj nė Shqipėri? Dhe njė pyetje tjetėr interesante ėshtė se a i pėrdori Harry Fultz ish-studentėt e vet pėr tė ndėrtuar njė rrjet informatorėsh?

    Nė udhėtimin e parė, siē ju thashė, kur erdhėn nė Kajro, atyre u duhej dikush qė tė hynte aty.

    Shumė dolėn vullnetarė, por ata kėrkonin dikė si unė dhe unė isha gati ta bėja. Kėshtu qė shkova aty si i dyti nė komandė, duke ndjekur Makadu, i cili kishte pseudonimin Tank. Unė nuk dija shumė gjėra pėr kėtė mision, as se si ishin 13 infermierėt amerikanė. Harry Fultz nuk u largua kurrė nga tavolina e vet. Ai nuk flinte, nuk hante, qėndronte aty si statujė e vėrtetė.

    Ai asnjėherė nuk e preku Shqipėrinė gjatė asaj kohe. As nuk iu afrua asaj. Ne ishim 2 oficerė qė vareshin nga Fultz, tė dy kapitenė, Tom Stefani dhe unė. Unė isha oficeri kryesor pėr inteligjencėn. Ai ishte oficeri i specializuar pėr Shėrbime Speciale. Puna e tij ishte tė merrej vesh me Hoxhėn…

    Kur arritėm aty nuk kishte asgjė tė ngritur, asnjė rrjet pėr inteligjencėn. Pavarėsisht se ē’mund t’ju kenė thėnė ju, ne nuk morėm asnjė inteligjencė nga komunistėt. Kisha njė person nė Dukat qė ishte kontakti im i parė, quhej Hodo Meto.

    Ai ishte diplomuar nė shkollėn e Fultz-it. Kėshtu ishte dhe Xhelil Ēelo. Ishte shumė trim. E vranė pasi unė u largova nga aty. Mė pėlqente shumė, por ai nuk bėri asgjė pėr inteligjencėn. Ai vinte me mua pėr tė mbledhur dokumentet, pėrkthente pėr mua e kėshtu me radhė.

    Hodo ishte ai qė kishte lidhjet. Ai kishte njė kontakt tė rėndėsishėm, Petron, qė ishte Sekretar i Bashkisė sė Vlorės. Ajo ē’ka ai bėnte ishin kopjet e dokumenteve gjermane. Ai ishte mjeshtri i kopjimeve dhe pjesėn mė tė madhe tė korrespodencės ma jepte mua me anė tė Hodos. Po kėshtu ata kishin njė korrier. Gjithsesi, ne filluan tė hapemi me degė kudo nė Berat, Gjirokastėr, Tiranė etj.

    Pra krijuat njė rrjet tė mirėfilltė spiunazhi?

    Po dhe ne i trajnuam agjentėt tanė sa mė mirė mundėm. Nuk i njihnim tė gjithė sigurisht, pasi ne shikonim vetėm fundin e rrjetit. Kjo ishte pjesė e marrėveshjes, pėrndryshe ti e humbisje idenė e rrjetit. Si fillim kishim rreth 20 agjentė, nuk i mbaj mend tė gjithė, por mund tė tė them disa emra.

    Cili ishte qėllimi i inteligjencės? Lėvizjet e gjermanėve apo mė saktė ato kishin tė bėnin me gjermanėt, vetė vendin apo fraksionet politike?

    Harry Fultz ishte politikan. Ai donte tė dinte mė shumė pėr vendin, politikat dhe lojėn midis Ballit Kombėtar dhe komunistėve. Kjo ishte ajo qė atij i interesonte mė shumė. Ne kishim njė mision ushtarak. Ajo qė i shqetėsonte mė shumė Shėrbimet Sekrete Amerikane ishte Divizioni Malor Gjerman qė po vinte nga Stalingradi. Dihej se ēfarė iu kishte ndodhur atyre nė Rusi dhe ata ishin nė formė tė keqe.

    Gjithsesi ata po vinin nė Shqipėri pėr tė rikuperuar forcat. Kjo ndodhi nė 1944. Gjermanėt po merrnin trupa nga Hungaria, Bullgaria, Rusia e bardhė, ngado ku mund t’i gjenin. Disa nga Franca, por jo shumė, ca polakė, disa ēekosllovakė dhe i sillnin nė Shqipėri pėr t’u trajnuar dhe pėr t’u bėrė rezervė taktike.

    Kjo ishte njė nga punėt e mia, tė shihja se si trajnoheshin kėto forca, nėse ishin njė forcė e gatshme pėr tė lėvizur apo jo. Fultz mblidhte gazeta shqip dhe unė i dėrgoja shumė prej tyre. Kisha njė koleksion tė tyre, por humba gjithēka mė vonė. Gjithė pajisjet e mia tė bukura i humba. Shumė nga shqiptarėt ishin hajdutė lart nė male, ata kishin njė jetė tė vėshtirė. Merrnin ēdo lloj ushqimi qė gjenin.

    Operacioni juaj kryesor aty ishte nė Dukat? Doja tė dija pėrshtypjet tuaja pėr jetėn nė Dukat nė atė kohė, duke ditur se Dukati ishte mė shumė i lidhur me Ballin Kombėtar sesa me partizanėt…

    Maliqi ishte njeriu kryesor me tė cilin punonim atje. Mė duket se Maliq Koshena, shpesh i harroj mbiemrat e tyre. Ai ishte shumė i fortė nė krahasim me burrat e fshatit, por ata shqetėsoheshin pėr gestapon dhe trupat SS.

    A mbani mend nga kujtimet tuaja kur thoni se kishte njė farė tensioni midis bazės nė shpellėn “Pamje nga Deti” dhe fshatarėve nė Dukat?

    Jo, kishte nė fillim, por ndryshoi mė pas. Ky tension ishte kur ne sapo kishim arritur dhe banorėt e Dukatit kishin frikė. Dhe kishin tė drejtė, sepse nuk kishin pas kurrfarė ndihme nga askush. Italianėt erdhėn dhe bėnė atė qė deshėn, grekėt po ashtu. Pra, ishte njė kohė e frikshme pėr shqiptarėt, por edhe pėr vendet qė luftonin nė Ballkan. Por kjo deri sa gjermanėt filluan tė iknin.

    Kur gjermanėt po largoheshin, ata u ndjenė mė tė fortė. Ata thoshin se gjermanėt ikėn dhe ne tani tė kemi ty dhe duhet tė tė mbrojmė. Unė mbaja ar nė xhep dhe nė brez. Kisha disa shqiptarė me rrogė mujore. I jepja Ali Babės 3 monedha ari nė muaj dhe detyra e tij ishte tė mė sillte gjėrat nga Vlora. M’i sillte me ato kafshėt e vogla, si i quajnė? Ah po, gomerė. Burrat shqiptarė ishin tė ashpėr me gratė dhe gomerėt. Jam i sigurt se gjėrat kanė ndryshuar tani, por atėherė gratė dhe gomerėt ngarkoheshin njėlloj.

    Shpella “Pamje nga Deti” ishte njė territor i Ballit Kombėtar. Si ishin marrėdhėniet tuaja me kėtė organizatė?

    Fantastike pėr mua, po flas pėr veten. Ata u sollėn mirė me mua dhe tė gjithė kishin njė ndjenjė tė fortė pozitive pėr Amerikėn.

    Dukej se u pėlqenin shumė amerikanėt, edhe mė shumė se anglezėt. E ndeshėm kudo kėtė, sepse amerikanėt ishin mė tė lehtė pėr t’u marrė vesh. Anglezėt, qoftė edhe me ta qė kam punuar, ishin mė tė rėndė.
    Ju pyeta pėr Skėnder Muēon…

    Mė pėlqente shumė ai njeri. Mė erdhi shumė keq kur mora vesh se atė e kapėn dhe e vranė, jo shumė kohė pasi mė kishte vizituar mua. Kaluam njė javė bashkė. Ai ishte veshur nė mėnyrė fantastike. Pėr tė qenė i sinqertė me ju, e kuptova se do tė vritej njė ditė, pasi ai kishte tė njėjtėn veshje si nė Angli, tė hekurosur bukur, ēizme tė gjata kalėrimi.

    Burrat shqiptarė ishin me fat nėse kishin sandale, tė cilat i bėnin vetė nga gomat e makinave. Skėnder Muēo nuk fliste shumė, por ishte trim dhe kuptohet unė kisha edhe Hodon e Xhelilin. Inteligjentė ishin ata qė kishin qenė nė shkollė. Mua mė dukej se Harry Fultz kishte pasur si qėllim t’u mėsonte studentėve tė tij anglishten amerikane.

    Po nė kėtė kohė unė takova edhe 2 njerėzit mė tė rėndėsishėm nė Shqipėri: Mehdi dhe Mit’aht Frashėrin, por ata ishin tė shkollės sė vjetėr. Skėnderi ishte mė i ri, njė djalė i pashėm, i dashur e i qeshur. Thoshte gjėra tė bukura pėr Amerikėn.

    Mė jepte mesazhe qė t’ia dėrgoja presidentit Roosvelt, tė cilat unė ia pėrcillja Zyrės nė Bari, por nuk e di nėse Presidenti Roosvelt do tė kishte mundėsi t’i merrte apo jo.
    Ju thatė se i takuat tė dy Frashėri? Cila ishte pėrshtypja juaj pėr ta?

    Mė pėlqenin qė tė dy. Ishin shumė tė zgjuar, por nuk flisnin anglisht. Ata mė shpjeguan disa herė nėpėrmjet Xhelil Ēelės qė ata nuk ishin aty, sepse pėlqenin gjermanėt apo se i mbėshtesnin ata, por kjo ishte mėnyra e vetme qė ata mendonin pėr tė mbajtur vendin nė kėmbė.

    Tė gjithė donin tė drejtonin dhe nuk ishte thjesht ēėshtje ushtarake. Ishte e rėndėsishme qė paratė tė qarkullonin midis qyteteve, administrata tė punonte dhe ju e dini se nė njė vend tė ngadaltė si Shqipėria kishte njė ndryshim tė madh midis veriut apo Gjirokastrės nė jug.

    Unė isha dakord me ta dhe mendoj se Frashėrit luajtėn pjesėn e duhur. Ata mbajtėn shtetin nė kėmbė, mbajtėn gazetat nė qarkullim dhe vendin nė lėvizje. Hoxha ishte nė Shtabin e Pėrgjithshėm me djemtė e vet dhe sulmonte mjaft patrulla gjermane, vetėm qė tė kishin pak reklamė tek anglezėt. Amerikanėt e urrenin kėtė gjė.

    A takuat ndonjė udhėheqės tė partizanėve vendas?

    Partizanėt mė trajtonin mirė dhe asnjėherė nuk pata probleme me ta. Pothuaj kisha gjithnjė me vete njė shqiptaro-amerikan, si Albert Toli apo Nik Kukiē, tė cilėt pėrkthenin pėr mua, pasi nuk flisja shqip, gjė qė duhet ta kisha mėsuar qė nė fillim. Isha pak dembel. Nuk mund tė bisedoja si duhet me ta, megjithėse ėshtė e ēuditshme se si ndonjėherė arrin tė merresh vesh me shenja e lėvizje pa e ditur gjuhėn. Ata mė jepnin ushqime herė-herė, edhe pse unė kur hidhesha kisha 20-30 pako me vete.

    Nuk mund tė merrnim shumė, sepse nuk ėshtė mirė tė kesh shumė parashuta me pajisje kur hidhesh. Udhėheqėsit mė trajtuan gjithnjė mirė. Fjala qė pėrdornin shpesh ishte “Tedski”, tregonin me gisht nga njė drejtim e donin tė mė thoshin tė kisha kujdes nga gjermanėt.

    Sipas pikėpamjes suaj, a mendonit se partizanėt po luftonin gjermanėt? A ju krijua pėrshtypja se ata ishin forca e vetme qė po luftonin gjermanėt?

    Jo, aspak.

    Ia thashė kėtė Fulzit dhe tė gjithė tė tjerėve. Unė nuk isha dakord me Tom Stefan gjatė gjithė kohės. Partizanėt qėndronin nė zona tė veēuara. Njė nga gjėrat qė ata bėnė ishte se kishin njė perimetėr tė mirė mbrojtės. Sa herė qė njė kamion gjerman kalonte kishte njė skuadėr mbi tė, pra pothuaj ēdo lloj kamioni gjerman qė shihje do tė kishte 12 vetė.

    Ata ishin stėrvitur qė nė prita tė ndalonin menjėherė dhe hidheshin nga anėt e kamionit. Ishin trajnuar tė mos bėnin zhurmė, pra ata hidheshin dhe nuk gjuanin. Po ju them se ėshtė shumė e vėshtirė qė tė gjesh guerilje, tė cilat mund t’i trajnosh. Ata janė njė grup i pavarur dhe secili nė kokė tė vet dhe qėllonin kudo. Si pėrfundim, gjermanėt i zbulonin menjėherė dhe i qėllonin. Ngaqė gueriljet humbisnin shumė burra nė kėtė mėnyrė, ajo qė ata bėnin zakonisht ishte t’i linin tė iknin, sepse nuk kishte asgjė strategjike aty, por vetėm male.

    Pajisjet e tyre i kishin nė zona shumė tė veēuara lart nė male nė ato kampet partizane ku ndoshta qėndronte Hoxha. Unė e imagjinoj, sepse nuk e kam parė kurrė, se duhet tė kenė bėrė edhe ndonjė luftė tė fortė, sepse pėrpiqeshin tė gjenin pajisjet mė tė mira. Por ata qė kam takuar ishin zakonisht nė kėtė perimetrin e mbrojtur. Ata mė trajtonin mirė, mė ndihmonin.

    Ēfarė mendoni pėr dokumentin e gjeneral Trockit, qė thotė se partizanėt ishin ata qė duhej tė pajiseshin me armatime?

    E mendova si njė gjė jo tė menēur. Mund ta shikoja se sa pa kuptim ishte si strategji, ne nuk kishim njė mision taktik, ne nuk kishim trupa nė Shqipėri. Taktikisht ne nuk kishim punė tė ishim aty, strategjikisht po meqė ishte si pjesė e Ballkanit. Misioni ynė ishte qė tė ēlironim Shqipėrinė dhe jo tė luftonim me Shqipėrinė, as tė luftonim me gjermanėt nė Shqipėri.

    Ne donim ta ēlironim atė, ju e dini, do tė ishte vendi i parė qė do ēlirohej nė tė gjithė Europėn. Pra ne donim vetėm ta ēlironim dhe mėnyra mė e mirė pėr ta ēliruar ishte ta linim nė rregull. Gjermanėt ikėn dhe ju keni njė shtet, njė qeveri.

    Nuk ėshtė aq e lehtė tė formosh njė shtet, ka shumė pėr tė bėrė. Kėshtu njerėzit si puna e Frashėrve po e mbanin shtetin nė kėmbė. Ata e kishin njė infrastrukturė, jo shumė, por ishte diēka.A ju instruktoi Fultz se si tė silleshit me partizanėt?

    Jo, asnjėherė. A ju instruktoi, apo dėgjuat idenė pėr tė krijuar njė rrjet spiunazhi qė do tė pėrdorej edhe pas luftės? A mendonte Fultz pėr pas lufte? Nė tė vėrtetė ai asnjėherė nuk ma tha hapur kėtė, por unė me siguri qė e ndieja njė gjė tė tillė. A po pėrpiqej ai tė krijonte njė rrjet qė do tė pėrdorej pas lufte?

    Po, por nuk mund ta them me siguri nėse ai e ka shkruar apo ma ka thėnė njė gjė tė tillė. Ai e bėnte 99% tė punės sė vet me Memo.

    Enver Hoxha e akuzoi Fultz se ai ishte njė spiun i amerikanėve dhe se pėrdorte studentėt e vet pėr tė mbledhur informacione. A mendoni se kishte tė drejtė pėr kėtė ēėshtje?

    Jo, nuk mendoj kėshtu. Mendoj se Fultz ishte dakord me marrėveshjen apo vendimin e anglezėve pėr tė pajisur partizanėt kundrejt Ballit Kombėtar. Fultz pothuaj kishte tė njėjtat mendime me mua nė lidhje me Ballin Kombėtar. Ai ishte njė djalė Tirane, ai kishte jetuar nė Tiranė dhe e njihte mirė qeverinė.

    Ai nuk ishte tipi i Hoxhės. Atė nuk do ta shihje nėpėr male, ishte njė djalė qyteti i shkolluar, i mprehtė dhe shumė i zgjuar. Nuk mė la nė asnjė moment pėrshtypjen se pas lufte do tė bėnte diēka kundėr dikujt. Mendoj se ai po luante drejt dhe ishte pjesė e ushtrisė amerikane, duke u munduar tė fitonte luftėn.

    Kam lexuar disa raporte ku OSS amerikane po ankoheshin nga trajtimi i anglezėve. Dukej sikur kishte njė lloj rivaliteti midis OSE dhe OSS nė Shqipėri dhe se OSE nuk i pėlqente t’i kishte amerikanėt nėpėr kėmbė…

    Nė grupin me tė cilin punoja unė me tė tjerėt, ishim kudo nė Shqipėri, asnjėherė nuk patėm ndonjė problem me Shėrbimin Sekret Britanik, ishim tė gjithė njė. Djemtė e Shėrbimit anglez qė vinin pėr misione speciale tė tipit tė hidhnin ura nė erė etj, ishte zor qė t’i takoje. Shumė rrallė mund tė kem parė ndonjė prej tyre.

    Kė takuat ju nga britanikėt? Takuat Smiley apo…?

    Po, e kam takuar Smiley.

    Julian Emery?

    Jo, nuk e mbaj mend kėtė.

    Po Smiley-n e keni takuar?

    Po, po.

    Do tė doja tė dija ndonjė detaj personal tė shqiptaro-amerikanėve me tė cilėt ti ke punuar siē ėshtė Tom Stefani. Si ishte Tom Stefani?

    Po e njihja mjaft mirė. Ai ishte njė djalė shumė zyrtar qė nuk pėlqehej shumė nga njerėzit e vet, por qė e zotėronte mirė gjuhėn shqipe dhe ishte oficer. Ky ishte njė ndryshim shumė i madh dhe ishte e habitshme, sepse edhe nė Shėrbimin amerikan oficerėt ndiheshin ndryshe dhe trajtoheshin ndryshe.

    Harry Fultz e dinte se ju operonit dhe punonit nė njė territor tė Ballit Kombėtar. Pse ju parashutoi nė Shtabin e Enver Hoxhės?

    Pėr njė arsye shumė tė mirė. Ata e dinin se koha e kėtij komandanti po vinte.

    Harry Fultz ju parashutoi pranė Shtabit tė Hoxhės, pėr ēfarė arsyeje?

    Fultz nuk i besonte mė Tom Stefanit. Tomi u afrua aq shumė me Hoxhėn, sa zor se ndaheshin. Djemtė e Shėrbimit vlerėsoheshin vazhdimisht nga eprorėt e tyre dhe pėrdoreshin terma si “prirjet” dhe ai prirej…, unė nuk e akuzoj atė, por ai prirej drejt komunistėve. Nė rastin tim nuk kishte mėdyshje, tė gjithė e dinin qė unė isha pro Ballit Kombėtar.

    A kishit ndjesinė se ndoshta komunistėt kishin penetruar nė informacionet e OSS?

    Po, e kisha. Gjithsesi e besoj kėtė.

    A besoni se partizanėt infiltruan nė Shėrbimin amerikan?

    Po. Dhe do t’ju them pse. Unė njihja disa oficerė OSS qė nuk kishin lidhje me ne, por ata dinin shumė. Dhe mendoj se ata ishin komunistė, amerikanė. Ata m’u afruan nė Bari qetėsisht dhe me kujdes, por unė i thashė se i urreja aq shumė komunistėt, saqė ata u larguan prej meje. Por sigurisht besoj se kishte komunistė tė infiltruar nė radhėt e Shėrbimit amerikan.

    Ju takuat Enver Hoxhėn. Ēfarė ndjetė gjatė bisedės me tė? Apo ndonjė detaj rreth tij apo njerėzve qė e rrethonin?

    Unė kurrė nuk u shoqėrova me tė. Kisha vetėm takime zyrtare nė lidhje me atė problemin e zbarkimit tė komandove.

    Ajo qė ai bėri sa mė takoi, ishte se filloi tė mė kėrkonte njė listė me materiale si p.sh., “dua mė shumė municione, dua mė shumė nga kjo apo ajo”. Asnjėherė nuk patėm ndonjė bisedė strategjike me tė se ēfarė do tė bėnte nė fushėn ushtarake.

    Por ama kisha dėgjuar mjaftueshėm nga njerėzit e tij, se ata kishin ndėrmend tė merrnin nė dorė drejtimin e vendit dhe pėr kėtė nuk kishte asnjė dyshim.

    Ata nuk jepnin detaje nėse do t’i vrisnin tė gjithė armiqtė e tyre, por unė kisha pėrshtypjen se kjo do tė ndodhte dhe do tė derdhej shumė gjak kur ata tė arrinin aty ku synonin. Tė gjitha kėto qė ju them i kam tė dokumentuara. Shumė tė tilla, letra nga Fultz se si tė ndėrtojmė inteligjencėn, se si Tomi po merrte njė rol tjetėr etj.

    Ēfarė menduat kur takuat Hoxhėn? Ju duk si njė luftėtar gueril, apo si njė komandant i njerėzve tė vet?

    Patjetėr qė e ndjeva se ishte si njė qė komandonte. Nuk kishte dyshime mbi kėtė, ai ishte njė udhėheqės. Dhe njerėzit e ndiqnin, por kishte edhe shumė frikė mes tyre. A ishte njė diktator qė atėherė? Tė jem i sinqertė me ty, nuk e quanin tė tillė, por ai sillej si udhėheqės dhe kishte gjithė lidhjet me Rusinė.

    Por ata kėrkonin njė autoritet tė lartė, sepse nuk kishin njė tė tillė. Kjo ishte tipike e tė gjithė shqiptarėve tė asaj kohe, ata nuk kishin njė autoritet pėr t’i udhėhequr. Komunistėt kishin Hoxhėn, sepse ai ishte i vetmi person qė kishte njė staturė me kėdo.

    Mund ta klasifikoni si njė njeri tė zgjuar?

    Unė nuk fola mjaftueshėm me tė qė tė kem ndonjė mendim filozofik pėr tė, por personi i tij tė jepte tė kuptoje se padyshim ai ishte komandanti. Nuk kishte asnjė qė e sfidonte atė me sa shihja unė. Nga ky kėndvėshtrim unė them se ai kishte kontroll tė plotė.

    A mendoni se OSS kishte njerėzit e vet mes partizanėve? Ėshtė bėrė njė debat i madh nė Shqipėri pėr ish-kryeministrin shqiptar Mehmet Shehu, i cili ishte njė ish-student i Fultz dhe njė udhėheqės i famshėm partizan. A ka punuar ai pėr Fultz gjatė luftės?

    Opinioni im ėshtė se nė atė kohė Fultz nuk kishte arritur nė atė shkallė tė lojės. Ai filloi tė ndryshojė nė vjeshtė tė 1944. Atėherė tė tėrė filluam tė mendoheshin pėr kėtė dhe kjo ėshtė arsyeja pse unė u largova dhe shkova nė Austri pėr tė komanduar njė rrjet tė Shėrbimit Amerikan atje. Personalisht nuk besoj se Fultz donte tė shkonte nė atė drejtim mė parė. Por pas vjeshtės sė 1944 po.

    Nė tė gjitha dokumentet qė keni parė, nė njohuritė tuaja, apo nė ato qė mund t’ju ketė thėnė Fultz, a ka ndonjė kontakt pikėrisht pėr Mehmet Shehun qė ishte njė nxėnės i Fultz dhe u bė njė udhėheqės shumė i famshėm komunist?

    Unė isha me tė vėrtetė shumė afėr Fultz, megjithėse ai nuk ishte ndonjė i muhabetit siē e pėrmenda. Mehmet Shehu ishte ndryshe. Nuk ėshtė se u afrova shumė me tė, por e njihja. Gjithsesi nuk kam dėgjuar asgjė tė tillė.

    Zbarkimi anglez nė Sarandė si dhe urdhrat e famshme qė ju morėt nga Hoxha qė tė shkonit te britanikėt dhe tė ndalonit pushtimin e Shqipėrisė. A mund tė mė thoni diēka pėr kėtė?

    Po, me detaje. Si fillim bėra njė udhėtim prej 120 miljesh pėr 3 ditė, gjė qė ishte vetėvrasje. Lumi i Dukatit ishte fryrė dhe pėrrenjtė nė ato male janė tė rrezikshme kur janė nė lulėzim. Kisha me vete njė toger tė plagosur tė forcave ajrore amerikane nė njė barelė dhe duhej tė kalonim lumin e Dukatit pėr tė arritur nė bregdet.

    Nė njė moment u ndamė, por mė nė fund i gjeta pėrsėri nė anėn tjetėr tė lumit dhe kėshtu vazhduam drejt bregut. Gjėja tjetėr ėshtė se ata kishin vendosur trupat pėrgjatė malit nė pjesėn lindore qė nuk bėnin gjė tjetėr, veēse qėndronin nė shi dhe i zuri gangrena e sėmundje tė tjera nė kėmbė, e nuk kishin as njė palė kėpucė qė t’i ndėrronin, nuk mė besohej qė ishin komando.

    A bėnė ndonjė betejė atje me gjermanėt?

    Jo, deri atėherė. Por mė vonė po, bėnė, por jo shumė. Gjermanėt u pėrpoqėn t’i ngacmonin pak.

    Po partizanėt? Sepse pėrmendėt njė betejė tė famshme midis partizanėve dhe gjermanėve?

    Po, e di. E vetmja gjė qė ne pamė ishte ajo puna e Korfuzit, qė gjuanin nga anijet me armė tė rėnda.

    D.m.th. anglezėt nuk bėnė shumė luftime aty?

    Jo, me siguri qė jo.

    Nė kujtimet tuaja ju pėrmendni tė famshmin Libėr tė Bardhė, nė tė cilin amerikanėt mbajnė emrat e miqve qė i ndihmuan gjatė luftės. Ēfarė ndodhi me kėta miq?

    Ju e dini se ai libėr ishte njė pjellė e imagjinatės sime.

    Po, e di, por jam i interesuar tė di se ēfarė ndodhi me miqtė?

    Miqtė u vranė apo jo?

    Po.

    Meqė ra fjala qė atėherė jam pėrpjekur ta bėj ushtrinė tonė qė tė ketė njė libėr tė tillė. Edhe tani ka shembuj tė tillė tek CIA apo Shėrbimi Ushtarak, por askujt nuk i intereson. Shiko se ēfarė bėni ju, ne, tė gjithė ne. Shkojmė andej–kėtej dhe u kėrkojmė njerėzve tė japin jetėt, paratė, shtėpitė pėr ne.

    Ēfarė ndodhi me rrjetin e OSS qė ndėrtuat? Ēfarė ndodhi me ata njerėz?

    Kjo ėshtė njė pyetje shumė e mirė. Kuptohet qė unė di pėr ata qė u kapėn dhe u vranė, por jo pėr tė tjerėt.

    Por a nuk mendon se ata njerėz u braktisėn nė fatin e tyre?

    Po. Kjo ėshtė ajo qė mė bėn tė ndihem keq, dhe ne e bėmė kėtė.

    Disa britanikė tė SOE, nė fakt, si Julian Emery apo David Smiley njerėz tė njohur nė shoqėrinė angleze, kanė shkruar nė librat e tyre apo e kanė thėnė publikisht se si britanikėt ndiheshin tė turpėruar qė kishin braktisur miqtė e tyre shqiptarė nė duart e komunistėve.

    Mendoni se e njėjta gjė ndodhi dhe me njerėzit qė ndihmuan OSE, d.m.th. u braktisėn tek komunistėt?

    Po. Lejomėni t’ju them se ēfarė mė zhgėnjeu.

    Nuk kam parė fare interes tek amerikanėt, duke pėrfshirė dhe OSS. Mendoj se ata nuk kanė treguar aspak dhembshuri pėr atė qė ndodhi, ose pėrgjegjėsi. Kjo tė lėndon karakterin. Por unė me tė vėrtetė fajėsoj shumė frikėn tonė dhe Konferencėn e Teheranit dhe bashkė me tė faktin se ne kishim kaq shumė frikė se mos irritonim rusėt.

    Kush ishte Kapiten James Hudson?

    Ka mbaruar kolegjin nė Pensilvani dhe ėshtė diplomuar pėr kimi dhe fizikė. Ėshtė pėrzgjedhur nga ushtria pėr tė qenė oficer i shėrbimeve tė fshehta tė SHBA-sė. Ėshtė trajnuar nė disa projekte pėr t’u angazhuar me mikrofilmat dhe procese tė tjera speciale.

    I thirrur nė shėrbimet inteligjente fillimisht nga nevoja se duhej qė dikush tė regjistronte luftėn. Ka shėrbyer pėr disa kohė nė Kajro nė stafin e Gjeneralit Russell Maxwell, kreut tė komandės sė forcave tė ushtrisė amerikane tė Lindjes sė Mesme. Mė vonė ka ardhur me mision nė vendin tonė.

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Enciklopedia Britanika mbi historine tone
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:32
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •