Kriza, opozita bllokon sėrish Kuvendin
Edhe pas njė jave Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka mundur tė zhvillojė punėn e tij, pėr shkak se opozita ka kėmbėngulur nė zbatimin e Kushtetutės. Pas njė orė e gjysėm debati dhe replikash tė ashpra, kreu i Kuvendit Pėllumbi ėshtė detyruar tė ndėrpresė seancėn plenare pas kėmbėnguljes sė opozitės pėr tė mos lejuar asnjė diskutim tjetėr nė Kuvend pėrveē mbrojtjes sė Kushtetutės. Nė kėtė mėnyrė punimet e Kuvendit nuk janė zhvilluar dhe vetėm pas ndėrprerjes sė seancės prej 30 minutash me kėrkesė tė grupit parlamentar tė PD-sė, Pėllumbi nė pamundėsi pėr tė vazhduar mė tej seancėn, pėr shkak, sipas tij, tė mbarimit tė pikave tė rendit tė ditės kur Nikollė Lesi mungoi nė thirrjen e interpelancės dhe Marjeta Pronjari qė deklaroi se nuk dinte se kujt t'i drejtohej, pėr shkak tė rėnies sė qeverisė deklaroi mbylljen e rendit tė ditės dhe mbarimin e punimeve pėr dje nė Kuvend. Por dje nė reagimin e opozitės ka hyrė edhe denoncimi nė Kuvend i vendimit tė KQZ-sė sė 12 nėntorit, e cila votoi kundėr Kodit zgjedhor pėr tė shpallur Ramėn fitues nė Tiranė. Berisha pasi ka akuzuar Nanon dhe qeverisjen me zv.ministra nė njė ditė si e djeshmja ku mungonte ministri i Rendit pėr tė dhėnė sqarime pėr "arratisjen nga gjykata me pistoletė" i tė dėnuarve ėshtė ndalur edhe tek pesėshja kriminale e KQZ-sė qė guxoi tė votojė njė nga ligjet kryesore tė Kuvendit. Nė kėto kushte pėr Berishėn ka dy alternativa: ose qeveria tė jetė kushtetuese, ose vendi tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme. Gjithashtu, duke mos dashur tė ndėrhyjė nė ēėshtjet e brendshme tė socialistėve qė ndodhen nė njė krizė tė thellė parakongresuale dhe tė qeverisjes sė tyre, Berisha ritheksoi angazhimin maksimal tė opozitės parlamentare pėr tė mbrojtur njė nga ēėshtjet fondamentale tė demokracisė, siē ėshtė dhunimi i votės sė lirė tė shqiptarėve. Mė pas edhe kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė Bamir Topi i ka konsideruar si mjaft preokupante problemet qė diskutoi shefi i opozitės Sali Berisha. Kjo, sipas Topit, edhe pėr faktin se kryeministri Nano, qė ka humbur kurajon tė komunikojė me institucionet legale, tashmė komunikon vetėm nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij.
Krijoni Kontakt