Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    A i duhet me ketij Populli Sali Berisha?

    Ishte viti 1990-91 dhe PPSh ishte deskretituar totalisht me te tera.

    E mbytur ne Borxhe tek KINa e Rusia , tek Jugosllavia e Cekosllovakia, tek Rumunet e Italianet, tek Francezet e vende tjera europiane, Shqiperia ishte ndryshkur kudo e nuk i kishte ngelur me asnji pik yndyre.
    Qe ne vitet 1975 e lart megjith ndihmat kolosale qe kishte marre nga Kina e Mao Cedunit Shqiperia kishte marre rrokullimen teposhte.
    Per te parandaluar ndonji revolte te brendeshme PPSH shpiku "KOSOVEN".
    Me urdher nga Enveri u mobilizuan Ramizet e Komitetit Qendror e me urdher te Ramizve te KQ u mobilizuan gjith Ramizo-Kadarete e Agoll-Ajet Haxhite e Mic Sokolat e Shot Galicat e Gjith institucioneve diplomatike e Shkencore-Pikturore-Historike-Folklorike, Teatrore-Televizore-Radio Heroizma te Popullit ton ne Shekuj e Galeri Artesh e Akademi e Konferenca e dreq e bir me Kriju Precedentin "KOSOVA".

    Ku ishte qellimi?

    Duke eksportuar urgjentisht ne Kosove e ne diasporen Kosovare me te gjitha mjetet e format nje lloj Enverizmi me Cifteli e pushk e Flamur u spostua vemendja e Shqiptareve nga dyqanet bosh ne nje Ceshtje "te pazgjidhur" (ceshtja e Kosoves) e te cilen do e zgjidhte Enverizmi sepse e kish qar me Lot ceshtjet e brendeshme ne Shqiperi.

    Cfar u arrit me kte?

    Meqense Kosova e cila i kish pas ca dit te qeta nen Tito-Kardelat e Fadil Hoxhat kish arritur disa gjera qe Shqiptari i Shqiperise vec i enderronte athere Enverizmi i eksportuar arriti tu a fus ujin nen Rrogoz Kosoves e te dalin ato te Ashtu quajtura "demonstrata te 81-ishit".

    Enver-Ramizi me kte siguronte Qetsine e brendeshme pra i thoshte Popullit se..ja ju ketu keni Rrogza e Gjize e Flamur me Shqiponj e buk dyzece sa te doni e rrini urt se "Vllezrit Tone atje po vriten nga Tanket Serbe".

    Me kte Prall Enver Ramizi e shtyu nja 10 vjet Sundimin ne Shqiperi e nja 10 vite tjera u zvarris por erdh nje dit qe mu-ti me Sh-urr nuk lahet e as mbulohet.

    Rob te kesaj ksaj propogande per gjoja "keq ardhjen" qe gjoja i vjen PPSH-se per Kosoven u bene mijra njerez e mes tyre dhe Peshku Sali Berisha, Malsori i Tropojes e kardiologu i Shquar e i Preferuar ne Pacientat e Zemres ne radhet e Nomenklatures.

    Erdh nje dit qe PPSh nuk mund ta fshihte se cdo fabrik e uzin e saje ishte ndryshkur me themel se asaj nuk i funksiononte me Shteti.
    Erdh koha kur ne Radhat per gjiz e Speca dolen jo vetem jevgjit e puntoro-Proletaret e Uzinave Traktori te Pilo Peristerit e Pal Miskes te cilet kishin 40 vjet neper radha por dhe grat e Operativave e bijat e drejtoreve.

    E radhat qe dikur ishin ushqim per Sigurimin ku ata zbulonin te "pakenaqurit" me Regjimin tani nuk mund te sherbenin me si vreshta ku vilej RRUSh Informativ me mbush dosje-Koshat ministria e Kadri Hazbi Terbaciotve..
    Filluan te "llapin " te gjithe.

    Filloj me llap Shkodra e Lapraka, Durresi e Korca e deri sa dhe vet Vlora nuk po ja varte me PPSH-se por ju kthyen RTM-se.

    Me te ashtu quajturen "shpartallimin e Poliagjentit Mehmet Shehu " PPSh e Enver Ramizit mundi te mbaje rregullin e Sundimin dhe nja 3-4 vjet por nuk mund ti shkonte 10-15 vjet sikurse e zgjati sundimin kur shpiku "Kosoven".

    PPSh e la Kosoven nen tanket Serbe e i gjeti si zgjidhje qe ca katundar rrushbullsa e ca fuksa Tirane me nakatos ca pun me ca katundar drenice ku i mesoj se ..ja tani ju gjeni do pushk e mundohuni vet me cliru Kosoven se ne si PPSh e bem tonen..Zoti ju ndihmofte.."

    Veza i kish ardh te b-itha Ramiz Enverit (dikur ishim ENVER-RAMIZ por mbas 1980-85 kemi Ramiz-Enver) dhe sdinte nga tja mbante.
    Kina e Ten hsiapinit nuk i dha me "qofte ke daja" e Ramizi filloj tak me sy tak me qepalle me Shtrausa e me Gorbacova..

    U hapen fijet e vjetra te agjentures kur Enveri mbas Prishjes me Ruset kish vendos kontaktet me CIA-n dhe Greqine.

    Vijne Greket dhe tatojne pulsin. Ramizi u nxjerr para Tos Nanon si bir i denj i Partise dhe Lider i ardhshem.

    Perendimi kerkon Pluralizem.

    Ramizi fillon ben gati Pluralizmin Palo-Misko-Lenka Cuko-jan e Sotir Kocollaro-e Graro-RINI-Pionero-profesionalo-Kico Blushian si dhe ne rezerv mban Pluralizmin Neritano-Tos-Pashko-Ruljan dhe Yll Popo-Berishian.

    Plasi ne "Kucove"...Ne Universitet..ca bandilla tip Blenda i mbyllin studentet Torollake brenda e Kerkojne PARTI.

    Bejne Parti te re këlishet e Nomenklatures.

    Fillon Pluralizmi.

    Behen pergatitjet per zgjedhjet e para Pluraliste.
    PD e Studento-profesorave te indoktrinuar te tipit Berisho-Azemo-malsore e te Fukso spiunve te tipit Neritano-Pashko rulsa perBalle me PPSH-ne e Ramiz Fatos-Ruco-Agollave.

    PD ka vetem nje RD dhe ca bicim zyrash ne Tiran Durres e Korce dhe ato 50% me fuksa kurse PPSH ka tere administraten...tere zyrat e gjendjes civile..tere policite e godinat madheshtore te Komiteteve te Partise, Hetuesive, Prokurorive e sorrollop..
    Ndeshet pra Tigri me lepurin.

    ZP shkon der me dere e fshat me fshat ku tere terbaciotet e PPSH nga Kopliku i Shkodres e deri ne Vrisera te Kakardhise shtrengojne radhet kurse e mjera Rd mezi lexohet ne Tirane e deri diku ne Durres se ne Shkoder mezi shkonte por dhe ne shkonte Shkodranet mendjemdhej i din vet punet ma mir se te tan..
    Katundet nuk guxonin te lexonin RD.

    Ne kto kushte qe benin MUUUUUU se ishin te pa barabarta pranon PD te hyje ne Votime.

    Dhe ndodh nje PARADOKS i cili eshte dhe shkaku i tragjedise qe po vazhdon..
    Ne vendin me te varfer euro-aziatik sic ishte Shqiperia...ne vendin ku terrori Stalinist kish vrare njerez atdhetare qe nga Libohova e ne Progonat ..qe nga Hekali ne Dukat e tragjas ..qe nga Luma e ne Iball te Pukes qe nga Oroshi e deri ne Vermosh qe nga Bilishti e deri ne Butke te Kolonjes qe nga Divjaka e deri ne Lunxheri.. ne vendin ku kish bere kerdine talloni e Zhurmuesi, Burgu e Internimi, tifoja e kolera (qe i mbanin sekret kur binin) ..ne vendin me vdekshmeri foshnjore me te larte ne Euro-Ballkan (edhe kte e mbanin sekret) ..ne vendin ku sipas Hekuran Isait ne nje mbledhje me kuadro te Ministri-Polici-Sigurimit ne vitet 1980-85 mbanim rekordin ne Europ e bile ne Bote per krime ne minut e per krime per frym popullsie) ne vend te fitonte partia e re qe hapi Pluralizmin pra PD shkon e fiton e legalizon fitoren PPSH..ajo ku-rva e vjeter terroriste qe kish lar duart e thonjte me gjak..

    Ishte urdheri nga LARt fare (USA-EUROPA) qe PPSh te mos e zgjaste shume dhe Tos Nano e dorzon Pushtetin tek SALI BERISHA.

    Saliu e mbajti ca kohe jo keq..por pushteti i tije nuk u be nje Grusht ndaj tentativave per Ri-Marrje te Pushtetit nga PPSH.

    Ai kapitulloi para Bandave te PS-se te instruktuara nga agjentet e KGB e CIA-ese dhe bravo u qofte..perendimi na ri-solli ne Pushtet PPSH-ne perseri.

    Ishte rastesi kjo?

    Jo..

    Pak retrospektive..

    Ne vitet e para mbas Clirimit (dikund nga 1945-46) nje delegacion i Komunisteve italiane ben nje vizit ne Shqiperi.
    Mbasi pan e kuptuan dicka nga cpo ndodhte ne Shqiperi njeri prej atyre kur u pyet nga gazetaret e ZP per pershtypjet ne vendin tone tha...
    "un dizorganizacione ben organizata "

    Kush di italisht te me korigjoje..
    Por Italia 1945-1990 nuk ishte e Komunistave por e Borgjezeve Demo-Kristiane..


    Po pse vetem dizorganizim kishte Shqiperia prej 1945 e deri me 1980-90?

    Jo..Plot ishin burgjet me Kardinal KOLIQA e PADER MESHKALLA..
    Valle u ndje Shteti Italian ndoj here?

    Kurre.

    Pse valle a nuk ishte per tu protestuar nga Shteti aq i mir informuar Italian qe pse Enveri mbante ne Burgje qindra prifta Katolike?

    Italia deri per arinjte Panda kish treguar interes ne Malet e Kines e deri per Guret e Kultures Macu Pic-ku te Peruse..kish cuar gazetar e diplomate e pse mbante heshtje varri 40 vjecare a thua se 70 kilometra nga Otranto nuk ekzistonte asgje matan Adriatikut..

    Diku Enveri u kishte Sherbyer Perendimit.

    Ku valle?

    Po ja Ai e mbajti Shqiperine "kala te kuqe" buz adriatikut por nje kala me pras e domate e rrush qe Sklleverit Shqiptare i mbillnin dhe korrnin per tja cuar me Pamporr qe ti hani Breashkamanet..

    Pra..ckini me mua u ka thene Enveri..me lini te qete te sundoj ne kte mikro-Ciflig.. Domate rrush e Krom ju conj sa te doni.. Baza Sovietike nuku kam ketu..ja flas nga njihere Kinezce ne Radio Tirana po ju mo u merzisni se humor benj..

    Italia u mjaftua me kte Sherbim dhe se ky sherbim qe Enveri u beri Perendimit u kushtoj Shqiptareve 40 vjet "mbrapa Bote" aq u ben Perendimoreve..

    Pse Italia aq kollaj i pranoj EKSODISTET e AMBASADAVE e PAMPORRAVE?

    Humanizem apo kthim Borxhi ishte kjo?

    Une mendoj se Italia e Mafiozit Andreotti (sot e Prodit e Berluskonit) i beri Ramiz-Enverit nje Sherbim..
    Bjeri ketu ata skllever sa ta hedhesh lumin..kjo ka qene besoj thelbi i relacioneve PPSH-ITALI.

    Saliu u rrezua nga ca hajduter qe asnji regjim ne Bote nuk do pranonte te rrezohej.
    Mire qe u rrezua por pse hyri ne Votimet e mbas Revolucionit te Vonuar?

    A nuk dukej qarte se Dhuna revolucionare e Revolucionit Skelaro-qosisto-Zabit-Brok-Ruco-Neritan Klosian do vazhdonte dhe ne kutite e Votimit ne 97-98?

    Dukej si drita e Diellit.

    A nuk ishte me mire qe PS-se ti lihej Pushteti i marre me dhune pa ja u a ligjeruar me Votime fallco?

    Patjeter nje politikan i mesem aq do e kish kuptuar.

    Ai, Saliu duhej tu kish thene..Mbajeni o Dhunues Pushtetin sic e mbajtet 50 vjet...Ne PD e rrezuar me Dhune nuk hyjme ne Votime qe tju a legalizojme dhe me Shkresa ne Bruksel kte palo-Pushtet..

    Ai hyri dhe humbi..
    Nje nga fallcifikatoret e atyre Votimeve ishte Fatos Klosi i Mallakastres se eger..
    Pikerisht per kontri-***** ne ato Votime ai (Tos Klosi) nga shef ne KQZ u be Shef i SHIKUT..ose i Sigurimit te ri-ardhur ne Pushtet..
    Po ai Tos Klos se bashku me Neritan Ceken (ish lider i PD-se se Sali Berishes) se bashku me Keno Gjinushin ( te cilin Saliu e beri me zor deputet ne Peqin) etj pisa te ndyre ja vrasin Azem Hajdarin mu nen penxhere te Zyres se Saliut.

    Vrasesit ishin klysh spiunesh te katundeve kufitare te Tropojes..nga ata qe ruanin familjarisht jo kufirin nga Armiku SHKJA por se mos ndoj Tiranc i afrohej kufirit dhe e spiunonin tek Terbaciotet e Deges brendeshme..

    Si nuk i paralizoi Saliu te pakten spiunat tropojane qe livadhisnin Tiranes?

    Vijne Votimet e tjera..
    Nje far Celibashi ne KQZ.

    Saliu bertet andej kendej..neper mitingje..dhe mbasi shikon se plot ishin sheshet me Brohorites i thot PS-se ..bujrum jam gati per Votim..hyn ne Votim dhe HUMB perseri..ose me letra del i humbur..
    A o Celibash o maskara ti i ke fajet se ke bere mashtrime..bertet Saliu mbas Votimeve..

    Po mir mo Sali nuk e dije ti se Votimi nuk mbaron ne Miting sepse Karta kanta thot Latini?
    Nuk e dije ti Sali se Votim do te thot Numerim e ky Numerim kerkon dhe firm e Vul?
    Po nuk e dije ti o Sali se Firm e Vul ti paska ne dor Celibash Klosi?

    I dije i dije shum mire kto gjera sepse kte radh nuk ishe ai kardiologu i Hysni kapos qe dije vec literaturen e Semundjeve kardiovaskulare te Bllokmeneve trashaluqo-Gush b-ythLopat e Birose...
    Jo doktor..Kte radhe ishe nje ISH-PRESIDENT ..

    Erdhen zgjedhje te tjera..
    Perseri i ngjiret zeri ne mitingje nga Roskoveci deri ne Bilisht e perseri nuk kujtohet se ne krye te KQZ jan perseri Celibash Klosat..
    Pra ai "harron" perseri se mitingu ne Shesh te Beratit a Pukes nuk njihet si rezultat Votimi.. pra Votimi eshte ajo cop Leter te ciles i ve Vul e Firme ky m-ut e bir-mu-ti Celibashi i Klos- Nanove.. dhe se ajo Leter eshte qe e njeh Brukseli e Limpreht prodi e ajo leter jep ose jo pushtet..

    Perseri humb sepse Votat e mijra e mijra fatkeqve i numeron e i ve vul si Po ose Jo po ata Celibashet..

    Perseri hyn ne Votime..dhe perseri humb..

    Vijne Votimet e Fundit..

    Perseri shkon ne Mitingje dhe i mbush plot Sheshet..e perseri "harron" se Mitingu nuk eshte akti Final i nji procesi Zgjedhor..por se jane ata Celibashet e KQZ-ve..

    Fillon e bertet nje muaj para..KQZ KQZ sduam 4 me 3 ...jo jo nuk e ham me at sapun thot per djath..tani do ja mbledhim Celibashve..e duam 4 me 4 ose 5 me 5 ose 3 me 3..at KQZ-ne..

    Mirpo jo vetem qe nuk e ben 3-me 3 a 4 me 4 at KQZ po as 4 me 3 e ne javen e fundit u vendos perfundimisht se KQZ do jete 5 socialist te thekur tip Klos Celibasha e 2 demo-kratas te pathekur fare..

    Pra dhe me 2003 Berisha e con popullin te Votoje ne Kutite ku numerimin e Firmen e vulen do i vendose nje KQZ me 5 bandite socialiste me Armani e Benza e 2 demot nuk kan vec celsat e Selim myrtes..

    Do e mbrojme Voten i bertiste Popullit neper Mitingje..dhe ne Votime hyn pa i par listat e duke pranuar KQZ -ne ne raportin 5 me 2.. pra 5 tigro-pantera te kuq Celibasho-kloso Subashe perball me 2 lepuj fushe demokkrato iste ..

    Dhe behet Votimi dhe Fiton me penallti te dhena perseri nga i njejti Celibash po ajo Parti..PS e Nano Edvinit.

    Cfar eshte kjo???


    kjo eshte tallje..

    Saliun vertet nuk e do Nano e Qosja, Edvini e Gjinushi etj per hesapet e tyre.. por Populli demokratik..perse duhet ta doje SALI BERISHEN???

    Po tallet Berisha apo nuk kupton se c'behet ne Shqiperi??

    Ai duhet te iki sepse ka nje rregull bota ne Futboll..

    Kur ekipi shkon ne fund te klasifikimit e del nga Liga e pare Qeveria e nje Klubi Sportiv merr masa..

    1- Ndrron taktike..

    2- Ndrron trainer..

    3 - Ndrron lojtaret..

    Ne rastin tone ..kemi ekipin-PD (lVotuesit ose lojtaret pra) ... kemi trainerin Sali ..kemi menyren e Votimit si taktike..

    Votimi eshte votim ..dhe pa Votim ska form tjeter te levizjes se pushtetit.. pra TAKTIKA nuk ndryshon..

    Lojtaret..pra populli jan po ata..pra ska si ndrrohet populli..

    Mbetet Trajneri i Ekipit te ndryshoje...pik..

    Pra Saliu nuk ka me ftyre te rrije ne krye te PD-se..
    Pushtetin ja morren.. Azemij ja vrane.. Votimet ja fitojne.. Gratacielat, Trojet, Butiket, Vilat, Benzat i kane po ata Socialistet..
    Pra kujt i duhet ky rryp ?


    PD -se i duhet nje TRIM qe nuk i lpin mullaqet ambasadoreve te huaj... nje i mencur qe nuk shkon ne votime si pi..i ne dasem.. nje Human qe del nga zyrat e shkon njiher ne vit e i shef ato mijra familje qe detyrohen te pijne fotoksine..e qe i japin Voten kti Doktorri te pa shpirt e magar me te cilin tallen gangot e Tiranes e Tepelenes..

    Saliu u kujdes per ELITEN.. pra krijoi nje elit biznesmenesh qe sot i sherbejne NANOS..
    Saliu beri cifligare me tok te tjetrit Fshataret qe voten ja dhan PPSH-se..
    Saliu i la pa buk e banese mijra e mijra fatkeqe qe ja dhan Voten me shpirt..

    Le te mendoj per Sali Berishen Kurt Kola e Marsel Skendo.. gjinushi e Lush Perpali..Koc Kokdhima e Altin Arapi.. e Resulet e Nanos e Frrokat e Lesit e Pollot e Tritanet e Pashko Rulat..
    Ai per ata Punoi...


    Populli i mjere nuk mund te prese me asgje nga Sali Berisha..

    POPULLI Shqiptar tashme eshte ndare me dysh..ne Popull Socialisto-specialisto miliarder e ne Popull fukara Fotoksin dh-jer..

    Soc-spec- Milioneret e kane liderin e Tyre..ata kane jo nje lider por nje batalion me lidera...qe nga Nano e M-uto-Meta e Zabit-Dokle Gjinushi e deri tek Mejdan Edushi..

    Po kta fukarenjte ke kane???

    ASNJI..realisht..

    A mos eshte valle me mire qe as me Letra te mos figurojne se Fukarejt ne Shqiperi kan ndoj Parti e Lider??

    Te pakten ndoshta BRUKSEL-LONDER -Vashingtoni i sjell ndonji Borxh..

    Jetim qe jetima le ti marri dikush per dore..se sa te figurojne se kan nje Sali me 7 tituj Shkencor e qe e rreh nje far m-ut celibashi..sa her i teket.

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Brari, ti e di qe kam respekt per ty. Po ketu do te terhqe pak veshin.....ndonese je me i madh. Ok , jam dakort. Sala e mbaroi periudhen kohore qe kishte per te bere. Dha aq sa mundej, nuk jep me....shkurt nuk ka me fuqi me e terheq karrocen e te djathtes drejt pushtetit... Madje mund te them se e percau te djthten ne nje fare menyre me arrogancen e vet. Pra jam shume dakort ti leri vendin dikujt tjetrit...Do te beje aleance me greket? Ok, por ama kur shkon ne ato kongreset e Partise Popullore Evropiane dhe ti ankohet Karamanlisit Junior , ti hedhi dhe nje sy historise se partise Demokracia e Re ku Karamanlisi eshte president. Eshte partia e pare demokratike ne Greqi. Nga 1975 ka nderruar 5 presidente. Karamanlis i vjetri qe e themeloi e dorezoi me nder tek Micotaqis.Fiton ky zgjedhjet e 1989, behet kryeminister...........Micotaqis humbi zgjedhjet ne 1993 dha doreheqjen , e mori Evert.....dhe ky i humbi zgjedhjet ne 1996 dha doreheqjen e mori Karamanlis Junior qe tani per tani me anketime ka 54 % te preferencave te votuesve.

    Po Sala them une kujt do tja lere PD? Dakort te iki Sala mor Brari, por pse nuk me thua kush do te jete ai qe do ta beje te djathten shqiptare force pushteti? Ne PD nuk ka ngel asnji.......

    Propozimet kur i ben , beji te plota pra....

    Me respekt Toro.

    P.S.
    Personalisht, ndonese jam kundra monarkise, do te thoja qe Leka Zogu te leri zyrtarisht "fronin" dhe ti kthehet dhe ti sherbeje atdheut.... Te mare ne dore te djathten shqiptare politikisht, ta bashkoje ne nje parti, qofte PD apo cdo tjeter dhe ta beje force pushteti....Ta tregoje me fakte se eshte i urte dhe fisnik si nje mbret.....Te marri shembull nga kolegu i tij Bullgar...i cili dhe Bullgarine e beri kandidate per NATO....dhe kandidate per BE ne 2007!
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Me kohen edhe ju do ta kuptoni se profesor doktor Sali Berisha eshte shansi i vetem qe ka Shqiperia per te dale nga qorrsokaku i krimit te organizuar, korrupsionit dhe injorances.

    Kur shume nga ne qe sot zgjedhim ti japim mend apo akuzojme Berishen zgjodhem te largohemi nga Shqiperia, ai qendroi. Kur shume nga ne i gezohemi shkollave dhe puneve te mira ne Perendim, ai i qendroi besnik deri ne fund popullit te tij duke sakrifikuar profesionin dhe jeten e tij.

    Ne fund njerezit do te pyesin, per ke e beri gjithe kete sakrifice? Ata qe jane te pashkolle e te pa nxene do te llomotitin monologjet e tyre e do ti bejne gjyqin, ata shqiptare qe e dine se cdo te thote "te besh politike" ne Shqiperi, do ti thone faleminderit dhe do ti shtrengojne doren.

    Faleminderit, sepse ai zgjodhi te qendroje pas e tu mesoje rregullat e lojes demokratike injorante te kalibrit Nano, Meta, Ruci, Rama e kompani qe jane produkte gjenetike dhe ideologjike te komunizmit 50 vjecar shqiptar.

    Berisha i ka fituar me kohe betejat e tij politike, atij i ka mbetur vetem beteja e fundit, beteja me historine.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Berisha te lexoje c'thote Greqia per ne kur Ministri i jashtem grek Papandreu na thote se paskemi nje popullsi GREKE te konsoliduar ne Himare.

    Rikujtoni titujt e lajmeve "te bujshme" para dy ditesh:
    PD nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve ne Himare
    Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaron se mafia shteterore dhe e trojeve ka dhunuar qytetaret e Himares, duke organizuar nje farse te turpshme elektorale: "Himara ishte fytyra e vertete e zgjedhjeve ne Shqiperi. Do nisin protestat me te fuqishme qe ka njohur ndonjehere vendi"
    Po tani qe e fitoi Bollanos cdo thote Berisha ?

    TURP !

    Shqiperia ka mbetur te mbroje nderin e saj me Gramoz Rucin qe bravo i qofte se e tha fjalen zyrtare ne mbrotje te genjeshtrave etnike ZYRTARE greke:
    lajm i djeshem
    Pas deklarates se Ministrit te Jashtem Grek, Papandreu se Himara eshte nje popullsi solide Greke, erdhi dje reagimi i PS-se. Sekretari i Pergjithshem, Gramoz Ruci ju pergjigj dje ne menyre te drejtperdrejte ministrit grek duke bere nje krahasim ne kohe. "Duke shfletuar gjeta nje shprehje qe eshte ketu e shume shekuj me perpara. Ne ate kohe ne Shqiperi thuhesh, "kaone jemi te gjithe nga nje fare e nga nje fis, por qe ne kohen e turqise, u beme dysh me xhami e me kishe", u shpreh Ruci. "Pra Hirama tradicionalisht ka qene kryqendra e Laberise. Se ku eshte shtrire minoriteti grek ne Shqiperi, kjo njihet mire dhe nga Greqia, kjo njihet mire dhe nga institucionet shqiptare". Sipas tij, deklarata e Papandreut ka qene emocionale dhe jo e bazuar ne te vertete. "Nuk e kuptoj nje deklarate te tille te zotit Papandreu, qe popullsia himariote eshte nje popullsi solide greke, eshte nje lapsus, shume i gabuar i zotit Papandreu". Duke i qenrduar kesaj deklarate, Ruci i nisi nje varg pyetjesh zotit Papandreu. "Cdo eurodeputeti i neodemokracise se shtetit grek ne Himare diten e zgjedhjeve, cduan tre deputetet te neodemokracise ne Himare, cdo media greke dhe shpallet armike media shqiptare ne Himare, cdo flamuri grek te ngrihet ne Himare diten e zgjedhjeve?", u shpreh Ruci, duke kerkuar qe ne radhe te pare shteti grek t'u pergjigjet ketyre pyetjeve dhe me pas te deklaroje per nje Himare solide Greke.

    Persa i perket rezultatit te zgjedhjeve ne kete zone, Ruci nuk dha nje rezultat perfundimtar, pasi sipas tij nuk jane konfirmuar insitucionalisht keto rezultate.
    Na tregoni se c'tha shtabi i PD-se apo Berisha per pretendimet etnike te Papandreut qe kerkon jo MINORITET KULTUROR por minoritet ETNIK ne Himare !!!
    Po gazetat e djathta/nacionaliste c'thone per pretendimet e "papritura" greke?
    PSE NUK DILET TE PROTESTOHET PER TE RUAJTUR TOKAT SHQIPTARE himariote qe te mos BARAZOHEN me Vurgun e Dropullin pasi NUK TE LE HISTORIA te quash greke Himaren !!!

    Pse nuk ishte zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke, Beglitis qe pas raundit te pare tha se Himara duhet te shpallet zone minoritare greke !!!

    Tani Greqia zyrtare doli hapur me ministrin e saj ndersa Berisha fshihet pas zhurma "manipulimesh" zgjedhjesh qe ne fund te fundit zgjodhen Bollanos- in fitues !

    Berisha po sakrifikon per te riqarkulluar veten, per te na treguar se do korrigjoje gabimet e te shkuares, megjithese kjo mund te vije me nje CMIM TE LARTE politik: shitja e Himares si zone minoritare. ( Shen Naumi modern )
    Ai po qendron se s'ka ku shkon tjeter, politika eshte profesioni e hobi i tij dhe me te do e mbylle karrieren.

    Po ku do ndalet oreksi i grekerve, aq me teper kur te na pashaportizohen edhe emigrantet e shumte te jugut ?!?

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    FATKEQESIA E SHQIPERISE ESHTE SE DREJTOHET NGA POLITIKANE TE DALE NGA VULLNETI MILITANTEVE FANATIK.

    p.sh. si ajo militantja socialist qe s'deshte as uje,as drita,as rroga me te larta,por vetem udheheqesit socialiste te mos ziheshin me njeri-tjetrin.
    nga ana tjeter:shih ALBO-n, edhe me "naiv" dhe "i pafajshem" se ajo socialistja e siper permendur.
    DHE SHUMICA E HESHTUR,FATKEQESISHT, VAZHDON TE QEVERISET NGA VULLNETET E TYRE...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    BERISHA: sigurisht qe jo!

    As Berishet e as Nanot e ca kelyshe dhe servile qe u vertiten ketyre, sigurisht qe nuk jane me te vlefshem per Shqiperine dhe qendrimi i tyre ne politike e demton me teper Shqiperine...I pari me mos aftesine e tij dhe qeverisjen e mbrapshte e coi Shqiperine ne prag te katastrofes dhe 1 lufte civile ne 1997, kurse i dyti si nje hajdut i tipit mafioz, kshu me i bute dhe ironik ne pamje ka dhene doreheqjen nja 4 here ne mos gaboj, ka formuar nja 5 qeveri dhe perfundimi Shqiperia vuan per drita dhe eshte ne 1 gjendje te mjere ekonomike.......
    Te kritikosh dhe te gjykosh eshte e lehte por kur kritikohesh dhe gjykohesh ndryshon puna, kjo dihet por te pakten kritikojme me te drejte dhe nuk jemi si ca naive, si puna e ca Albove ketu qe i mbivleresojne keta politikane praktikisht te skaduar. Fundja demokraci kemi secili eshte i lire te shprehe ate qe ndjen po jo me kaq injorance kur i drejtohemi politikaneve shqiptare. Nano dihet boterisht qe eshte i korruptuar po ne te njejten kohe nuk eshte e veshtire te kuptosh qe Berisha ne mos eshte i korruptuar praktikisht eshte i paafte......
    Qe ti analizosh politikanet shqiptare nuk eshte e veshtire pasi po ti reforohesh punes, sjelljes dhe arritjeve te tyre duket qarte perfundimi. Tani qe ka ca naive qe i bien fyellit ne 1 vrime e thame me siper. Problemi qendron se edhe pse jam jashte shtetit i ndjek me vemendje dhe ne menyre sistematike ngjarjet ne Shqiperi dhe me thene te drejten jam shume skeptik ne lidhje se a ka politikane te afte atje, apo e thene ndryshe nese do kete ndonje ndryshim ne kryesite e dy partive dhe sahanlepiresit qe i rrethojne do ti kemi dhe per ca kohe akoma, duke mbajtur ne kete menyre ne duart e tyre fatet e Shqiperise. Gjithe te mirat shqiptareve kudo qe jetojne brenda dhe jashte Shqiperise!

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    ...Berisha duhej me kohe te kishte dhene dorheqjen!!
    Ai nuk ka nuhatjen qe i duhet nje politikani i cili
    synon te drejtoje nje vend ne mes te skarcove te
    komunizmit. Ky individ nuk kontrollon dot veten e vet,
    si mund te kontrolloje ai fatin e nje vendi.

    Po, Berisha i nevoitet baroneve te kuq, te cilet e kontrollojne
    si nje marionet.
    Keto zgjedhje duhet te ishin nje plebishit kundra pushtetit
    te baroneve te kuq, dhe nuk shoh arsye tjeter veç paaftesise
    se Berishes si lider i opozites. Problemi qendron se kush mund
    ta zevendesoje? Ketu del problemi i mitit te individit, karakteristike
    e popujve te mesuar me diktature.
    Kam frike se vetem vdekja do largoje Nanon apo Berishen nga politika!!!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Postuar më parë nga Albo
    Me kohen edhe ju do ta kuptoni se profesor doktor Sali Berisha eshte shansi i vetem qe ka Shqiperia per te dale nga qorrsokaku i krimit te organizuar, korrupsionit dhe injorances.

    Berisha pati shansin e tij 5 vjet dhe te gjithe jemi deshmimtare se na nxorri nga qorrsokaku por na hodhi drejt e ne gremine .



    Kur shume nga ne qe sot zgjedhim ti japim mend apo akuzojme Berishen zgjodhem te largohemi nga Shqiperia, ai qendroi. Kur shume nga ne i gezohemi shkollave dhe puneve te mira ne Perendim, ai i qendroi besnik deri ne fund popullit te tij duke sakrifikuar profesionin dhe jeten e tij.


    Keta shume , shumica e tyre u larguan gjate kohes se Berishes , sepse mbeten pa pune , pa buke , pa shkolle .




    Ne fund njerezit do te pyesin, per ke e beri gjithe kete sakrifice? Ata qe jane te pashkolle e te pa nxene do te llomotitin monologjet e tyre e do ti bejne gjyqin, ata shqiptare qe e dine se cdo te thote "te besh politike" ne Shqiperi, do ti thone faleminderit dhe do ti shtrengojne doren.

    Faleminderit, sepse ai zgjodhi te qendroje pas e tu mesoje rregullat e lojes demokratike injorante te kalibrit Nano, Meta, Ruci, Rama e kompani qe jane produkte gjenetike dhe ideologjike te komunizmit 50 vjecar shqiptar.
    -
    Nje nder arsyet qe Nanoja eshte akoma ne pushtet eshte paaftesia politike e Berishes , i cili po e mban peng te djathten Shqiptare .




    Berisha i ka fituar me kohe betejat e tij politike, atij i ka mbetur vetem beteja e fundit, beteja me historine.

    Kjo sepse me kujton castin kur gjate nje vizite ne spitalin e te semureve mendore ai ju drejtua atyre " Ju jeni e ardhmja e SHqiperise "
    -------------

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    thuaj ç'te duash Taulant, por po i del fjala Z. Berisha.
    Me ritmin e emigracjonit (pasoje e zhgenjimit total te popullit)
    vertet ata do ngelen e ardhmja e Shqiperise, handikapatet !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 21-11-2003 më 13:20
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Me vjen keq qe Albo mbron me shume fanatizem nje ide.Sipas se ciles na e nxjerr Berishen si Skenderbeu i shek.XX. Kam degjuar ketu ne forum qe te pelqen politika, por me mendimin qe ke dhene , me vjen keq por je politikan i dobet.
    Berisha , per mendimin tim eshte nje figure komplekse ne politiken shqiptare.Ka plot gabime , por dhe merita ne kete periudhe tranzicioni te Shqiperise.Dhe e vetmja qe verteton nese i duhet apo jo Berisha me politikes shqiptare eshte koha.
    :^lulja

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  5. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •