Me poshte do te njiheni me disa nga pikat e programit qe kane lidhje te drejtperdrejt me ekonomine
Reformat per nje ekonomi tregu funksionale
Zhvillimi ekonomik i vendit ka kaluar përfundimisht fazën emergjente dhe postkrizë. Reformat ekonomike të ndërmarra nga maxhoranca gjatë 5 viteve të fundit në ekonomi dhe të shtrira në kohë kanë sjellë një situate krejt te ndryshme nga momenti kur këto reforma filluan, me variabla makroekonomike krejt të rinj, duke krijuar kështu një strukturë krejt të re të Prodhimit Kombëtar. Në këtë Strukturë spikat një rënie e theksuar e peshës së sektorëve industrial dhe bujqësor kundrejt atyre të shërbimeve dhe ndërtimeve, si dhe cka ështe më e rëndësishmja pesha e sektorit shtetëror është ulur ndjeshëm në raport me sektorin privat.
Zhvillimet në ekonomi për shkak të liberalizimit të tregjeve dhe ndryshimit të strukturës së pronësisë në favor të asaj private kanë ezauruar prodhimin e efekteve maksimale në ruajtjen e një ritmi të lartë rritje. Reformat strukturore në ekonomi nuk kanë mundur të orjentojnë sipërmarrjen në një treg formal finaciar dhe bankar modern. Paraja e destinuar për transaksione vazhdon të qarkullojë jashtë kanaleve bankare në raportin 2 në cdo 3 dollarë. Konsumi po bëhet gjithnjë e më i varur nga importet dhe Deficiti tregëtar ka arritur përmasa shqetësuese deri në 1/3 e GDP-së. Operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj përballen me barriera burokratike që vijnë sa nga praktikat tradicionale ende të pandëshkuara të abuzimit administativ, aq edhe nga vakuumi mes një kuadri ligjor sipas standerteve dhe kapaciteteve për t’i zbatuar drejt ato. Vetë investimet e huaja vazhdojnë të jenë nën kapacitetet thithëse të ekonomisë dhe resurseve tona kombëtare.
Në këtë optikë, është e nevojshme një reformë thellësisht transformuese e realitetit ekonomik nëpërmjet një vlerësimi të hollësishëm, profesional dhe të përgjegjshëm të resurseve që vendi disponon për të mundësuar sa më shpejt optimizimin e përdorimit të tyre në sipërmarrje private dhe publike, vendase dhe të huaj. Ne duhet të shkëputemi përfundimisht nga impaset frenuese dhe të hyjmë në një vektor më energjik rritje dhe zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.
Në këtë reformë transformuese, politikat makroekonomike të rritjes së shpejtë duke forcuar disiplinën fiskale, do të adoptohen me mënyra dhe instumenta të tillë që shumëfishojnë efektet e tyre rritëse në sipërmarrjen private dhe atë publike për më shumë investime, punësim dhe fitime të ligjshme.
Për arritjen e këtyre objektivave Qeveria synon:
a) Institucionalizimin e një konsensusi sa më të gjerë me forcat politike, aktoret e sipërmarrjes, partnerët social dhe përfaqësuesit e konsumatorëve për nevojën e hartimit, negocimit dhe zbatimit të një strategjie transformuese të ekonomisë për zhvillim me ritme më të larta, të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për të përballuar kompeticionin në tregjet rajonale e globale si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian;
b) krijimin e një partneriteti interaktiv dhe të përgjegjshëm me komunitetin e sipërmarrësve, si dhe përfshirjen prioritare të biznesit shqiptar në praktikën qeverisëse për implementimin e programeve dhe projekteve të përfshira në strategjitë e zhvillimit, duke nënvizuar nevojën e reduktimit të ekonomisë informale, rritjen e shpejtësisë së qarkullimit të parasë, rritjen e depozitave bankare korrente të transaksioneve, mobilizimin e kapitaleve të “fjetura” për rritje të investimeve dhe zgjerim të tregut të punës, etj;
c) parandalimin e shpërdorimit të aseteve publike dhe sigurimin e një cilësie më të lartë se deri tani të shërbimeve publike si energjia, transporti, telekomunikacioni përmes ri-strukturimit, komercializimit, e privatizimit si dhe rritjes së kapaciteteve profesionale dhe manaxhuese të administratës publike dhe rritjen e përgjegjshmërisë para publikut dhe ligjit të kësaj të fundit.
Kjo reformë e domosdoshme transformuese, për shkak të përcaktimit më të qartë të prioriteteve tona të zhvillimit dhe integrimit në realitetet globale, bën të nevojshme kalimin në një stad më të avancuar konsultimesh, negociimesh dhe vendimmarrje me partnerët tanë ndërkombëtarë. Për t’ju përgjigjur këtij stadi, nëpërmjet transferimit vertikal të nivelit të përfaqësimit, Qeveria do të përmirësojë kapacitetet koordinuese dhe monitoruese të strategjive dhe programeve që zhvillohen në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtar.
Reforma në sektorin financiar
Në kuadrin e reformave drejt një ekonomie të konsoliduar tregu një nga aspektet më të rëndësishme mbetet reforma në sistemin financiar shqiptar. Reformimi i sistemit bankar do të vazhdojë të kryhet nëpërmjet:
· Përmirësimit të kuadrit ligjor dhe klimës për shtimin e operatorëve privat;
· Përfundimit të privatizimit të aseteve dhe shërbimeve publike në këtë sektor;
· Konsolidimit të një sektor financiar që operon sipas standarteve të vendeve të zhvilluara.
Privatizimi i Bankës së Kursimeve dhe INSIG të cilat mbeten të vetmet entitete me pronësi publike dhe akses të konsiderueshëm në tregjet përkatëse, nxit krijimin e një sistemi efektiv të ndërmjetësisë financiare, në përputhje edhe me rishikimin e kujdesshem të rregulloreve, procedurave dhe instruksioneve të lëshuara nga Banka e Shqipërisë. Kjo realizohet duke respektuar dhe ndjekur progresivisht realitetet, zhvillimet dhe nevojat e ekonomisë shqiptare, si edhe rritjen e kapacitetit dhe kualitetit standart të shërbimeve që ofrohen nga bankat e nivelit të dytë. Reforma në këtë fushë synon krijimin e hapesirave më të mwdha të financimit të operatorëve ekonomikë të të gjitha përmasave sipas prioriteteve të zhvillimit. Po kështu vëmendja do të përqendrohet në përmirësimin e Kuadrit ligjor e procedurial dhe rritjes së kapaciteteve zbatuese të tij që lidhet me marrëdhënien Banka (institucione financiare) - Kredimarres dhe marrëdhënien Administratë Shtetërore – Subjekte – Banka në mënyrë që të eliminohen progresivisht mentalitetet abuzive dhe subjektivizmi i vërejtur deri tani nga të gjithë aktoret dhe hallkat që implikohen në procesin e kredimarrjes dhe kredi dhënies.
Nxitja e krijimit te institucioneve te reja financiare te zhvillimit, fuqizimi i atyre ekzistuese, rritja e kapaciteteteve kredituese per ekonomine, venia ne funksionim te plote e atyre ekzistuese si Bursa e Tiranes, do te jene prioritete te Qeverise qe synojne krijimin e hapesirave dhe oportuniteteve te reja, lehtesisht te aksesueshme nga bizneset dhe publiku i gjere per te financuar elemente te zhvillimit ekonomik te qendrueshem.
Nxitja e biznesit privat dhe formalizimit te ekonomise
Duke synuar krijimin dhe zgjerimin e hapsirave te reja te zhvillimit ekonomik dhe facilitimin e sipermarrjes shqiptare per forcimin e kapaciteteve konkurruese te saj ne nje ekonomi me tendenca te forta hapjeje dhe globalizimi, Qeveria do te kete ne vemendje te gjitha problemet e evidentuara gjate gjithe ketyre viteve. Të tilla cështje si ekzistenca e konkurrencës se pandershme, praktika administrative subjektive, të drejta pronësore të pagarantuara, barrierat administrative; kanë kultivuar një mungese besimi të sipërmarrjes ndaj institucioneve qofshin keto administrative apo ligjore, situatë që duhet të marrë fund sa më parë.
Pra, per te siguruar nje zhvillim te qendrueshem, per te optimizuar perdorimin e resurseve monetare, materiale dhe njerezore eshte imperative krijimi i nje partneriteti real me biznesin qe nga vendosja e marredhenieve administrate – biznes mbi baza transparente e deri tek perfshirja intensive e biznesit të ligjshëm ne formulimin dhe zbatimin e politikave prioritare te zhvillimit te vendit. Kjo do te thote se do te aplikohen njeheraz si incentiva fiskale ashtu dhe do te realizohet kurimi i disincentivave te akumuluara ne vite. Ne kete optike Qeveria do te permbledhe ne nje pakete te integruar masat qe synojne formalizimin e ekonomise shqiptare, nxitjen e zhvillimit te saj dhe disiplinimin sipas standarteve europiane si modus operandi te administrates publike ashtu dhe te operatoreve ekonomike.
Keshtu, regjistrimi i bizneseve ne kohe, kontrolli i vazhdueshem per derdhjen e kontributeve reale fiskale dhe të Sigurimeve Shoqerore si element i formalizimit të tregut të punës, institucionalizimi i kryerjes se pagesave permes sistemit bankar per te gjitha llojet e bizneseve, mbajtja e kontabilitetit sipas standarteve ligjore, publikimi i detyrueshem i bilanceve vjetore etj, do te ishin disa hapa sa funksionale ashtu edhe trajnuese, qe do te ndermerren me vendosmeri dhe paralel me rishikimin e legjislacionit te administrates tatimore ne nivel qendror dhe lokal. Ky proces do fokusohet si ne reduktimin maksimal te mundesive per interpretim subjektiv te legjislacionit perkates ashtu edhe ne perputhjen dhe harmonizimin progresiv me legjislacionin dhe procedurat e EU-se qe nga startimi i nje biznesi dhe deri tek falimentimi i tij. Permbushja e detyrimit kushtetues për krijimin e policise gjyqesore financiare, të auditimit të pronës publike, forcimit dhe standartizimit të kontrollit të brendëshëm financiar janë elementë prioritarë të kësaj reforme.
Nje tjeter aspekt i permbushjes se objektivit te nxitjes se zhvillimit te sipërmarrjes eshte thjeshtezimi ne maksimum dhe eleminimi i procedurave te panevojshme per lehtesimin e procesit te regjistrimit dhe funksionimit te subjekteve ekonomike. Per kete, ne bashkepunim edhe me komunitetin e biznesit, te gjithe institucionet te perfshira ne procesin e licensimit dhe operimit te metejshem ne treg te ketyre subjekteve publike dhe private do te formulojne dhe propozojne ndryshimet e nevojshme te detajuara ne legjislacionin aktual.
Për përmbysjen e nivelit të investimeve të huaja direkte krijimi i sherbimit one stop shop do të jetë nje nga prioritetet e Qeverise duke krijuar nje nje rrjet te integruar agjensish te specializuara publike dhe private. Realizimi i këtij modeli kerkon nje shkalle te larte përgjegjësie dhe bashkëpunimi mes rrjetit te institucioneve dhe agjensive publike, për të mundësuar që procesi i investimit dhe transferimit të fitimit të kapitalit te jete i thjeshte, i drejtpedrejte dhe transparent duke eliminuar paqartesite, vonesat dhe subjektivizmat.
Nen te njejten optike, ulja e studiuar dhe e argumentuar barres fiskale e kombinuar me zgjerimin e bazës së tatimpaguesve eshte nje tjeter element i paketes se integruar per nxitjen e biznesit duke nxitur nje impuls te ri per angazhim te kapitaleve te lira ne investime fitimprurëse. Nje prioritet tjeter ne vemendjen e Qeverise eshte edhe shkeputja perfundimtare e TVSH-se nga administrata doganore, praktikë që ka deformuar teresisht sistemin dhe ka stimuluar evazionin fiskal.
Te gjitha keto masa dhe aksione prioritare synojne ne fund te fundit, zhvillimin e biznesit, zgjerimin bazes se kontribuesve fiskalë dhe permiresimin e performances se administrates tatimore. Për të plotësuar kuadrin e analizës dhe vendimmarjes, një ekonomi me shkallë të lartë informaliteti që mban të ngurtësuara apo eksporton kapitale jo kriminale kërkon një paketë ligjore të integruar masash me tre boshte: 1) permiresimin, kontrollin dhe zbatimin rigoroz te kerkesave te legjislacionit fiskal; 2) adoptimin e incentivave per veteshkeputje nga ekonomia informale; dhe 3) krijimin e oportuniteteve te prekshme qe kapitalet e cliruara te integrohen ne progamet prioritare te zhvillimit, për të mos toleruar më përsëritjen e fenomeneve negative qe mbajne peng ekonomine dhe shoqerine shqiptare ne teresi.
Nje hap i tille, i konsultuar me mendimin profesional ekonomik, financiar dhe ligjor si brenda vendit ashtu edhe me partneret tane kryesorë nderkombetare te zhvillimit, duke percaktuar qarte perfituesit prej tij, synon jo vetem formalizimin ne maksimum te ekonomise, por do te permbledhe ne vetevete te gjitha hapat dhe masat e nevojshme ligjore dhe financiare ne formen e nje pakete komplete, qe arrin te balancoje institucionalizmin e ekonomise informale dhe luften kunder korrupsionit, pra lehtesirat dhe penalitetet, apo qe krijon sigurine e nevojshme qe keto kapitale do te investohen ne ekonomine shqiptare ne projekte dhe programe prioritare zhvillimi me mekanizma koncesionare, ku prezenca e biznesit vendas deri tani ka qene pothuaj e paperfillshme.
Ne vijim te realizimit te ketyre hapave do te krijohet nje database, i aksesueshem nga te gjitha nivelet e administrates dhe publikut, ku listohen: emrat e projekteve, donatoret-financuesit, datat e nisjes se projekteve, datat e mbarimit, nivelet e zbatimit, agjensite zbatuese, kontraktoret dhe nenkontraktoret dhe problemet e ndeshura etj. Po keshtu, ne kushtet kur prokurimi i ketyre fondeve publike po behet gjithnje e me teper permes procedures se tenderit, eshte e nevojshme krijimi i nje regjistri te kompanive sipas sektorëve të ekonomisë, te rinovueshem cdo vit fiskal dhe që përmban parametra të tillë vlerësues si curriculumi i tyre, numri i punetoreve legal, kapitalit legal, ecurise ekonomike e finaciare të certifikiar nga institucione publike dhe të pavarura etj. Nëpërmjet kësaj praktike do te mundesohet pjesemarrja ne projektet publike të zhvillimit dhe investimeve e bizneseve realisht te shendosha qe sigurojne permbushjen ne cilesi dhe kohe te objektit te prokurimit.
Ceshtja te reformes ne konsolidimin e marredhenieve te pronesise
Duke gjykuar se prona nuk eshte ceshtje qe i perket manaxhimit te saj nga partite politike, por element thelbesor i zhvillimit ekonomik Qeveria do perqendrohet ne zgjidhjen perfundimtare te problemeve te akumuluara ne lidhje me te duke mbyllur reformen dhe korrigjuar deformimet.
Reforma e kryer ne lidhje me pronen ka krijuar nje deformim te theksuar te situates faktike te njohjes se saj dhe te menyres se si kjo ceshtje themelore eshte trajtuar ne vite si nga administrata shteterore, gjyqesori, dhe vete subjektet private. Situata kur shqiptaret edhe kane prone edhe s’kane prone, apo disa syresh mëtojnë te njejten prone, eshte e patolerueshme, sidomos nese duam qe t’i japim nje impuls te fuqishem dhe real, krijimit te nje ekonomie funksionale tregu sipas standarteve te botes se zhvilluar, ku funksionon tregu i tokes, ku prona mund te shitet dhe blihet pa bredhur per vite me rradhe dhe pasuruar lloj lloj avokatesh, gjyqtaresh apo cifte deshmitaresh, ku mund te investohet lirisht qofte nga vendasit dhe te huajt.
Pra permiresimi i kuadrit ligjor dhe perfundimi i regjistrimit te pronave dhe tokave si edhe kompletimi i procesit te duhur teknik dhe ligjor ne lidhje me zgjidhjen perfundimtare te kompensimit te ish-pronareve jane ceshtjet prioritare ku do te perqendrohet puna e qeverise.
Kompletimi i regjistrimit te tokave dhe permiresimi i sistemit te regjistrimit te pronave, ne vetevete eshte nje prioritet ultimativ i qeverise qe synon inventarizimin e prones shteterore, regjistrimin, berjen publike ne forme transparente dhe mbrojtjen e te drejtave te pronesise, si edhe rritjen e ndergjegjesimit ne lidhje te gjitha keto ceshte. Po keshtu nje tjeter objektiv i rendesishem eshte dhe nderprerja e spekulimit me token bijqësore permes mekanizmave legale dhe fiskale (taksa mbi pronen/token) qe perfshijne masa mbrojtjeje dhe penalizmi si per perdorimin abuziv te saj ashtu edhe per mosperdorimin e saj.
Zhvillimi rural dhe urban
Bujqesia
Përshpejtimi i reformave të nisura dhe vazhdimi i projekteve te financuara nga donatoret e ndryshem per te nxitur zhvillimin bujqesor dhe permiresuar infrastrukturen rurale do te mbeten prioritet i Qeverise. Gjithesesi Qeveria do te perqendroje energjite e saj, ne bashkepunim me forcat politike, komunitet e biznesit dhe ato rurale per te sheruar semundjet sistematike te verejtura ne sektorin bujqesor permes: perfundimit te ligjit mbi pronat, perfundimit te regjistrimit te tokes bujqesore, zgjidhja e pronesise mbi token duke aksesuar edhe kapitalin e huaj, si prerogativa kryesore qe do te mundesojnë formulimin e politikave orientuese per zhvillimin bujqesor qe do te rezultonin ne:
1. Hapjen reale te tregut te tokes, i cili gradualisht mund te zhvillohet me tendencen ende te forte te migrimit te brendshem.
2. Zgjerimin e ndjeshëm të investimeve private vendase e të huaja ne sektorin e bujqesise dhe agro-industrise.
3. Krijimin e instrumentave financiare per te mbeshtetur keto investime
4. Perdorimin efikas te tokes bujqesore
Vetem keshtu, shoqeruar edhe me krijimin e shembujve konkrete mund te ndryshohet struktura e tanishme e sektorit bujqesor qe numeron mbi 400.000 fermere te vegjel, nje strukture prohibitive per zhvillimin e pershtatshem (intensive dhe ekstensiv) te bujqesise dhe sektorit te se ardhmes atij agro-industrial duke e kthyer perfundimisht fshatarin ne prodhues dhe kosumator te vertete për t’a shkëputur nga ekonomia autosuficente sic eshte tani.
Nxitja e shtrirjes se sipërmarrjeve moderne për grumbullimin e produktit bujqësor, sidomos ne zonat me potencial bujqesor do te sillte gradualisht (ne afat-mesem) krijimin e nje profili tregu bujqesor te Shqiperise duke hapur keshtu edhe mundesine e integrimit ne ekonomine rajonale dhe ate europiane.
Turizmi
Shqiperia i ka tashmë të gjitha resurset natyrore dhe potencialet humane dhe financiare për të krijuar industrinë e turizmit si një degë me peshë në PBB dhe stimulues polivalent të rritjes së saj. Qeveria angazhohet në hartimin e një strategjie afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të industrisë së turizmit, duke integruar mbështetjen me investime publike e private në infrastrukturë. Rishikimi i kuardit ligjor për investime në këtë fushë, me objektiv ruajtjen e pjesës së padëmtuar të potencialeve natyrore turistike, korrigjimin në maksimum të atyre aseteve që janë dëmtuar për shkak të kaosit, vetëgjyqësisë dhe ineficencës në zbatimin e ligjeve, do të përbëjë një prioritet të vecantë të qeverisë së re. Zhvillimi i turizmit dhe gjithë aksesorëve që e bëjnë këtë sektor kompetitiv në tregjet rajonale dhe globale, do të ndikojë ndjeshëm në urbaniziminin e kontrolluar dhe të rekomanduar të zonave potenciale, në zgjerimin e hapsirave për investime dhe vende të reja pune, përmes ndryshimit të strukturës profesionale të fuqisë së aftë për punë.
Qeveria angazhohet që nëpërmjet zhvillimit sasior dhe cilësor të turizmit të krijojë një identitet të ri të ekonomisë shqiptare.
Zhvillimet në sektorin e sherbimeve publike
Qeveria do te vazhdoje te investohet ne sigurimin e sherbimeve publike te lidhura me furnizimin me energji, uje te pishem, infrastruktures, telekomunikacionit, etj. Nje vemendje e vecante do t’i përshpejtimit të strukturimit të kompanive që administrojnë asete publike, duke e shoqëruar me hapa konkretë për permiresimin e manaxhimit te ketyre sherbimeve; per te rritur disponueshmerine dhe kualitetin e tyre duke ndjekur politika te liberalizimit te tyre permes krijimit të hapesirave për përfshirjen e sektorit privat, nderhyrjeve koncesionare, por edhe te disiplinimit te pagesave per keto sherbime, si dhe sjelljes se tarifes prane kostos duke arritur ate cka i intereson konsumatorit individual dhe atij te biznesit, shtetit dhe shoqerise ne teresi: sherbim te garantuar per te gjithe dhe kompani me viabilitet ekonomik transparent, deri ne privatizimin e tyre. Hartimi i një strategjie kombëtare të zhvillimit të shërbimeve publike mbetet prioritet I Qeverisë për t’I krijuar shtetasve të gjitha lehtësitë e jetës dhe sipërmarrjes deri në arritjen e standarteve evropiane.
Qeveria, në bazë të praktikave më të suksesshme të ekonomisë botërore po studion mundësinë e një menaxhimi më të përqendruar, më profesional dhe për pasojë më efektiv të pronës publike, për të mundësuar suksesin e reformave standarte të strukturimit, të shëndoshjes së situatës së tyre financiare dhe të përgatitjes që privatizim.
Banka Kombetare e te Dhenave
Lëvizja e lirë e deri kaotike e popullsisë në këto vite tranzicion si brenda edhe jashtë vendit, kthimi i statusit të qytetarisë për pronën private, ndryshimi i strukturës së ekonomisë dhe liberalizimi i saj sipas standarteve të tregut të lirë, realitetet e teknologjisë së lartë dhe shoqërisë së informacionit, nevoja për politika të sakta dhe të matshme në efekte etj, kanë nxjerrë nevojën e krijimit të Bankës Kombëtare të të Dhënave. Burimet njerëzore, natyrore e pasurore të vendit; kuadri ligjor dhe administrativ që rregullon nga njëra anë respektimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve, nga ana tjetër aksesin e institucioneve kushtetuese të shtetit për kontrollin e zbatimit të tyre, për shkak të dinamikës që ka pasur shteti, shoqëria dhe ekonomia shqiptare e bëjnë domosdoshmëri krijimin e kësaj Banke të Dhënash. Grumbullimi i të dhënave, skedimi dhe informatizimi i tyre si dhe krijimi i aksesit ndaj publikut dhe vendimmarrësve për t’i shfrytëzuar do të jetë një sfidë që përshpejton integrimin evropian të Shqipërisë.
Krijoni Kontakt