Papirus
Pėrgatitur nga Alket Ēani
Pushteti i pestė
Nga Ignacio Ramonet
PĖRKUNDĖR ABUZIMEVE tė pushteteve, shtypi dhe mediat, pėrgjatė dekadash tė tėra, kanė qenė, nė suazėn demokratike, njė ndihmė pėr qytetarėt. Nė fakt, tre pushtetet tradicionalė legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqėsori mund tė mos funksionojnė, tė gabohen dhe tė bėjnė gabime. Sigurisht qė kėto ndodhin shumė mė shpesh nė shtetet autoritare dhe diktatoriale, ku pushteti politik mbetet pėrgjegjėsi kryesor i tė gjitha dhunimeve tė tė drejtave tė njeriut dhe i tė gjitha censurave ndaj lirive.
Por, edhe nė vendet demokratike mund tė kryhen abuzime tė rėnda, edhe pse ligjet janė votuar demokratikisht, qeveritė formohen si rezultat i votimeve tė pėrgjithshme, e drejtėsia teorikisht ėshtė e pavarur nga ekzekutivi. Pėr shembull, ndodh qė kjo e fundit tė dėnojė njė tė pafajshėm (si mund tė harrohet ēėshtja Dreyfus nė Francė?); ndodh qė parlamenti tė votojė ligje diskriminuese kundrejt disa kategorive tė popullsisė (si rasti nė SHBA, pėrgjatė mėse njė shekulli, kundėr afro-amerikanėve, dhe siē ndodh sot kundėr shtetasve tė huaj tė vendeve mysylmane sipas Patriot Act-it); ndodh qė qeveritė ndjekin politika tė tilla, pasojat e tė cilave dalin tė kobshme pėr njė grup tė tėrė shoqėror (rasti i tanishėm, nė shumė vende europiane, kundėr imigrantėve pa letra).
Nė njė kontekst demokratik tė tillė, gazetarėt dhe mediat e kanė konsideruar shpesh si njė detyrė madhore tė denoncojnė kėto dhunime tė drejtash. Nganjėherė ata e kanė paguar shumė shtrenjtė kėtė: atentate, zhdukje, vrasje, siē dėshmohet ende nė Kolumbi, nė Guatemala, nė Turqi, nė Pakistan, nė Filipine dhe gjetiu. Pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė folur pėr pushtetin e katėrt. Ky pushtet i katėrt, falė ndjenjės qytetare tė mediave dhe kurajės sė gazetarėve tė guximshėm, ishte, tek e fundit, ai qė kishin qytetarėt pėr tė kritikuar, hedhur poshtė, kundėrshtuar, demokratikisht, vendime tė paligjshme qė mund tė ishin shumė tė padrejta, e madje kriminale, ndaj personave tė pafajshėm. Ishte, siē ėshtė thėnė shpesh, zėri i tė pazėve.
QYSH PREJ PESĖMBĖDHJETĖ VJETĖSH, sa mė tepėr qė pėrshpejtohej mondializimi liberal, aq mė tepėr ky pushtet i katėrt zbrazej nga kuptimi i tij, humbiste dora-dorės funksionin e tij thelbėsor si kundėrpushtet. Ky fakt tronditės tė imponohet duke studiuar nga afėr funksionimin e globalizimit, duke vėzhguar se si njė tip i ri kapitalizmi ka marrė vrull, jo mė thjesht industrial por sidomos financiar, shkurt, njė kapitalizėm i spekullimit. Nė kėtė fazė tė mondializimit, ne po jemi tė pranishėm nė njė ndeshje brutale ndėrmjet tregut dhe shtetit, sektorit privat dhe shėrbimeve publike, individit dhe shoqėrisė, intimes dhe kolektives, egoizmit dhe solidaritetit.
Pushteti i vėrtetė tashmė po mbahet nga njė tufė grupesh ekonomike planetare dhe sipėrmarrjesh globale, pesha e tė cilave nė ēėshtjet e botės duket ndonjėherė mė e rėndėsishme se ajo e qeverive dhe shteteve. Janė pikėrisht kėta grupe zotėrit e rinj tė botės, qė mblidhen pėr ēdo vit nė Davos, nė kuadrin e Forumit Ekonomik Botėror e qė frymėzojnė politikat e Trinisė sė Madhe Globalizuese: Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore dhe Organizatės Botėrore tė Tregtisė.
Pikėrisht nė kėtė kuadėr gjeoekonomik ėshtė prodhuar njė metamorfozė vendimtare nė fushėn e mediave masive, mu nė zemėr tė strukturės sė tyre industriale.
MJETET E KOMUNIKIMIT MASIV (stacione radiosh, shtyp i shkruar, kanale televizivė, internet) grupohen gjithnjė e mė shumė nė gji arkitekturash gėluese pėr tė formuar grupe mediatike me prirje botėrore. Sipėrmarrje gjigante si News Corps, Viacom, AOL Time Warner, General Electric, Microsoft, Bertelsmann, United Global Com, Disney, Telefónica, RTL Group, France Télécom, etj., kanė tashmė mundėsi tė reja ekspansioni si shkak i bumit teknologjik. Revolucioni numerik i ka thyer kufijtė qė ndanin mė parė tri format tradicionale tė komunikimit: tingull, shkrim, imazh. Ai ka lejuar daljen dhe vrullin e internetit, qė pėrfaqėson njė modė tė katėrt komunikimi, njė mėnyrė tė re tė shprehuri, tė informuari, tė zbavituri.
Qė kėtej, sipėrmarrjet mediatike janė tė tunduara tė formohen nė grupe pėr tė mbledhur nė gjirin e tyre tė gjitha mediat klasike (shtyp, radio, televizion), por, po ashtu, tė gjitha veprimtaritė e asaj ēka mund ta quajmė sektorėt e kulturės masive, tė komunikimit dhe informacionit. Kėto tri sfera dikur ishin autonome: nga njė anė, kultura masive, me logjikėn komerciale, krijimet popullore, objektivat e saj thelbėsisht pėrfitues; nga ana tjetėr, komunikimi, nė sensin publicitar, marketingu, propaganda, retorika e bindjes; dhe, sė fundi, informacioni, me agjencitė e tij tė lajmeve, buletinet radiodifuzore apo televizive, shtypin, kanalet e informimit tė vazhduar, shkurt, universin e gjithė gazetarive.
Kėto tri sfera, mė parė aq tė ndryshme nga njėra-tjetra, ca nga ca janė stivosur pėr tė pėrbėrė njė sferė tė vetme ciklopiane nė gji tė sė cilės po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė tė dallosh veprimtaritė qė tregojnė kulturė masive, komunikim apo informacion. Pėr mė tepėr, kėto sipėrmarrje mediatike gjigante shumėfishojnė pėrhapjen e mesazheve tė ēdo lloji, ku ndėrthuren televizioni, filmat multiplikativė, kinemaja, lojėrat video, CD muzikore, DVD, botime, fshatra tė tipit Disneyland, sport, spektakėl, etj.
Me fjalė tė tjera, grupet mediatikė zotėrojnė tash e tutje dy karakteristika tė reja: sė pari, ata merren me gjithēka qė ka tė bėjė me tė shkruarit, me gjithēka qė ka tė bėjė me imazhin, me gjithēka qė ka tė bėjė me tingullin, dhe e transmetojnė kėtė me anė kanalesh nga mė tė ndryshmit (shtyp i shkruar, radio, televizione herciane, kabėll apo satelit, via internet dhe me ēdo lloj rrjeti numerik). Karakteristika e dytė: kėta grupe janė botėrorė, planetarė, globalė dhe jo vetėm kombėtarė apo lokalė.
Nė 1940-n, nė njė film tė famshėm, Orson Welles-i merrej me superpushtetin e Citizen Kane-it (nė tė vėrtetė, manjati i shtypit, i fillimit tė shekullit XX, William Randolph Hearst). Gjithsesi, krahasuar me atė tė grupeve tė mėdhenj mediatikė tė sotėm, pushteti i Kane-it ishte pako gjė. Pronar i disa gazetave tė shtypit tė shkruar nė vetėm njė vend, Kane-i kishte njė pushtet tė papėrfillshėm (megjithatė, nuk ishte pa gjė nė nivel lokal apo kombėtar [1]) pėrballė arkipushteteve tė megagrupeve mediatike tė kohės sonė.
Kėto hipersipėrmarrje bashkėkohėse, nėpėrmjet mekanizmash pėrqėndrimi, shtijnė nė dorė sektorėt mediatikė mė tė ndryshėm nė shumė vende, nė gjithė kontinentet, dhe bėhen, nė kėtė mėnyrė, nėpėrmjet peshės sė tyre ekonomike dhe rėndėsisė sė tyre ideologjike, protagonistė tė mondializimit liberal. Duke qenė se komunikimi (i shtrirė nė informatikė, elektronikė dhe telefoni) ėshtė bėrė industria e rėndė e kohės sonė, kėta grupe kėrkojnė tė zgjerojnė shtatin e vet me anė blerjesh tė pareshtura dhe u bėjnė presion qeverive pėr tė prishur ligjet qė kufizojnė pėrqėndrimet apo qė pengojnė formimin e monopoleve apo duopoleve (2).
Mondializimi ka tė bėjė, pra, edhe me mondializimin e mediave masive, tė komunikimit dhe tė informacionit. Tė shqetėsuar para sė gjithash nga vazhdimi i gjigantizmit tė tyre, qė i detyron tu krehin bishtin pushteteve tė tjerė, kėta grupe nuk duan mė, si objektiv qytetar, tė jenė njė pushtet i katėrt, as tė denoncojnė abuzimet ndaj sė drejtės, as tė korrigjojnė mosfunksionimet e demokracisė pėr lėmimin dhe pėrsosjen e sistemit politik. Ata nuk duan mė as tė hiqen si pushtet i katėrt, le mė tė veprojnė si njė kundėrpushtet.
Kur, nė rast nevoje, ata mund tė pėrbėjnė njė pushtet tė katėrt, ky i shtohet pushteteve tė tjerė ekzistues politik dhe ekonomik pėr tė shtypur po njėlloj, si pushtet plotėsues, si pushtet mediatik, qytetarėt.
Pyetja qytetare, qė tash e tutje na ėshtė shtruar, ėshtė kjo: si tė veprosh? Si tė mbrohesh? Si ti rezistosh ofensivės sė kėtij pushteti tė ri qė, si tė thuash, ka tradhtuar qytetarėt dhe ka kaluar me gjithė armė e pajime nė anėn e armikut?
Njė forcė qytetarie
DUHET KRIJUAR, AS MĖ PAK AS MĖ SHUMĖ, njė pushtet i pestė. Njė pushtet i pestė qė na lejon ti kundėrvėmė njė forcė qytetarie koalicionit tė ri tė dominantėve. Njė pushtet i pestė, funksioni i tė cilit do ishte denoncimi i superpushtetit tė mediave, tė grupeve tė mėdhenj mediatikė, bashkėfajtorė dhe transmetues tė globalizimit liberal. Ato media qė, nė rrethana tė caktuara, jo vetėm qė kanė reshtur sė mbrojturi shtetasit, por qė shpeshherė veprojnė kundėr popullit nė tėrėsi. Siē e vėrejmė nė Venezuela.
Nė kėtė vend latino-amerikan ku opozita politike qe fshirė nė 1998-n gjatė zgjedhjeve tė lira, plurale e demokratike, grupet kryesore tė shtypit, radios dhe televizionit nisėn njė luftė tė vėrtetė mediatike kundėr legjitimitetit tė presidentit Hugo Chįvez. Ndėrsa ky president dhe qeveria e tij mbeten tė respektuar nė kuadrin demokratik, mediat, nė duart e njė grushti tė privilegjuarisht, vazhdojnė tė pėrdorin gjithė artilerinė e manipulimeve, shpifjeve dhe mashtrimeve pėr tė helmatisur mendjen e njerėzve. Nė kėtė luftė ideologjike, ato e braktisėn krejtėsisht funksionin e pushtetit tė katėrt, ato kėrkojnė me tė gjitha forcat tė mbrojnė privilegjet e njė kaste dhe i kundėrvihen ēdo reforme sociale dhe ēdo shpėrndarjeje pak mė tė drejtė tė pasurisė sė madhe kombėtare.
Rasti venezuelas ėshtė kopje e situatės sė re ndėrkombėtare nė tė cilėn grupe mediatike tė tėrbuara marrin pėrsipėr haptazi funksionin e tyre tė ri prej qensh roje tė rendit ekonomik tė vendosur, dhe statusin e tyre tė ri si pushtet antipopullor dhe antiqytetar. Kėta grupe tė mėdhenj nuk luajnė vetėm rolin e pushtetit mediatik, ata pėrbėjnė para sė gjithash krahun ideologjik tė mondializimit, dhe funksioni i tyre ėshtė tė pėrmbajnė kėrkesat popullore gjithė duke u pėrpjekur tė kapin pushtetin politik (siē arriti tė bėnte, demokratikisht, nė Itali, Z. Silvio Berlusconi, pronar i grupit kryesor tė komunikimit transalpin).
Lufta e pistė mediatike e bėrė nė Venezuela kundėr presidentit Hugo Chavez ėshtė kopja e saktė e asaj qė kish bėrė, mes viteve 1970-1973, e pėrditshmja El Mercurio nė Kili kundėr qeverisė demokratike tė presidentit Salvador Allende, gjersa i shtyu ushtarakėt te grushti i shtetit. Fushata tė tilla, ku mediat kėrkojnė tė mposhtin demokracinė, do mund tė ribėheshin nesėr nė Ekuador, nė Brazil, apo nė Argjentinė kundėr ēdo reforme tė ligjshme qė rreket tė ndryshojė hierarkinė shoqėrore dhe pabarazinė e pasurisė. Pushteteve tė oligarkisė tradicionale dhe atyre tė reaksionit klasik i bashkėngjiten tashmė pushtetet mediatikė. Sė bashku dhe nė emėr tė lirisė sė shprehjes! -, ata sulmojnė programet qė mbrojnė interesat e shumicės sė popullsisė. E tillė ėshtė fasada mediatike e globalizimit. Ajo zbulon nė mėnyrėn mė tė qartė, mė tė dukshme dhe mė karikaturore, ideologjinė e mondializimit liberal.
Mediat masive dhe mondializimi liberal janė tė lidhur ngushtė. Ja pėrse ngjan urgjent zhvillimi i njė reflektimi rreth mėnyrės se si qytetarėt tė mund tė kėrkojnė nga mediat e mėdha mė shumė etikė, vėrtetėsi, respekt pėr njė deontologji qė i lejon gazetarėve tė veprojnė nė funksion tė vetėdijes sė tyre, dhe jo nė funksion tė interesave tė grupeve, tė sipėrmarrjeve dhe tė padronėve qė i punėsojnė.
Nė luftėn e re ideologjike qė imponon mondializimi, mediat janė pėrdorur si njė armė lufte. Informacioni, pėr shkak tė shpėrthimit, shumėfishimit dhe teprisė sė tij, ėshtė i molepsur, i helmatisur nga tė gjitha llojet e mashtrimeve, i ndotur nga llomotitjet, deformimet, shtrembėrimet, manipulimet.
Nė kėtė lėmė po ndodh ajo ēka ka ndodhur me produktet ushqimore. Pėrgjatė shumė kohe, ushqimi ka qenė i rrallė, dhe kjo gjendje po vazhdon ende nė shumė vise tė botės. Por kur fushat nisėn tė prodhonin me bollėk, veēanėrisht nė vendet e Europės Perėndimore apo Amerikės Veriore, falė revolucioneve bujqėsore, u vėrejt se shumė ushqime ishin tė molepsura, tė helmuara nga pesticide, qė ndillnin sėmundje, shkaktonin infeksione, nxitnin kancere dhe gjithė problemet e tjera shėndetėsore, duke shkuar gjer aty sa tė krijonin panik masiv, siē qe murtaja e lopės sė ēmendur. Shkurtimisht, mė parė mund tė vdisje nga uria, tani mund tė vdesėsh se ke ngrėnė ushqime tė helmuara
Me informacionin ndodh e njėjta gjė. Historikisht, ai ka qenė shumė i rrallė. Akoma edhe sot, nė vendet diktatoriale, nuk ka informacion tė sigurt, tė plotė, cilėsor. Nga ana tjetėr, nė vendet demokratike, informacioni vėrshon nga tė gjitha anėt. Ai na asfikson. Empedokli thoshte se bota ishte pėrbėrė nga kombinimi i katėr elementeve: ajri, uji, toka, zjarri. Informacioni ėshtė bėrė aq i bollshėm saqė pėrbėn, si tė thuash, elementin e pestė tė botės sonė tė globalizuar.
Por, nė tė njėjtėn kohė, ēdokush vėren se, ashtu si ushqimi, informacioni ėshtė i molepsur. Ai na helmon mendjen, na moleps trurin, na manipulon, na intoksikon, ai pėrpiqet tė vendosė nė pavetėdijen tonė ide qė nuk janė tonat. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ėshtė e domosdoshme tė pėrpunojmė atė qė do mund ta quanim njė ekologji tė informacionit, me qėllim qė tė pastrojmė, ti heqim informacionit lerėn e lumit tė zi tė mashtrimeve, tė cilit edhe njėherė mundėm tia matnim madhėsinė me rastin e pushtimit tė tanishėm tė Irakut. Informacioni duhet ēmolepsur. Nė tė njėjtėn mėnyrė qė kemi mundur tė pėrfitojmė produkte ushqimore bio a priori mė pak tė molepsura se tė tjerat, do duhej tė fitohej njė lloj informacioni bio. Qytetarėt duhet tė mobilizohen pėr tė kėrkuar qė mediat tė cilat u pėrkasin grupeve tė mėdhenj globalė tė respektojnė tė vėrtetėn, sepse vetėm kėrkimi i sė vėrtetės pėrbėn, pėrfundimisht, legjitimitetin e informacionit.
Kjo ėshtė arsyeja qė ne kemi propozuar krijimin e Observatorit Ndėrkombėtar tė Mediave (nė anglisht: Media Watch Global), pėr tė patur mė nė fund njė armė qytetare, paqėsore, e cila mund tu shėrbejė qytetarėve pėr tiu kundėrvėnė superfuqisė sė re tė mediave tė mėdha masive. Ky observator ėshtė njė shprehje e lėvizjes shoqėrore planetare e mbledhur nė Porto Alegro (Brazil). Mu nė mes tė ofensivės sė globalizimit liberal, ai shpreh shqetėsimin e gjithė qytetarėve para arrogancės sė re tė industrive gjigante tė komunikimit.
Mediat e mėdha privilegjojnė interesat e tyre vetjake nė dėm tė interesit tė pėrgjithshėm dhe ngatėrrojnė lirinė e tyre me lirinė e sipėrmarrjes, e konsideruar si e para e lirive. Por liria e sipėrmarrjes nuk mundet, nė asnjė rast, tė vihet mbi tė drejtėn e qytetarėve pėr njė informacion tė saktė e tė vėrtetuar, as tė shėrbejė si pretekst pėr transmetimin e vetėdijshėm tė lajmeve tė rreme apo tė shpifjeve.
Liria e mediave nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse shtrirja e mėtejshme e lirisė sė pėrbashkėt tė shprehjes, themel i demokracisė. Si e tillė, ajo nuk mund tė pėrvetėsohet nga njė grup tė fuqishmish. Pėr mė tepėr ajo kėrkon njė pėrgjegjshmėri shoqėrore, dhe, pėr rrjedhojė, ushtrimi i saj duhet tė mbetet nėn kontrollin e pėrgjegjshėm tė shoqėrisė. Ėshtė pikėrisht kjo bindje qė na ka ēuar drejt propozimit tė krijimit tė Observatorit Ndėrkombėtar tė Mediave/Media Watch Global. Sepse mediat janė sot i vetmi pushtet pa kundėrpushtet, dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė krijuar njė ēekuilibėr i dėmshėm pėr demokracinė.
Forca e kėsaj shoqate ėshtė para sė gjithash morale: ajo qorton duke u bazuar mbi etikėn dhe sanksionon mungesat e ndershmėrisė mediatike me anė raportesh dhe studimesh qė ajo pėrpunon, boton dhe pėrhap.
Observatori Ndėrkombėtar i Mediave pėrbėn njė kundėrpeshė tė domosdoshme ndaj shpėrdorimit tė pushtetit tė grupeve tė mėdhenj madiatikė qė imponojnė, nė fushėn e informacionit, vetėm njė logjikė atė tė tregut dhe njė ideologji tė vetme mendimin neoliberal. Kjo shoqatė ndėrkombėtare uron tė ushtrojė njė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt, nė emėr tė interesit sipėran tė shoqėrisė dhe tė sė drejtės sė qytetarėve pėr tė qenė tė mirėinformuar. Pėr kėtė arsye, ajo i vlerėson tė njė rėndėsie kryesore ēėshtjet e Samitit tė ardhshėm Botėror pėr Informacionin qė do tė mbahet nė dhjetor nė Gjenevė. Ajo propozon gjithashtu ta mobilizojė shoqėrinė kundėr manipulimeve mediatike qė, si epidemi, janė shumuar kėto vitet e fundit.
Observatori pėrmbledh tre lloj anėtarėsh, qė kanė tė drejta tė njėjta: 1) gazetarė profesionistė apo rastėsorė, aktivė apo nė pension, tė tė gjitha mediave, qėndrore apo alternative; 2) universitarė dhe studiues nė tė gjitha disiplinat, e sidomos specialistė tė medias, sepse Universiteti, nė konteksin aktual, mbetet njė nga tė rrallėt vende ende pjesėrisht tė mbrojtur ndaj ambicjeve totalitare tė tregut; 3) pėrdorues tė mediave, qytetarė tė zakonshėm dhe personalitete tė njohur pėr staturėn e tyre morale
Pėr njė informacion tė ēmolepsur
SISTEMET AKTUALĖ TĖ RREGULLIMIT tė mediave janė gjithkund tė pakėnaqshėm. Duke qenė se informacioni ėshtė njė e mirė e pėrbashkėt, cilėsia e tij nuk do tė garantohej dot nga organizata tė pėrbėra vetėm e vetėm nga gazetarė, shpeshherė tė lidhur me interesa korporatiste. Kodet deontologjikė tė ēdo sipėrmarrjeje mediatike kur ato ekzistojnė dalin shpeshherė pak tė afta pėr tė sanksionuar dhe korrigjuar shmangiet, mbulimet dhe censurat. Ėshtė e domosdoshme qė deontologjia dhe etika e informacionit tė pėrkufizohen e tė mbrohen nga njė instancė e paanshme, e besueshme, e pavarur dhe objektive, nė gjirin e sė cilės universitarėt tė kenė njė rol vendimtar.
Funksioni i ombydsmanit apo mediatorėve, qė qe i dobishėm nė vitet 1980 e 1990, sot ėshtė merkantilizuar, zhvlerėsuar dhe ka degraduar. Shpeshherė ai ėshtė instrumentalizuar nga sipėrmarrjet, i pėrgjigjet domosdoshmėrisė sė imazhit dhe pėrbėn njė alibi tė lirė pėr tė forcuar artificialisht besueshmėrinė e medias.
Njė nga tė drejtat mė tė ēmuara tė qenies njerėzore ėshtė ajo e komunikimit lirisht tė mendimeve dhe opinioneve tė saj. Asnjė ligj nuk duhet ta kufizojė arbitrarisht lirinė e fjalės apo tė shtypit. Por kjo liri fjale nuk mund tė ushtrohet nga sipėrmarrje mediatike veēse me kusht qė tė mos shkelė tė tjera tė drejta po aq tė shenjta siē ėshtė ajo, pėr ēdo qytetar, e mundėsisė pėr tė patur njė informacion tė pamolepsur. I mbrojtur nga liria e shprehjes, sipėrmarrjet mediatike nuk duhet tė kenė mundėsinė e transmetimit tė informacioneve tė rreme, as tė bėjnė fushata propagande ideologjike, apo manipulime tė tjera.
Observatori Ndėrkombėtar i Mediave mban parasysh se liria absolute e mediave, e kėrkuar me ngulm nga padronėt e grupeve tė mėdhenj tė komunikimit botėror, nuk mund tė ushtrohet nė dėm tė lirisė sė gjithė qytetarėve. Kėta grupe tė mėdhenj duhet ta dinė tashmė se njė kundėrpushtet ka lindur dhe ai ka pėr vokacion tė mbledhė tė gjithė ata qė e gjejnė veten nė lėvizjen shoqėrore planetare e qė luftojnė kundėr pėrvetėsimit tė tė drejtės sė shprehjes. Gazetarė, universitarė, militantė shoqėrorė, lexues gazetash, dėgjues radiosh, telespektatorė, pėrdorues interneti, tė gjithė bashkohen pėr tė farkėtuar njė armė tė pėrbashkėt debati dhe aksioni demokratik. Globalizuesit kishin deklaruar se shekulli XXI do tė jetė ai i sipėrmarrjeve globale; shoqata Media Watch Global pohon se ky do tė jetė shekulli ku komunikimi dhe informacioni do tu pėrkasin mė nė fund gjithė qytetarėve.
Pėrktheu: Diogjen Vozi
(1) Shiko, p.sh., nė Itali, superfuqinė mediatike tė grupit Fininvest, tė Z. Silvio Berlusconi, apo, nė Francė, atė tė grupeve Lagardčre apo Dassault.
(2) Nėn presionin e grupeve tė mėdhenj mediatikė amerikanė, Federal Communication Commission (FCC) i Shteteve tė Bashkuara autorizoi, nė 4 qershor 2003, lirimin e kufijve pėr pėrqėndrim: njė sipėrmarrje mund tė kontrollonte gjer nė 45% tė audiencės kombėtare (pėrkundėr 35% qė ėshtė gjer mė tani). Ky vendim do duhej tė hynte nė fuqi nė 4 shtatorin qė shkoi, por, ngaqė disa shohin te ky vendim njė kėrcėnim tė rėndė pėr demokracinė, ai u pezullua nga Gjykata e Lartė.
Pėr klasikėt
J. L. Borges
Tė rralla janė lėndėt qė paraqesin mė shumė interes se etimologjia : ajo merret me shndėrrimet e paparashikuara tė kuptimit primitiv tė fjalėve, nė rrjedhė tė kohės. Duke qenė se jep shndėrrime tė tilla, qė mund tė arrijnė nė paradoks, origjina e njė fjale nuk do na shėrbejė aspak (ose thuajse aspak) pėr ftillimin e ndonjė koncepti. Fakti qė fjala njehsim, nė latinisht, do tė thotė gur, e qė pitagoricienėt e pėrdorėn mė parė nė shpikjen e numrave, nuk na lejon tė zotėrojmė tė fshehtat e algjebrės. Fakti qė fjala hipokrit nėnkuptonte aktorin, dhe fjala person, maskėn, nuk pėrbėn ndonjė mjet me vlerė tė madhe pėr studimin e etikės. Po ashtu, pėr tė ngulitur atė qė ne sot kuptojmė si klasike, ėshtė e kotė qė ky mbiemėr rridhka prej classis tė latinishtes, flotė, e qė pastaj duhet tė merrte kuptimin logjik (kujtojmė kalimthi formimin analog tė ship-shape).
Ēėshtė, sot, njė libėr klasik ? Kam nė duar pėrcaktimet e Eliot-it, Arnold-it dhe Sainte-Beuve-it, pa dyshim tė arsyeshme e tė pėrndritshme, dhe do ti miratoj kėta autorė tė famshėm, por sdo tua dėgjoj mendimin. I kam kaluar tė gjashtėdhjetat dhe, nė kėtė moshė, pėrputhjet apo risitė kanė mė pak rėndėsi se ajo qė beson si tė vėrtetė. Do mjaftohem pra tė them atė qė kam menduar pėr kėtė ēėshtje. Nxitėsja ime e parė ka qenė njė Histori e letėrsisė kineze, e Herbert Allen Giles-it. Nė kapitullin e saj tė dytė, kam lexuar se njėri prej pesė teksteve tė botuar nga Konfuci ėshtė Libri i shndėrrimeve ose Yi King, i pėrbėrė nga gjashtėdhjetė e katėr hekzagramė qė shterin kombinimet e mundshėm tė gjashtė vargjeve tė plotė apo tė thyer. Njėra prej skemave, pėr shembull, ndėrtohet nga dy vargje tė plotė, njė varg i thyer dhe tre vargje tė plotė, tė vendosur vertikalisht. Njė perandor parahistorik do ti ketė zbuluar mbi kafkullin e ndonjėrės prej breshkave tė shenjta. Leibniz-i besoi se pa te hekzagramėt njė sistem dyjar numėrimi ; tė tjerė, njė filozofi enigmatike ; tė tjerė, si Ėilhelm-i, njė mjet profetizimi tė sė ardhmes, sepse gjashtėdhjetė e katėr figurat pėrkojnė me gjashtėdhjetė e katėr fazat e kushedi ēndėrmarrjeje apo procesi ; tė tjerė, fjalorin e ndonjė tribuje ; tė tjerė, njė kalendar. Mė kujtohet qė Xul-Solar-i e kish zakon ta rindėrtonte kėtė tekst me kleēka dhėmbėsh ose me fije shkrepseje. Pėr tė huajt, Libri i shndėrrimeve rrezikon tė shfaqet si njė kinezėri e thjeshtė. Por breza mijėvjeēarė njerėzish tepėr tė rafinuar e kanė lexuar e rilexuar me pėrkushtim dhe vazhdojnė ta lexojnė akoma. Konfuci do tu shpallte dishepujve tė vet se, nėse fati do ti falte njėqind vjet mė tepėr, ai do ia kushtonte gjysmat studimit tė tij dhe komenteve apo fletėve.
Zgjodha me vetėdije njė shembull skajor, njė lexim qė kėrkon mirėbesim. Po vij, tani, nė tezėn time. Ėshtė klasik libri qė njė komb, ose njė grup kombesh, ose shekujt kanė vendosur ta lexojnė sikur gjithēka nė faqet e tij tė ishte e qėllimshme, e pashmangshme, e thellė si kozmosi dhe e aftė pėr interpretime pa mbarim. Nė mėnyrė tė parashikueshme, kėto vendime ndryshojnė. Pėr gjermanėt dhe austriakėt, Fausti ėshtė njė vepėr gjeniale. Pėr tė tjerė, njė nga format mė tė famshme tė mėrzisė, si Parajsa e dytė e Milton-it apo vepra e Rabelais-sė. Libra tė tillė si ai i Job-it, Komedia Hyjnore, Makbethi (dhe, pėr mua, disa prej sagave tė Veriut) premtojnė njė pavdekėsi tė gjatė, por ne nuk dimė asgjė pėr tė ardhmen, veē faktit qė ajo dallon nga e tashmja. Njė parapėlqim mund tė jetė fort mirė veēse bestytni.
Unė nuk kam prirje ikonoklasti. Rreth 1930-ės, nėn ndikimin e Macedonio Fernandez-it, besova se bukuria ishte privilegj vetėm i disa autorėve. Sot e di se ajo ėshtė e zakontė, e qė mezi na pret nė faqet pa rėndėsi tė njė mediokri, sikundėr nė dialogun e rrugės. Nė kėtė mėnyrė, injoranca ime nė lidhje me letėrsinė maleze apo hungareze ėshtė e plotė, por, koha do mė japė rastin ti studioj, jam i sigurt se do gjeja aty tė gjitha ushqimet me tė cilat mėndet mendja.
Pėrtej barrierave gjuhėsore, ndėrfuten barrierat politike dhe gjeografike. Burns-i ėshtė njė klasik nė Skoci. Nė jug tė Tweed-it, ai ėshtė mė pak i rėndėsishėm se Dunbar-i apo Stevenson-i. Lavdia e njė poeti varet, me njė fjalė, nga entuziazmi apo nga indiferenca e brezave tė njerėzve anonimė qė e vėnė atė nė provė, nė vetminė e bibliotekave tė tyre.
Emocionet qė ngjall letėrsia janė ndoshta tė pėrjetshme, por mjetet duhet tė ndryshojnė vazhdimisht, bėrė kjo nė njė mėnyrė shumė tė lehtė, pėr tė mos humbur virtytin e tyre. Ato reshtin sė vepruari nė atė masė qė lexuesi i njeh. Kėtej rrjedh rreziku i pohimit se ekzistojnė vepra klasike, e se do jenė pėrherė tė tilla. Askush si zė besė artit dhe artificeve tė tij. Unė, qė i jam nėnshtruar dyshimit pėr pavdekėsinė e pacak tė Voltaire-it apo Shakespeare-it, besoj (kėtė pasdite tė njėrės prej ditėve tė fundit tė 1965-ės) te pavdekėsia e Schopenhauer-it dhe te ajo e Berkeley-it.
Nuk ėshtė klasik (e pėrsėris) njė libėr qė nė mėnyrė tė nevojshme ka kėtė apo atė meritė ; klasik ėshtė libri qė brezat njerėzorė, tė ngutur nga arsye tė ndryshme, e lexojnė me njė zell paraprak dhe me njė besnikėri tė mistershme.
Burimi: "Gazeta Panorama"
Krijoni Kontakt