Kur ngreme syte nga qielli e shohim yjet, kur kthejme koken nga shoku qe na pyet si na shkoi dita sot, kur nuhasim nje arome te mire qe vjen nga kuzhina, etj ne jemi gjithmone duke perjetuar dicka qe ka ndodhur shume apo pak kohe me pare.
Drita e yjeve te larget, drita e henes apo e diellit udheton neper qiell dhe mberrin tek syte tane, ne kete cast ne perftojme imazhin perkates, por ky imazh eshte ashtu sic ka qene dicka ne momentin qe fluksi i drites nisi udhetimin drejt syrit tone. Ylli i larget , ta zeme, mund qe ne kete cast te mos jete me fare.
Edhe kur me ane te shqisave perftojme ndjesi te caktuara eshte nje kohe gjate se ciles tingulli, aroma, apo drita udheton per tek shqisat tona, dhe eshte edhe nje kohe tjeter gjate se ciles ne trurin tone perfundon tejcimi i mesazhit.
Po e tashmja ku eshte? Ne jemi te denuar te jetojme vecse ne te shkruaren atehere.
Ideja e te tashmes, aq e thjeshte sac duket, paraqitet shume problematike.
Ku eshte e tashmja????? Pas kesaj paraqitje a ka nuk duket sikur e tashmja, sipas perfytyrimit tradicional, nuk ekziston?
Cfare mendimi keni, a ekziston e tashmja, casti apo ne jemi te denuar te jetojme ne nje bote ku gjithcka i perket te kaluares?
Krijoni Kontakt