Lek Dukagjini - nga piktori Nua Gjelaj
Lek Dukagjini - nga piktori Nua Gjelaj
Sa kerkon e sa te duhen?
Burrat nga detyra s'druhen,
trimi i mire do t'te jape,
Sot me vrap e neser prape.
Hidhni, hidhni tok dollare,
te mos mbetemi te share.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Bijte e beses Skenderbeut,
qe i dalin zot atdheut!
Do te ndihim pa kursyer,
per ty, nena jone e vyer,
qe me drit' e nder te thuresh,
dhe me bijt' e tu te mburresh. - Fan Noli -
Tablo e luftetarit patriot Isa Boletini (1864 - 1916)
Permasat rreth 60 x 90 cm.
Njihet shprehja e tij e famshme: "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia".Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini (fshati i lindjes ne Mitrovice), se Stambolli".
Me vendimet e konferencės sė Londrės e cila filloi mė 17 dhjetor dhe mbaroi mė 13 gusht tė vitit 1913,Shqipėria u nda nė dysh,pjesa e pavarur dhe pjesa e robėruar nėn sundimin serbo-malazez dhe grek. Pėr tė protestuar pėr vendimin e padrejtė qė kishte marrė konferenca e Londrės pėr ndarjen e Shqipėrisė,qeveria e Vlorės formoi njė delegacion pėr tė shprehur pakėnaqėsin e popullit shqiptar me vendimin e marrė mė 22 mars nė Londėr.
Ky delegacion nė krye me Ismail Qemalin,ku bėnin pjesė edhe Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe Dhimitėr Berati u nisėn pėr Londėr. Nė takimin qė patėn te Ministria e punėve tė jashtme tė Anglisė, Lordi Edward Grej, qė njėherit ishte edhe kryetar i konferencės sė Londrės,i bėri njė pyetje Isa Boletinit:
Ēfarė vendi ju kėrkoni ti bashkangjitet Shqipėrisė,ai u pėrgjegj:
ĒDO PLLĖMBĖ SHQIPTARE.
I pyetur nė Londėr nga gazetarėt anglezė se a do ti respektoni kėta kufijė ai u pėrgjegj:
AS UNĖ AS PASARDHĖSIT E MI KURRĖ NUK DO TI NJOFIN KĖTA KUFINJĖ POLITIK,QĖ I KA SJELLĖ EVROPA DUKE I BĖRĖ NJĖ PADREJTĖSI TĖ MADHE POPULLIT SHQIPTAR.
Nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-malazez, nė mes tė Tuzit dhe Podgoricės, nė Cem, nė varrezat kolektive myslimane tė qytetit pushojnė eshtrat e kryetrimit, personalitetit dhe protagonistit tė shquar tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare. Sė pari u varros nė jug tė qytetit tė Podgoricės, mė 25 janar 1916, ku morėn pjesė tė gjithė shqiptarėt dhe bashkėluftėtarėt e tij.
Fjalėn e pėrmotshme e mbajti Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkėputi shpirtin, shpresėn dhe mesazhin e tij nga populli ynė. Ai duhet tė jetė inspiracioni mė i madh i brezave tė ardhshėm. Ai shfaqet nė skenėn e luftės shqiptare me moton: "Mė mirė vdekjen se robėrinė"!
Ne 1899 hapi ne kullen e tij hapi shkollen e pare shqipe te fshatit.
Me 29 nentor 1912 mberriti me 400 luftetare kosovare ne Vloren e Flamurit per te qene i pranishem ne diten me te madhe te shqiptareve.
Naganti i Isa Boletinit
shkruar nga Agim Shehu
Bene udhe te gjate
te inglizi vinin
Ismail Qemali
Isa Boletini.
Hynin dy shqiptare
brenda ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.
Shqiperi e tyre
kish halle e mjera
armet zoterinj
regull,rine te dera.
U ngrys luftetari
syte i shkrepen cike
lere diplomati
i tha me qerpike.
Dhe ua la tek dera
Isa Boletini
poshte nen brez,te vogles
syte i shkrepetinin.
Faqen vene te trupi
veshin vene te gjaku
je edhe per mua
thosh ajo se largu.
Hapat qete e qete
binin ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.
Here-here qerpiket
si gershere perplasnin
thua drite te huaj
syte nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh
gjuhen duke zgjidhur
me humor te huaj
me nje gaz te hidhur.
Ja dhe carmatosur
zoterinj shqiptare
si kallkan i ngrire
ngriu fjal e pare.
Pa nagantit siper
brezit me si pritej
por nen brez e vogla
zu te hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri
permbi trup te bukur
priste luftetarin
qe ti thoshte "duku".
Syte e diplomatit
zjarr te hidhur shkrepen
Isa Boletini
brrom nga brezi tjetren.
Brrom aty perpara
mu te lordi prane
"Madheri Shqiptarin
kurre s'e gjen pa arme".
Zbardhelloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndriten malet tona
andej larg,tek ishin.
Qelqe e shandane
dhane drite te lige
Ismail Qemali
qeshi nen qerpike.
Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.
Nxinte tyte e vogel
brenda nxinin halle...
Shqiperi e vogel
ne tryeze te madhe.
Sa kerkon e sa te duhen?
Burrat nga detyra s'druhen,
trimi i mire do t'te jape,
Sot me vrap e neser prape.
Hidhni, hidhni tok dollare,
te mos mbetemi te share.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Bijte e beses Skenderbeut,
qe i dalin zot atdheut!
Do te ndihim pa kursyer,
per ty, nena jone e vyer,
qe me drit' e nder te thuresh,
dhe me bijt' e tu te mburresh. - Fan Noli -
http://www.thegjelajcollection.com
Ketu mund te gjeni gjith punimet e artistit Nua Gjelaj
Krijoni Kontakt