Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Si e shpjegoni kete gje?

    Mundet dikush ta shpjegoje perse disa njerez frikesohen lehte, dhe te tjeret jo.

    Deri tani, njerezit me kane thene qe ka te beje me imagjinaten, por kjo pergjigje s'me ka ngopur.

    Dua te di perse frikesohen disa njerez. Mos varen shume tek instinkti i tyre? Cfare mund te bejne per kete? Pergjigja me e lehte eshte, "Te llogjikojne qe shanset qe do gjejne nje hije ne banjon e tyre jane zero!" Por kjo pergjigje deri tani s'me ka kenaqur.



    Si e shpjegoni kete gje?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    une qenkam i pari ne kete teme lere me mire se me zuri frika por nje gje dihet qe frika ben pjes ne jeten tone obobo erdhen te tjeret hika une me mire

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Egzekutuese, pyetja jote eshte interesante, por ne te njejten kohe eshte dhe shume e pergjithshme ; nuk besoj se mund te marresh nje pergjigje te sakte.
    Kur thua frike, kjo mund te nenkuptoje frike ankthi (ne pergjithesi apo ne vecanti, lidhur me nje situate te caktuar), frike nga nje object apo situate, (phobia), nga depresioni, etj.
    Spjegimi evolucionar/biologjik i frikes tek njeriu eshte se ajo ekziston qe te na shpetoje nga situata te rezikshme, dhe sidomos ne kohet parahistorike ishte nje gje shume e domosdoshme ('fight or flight' reaction).
    Sistemi simpatik i njeriut (sympathetic system) eshte pergjegjes per reagimin instiktiv te njeriut ne situata te rezikshe, apo kur dhe nuk jane te rrezikshme po ne i perceptojme dhe reagojme prap ashtu.
    Faktore qe mund te ndikojne ne te "pasurit frike" jane te shumte; trashegimtare, gjenetike, te mesuar ne jete nga dukuri te ndryshme te jetuara, mos-stabilitet ne jete, disekuilibrim emocional, nje ndodhi tragjike, etj, dhe frika mund te arrije deri ne paranoja e skizofreni-nje nga shkallet me te larta patologjike.

    Po te elaborosh me shume ne situaten/pyetjen qe ben, mendoj se do te marresh pergjigje me specifike.

    Nderkohe, mos ki frike fare

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mendoj qe ka te beje dhe me faktin qe njeriu gjithnje eshte gati-tu! Pra, nuk e leshon veten.

    Une per shembull, kam qene ne librari duke pritur nje shoqen time. Ajo erdhi dhe u ul afer meje, dhe une duke lexuar librin, e injorova. Duke pershperitur emrin tim disa here qe te vija ne vete, e ngriti paksa zerin, dhe une me nje here u hodha perpjete duke uleritur. Desh na nxorren nga libraria per kete.

    Ne nje librari tjeter, duke kerkuar nje liber historie, mora nje kthese dhe hyra ne nje rresht te ri, ku ishte dhe nje burre qe po lexonte ne kembe. Jam zbrapsur me nje here dhe kam uleritur (qe kur ulerij une, te shurdhoj). I kerkova falje, dhe ia mbatha... aq shpejt sa me lejonin takat, natyrisht.

    Vdes per filma te frikshem, ama, por kur i shikoj, nuk mund te flej dot naten vetem. Llogjikoj qe s'ka perse te ndihem ashtu, por aha... pak si vone se e pashe filmin. Nuk eshte se s'jam mesuar me filma te tilla, pasi i kam pelqyer qe kur kam qene e vogel. Une kam qene ajo vajza qe bertiste dhe mcifte koken pas jasteqeve kur shikoja ne tv "Imoraaaaaaleeee... imoraaaaleee... imooooraaaaleeeeeeeeee..." (e mbani mend?)

    Thone qe ka te beje me imagjinaten, te cilen ne qofte se keni lexuar shkrimet e mia tek tema e enderrave ketu, do ta kuptoni qe kam plot prej kesaj.

    Thone qe varet nga kemikatet qe prodhon truri, dhe ne qofte se kjo eshte e vertete, dua te di c'fare e ben trurin te prodhoje keto kemikate. Perse disa kane me shume frike se sa te tjeret? etj. etj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Judges of Ur
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Postime
    75
    Postuar më parë nga Ekzekutuesja
    Mendoj qe ka te beje dhe me faktin qe njeriu gjithnje eshte gati-tu! Pra, nuk e leshon veten.

    Une per shembull, kam qene ne librari duke pritur nje shoqen time. Ajo erdhi dhe u ul afer meje, dhe une duke lexuar librin, e injorova. Duke pershperitur emrin tim disa here qe te vija ne vete, e ngriti paksa zerin, dhe une me nje here u hodha perpjete duke uleritur. Desh na nxorren nga libraria per kete.

    Ne nje librari tjeter, duke kerkuar nje liber historie, mora nje kthese dhe hyra ne nje rresht te ri, ku ishte dhe nje burre qe po lexonte ne kembe. Jam zbrapsur me nje here dhe kam uleritur (qe kur ulerij une, te shurdhoj). I kerkova falje, dhe ia mbatha... aq shpejt sa me lejonin takat, natyrisht.

    Vdes per filma te frikshem, ama, por kur i shikoj, nuk mund te flej dot naten vetem. Llogjikoj qe s'ka perse te ndihem ashtu, por aha... pak si vone se e pashe filmin. Nuk eshte se s'jam mesuar me filma te tilla, pasi i kam pelqyer qe kur kam qene e vogel. Une kam qene ajo vajza qe bertiste dhe mcifte koken pas jasteqeve kur shikoja ne tv "Imoraaaaaaleeee... imoraaaaleee... imooooraaaaleeeeeeeeee..." (e mbani mend?)

    Thone qe ka te beje me imagjinaten, te cilen ne qofte se keni lexuar shkrimet e mia tek tema e enderrave ketu, do ta kuptoni qe kam plot prej kesaj.

    Thone qe varet nga kemikatet qe prodhon truri, dhe ne qofte se kjo eshte e vertete, dua te di c'fare e ben trurin te prodhoje keto kemikate. Perse disa kane me shume frike se sa te tjeret? etj. etj.
    Pak a shume Mr.Maxim e tha ate qe doja te thoja dhe une Egzekutuese. Eshte dicka instinktive. tani nese do te dish kimikatet qe bejne pjese ne kete dukuri, mjafton te dish se frika eshte nje reagim qe ka evoluar per te prezervuar qenien tone ne rrast rreziku. kodi primordial i trurit qe ka te bej me friken eshte nje fare alarmi te cilin e jep truri dhe qe e ben trupin e njeriut perkohesisht gati te pamposhtur. ne shkallat me te larta te panikut njeru ve ne veprim trurin rreptil cdo gje behet me akute shqisat fitojne dukuri rreptile te frakturuara, trupi humbet sensibilitetin e pjeseve jo-vitale, syte kapin nje pamje gati fotografike, sinjali i panikut shkon tek pjesa e trurit e quajtur "brain stem". Brain stem eshte i perbere prej tre pjeseve, mescencephalon, pons, dhe medulla oblongata. Ketu ndodhen te tera mekanizmat motor te trurit qe kan te bejne me reflekset simpatike, te cilat nuk jane nen kontrollin e pjeses se trurit te cilin ne si njerez na ben qe te ndahemi nga kafshet. pra e kam fjalen per neo-kortextin. Kjo eshte dhe arsyeja perse ne nuk e kontrollojme dot friken. Me interes ketu eshte te permendim se pjesa e trurit perbrenda mescecephalon pjesa e quajtur peneal eshte nje gjender vestigale ( menduar se nuk perdoret me por ka qene e perdorur ne perjudhat e hershme te egzistences sone). megjithse kjo gjender mendohet se nuk perdoret me spekullohet se ka te beje me instiktet e intuites, dhe dhenjes se alarmit ne rrast paniku, nje komunikim dhe sensibilitet super-sensual ( me i larte se 5 shqisat e njohura degjim shikim prekje etj) Kete menyre komunikimi e perdorin per shembull delfinet belanat e kafshe te tjera. Kjo pjese e trurit na shkakton te veprojme ne menyra te huaja te cilat nuk kontrollohen nga llogjika por ndodhin ne nivelin sub-koshient.
    Keto pjese te trurit, qe kan te bejne me vet-mbrojtjen instinktive jane pjeset me te hershme te trurit tone te cilat jane te trasheguara nga rreptilet dhe paleo-mamalet, keto pjese pra truri rreptil sebashku me ate paleo-mamal bejne pjese ne sistemin Triune te trurit i ashtuquajtur edhe "sistemi limbik". Ato gjenden ngjitur me trurin me te ri trurin neo-mamal te cilin e posedojne vetem njerezit. kjo pjese e trurit ka te bej me llogjiken dhe njohurine me te sofistikuar te koshiences. edhe ato qe une i quaj pjeset me te dobeteta te qenies se gjalle njeri. pjeset kontradiktore dhe absurde te cilat e kan bere njeriun te jete nje perbindesh i tille, i futur ne nje burg te vet trurit te tij i ndare midis se kaluares dhe te ardhmes. nje krijese absurde dhe jete shkurter. Arsyej perse njeriu eshte kaq i torturuar ne identitetin e tij eshte pikerisht sepse ai nuk kupton origjinen e instinkteve te tij, ai eshte zgjuar nga gjumi triun dhe e ka shpallur veten zot te tokes por pa kuptuar se ai vet eshte i barabarte me kafshet, jo nje kafshe spreme, por nje kafshe e semure nga truri i nje sosfizmi te panevojshem, truri neo-kortex. Pyetja cfar eshte frika eshte nje reagim racional i trurit neo-kortex per te njohur vetveten, por llogjika nuk mund te kalkuloje dot fenomenet e trureve me te hershem qe qendrojne ne gjendjen sub-koshiente, sepse kalkulimet e trurit neo-kortext nuk jane te mjaftueshme per te shpjeguar eonet e evolucionit qe kan sjelle ne jete sistemin triune. ne krahasim me ta truri neo-kortex dhe miliona vjecari i tij duken si nje femije konfuz.
    I spoke to horrors of a dying planet, creatures of a dying sea. Nature was forever aletered, warped by reality. A truth to me was then revealed, born on wings of destiny. Decaying in my silent grave I spoke to kings of heirless thrones. An oath to me there was sung, the prophecy of their bones.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Ekzekutuese:
    Judges of UR foli me ne detaje per mekanizmat e trurit. Nje nga kimikatet qe vihet ne funksion ne raste frike eshte adrenalina. Nuk me kujtohen te tjerat. Nuk mund te jap nje pergjigje me specifike se perse disa njerez "kane me shume frike" dhe truri i tyre prodhon me shume nga keto kimikate pervec cka thashe ne mesazhin e meparshem. Mbase dikush tjeter mundet.
    Per sa i perket imagjinates, nuk e di, por nuk kam degjuar qe imagjinata te kete nje ndikim te drejtperdrejte ne te pasurit frike.

    Judges of UR:
    Duket qe ke mjaft njohuri, por dhe tendence per te dale jashte temes dhe per te paraqitur tezen tende filozofike
    Nuk eshte se truri racional i njeriut (neokorteksti) nuk eshte ne gjendje te analizoje trurin primitiv te njeriut, por vete funksioni i sistemit simpatik (fight or flight reaction) eshte ndertuar ne menyre te tille qe te funksionoje ne menyre autonome, duke anashkaluar neokortextin, dhe nuk ka nevoje te mare konfirmim prej tij, sepse kjo do te ishte e demshme dhe ne disa raste vdekjeprurse; pra eshte ndertuar me qellim ashtu (nga natyra, evolucioni, apo Zoti).
    Shembull: Kur ti je me 70 milje ne ore duke ngare makinen dhe shikon qe makina para teje sapo beri nje karambol (aksident) dhe te bllokoi korsine tende, truri primitiv reagon menjehere, me shpejtesi ekstremisht te madhe per te evituar aksidentin tend. Neqofte se rrugekalimi i ketij funksioni do te ishte nepermjet neokortextit, ti do te rrije duke menduar : "Eshte e rrezikshe? Cfare duhet te bej? Te frenoj? Apo te kthehem majtas? ... etc." Do te ishte teper vone.

  7. #7
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    tek shembulli, me makinen ne shpejtesine 70 milje ne ore, per mendimin tim nuk eshte frika ajo qe vepron. eshte instikti i mbrojtjes jo i frikes.
    Frika eshte nje fenomen qe do kohe te funksionoje e te quhet mirfilli frike.
    Ne fillim ekzekutuesja ka thene , per nje frike qe e ka fillimin ne mendjen tone (ose ne imagjinate)
    Psh, ti duket se dikush rri ne banjo gjithe kohes qe drita eshte fikur. Sapo e ndez driten dikushi iken...lol
    Un nuk kam kesi frikerash , pasi tashme e besoj se i krijoj dhe i c'krijoj kur te dua une personazhet e frikes time 9te domosdoshme, thjesht per te me ngacmuar fantazine ose vetmine)
    ...
    lol
    kjo tema eshte shume zbavitese, dhe ngacmuese per te me kujtuar sonte , te krijoj nje personazh qe pothuaj e leashe njehere kahere pergjys, se me ra zilja e telefonit.
    ...
    Ekzekutuese, ti nuk me dukesh se ke frike. Krejt puna duket sikur eshte se ti ke nevoje te kesh frike , e kjo eshte nje mneyre per te krijuar rruget e krijimit.
    ...Me cfare lloji krijimtarie merresh?
    Perqafime te gjitheve macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Deri tani s'kam gjetur asnje pergjigje qe me te me kenaqi tamam Hejjj... pike e zeze! Sa leke mendon mund te bej si aktore filmash te frikshme? Se jam pak e frikshme dhe vete une... prandaj...

    Mace... me te thene te drejten, te vetmet krijime qe kam bere keto vitet e fundit jane ne enderrat e mia. Me ka ikur deshira per krijim. Pune kohe, prioritetesh, detyrimesh, etj.; trurin e djathte e kam futur ne nje senduk dhe e kam mbyllur me celes.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Judges of Ur
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Postime
    75
    hahahaha. Egzekutuese na shkrive. Une kam mendimin qe ti e ke vet pergjigjen e pyetjes qe shtrove ne koke, dhe detyra jone eshte qe te gjejme se cfar pergjigje ti ke ne koke. Macia blu dha nje pergjigje teper simpatike (jo ne kuptimin shkencor te fjales

    Ndersa Mr.Maxim ka shume te drejte per gjithshka qe thote persa i perket harmonizimit te funksioneve te trureve te hershem dhe te rinj. Analogjia e makinave eshte e vlefshme. Gjithsesi qellimi im nuk ishte te them se truri e hershem duhet te kaloje neper neo-cortex per nejse ky nuk eshte vendi per te shpjeguar gjera te tilla.
    I spoke to horrors of a dying planet, creatures of a dying sea. Nature was forever aletered, warped by reality. A truth to me was then revealed, born on wings of destiny. Decaying in my silent grave I spoke to kings of heirless thrones. An oath to me there was sung, the prophecy of their bones.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    Kur ruhesh nga dicka e papritur, ose pregatitesh nga dicka qe ti imagjinon se do ndodhi kjo nuk do te thote se je frikacak, kuptohet tek shume te tjere dukesh frikacak or ksenofobi, pra per opionionin tim do te thote se ti je vigjilent rrit gatishmerine per te shmangur rrezikun qe mund te kanoset ti nuk pret qe te marresh shance te tilla, frika eshte me e zhvilluar tek ai qe eshte trim, kurse tek budalli as frika e as trimeria nuk ka ekzistojne.....

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndihem
    Nga Angelino01 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 16:42
  2. Si e shpjegoni dhunën dhe inatin?
    Nga Cosmopolitan në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-06-2006, 18:01
  3. Si i pasqyrojne fete mrekullite
    Nga Manulaki në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:13
  4. Greqishtja e ka prejardhjen nga Shqipja
    Nga KinG_MousE në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 23-03-2003, 19:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •