Close
Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 111

Tema: Pse jetojme?

  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    27
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pse jetojme?

    hi

    ndoshta mun dte jem fatalit por une nuk e kuptoj se perse jetojme? jemi ne jete, bejme nje gj te bukur, vdesim. ate varrin tim do ta vizitoje femija im, ja edhe niperit (ose mbesat) me pas une do te harrohem. atehere perse perpiqemi tere jeten qe te bejm edicka e cila eshte e pavlefshme? a nuk ngjan kjo jeta jone me punen e sizifit? tere jeten bejme te njejten pune te padobishme! perse jetojme????

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une medoj se njeriu jeton (pra meson..) qe te njohe misteret.. ato qe me bota materiale nuk mund te na i deshmoje.. dhe dikur, ne nje moment te caktuar (para se te jete vone..) te beje nje zgjedhje qe do ti jape edhe kuptimin e jetes..
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Paskal diku ka thene se...ai qe nuk ja ka bere vetes nje pyetje te tille, eshte nje monster.

    Shohim njerez qe vdesin per ideale, cka do te thote se per ta jeta ka nje kuptim, nje qellim. Ka te tjere qe kryejne vetevrasje pasi e gjejne jeten te pakuptimte. Pse? C'fare e ben jeten te vlefshme?

    Huggos ka kapur dicka vertet me interes. C'jane keto mistere? Si mund ti japin ato kuptim jetes sime?

    Ne pritje te ndonje ideje interesante.....
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pyetje me vend! Po ec e pergjigjiu...

    Pohimin se kjo eshte pyetja me e lashte e njerezimit jane te ralle ata qe e kundershtojne, ashtusi dhe rezultatin e mospergjigjies.

    Sidoqofte eshte nje fakt i padiskutueshem : njeriu eshte nje perberje, nje perzierje e TRUPIT - gje materiale - dhe SHPIRTIT - gje absurde.
    Eshte mese e vertete se pasi te gjithe njerezit kane te njejtin fund, vdekjen, vjen vete pyetja : perderisa do te vdes cila eshte vlera qe i jep kuptim jetes sime? pasi gjithcka qe pata bere do te shuhet me fikjen time? dmth sikur te mos kisha bere asgje?
    Nga pergjigjet e dhena deri tani supozohet vetevetiu se te gjithe jane te pazote, ate. Perndryshe ceshtja merr te gjithe kuptimin dhe ska me nevoje te diskutohet.
    Nje nga pergjigjet eshte kjo : MENDJA (arsyeja) I MERR GJERAT NGA NJE, ME RADHE, jo te gjitha sebashku. Per kete arsye egzistojne te VUAJTURIT shpirterisht dhe te GEZUARIT truperisht (materialisht). Pra ne kufijte qe na ka vene "jeta" ka kufizime intelektuale dhe materiale. Patjeter qe mund te ndalojme te bejme cdo gje, por ne kete rast nuk do te kemi mundesine te kenaqim as "shqisat" tona. Po crendesi ka perderisa jeta ne fund do te dale e pakuptimte dhe e FUNDSHME? Njeriut i jepen dy mundesi, ose te jetoje jeten - te egzistoje - ose ti jape fund asaj, vdekja. Ketu hyn ne loje "cogito" : mendoj pra jam. Kjo eshte e vetmja "siguri" qe egzistojme. Shume mire njeriu mund ti jape fund jetes por eshte egzistenca ajo qe i jep te vetemen mundesi per te qene i ndergjegjshem, per te jetuar. Dhe kjo pikerisht sepse kur vdesim nuk jemi me, por me ane te egzistences na jepet te pakten mundesia per te shijuar kenaqesine trupore - kenaqesine e qejfit do thesha -, per te cilen jemi te ndergjegjshem, edhe pse mund te jete nje iluzion. Por duke bere kete gje, dhe duke qene se mendja i ben gjerat nje nga nje dhe me radhe, duke bere pikerisht kete te fundit, pra aktin, mendja na ben te harrojme mosmireqenien shpirterore. E di qe ne kete rast duket sikur eshte vetem nje ZEVENDESIM, por mund te mos jete i tille neqofte se aplikohet pergjithmone. Nuk e konceptoj dot ne emer te cfare mund ti jepet me shume vlere shpirtit sesa trupit. Mund ti jepet me shume rendesi shpirtit kur shpresohet se ky i fundit mund te jape nje shpetim pas vdekjes, por juve duke qene se s'besoni ne Zoti, dmth besoni ne karakterin e fundshem te njeriut, nuk duhet te shqetesoheni per kete. Llogjike apo jo?!

    E bera ketu nje lemsh te mire Epicurianizmi, Descartizmi, dhe Egzistencializmi (Sartrizmi). Megjithate epiqendra ngelet, ketu, Epicurianizmi! Kush e tha se ku i fundit eshte DEMODE, i tejkaluar apo i vdekur fare!...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Mosha
    29
    Postime
    218
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    PSE JETOJM ?
    se di

  6. #6
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Mosha
    33
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ate qe tha Huggo, per gjetjen e kuptimit gjate jetes, s'eshte vecse nje konkluzion ekzistencialist (pa perfshire "misteret")

    Megjithate, perse jetojme.....

    Nga ana tjeter, nese do te kishte nje zot, rrjedhimisht behet fjale per perjetesi. A nuk eshte valle perjetesia nje pakuptim me vete

    Kuptimi i jetes eshte ndoshta thjesht momental (duke u nisur dhe nga shpjegimi i Korcarit, ku mendja e i ben gjerat nje nga nje)
    Me nje fjale, cdo moment, ka kuptimin e vet. Pra kemi moment A sjell kuptim A, moment B sjell kuptim B etj. Por keto kuptime jane te pavarura nga njera tjetra, sepse eksperiencat tone gjate ketyre momenteve jane komplet te pavarura. Kurr perpiqemi te bejme lidhjen (me kete rast "perse jetojme") atehere kemi
    kuptim a + kuptim b + .....+kuptim infinity=0

    Me nje fjale une nuk kam thene asgje me vlere

    cheers

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    eh...

    Ne fakt, e kam lexuar dy here kete shkrimin me lart pasi heren e pare thashe me vete: "Te kerkosh c'fare ka dashur te thote ky me gjithe kete eshte njesoj si te kerkosh gjelperen ne kashte." Nejse, vete e ke thene...ec e gjeje....

    Per ironi te diskutimit tone, jo shume jave me pare lexova dicka interesante rreth dikujt (djalli e morri ja harrova emrin). Zoteria ne fjale eshte dikush qe vjen nga nje familje elite, i pasur, i edukuar, ka pushtet, fame, miq, gra te bukura...me nje fjale gjithcka te deshirueshme qe njeriu mund ta arrije ne toke. Per cudine e gjithe te tjereve, ai vret veten. Gjithe rrethi shoqeror e kujtoi te cmendur pasi asnje nuk mundi te gjente nje arsye te forte qe do ta justifikonte nje fund kaq tragjik. Mirepo ja qe ai nuk ishte dhe aq i cmendur se. Kish lene nje leter ku kish shkruar: "I couldn't stand getting up every morning and doing the same god damn thing."...kjo mu duk mjaft domethenese.

    Pra, eshte kenaqesia gjithcka ne na duhet per ti dhene kuptim jetes? Ti permende Epikurianizmin si nje "sage" qe i ka dhene pergjigje pyetjes qe shtrohet, ose me sakte i eshte afruar pergjigjes. OK...ne mos gaboj, epikurianet besonin ne nje "cosmic consciousness" dhe si te tille, kishin nje qellim: te sheronin shpirtin njerezor, ta clironin ate nga frika, vuajtja...te perjetonin qetesine, paqen dhe gezimin e ekzistences. Bukur fort! Deri ketu epikurianet me kane thene se SI duhet te jetoj, por jo PSE duhet te jetoj (se c'fare eshte kjo "cosmic consciousness" une nuk e kam gjetur.) Do te thuash ti..."per ta jeta eshte kuptimplote pasi njeriu perjeton kenaqesine e ekzistences" Dhe une perseri do te me duhet te te pyes: "po ata qe vuajne...a ka kuptim jeta per ata qe vuajne?" Vuajtja eshte me se e natyrshme apo jo...te gjithe pa perjashtim perjetojne vuajtje, kush me shume dhe kush me pak. Madje edhe ata qe nuk vuajne vete, kur shikojne te tjeret qe vuajne....vuajne gjithashtu (shpirterisht e kam fjalen)

    Pra, kenaqesia vete, ose lumturia (whatever the hell that means) eshte dicka qe e ben jeten te vlefshme, dhe si rrjedhim, te kuptimte. Por duke qene se vuajtja eshte e pashmangshme, se jeta eshte kaq e shkurter, dhe se heret a vone do te kthehem ne ushqim per krimbat, si mund ti jap une kuptim jetes? (nga perspektiva epikuriane kuptohet) Perseri pyetja mbetet e njejte...a ja vlen te jetosh me gjithe vuajtjen, mjerimin, padrejtesine, ankthin etj?

    Ketu ti kerceve tek ekzistencializmi..."jeta ka kuptim se na jep mundesine te perjetojme nje kenaqesi," qofte kjo edhe e castit. Pra sipas kesaj qe thua, ne jetojme se ekzistojme, dhe kjo eshte e mjaftueshme per ti dhene kuptim jetes. Pyetja do te gjeneronte nje tjeter pyetje....PSE ekzistojme? (nese do ti kthehesh epikurianizmit, nuk ke bere aqgje tjeter vecse ke erdhur verdalle ne nje rreth vicioz). Dhe po ta shofesh me nga afer, as zoti as shkenca nuk jane ne gjendje ti japin pergjigje....kur une e pyes, universi hesht, kur i klith zotit ai nuk degjon. Mua s'me mbetet gje tjeter vecse te supozoj ca vlera qe do ta benin jeten te vlefshme, te pretendoj se jeta ime paska nje qellim (qofte kjo dhe kenaqesi), dhe se detyra ime qenka qe te perpiqem ta arrij nje qellim te tille. Wow....

    Keshtu, i bie qe pyetja e bere te jete jo vetem absurde, por madje mund te mos jete pyetje fare. Nese dikush, dikush qe po i afrohej vdekjes do te te pyeste ty: "What the hell was this all about?" c'fare pergjigje do ti kishe dhene? C'do pergjigje e mundshme do te kish gjeneruar nje big WHY.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 05-05-2003 mė 23:23
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,080
    Faleminderit
    25
    291 falenderime nė 218 postime
    Njerezit jetojne per te vdekur!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Per mua eshte teper absurde qe nje njeri te kete ardhur ne jete kaq thjesht. Nje qenie kaq e larte dhe kaq e ndryshme nga cdo gje tjeter me llogjike, personalitet, intuite, vullnet e shume cilesi te tjera nuk mundet qe te kete ardhur ne jete kaq thjesht apo kaq rastesisht.
    Nje njeri me kaq shume horizont, konceptim, i afte per te bashke jetuar ne shoqeri nuk mundet qe te jete kaq i rastesishem. Mendoni vetem per per nje cast nese nuk do te egzistonte llogjika dhe arsyeja. ne bote do te egzistonte vetem kaosi....
    Personalisht e konsideroj fatkeqsi qe nje njeri te mos interesohet per keto lloj pyetjesh: Kush jam? Pse jetoj? Cili eshte kuptimi i jetes? etj
    Mendoj se Paskali qe permend Cupka per Korce ka shume te drejte, njeriu ne te kundert do te ishte baraz me kafshen.
    Eshte e drejte ajo qe Huggo thote se njeriu rron per te njohur misteret, madje mistere teper te medha, qe nuk kane ndoshta aspak lidhje me boten materiale, dhe ky mister eshte gjithmone e mbinatyrshmja, Perendia, pasi aty gjendet kuptimi i vertete i jetes. Ne gjihe historine e njerezimit njerzit e kane pasur kete tendence, madje kaq me shume edhe ne ditet e sotme. Pra mesa duket kjo eshte nje problematike e vjeter qe nuk ka mundur ti jepet zgjidhje ne te gjitha epokat w njerezimit.

    Pascali madje ka thene: "Njeriu ka brenda vetes se tij nje "pafundesi" (boshllek pa fund), dhe ky boshllek mund te mbushet vetem me nje pafundesi...(dhe kush mund te jete (i) (e) tille???!!!
    Njeriu eshte i krijuar per te qene i lumtur dhe kesaj ia arrin (plotesisht) vetem kur gjen shkakun , qellimin, perse jeton dhe ku shkon....
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  10. #10
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Mosha
    34
    Postime
    669
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kemi lindur per te punuar jetuar dhe se fundi te vdesim .
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  11. #11
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Mosha
    33
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk shoh ndonje arsye apo qellim ne ekzistencen e rraces njerezore. Qenia jone ne kete bote eshte thjesht nje produkt rastesie dhe asgje me shume, njesoj si nje kafshe apo cope peme. Ne jemi thjesht transit, nga asgjeja ne asgje.

  12. #12
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Mja klithe nen ze te keqen lali...

    Cupke e njeh ate kengen popullore : "dale dale me ngadale..." (nuk e njeh te teren).
    Mos me bej te them qe s'je ne gjendje te kuptosh ate qe them : turp i dheut!
    Nejse, tja marrim edhe njehere kenges o! Mbame iso kesaj radhe.

    Perderisa vdekja eshte asgjeja, nuk mund te kete gje me te keqe, sepse vdekje ne rastin tone eshte sinonim me : JO-EGZISTENCE.
    Gjithcka na jepet te "njohim", perfshire edhe vuajtjen, na jepet fale jetes, pra egzistences. Ty dhe mua na jepen dy mundesi : te jetojme - mundesi me afat, pra e fundshme - ose te vdesim - mundesi (kjo s'eshte as mundesi por "certitude") kjo e pafundshme por ne njejten kohe e pakuptimte, pikerisht sepse s'jemi me. Nuk e di a e konceptoni dot kete : te mos jesh me, te jesh hici ( te jesh hici eshte absurditet sepse po te jesh hici nuk mund te jesh ), te mos kesh dijeni, pra te jesh asgjeja. Ne variantin e pare, ne jete, kemi mundesine te ndjejme, te jemi ne dijeni per gjerat. Me ane te shqisave te ndjejme KENAQSI (ku ju vete mendja dhe juve!) packa se kjo kenaqsi mund te jete iluzion(por po e leme kete teze meqense nuk po ligjerohet mbi te). Po pagezojme KENAQSI nje sere gjerash si nje muzike e bukur, nje gjelle e mire, nje femer e bukur... pra gjithcka lejohet nga ana e shqisave. Kushti per kenaqesine eshte EGZISTENCA atehere kur VDEKJA na heq gjithcka na ben hic, asgje.
    Eshte pikerisht ne emer te ketyre shqisave, qe na bejne te dallojme te miren nga e keqja, qe duhet te jetojme. Per hir te kenaqesise te nje momenti, qofte ky nje i vetem ne te gjithe jeten, duhet te jetojme. Eshte e vertete qe vuajme por vuajtja nuk eshte asgje ne krahasim me vdekjen. Ketu dalim tek teza se nga dy te keqija duhet zgjedhur me e vogla. Asnjeri nuk mund ta mohoje se vuajtja- jeta si rrjedhoje - eshte nje e keqe pafundesisht me e vogel se vdekja. Pra vdekja eshte e keqja supreme dhe nuk mund te kete te keqe me te madhe.

    Une atij djalit qe morri dhene do ti thosha, si pergjigje : "You were doing the f... wrong thing!". Per mendimin tim ai ka qene vecse nje mendjeshkurter qe ka kujtuar se i ka perjetuar gjithcka, se i ka shkuar gjerave deri ne fund, gje absurde perderisa askush nuk mund te pretendoje ti perjetoje gjithcka, tu shkoje gjerave gjeri ne fund. Gjithashtu nje nga gjerat me te rendesishme ne jete eshte te dish se cfare te besh dhe kur dikush nuk di cfare te beje - pra kur pretendon se u ka shkuar gjerave deri ne fund - do te thote se nuk i ka mesuar. Pra duhet mesuar se cfare duhet te besh, dhe kjo kerkon vullnet. Ai ka vdekur thjesht si nje mungese vullneti e shprese. Per mendimin tim nuk ke cituar shembullin e mire sepse nje nga arsyet e vdekjes se tij eshte EGOIZMI. Ai nuk ka vdekur sepse nuk ja di kuptimin jetes por ka vdekur me shpresen per te gjetur dicka me te mire... Vetevrasja ne shume raste eshte ngjitur me nje egoizem te stermadhuar.

    Por duke qene se vdekja eshte asgjeja, kjo nuk mund te jete me e mire. Kjo ne rastin e ateve, te pazotve sepse, sic e kam thene dhe ne postin me lart, neqofte se behet hipoteza e nje ZOTI atehere gjithcka ndryshon dhe merr kuptim.

    Une ne kunderten njoh njerez qe po ashtu bejne cdo dite te njejten gje, me qindra here me shume vuajtje - afrikanet e gjore - te cilet duan te jetojne dhe jo te vdesin.

    ATENTION : une nuk pretendoj ti jap kuptim jetes, por vetem nje arsye te mire, me e mira, per te jetuar.
    Nuk duhet nxituar te vdesesh, se vdekja eshte nje siguri dhe vjen me shpejt sec mendojme. Persa i perket gjetjes te nje kuptimi, mbase nuk ka fare por sidoqofte eshte fakt se ne jemi te ndergjegjshem per ate cka na ndodh truperisht dhe shpirterisht dhe se mund te perjetojme dicka qe na jep kenaqsi, kush mund te mohoje dashurine.
    Me vdekjen zhduket dhe e vetmja siguri e egzistences, pra e kuptimit te gjthckaje : COGITO, mendoj pra jam.

    Njerezit vuajne me shume ngaqe nuk dine te jetojne, sesa nga pakuptimesia e jetes. Egzistencializmi eshte nje nga arsyt me te mira, atij djalit do ti kisha thene : futu ne lojen e jetes pa patur frike, hiqi menjane dinjitetin, turpin etj. dhe luaj.

    Ahh, harrova : truri i merr gjerat nje nga nje, asnjehere se bashku... Kush te doje le te kuptoje.

    P.S. Cupke po vazhdove keshtu do me besh te bie ne dashuri , kur mos kem njeri. Mos je plake korbe!? Po fundja dashuria ska moshe apo jo...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  13. #13
    Bordi Drejtues Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Personalisht do te doja te theksoja ate qe e thashe edhe me siper.. se njeriu jeton qe te beje nje zgjedhje..

    - Jeta ka kuptim kur ben nje zgjedhje..
    - Zgedhja behet kur i ka zgjidhur pyetjet..
    - Pyetjet zgjidhen kur njeriu shqetesohet.. e mendon seriozisht per jeten e tij

    kjo eshte rruga... dhe e gjithe kjo nuk mund te behet per tju pergjigjur disa pyetjeve ne nje forum...

    Merreni (paksa) me seriozisht jeten tuaj miq.. ndoshta eshte e vetmja gje e shtrenjte qe mund te poseidoni.. derisa tjua marrin... pa ju pyetur


    krejt miqesisht,
    huggos

    P.S. Pashe nje film horror sot.. prandaj me erdhi kjo pergjigje... Megjithate s'qe keq
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 11-05-2003 mė 18:30
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  14. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,594
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Hmmmm...

    Tja mbaj the???? Ja mbaj ore qe cke me te, vetem se... e ke marre ca si shume perpjete bre lalke. Ben mire qe e ve egon tende ne qender te opinionit tend, por mos ma ver ne qender te universit se ka dhe ego te tjera, si psh e imja. Do edhe ajo pjesen e saj. Jo se, te mos kuptosh kete eshte nje tjeter turp

    Ca me seriozisht tani:
    Jam 100% dakort dhe nuk i heq asnje presje asaj qe ke shkruar me lart ne lidhje me ekzistencen, jeten dhe vdekjen, POR AJO NUK PROVON ASGJE NE LIDHJE ME ATE QE TE KAM PYETUR UNE. (ver re se nuk jam une ajo qe ste kam kuptuar drejt, por ti!) Pyetja ime ishte "Is life worth living?" Me nje fjale, qe vdekja eshte nje hic dhe qe jeta, me gjithe padrejtesite dhe mjerimin eshte dicka me teper se hici, kete se luan as topi. Sipas teje my dear, te ekzistosh do te thote te shpenezosh kohe i gjalle* te ndjesh, te jesh ne dijeni se c'fare ndodh rreth teje e keshtu me rradhe. Por kjo nuk provon asgje per vleren e jetes pasi edhe macja ime ekziston, gezohet kur une e perkedhel, irritohet kur une e ngacmoj...po qeni im???...edhe ai shpenezon kohe i "alive," egersohet kur shikon te panjohur, tund bishtin kur une i therras me emer, terbohet nga gezimi kur kthehem ne shtepi pas nje kohe relativisht te gjate, me njeh, e di kush jam, me mbron e bla bla (hey se mos kujtoje ndonjeri se e kam shtepine kopsht zollogjik...lol) Si thua ti, a shqetesohet macja ime per kuptimin e jetes se saj? Apo e vret ndonjehere mendjen qeni im per ekzistencen e vet, vdekjen e vet a ku di une? Do thuash ti, por nuk ka koshience. Pune e madhe fort...c'duhet koshienca kur macka ime ndjen kenaqesite???? Megjithese macja ime nuk e di se vdekja eshte nje hic, instinktivisht mundohet ti shpetoje kurtheve, dhimbjeve fizike dhe te jetoje. Pra, eshte jeta e maces sime, apo e milingones, apo e mushkonjes worth living?????? Nese ti do te thoje po, si arrin ne nje konkluzion te tille kur macja ime nuk shqetesohet fare ne lidhje me domethenien e jetes se vet? Sic mund te jete fare e qarte, domethenia e jetes (nese ka nje te tille) kuptimi apo vlera e saj, duhet te vijne nga gjera te tjera pervec ekzistences.

    Duke qene se vete ekzistenca nuk mund ta justifikoje vlefshmerine e jetes, pyetja nese jeta ka kuptim apo jo vjen nga nje sens me i forte se vete te qenit i gjalle, nje sens qe per mendimin tim, implikon individualitetin dhe identitetin e njeriut, qe ne vetvete, nuk eshte gje tjeter vecse vlera qe njeriu i jep vetes. Ne kete prizem, do te kisha preferuar stoicizmin sesa epikurianizmin tend. Jeta nuk eshte kenaqesi, por detyre! Mund te kishim qene fare mire ne qofte se nuk ekzistonim fare, por ja qe ekzistojme. Edhe pse jemi te lire te zgjedhim (te vdesim apo te jetojme) ne instinktivisht zgjedhim jeten pasi ne nje fare kuptimi "we cannot do otherwise." (disa njerez ne menyre krejt arbitrare zgjedhin vdekjen, por kete e diskutojme ca me poshte). Per njeriun, (si qenie me ndergjegje) me teper se te ekzistosh ne kohe dhe hapesire, me teper sesa te jesh ne dijeni per gjithcka ndodh rreth teje dhe brenda teje....te jetosh do te thote te kesh nje qellim qe te justifikoje domethenien e asaj qe beson, lufton dhe aspiron.

    Per punen e vetevrasjes (ekzistencialistet kane i kane dhene nje pergjigje te suportuar mire por une nuk po ndalem aty). Per mendimin tim, nuk eshte egoizem me teper sesa ndergjegjshmeri ne lidhje me dicka. Egoizmi nuk eshte nje arsye e forte per ta flakur tej jeten. Por, my dear friend, eshte ajo fraza ekzistencialiste qe ty nuk ta ka zene veshi mire "can we live without appeal?" Nje pyetje e tille ngrihet kur njeriu deshton ne luften per ti dhene jetes nje domethenie, kur e kupton se nuk ka asgje qe ta transhende jeten mortale, dhe se universi eshte bosh fare per sa i perket qellimit, dmth pa asnje arsye qe ekziston. Dhe ai idioti qe e quan ti, nuk mundi...(une e quaj kete "idiot" me te mencur se tere ata te gjallet e pavarrosur qe pretendojne se jetojne nje jete kuptimplote vetem se jane ne gjendje "te gjalle") Fundja edhe krimbat e tokes jane te gjalle, dhe te mos harrojme se toka punohet nga krimba e njerez bashke.

    Njerzit luftojne per "meaning" dhe shpesh vdesin per te. "If they kill me, I will live in the struggle of my people--Martin Luther King Jr. said once." Gandhi ka thene te pak a shume te njejten gje para se ta vrisnin. Te dy e dinin se i priste vdekja, dhe rrjedhimisht hici qe ne i trembemi kaq shume, e megjithate, "what is called a reason for living is also an excellent reason for dying"--Albert Camus do kish thene. Te jetosh vetem se vdekja eshte hici, do te thote ta adhurosh ate. Dhe vertet, a nuk e adhurojne njerzit fatin, dhe vdekjen pasi keta te fundit jane me te fuqishem se ata? A nuk eshte kjo jeta e te shumteve? A nuk i gjunjezohen njerzit kohes, mallkimit te tyre te perjetshem?

    Qenia njerezore, edhe pse ndan me kafshen shume karakteristika, nuk eshte e tille qe te kenaqet vetem me ate qe ndjen. Parandjenja e vdekjes eshte me e keqe se vete vdekja thone ca, dhe me te drejte. Njeriu qe jeton nje jete kuptimplote eshte i lire prej fatit, kohes, dhe vdekjes, jo ne kuptimin qe i ka mundur ato, por i ka bere te vetat. Vetem kur ai e ka pranuar natyren e vet vdekatare, vetem kur e ka kuptuar sa i pafuqishem dhe i mjere eshte ne nje univers te paane, vetem atehere ai i hedh syte tek vullneti i tij i lire duke zbuluar madhshtine e tij.

    Jeta eshte si nje udhetim neper nate, kaotik, plot ankth dhe rreziqe, dhe drita ne nje terr te tille vjen vetem nga brenda...pasi njerzit besojne se jeta eshte e vlefshme. Vlerat e jetes jane te shumta, dhe vetem nje e vetme nuk do ta bente jeten kuptimplote.

    I ke rene pikes kur ke thene se askush nuk do ta mohonte dashurine. Vertet, cili e ka provuar dhe nuk do te fale gjithe jeten e vet vetem per nje cast te tille? Per ekstazen do te thuash ti. Well...edhe ajo. Por me teper se aq, dashuria mbyt vetmine....vetmine, prezenca e se ciles e ben jeten te duket si nje humnere pa jete. Vetem ne dashuri njerzit jetojne parajsen qe vetem imagjinata eshte ne gjendje ta krijoje, vetem ne dashuri njerzit arrijne pavdekesine. Se c'fare do te thote te duash nuk e marr dot persiper ta shpjegoj....

    Tjeter....njohuria. Nuk po them se c'do njeri eshte nje "faust" por vetem anormalet nuk kane etje per dije. Sa ka perfituar njerezimi prej saj? Sa dijetare jane vene sot neper altare dhe adhurohen?

    Tjeter...perpjekja per te miren e njerezimit. Eshte e vertete qe ne pergjithesi, njerzit karakterizohen nga interesi vetiak, egoizmi, prirja djallezore etj. Sidoqofte, kur e shikon jeten qe nga jashte (when you see the earth from sirius, as they say) keto karakteristika veniten. Realiteti eshte nje tallje e hidhur e asaj qe duhet te ishte...dhe ekzistenca e nje qenie superiore si zoti vihet ne loje. Duke qene se te gjithe ne jemi protagoniste te se njejtes drame, nuk mund te ndjejme gje tjeter vecse pergjegjesine, detyren per te mbeshtetur njeri tjetrin ne kete udhetim te erret qe na eshte destinuar. Dhe nese kjo, ne dukje, eshte nje utopi, nuk me tremb aspak pasi vete eksperienca ka provuar se njerzit jane te prirur ti besojne me teper iluzionit sesa te vertetes. Sa njerez ka qe jetojne nje jete kuptimplote vetem se besojne ne jeten pertej varrit edhe kur nuk kane asnje prove per te? Te pakten ato qe permenda me lart jane ca me pak utopike.

    Shumica e njerezve vleresojne ato gjera qe mund te arrihen pa mund e djerse, por ata kurre nuk mund ta dine vleren e asaj per te cilen luftohet me jete. Sorry, por une nuk i besoj dot idese se jam nje 'live puppet' qe sillem si te isha e gjalle, vetem se "my nature is not to be"

    PS. Edhe..."mon cher"... mos me provoko shume per punen e pleqerise se ben vaki me erret mendja dhe e postoj nje foto. Jo per gje por, kam hallin se me mer me sysh, dhe sbesoj as ne priftinj e hoxhallare qe te me namatisin
    Summertime, and the livin' is easy...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    "Vaj
    per ditet e netet qe i shpenzova
    duke studiuar
    kuptimin e kuptimit."

    ka thone nje poet i beat generation po emri nuk me bje ndermend...

  16. #16
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    31
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Plaaaaasėn ēokollatat, anglishtja dhe korēarēja kėtej.
    Mirė mirė goxha mirė.

    Lexova tė gjitha pėrgjigjet dhe mendova tė them dhe unė dy fjalė. Si fillim kam disa pyetje.

    Pse e shikoni vdekjen si asgjėja, si hiē?
    Nga e dini se vdekja nuk ėshtė shpėrblim pėr atė ēkeni jetuar?

    Pra ekziston mundėsia se vdekja ėshtė hiē por ekziston dhe mundėsia se vdekja ėshtė thjesht njė fenomen kur njeriu qė ka jetuar shpėrblehet sipas jetės qė ka jetuar. Mundėsinė e parė (vdekja ėshtė hiē) e keni debatur deri nė ēmenduri/dashuri prandaj po bazoj mendimet e mia mbi mundėsinė e dytė (vdekja ėshtė fillimi i njė jete tjetėr).

    Kjo ide rrjedh nga feja, perėndia, mbinatyrshmėria apo ēfarėdo qė doni ta quani ju. Fakti qė biliona njerėz para nesh kanė shpikur/besuar tek perėndia tregon se tė parėt tanė mund tė kenė ditur diēka mė shumė (njė sekret) qė i ka bindur ata tė kuptojnė vdekjen si njė jetė tė dytė kudo qoftė.

    Pra jeta, ekzistenca nė kėtė botė mund tė jetė thjesht njė mundėsi qė qėnia e mbinatyrshme na ka dhėne pėr ta bindur se ne meritojmė shpėrblimin mė tė madh pas vdekjes. Sipas kėtij argumenti njė njeri qė "bėn mirė" nė kėtė jetė merr shpėrblimin mė tė madh kur vdes dhe njė njeri qė "bėn keq" merr shpėrblimin mė tė lig. Sipas tė parėve tanė shpėrblimi mė i madh ėshtė pėrjetėsia nė njė vėnd ku kėnaqėsia nuk ka fund, ku njerėzit janė tė lumtur, ku vuajtjet nuk ekzistojnė, parajsė, utopi. Nė kėtė vėnd i gjithė ai boshllėku qė ekziston brėnda njeriut pėrmbytet me dashuri.

    Sipas argumentit mė lart jeta mund tė kuptohet si njė sėrė provimesh qė ne duhet ti kalojmė pėr tė fituar diēka mė tė mirė.
    Mė lart theksova se pėr tė fituar duhet tė "bėjmė mirė". Nė sytė e tė mbinatyrshmit ēdo veprim, reagim, pėrgjigje qė japim nė provimin e tij ėshtė e "mirė" ose e "keqe". Kėtu lindin pyetjet.

    Ēfarė ėshtė mirė?
    Si mund tė marr sa mė shumė pikė nė provimet e tė mbinatyrshmit?

    Personalisht mendoj se njeriu i pastėr ėshtė i aftė tė dijė ndryshimin midis tė mirės dhe tė ligės. Nuk ėshtė nevoja ti thotė njė njeri tjetėr apo tė dėgjojė ligjet e shoqėrisė pėr tė gjykuar nėse ka bėrė mirė apo jo. Ėshtė diēka qė e ndjejmė pėrbrėnda.
    Megjithatė nė shoqėritė moderne njė njeri mund tė lind me shpirt tė pastėr por njolloset shumė shpejt dhe mund tė humbasė aftėsinė tė gjykojė se ēfarė ėshtė "mirė" dhe ēfarė ėshtė "keq". Nė kėtė rast mjafton tė lexojnė librat e shėnjtė ku vetė i mbinatyrshmi tė udhėzon qysh tė bėsh mirė. Pra ėshtė provim me libėr hapur dhe mjafton tė shfletojmė librin pėr tė kaluar provimin.

    Ėshtė pėr tė ardhur keq sa shumė njerėz dėshtojnė nė kėto provime.

    PS: Ēupka pe Korēe ka dhėnė shėmbullin e atij qė kishte "gjithēka" dhe i solli vetes vdekjen. Ky njeri mund tė kishte gjithė kėnaqėsitė e mundshme por nuk kishte kaluar provimet e tė mbinatyrshmit. Vdekjen e vendos vetėm i plotėfuqishmi kur ai bindet pėr mirėsinė tonė. Ti sjellėsh vetes vdekjen do tė thotė qė je i kėnaqur me shpėrblimin mė tė vogėl. (mbase vuajtje tė pėrjetshme ose njė jetė tė dytė me provime).

    Ky ishte dhe shpjegimi i kuptimit tė jetės
    Tani, siē tha dhe Albo mė lart "Jetoni pėr tė vdekur" se vdekja nuk ėshtė hiē.
    Edi

  17. #17
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ohh darling... A luajme me kungulleshka?...

    Aty mba mbaj. Ti dashke te heqesh egon time nga qendra e universit per te vene tenden me sa shof une! Projekt dinjitoz dhe i lavdueshem... Po kjo eshte per fat te keq a te mire, beteje ndershekullore. Iku koha e galantrise kur djemte ngriheshin nga vendi i autobuzit, per tju lene vendin grave. Une nuk ngrihem me per njeri, vecse per plakat. Prandaj dhe te pyeta a ishe e tille. Po me sa duket jo, keshtu qe "hip ketu te shikosh Stambollin" i thone nje llafi.
    Kjo me ben mua e ty, dhe forumin ne pergjithsi, partizane praktike te SOFIZMIT. E rendesishmja eshte te kesh te drejte, pavaresisht sec mjete perdor, qofshin keto hileqare.

    Ka ca gjera ketu me lart qe jane me serioze se ato qe do them me poshte...

    Well darling, une po mundohem ti bej nje sinteze (permbledhje) asaj qe ke thene, dhe po e filloj me ate qe kam thene une. Me duket se e kam bere te qarte se une e kam llafin per ata qe jane te PAZOTE dhe qe nuk besojne ne dicka te MBINATYRSHME. Pra per ata qe besojne ne fundin, ne fatalitetin e jetes : jete kjo si nje rrjedhoje e rastesise dhe domethene e pakuptimte. E kam rithene se une nuk pretendoj ti jap kuptimin jetes por vetem nje arsye te mire per te jetuar... Kurse ti ke futur ne loje te mbinatyrshmen : "kuptimi apo vlera e saj, duhet te vijne nga gjera te tjera pervec ekzistences." Pitagoras ka thene : "Njesia matse e gjithckaje eshte njeriu". Kjo do te thote se qartesite tona jane njerezore, se pyetjet, se pergjigjet tona jane njerezore, se gjithcka ne mund te bejme eshte njerezore, gje kjo qe nuk te lejon te kesh hyrje - dhe si rrjedhoje te pergjigjesh - ne te mbinatyrshmen. Pra cdo gje e mundshme per njeriun ngelet vetem brenda egzistences. Egzistenca eshte ajo qe nuk fut ne llogari te mbinatyrshmen. (Kjo qe po them eshte ne lidhje me vijen e diskutimit, per te mos kaluar nga nje teme ne nje tjeter pa tranzicion fare se pastaj behet si puna e lojes te kungulleshkave : po pse nje? po sa? po dy. po pse dy? po sa?...)
    Neqofte se ti e kerkon kuptimin - po te terheq vemendjen dhe ne kete rast sepse vlera e jetes dhe kuptimi i jetes jane dy gjera krejt te ndryshme - tek e mbinatyrshmja atehere duhet bere nje lloj tjeter diskutimi. Une per vete besoj tek fundi i jetes, tek fataliteti i saj pa mundesi pas vdekjes (parajse a ku di une).

    Me thane te drejten kjo eshte teme shume e gjate sepse ketu futen ne loje shume elementa si jo-kohori, liria, etj. Ne kete menyre nuk i dalim dot asnjehere ne fund sepse per me shume mundesite per hile nga ana e njerit apo e tjetrit, behen me te medhaja.

    Sa per ate "idiotin" (ja vume damken tashme) qe ai ka vdekur per shkak te egoizmit te vet nuk e luan as topi. Ka gjithmone dicka qe mund ta tejkaloje (trashendoje) jeten mortale, brenda jetes mortale, dmth egzistences. Ai vetem deshtoi per ta gjetur kete, nuk ja doli mbane. Pastaj qe kur ndergjegjia per nje gje te ben te flakesh jeten tutje? Nuk ka asnje lloj ndergjegjieje qe te ben te hedhesh jeten tutje pervec se ILUZIONIT. (Gjithmone duke pretenduar se nuk ka asgje te mbinatyrshme.) Idioti vdiq se nuk mendoi per asnje tjeter vecse per veten e tij, pra ishte egocentik dhe vetem i tille sepse dhe une jam egocentrik por jam edhe me shume pak rendesi ka se cfare. Ketu dalim tek teza qe pohon se nuk mund te jemi ne dijeni neqofte se nuk jetojme me te tjeret, ata qe na bejne te kuptojme vleren tone. Mbase do kemi mundesine te flasim kur te kesh femije, pastaj do e shohim se sa do e kerkosh kuptimin e jetes.

    Ate proverbin e Camus-it merre e zvendeso disa terma dhe do shikosh se domethenia eshte krejt e kundert.
    Dhe per mendimin tim do te ishe nje "live puppet" vetem neqofte se do ishe vepra e dickaje te mbinatyrshme. Por duke qene vepra e rastesise dicka me thote se nuk mund te jesh nje "live puppet" perderisa rastesia nuk ka identitet... Por mbase zoti qe kerkojme eshte i tille, pa identitet, ose vete rastesia.

    "Duke qene se te gjithe ne jemi protagoniste te se njejtes drame, nuk mund te ndjejme gje tjeter vecse pergjegjesine, detyren per te mbeshtetur njeri tjetrin ne kete udhetim te erret qe na eshte destinuar. Dhe nese kjo, ne dukje, eshte nje utopi, nuk me tremb aspak pasi vete eksperienca ka provuar se njerzit jane te prirur ti besojne me teper iluzionit sesa te vertetes. Sa njerez ka qe jetojne nje jete kuptimplote vetem se besojne ne jeten pertej varrit edhe kur nuk kane asnje prove per te? Te pakten ato qe permenda me lart jane ca me pak utopike." - ky eshte per mua paragrafi i vetem i drejte ne lidhje me ate per te cilen po diskutonim. Por kjo tregon gjithashtu se ka shume kundeshtime midis atyre qe ke thene.

    Sidoqofte, i heqim per nje cast menjane te gjitha keto qe thashe me lart ; kam dy pyetje :
    Cila eshte per ty domethenia e kuptimit te jetes (cili eshte kuptimi i kuptimit)? Dhe a mundesh te besh nje hipoteze se cfare do te ishte per ty nje kuptim jete i vlefshem (qe te mund te mbaje gjalle njeriun pa shume dengla )?


    P.S. Po ti nxirre njehere foton, ske pse te kesh frike po te jesh ajo qe pretendon. Pastaj une nuk para marr mesysh. Ose e di cfare, ti nxirre foton, une do ta shikoj me syte e mbyllyr. Ose ose po te morra mesysh, si rrjedhoje ti do ngelesh me ndonje cen dhe ne ate kohe une behem garant per demshperblim... ta kam llafin po ngele pa burre...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  18. #18
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    31
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pėshėndetjė Korēar

    Nqs ti ndjek argumentin se e vetmja njėsi matėse ėshtė njeriu, jam i sigurtė se tė ngelen shumė gjėra pa matur nė kėtė botė.
    Pra, sipas teje, disa gjėra nė kėtė botė nuk maten sepse njerėzit nuk janė tė aftė ti matin ato. Ti nuk kėrkon tė gjesh kuptimin e ekzistencės por vetėm njė arsye pėr tė jetuar.

    Tė gjithė njerėzit e tjerė para teje kanė patur njė arsye dhe kuptim pėr ēdo gjė qė ndodh nė kėtė botė. Zgjidhe ti epokėn e lashtėsisė dhe mė jep njė shembull kur njeriu nuk kishte njė njėsi matėse pėr njė fenomen qė ndodhte reth tij. Shkenca i pėrket epokės moderne por njeriu i lashtė nuk ka pasur nevojė pėr shkencė pėr tė gjetur kuptimin e gjithēkaje. Ėshtė pikėrisht ai kurioziteti, ai kėrkimi i kuptimit qė ka sjellė njeriu pėrpara. Nė fund tė fundit ajo na bėn njerėz. Ajo na veēon nga minjtė qė vijnė vėrdallė pa kuptim. Tė argumentosh se nuk mund tė gjesh kuptimin do tė thotė qe nuk ke dėshirė tė pėrparosh, nuk lakmon pėr fundin e njohurisė, pasurisė, lumturisė. Je njeri i mrekullueshėm. Mund tė jesh i vetmi nė kėtė botė por je i mrekullueshėm.

    Mos je gjė vallė fara e tė mbinatyrshmit?
    Jo, ska mundėsi se dhe ajo nuk matet. Ti je njeri pa dimensione, pa njėsi matėse, ti je X. Por kur vdes ēfarė bėhesh?
    Zhduket X dhe ēfarė ngelet? Asgjė? X nė katror? 0? 1? Mė duket se arritėm njė diēka tjetėr qė nuk mund ta masim se nė fund tė fundit jemi vetėm njerėz. Aha, eureka. Sa herė qė nuk mund ta mas diēka unė do ndėrroj njėsinė matėse por kėtė radhė nuk do ta mas si egjiptianėt, grekėt e romakėt por do ta mas si hiē, si asgjė. Vdekja ėshtė asgjėja sepse ne si njerėz nuk mund ta masim. Nė matematikė pėr tė vertetuar se X = 0 duhet tė vėrtetojmė qė X nuk mund tė jetė diēka tjetėr. Pėrdor tė njėjtėn metodė dhe mundohu tė vėrtetosh se vdekja ėshtė hiē. Pėr kėtė do tė duhet tė vdesėsh mė parė dhe tė ringjallesh pėr tė na thėnė neve nė forum. Mos vdis pėr shumė kohė se rrezik do harrosh fjalėn e kalimit.

    Njėsia matėse pėr gjėrat qė nuk shpjegohen nga shkenca ėshtė mbinatyrshmėria. Kjo njėsi matėse ėshtė pėrdorur jo vetėm nga egjiptianėt, grekėt e romakėt por dhe nga shkenēėtarėt mė tė mirė qė kanė parė kėtė tokė. Pra X = vdekjen = mbinatyrshmėrinė. Ti mund ta kundėrshtosh kėtė ligj tė shoqėrisė por mos harro se duhet ta vėrtetosh nė njė mėnyrė bindėse. Deri sa tė vijė ajo ditė ti nuk mund ta shmangėsh/ndalosh mbinatyrshmėrinė si argument i vlefshėm.

    Shpresoj tė mos ofendohesh nga gjuha sulmuese mė lart sepse nuk e shkruajta pėr atė qėllim.

    ps: Dmth cupka_pe_korēe qėnka beqare. As qė ma priste mėndja. Po ti nga e kuptove?

    ps: Mė pėlqeu ai argumenti qe ke bėrė pėr fėmijėt dhe kuptimin e jetės. Mė lė tė mendoj se flet nga eksperienca. Tu bėfshin 100 vjeē fėmijėt. Lum si ata qė kanė baba kaq tė zgjuar.

    - ...
    - 3
    - Pse 3?
    - Po sa?
    - ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 18-05-2003 mė 02:02
    Edi

  19. #19
    Wellwisher Maska e KosovaHawaii
    Anėtarėsuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Hawaii
    Postime
    47
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga Calexico
    "Vaj
    per ditet e netet qe i shpenzova
    duke studiuar
    kuptimin e kuptimit."

    ka thone nje poet i beat generation po emri nuk me bje ndermend...

    I falenderohem CALEXICO-s qe u pergjegj edhe per mua. Nuk ka pergjegje me te mire
    :^xhan2 "How often have you sailed in my dreams and now you come in my
    awakening which is my deeper dream" K.Gibran :^smooches

  20. #20
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    27
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    hi. Da Vinci ka thene: Kur kuptova se si te jetoja, e kuptova se po vdisja.jeta eshte shume e shkurter dhe nuk e di se cfare i jep tonalitet. me pelqeu cik ai mendimi i EDspace qe thote qe vdekja mund te jete shperblim.ne fakt ne nuk e dime se cfare ka ne boten e pertejme por duhet te jete me mire se ketu ne toke perderisa asnjeri nuk eshte kthyer. sidoqofte.pse jetojme; kjo ngel ne qender te gjithckaje : mos eshte dashuria qe e con jeten para? nuk e besoj shume. ju lutem PSE JETOJME?
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:26
  2. Tė jetojmė sipas Kur’anit
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 22:42
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 08:46
  4. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 20:19

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •