Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Pengesat e udhezimit

    Pengesat e udhėzimit





    Pasiqė dhuntia e plotė e All-llahut ndaj robit ėshtė me udhėzim dhe mėshirė, kurse e kundėrta ėshtė lajthitja dhe hidhėrimi, All-llahu [subhanehu ve teala] na ka urdhėruar qė ēdo ditė gjatė ditės dhe natės ta lusim qė tė na udhėzojė nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn e atyreve qė u ka dhėnė dhunti, tė cilėt janė tė udhėzuarit dhe tė mėshiruarit dhe tė na largojė nga rruga e atyreve mbi tė cilėt ėshtė i hidhėruar, tė cilėt janė tė kundėrtit e tė mėshiruarve dhe nga rruga e tė lajthiturve, tė cilėt janė tė kundėrtit e tė udhėzuarve.

    Andaj kjo lutje ėshtė mė pėrmbledhėseja, mė e mira dhe e detyrueshmeja.

    Nevoja e njeriut ėshtė shumė e madhe, madje e domosdoshme qė t’i lutet All-llahut qė ta udhėzojė nė rrugė tė drejtė pėr ēdo ditė shtatėmbėdhjet herė, gjatė namazeve farz.

    Pėrgjigja dallon nga njėriu nė tjetrin nga shkaku i dobėsisė sė lutjes, sepse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

    { Åä Ēįįå įĒ ķÓŹĢķČ ĻŚĒĮš ćä ŽįČ ŪĒŻį įĒåņ }

    “All-llahu nuk pranon lutjen nga zemra e neglizhuar dhe qė ėshtė e dehur nė lozje”.

    Neglizhenca gjatė lutjes e dobėson lutjen, ia asgjėson forcėn.

    Shumė njerėz mund tė thonė: pse, edhe pas shumė lutjeve dhe tentimeve, sėrish ankohemi nga udhėzimi i dobėsuar?! Dėshiroj tė udhėzohem, mirėpo nuk kam mundėsi, vallė ku qėndron shkaku?!

    Kjo ėshtė fotografia e problemit, vallė ku qėndron shkaku, cilat janė rezultatet dhe cili ėshtė shėrimi?!

    S’ka dyshim se pengesat e udhėzimit janė tė shumta, herher mblidhen tė gjithat nė njė person, e herher shpėrndahen nga personi nė tjetrin, ose mundet qė njė njeri ta ndal nga udhėzimi vetėm njė pengesė. Ne do ti pėrmendim disa prej tyre, e ato janė dhjetė pengesa:



    1- Dobėsia e njohjes.


    Plotėsia e robit qėndron nė dy gjėra:

    a) Njohja e tė vėrtetės nga e kota;

    b) Dhėnja pėrparėsi tė vėrtetės nga e kota.

    Ka disa njerėz qė e njohin tė vėrtetėn, mirėpo nuk i japin pėrparėsi ndaj tė kotės aq sa duhet, andaj nėse njė injorant e njeh tė vėrtetėn, ai ėshtė afėr nėnshtrimit dhe pasimit. Ai me kėtė e ka kryer gjysmėn e punės, e i ka mbetur edhe gjysma tjetėr, e ajo ėshtė vendoshmėria e fuqishme nė udhėzim:

    " Ēįįåć ĆÓĆįß ĒįŚŅķćÉ Śįģ ĒįŃŌĻ " ŃęĒå ĆĶćĻ

    “All-llahu im, kėrkojė vėndoshmėri nė udhėzim”. (Ahmedi, hadithi ėshtė sahih).

    Kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    ęóßóķśŻó ŹóÕśČöŃõ Śóįóģ ćóĒ įóćś ŹõĶöŲś Čöåö ĪõČśŃĒš [ĒįßåŻ:68]

    “Si do tė durosh pėr atė qė nuk je i njoftuar?”. (El-Kehf: 68).

    Ky ėshtė shkaku i cili i pengon shumė mosbesimtarė nga pranimi i Islamit, ata nuk dinė asgjė pėr te, mirėpo sėrish e urrejnė ate. Mė herėt ėshtė thėnė: “njerėzit janė armiq tė asaj qė nuk e njohin”.

    Fatėkeqėsia mė e madhe e muslimanėve ėshtė mosnjohja e tyre kėtė fe.

    Disa thonė: nėse pendohem dhe i kthehem Zotit, mė pakėsohet rizku dhe mė vėshtirėsohet jeta, kurse kur t’i ipem mėkatit dhe ia liroi frerin epshit, mė vjen rizku dhe ndihma.

    Ky njeri po e adhuron All-llahun pėr shkak tė barkut dhe epshit tė tij. E nėse ėshtė kėshtu, atėherė All-llahu e sprovon vėrtetėsinė e robit dhe durimin e tij.

    Sa e sa injorantė e adhurues janė prishur nga shkaku i kėsaj vetmahnitjeje?!

    Sa e sa fetar, tė cilėt nuk janė largpamės?!

    Sa e sa njerėz qė shtiren tė ditur, mirėpo nuk njohin tė vėrtetat e fesė?!

    A nuk e ke lexuar ajetin:

    ęóćöäś ĒįäųóĒÓö ćóäś ķóŚśČõĻõ Ēįįųóåó Śóįóģ ĶóŃśŻņ ŻóÅöäś ĆóÕóĒČóåõ ĪóķśŃń ĒŲśćóĆóäųó Čöåö ęóÅöäś ĆóÕóĒČóŹśåõ ŻöŹśäóÉń ĒäŽóįóČó Śóįóģ ęóĢśåöåö ĪóÓöŃó ĒįĻųõäśķóĒ ęóĒįĀĪöŃóÉó Šóįößó åõęó ĒįśĪõÓśŃóĒäõ ĒįśćõČöķäõ (11)

    “Ka nga njerėzit qė adhuron All-llahun me mėdyshje (luhatshėm) nėse e godet ndonjė e mirė ai qetėsohet mė tė, po nėse e godet ndonjė e pakėndshme, ai kthehet nė fytyrėn e vet tė vėrtetė (tė mėparshme), ai e ka humbur kėtė dhe jetėn tjetėr e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė”. (El-Haxhxh: 11).

    I lartėsuar qoftė All-llahu!

    Sa njerėz ka larguar kjo sprovė nga realizimi i tė vėrtetave tė kėsaj feje, kurse shkaku kryesor ėshtė: mosnjohja e fesė, mosnjohja e tė vėrtetės sė dhuntisė tė cilėn e kėrkon dhe pėr arritjen e sė cilės mundohet dhe punon.

    Sa i madh ėshtė dallimi mes tė mirave tė kėsaj bote dhe tė ahiretit?!

    Kurse urdhėrat dhe ndalesat janė mėshirė dhe mbrojtje, kurse All-llahu njerėzve ua ka bėrė tė vėshtirė jetėn e kėsaj bote qė mos tė jipen pas sajė dhe tė vrapojnė pas tė mirave tė ahiretit.


    2- Mosmeritimi.


    Mundet qė njohuria tė jetė e plotė, mirėpo vendi i pranimit mundet tė mos jetė i pastėr dhe tė mos e pranon kėtė dituri.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    ęóįóęś Śóįöćó Ēįįųåõ Żöķåöćś ĪóķśŃĒš įųóĆÓśćóŚóåõćś ęóįóęś ĆóÓśćóŚóåõćś įóŹóęóįųóęĒś ęųóåõć ćųõŚśŃöÖõęäó [įĆäŻĒį:23]

    “Sikur tė dinte All-llahu pėr ndonjė tė mirė prej tyre, do t'i bėnte tė dėgjojnė, po edhe sikur t'i bėnte tė dėgjojnė, ata do tė zbrapseshin tė shtrembėr”. (El-Enfal: 23).

    Pėr shembull, toka shkambore mbi tė cilėn bjer uji, nuk ka mundėsi tė mbijė bima, sepse nuk e pranon ujin, po ashtu edhe nėqoftėse zemra ėshtė e vrazhdė nuk i pranon kėshillat, e zemra aq sa ma larg All-llahut qė ėshtė, aq ma e vrazhdė ėshtė.

    Poashtu nėse zemra ėshtė e sėmurė, ajo zemėr nuk ka forcė e as vullnet.

    Ata i kanė kėto cilėsi qė ua pėrmend All-llahu nė Kur'an:

    ęóÅöŠóĒ ŠõßöŃó Ēįįųóåõ ęóĶśĻóåõ ĒŌśćóĆóŅųóŹś ŽõįõęČõ ĒįųóŠöķäó įóĒ ķõÄśćöäõęäó ČöĒįśĀĪöŃóÉö ęóÅöŠóĒ ŠõßöŃó ĒįųóŠöķäó ćöä Ļõęäöåö ÅöŠóĒ åõćś ķóÓśŹóČśŌöŃõęäó [ĒįŅćŃ:45].

    “Kur pėrmendet vetėm All-llahu, zemrat e atyre qė nuk besojnė botėn tjetėr, neveriten, e kur pėrmenden, pėrveē Atij, tė tjerėt, ata gėzohen”. (Ez-Zumer: 45).


    3- Zilia dhe mendjemadhėsia.


    Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se ēka ėshtė mendjemadhėsia duke thėnė:

    " ČŲŃ ĒįĶŽ ęŪćŲ ĒįäĒÓ "

    “Mendjemadhėsia ėshtė: refuzimi i tė vėrtetės dhe nėnēmimi i njerėzve”.

    E kundėrta e kėsaj ėshtė modestia, qė domethėnė pranimi i tė vėrtetės prej secilit dhe sjellja e butė.

    Mendjemadhi ėshtė fanatik pėr mendimin dhe veprat e veta. Ky ėshtė shkaku qė e shtyri Iblisin qė mos t’i nėnshtrohet urdhėrit pėr sexhde. Kjo ėshtė sėmundjeja e tė parėve dhe tė fundive. Pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje ēifutėt nuk i besuan Muhammedit [alejhisselam], edhe pse e njihnin dhe e kishin parė.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

    ĒįųóŠöķäó ĀŹóķśäóĒåõćõ ĒįśßöŹóĒČó ķóŚśŃöŻõęäóåõ ßóćóĒ ķóŚśŃöŻõęäó ĆóČśäóĒĮåõćś ęóÅöäųó ŻóŃöķŽĒš ćųöäśåõćś įóķóßśŹõćõęäó ĒįśĶóŽųó ęóåõćś ķóŚśįóćõęäó [ĒįČŽŃÉ:146]

    “Atyre qė u kemi dhėnė librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siē i njohin bijtė e vet, e njė grup prej tyre edhe pse e dinė kėtė, janė duke e fshehur tė vėrtetėn”. (El-Bekare: 146).

    All-llahu nė kėtė ajet pėrmendi se ata i njohin cilėsitė e Pejgamberit [alejhisselam] ashtu si i njohin fėmijėt e tyre, mirėpo ishin popull trillues.

    Ky ishte shkaku qė Abdull-llah ibn Ubej ibn Seluli ta refuzojė besimin.

    Ky ishte shkaku pse Ebu Xhehli nuk besoi. Edhe e tregoi kėtė, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė njė njeriut pėr shkakun e refuzimit tė pranimit tė Islamit edhe pse e ka ditur se ajo ėshtė e vėrtetė:

    “Bėnim gara me Hashimitėt pėr nderin, sikurse tė ishim kalorės tė garave, saqė ata thanė: ne kemi Pejgamber, e ne nuk mundet t’i arrijmė ata nė kėtė gjė? Pasha All-llahun ne nuk do t’i besojmė”.

    E tillė ishte situata edhe me idhujtarėt tjerė, ata tė gjithė nuk dyshonin nė vėrtetėsinė e tij dhe se e vėrteta ėshtė me te, mirėpo mendjemadhsia dhe zilia i shtyri qė tė shprehin kufrin dhe inatin.


    4- Posti.


    Ky njeri edhe pse nuk ka zili dhe mendjemadhėsi ndaj tė vėrtetės, mirėpo nuk mundet tė bashkojė mes nėnshtrimit ndaj tė vėrtetės dhe pushtetit dhe pozitės, ashtuqė i jep pėrparėsi pushtetit dhe pozitės, siē ėshtė rasti i Heraklit dhe tė ngjajshmive me te. Ai nė fund tė bisedės me ebu Sufjanin tha:

    " ŻÅä ßĒä ćĒ ŹŽęį ĶŽĒ ŻÓķćįß ćęÖŚ ŽĻćķ åĒŹķä” ęįę ĆŚįć Ćäķ ĆĪįÕ Åįķå įŹĢŌćŹ įŽĒĮå” ęįę ßäŹ ŚäĻå įŪÓįŹ Śä ŽĻćå "

    “Poqėse kjo qė e thua ėshtė e vėrtetė, pushteti i tij do tė arrijė kėtė vend ku e shkeli mė kėmbėt e mia. Po ta dija se mundem tė arrijė deri te ai do tė nisesha ta takojė, e po tė isha te ai do t’ia laja kėmbėt”.

    Ai nuk ka mundėsi tė arrijė te ai pėr shkak tė frikės sė tij pėr pushtetin dhe jetėn e tij nga populli i vet. Askush nuk mundi tė shpėtojė nga kjo sėmundje, pėrveē Nexhashiut.

    Kjo ėshtė sėmundja e Faraonit dhe popullit tė vet:

    ŻóŽóĒįõęĒ ĆóäõÄśćöäõ įöČóŌóŃóķśäö ćöĖśįöäóĒ ęóŽóęśćõåõćóĒ įóäóĒ ŚóĒČöĻõęäó [ĒįćÄćäęä:47]

    “Dhe thanė: "Si t'u besojmė dy njerėzve qė janė si ne, kur populli i tyre ėshtė nė shėrbim tonė?”. (El-Muminun: 47).

    Disa dijetarė tė tefisirit kanė thėnė: kur vendosi Faraoni t’i besojė Musait dhe ta pasoi u konsultua me Hamanin dhe ministrat e tij, e ai i tha: ti je hyj e adhurohesh prej tjerėve, si ka mundėsi tė pranosh e tė bėhesh rob qė adhuron zot tjetėr pėrveē teje. Andaj ky zgjodhi postin dhe e braktisi udhėzimin.


    5- Epshi dhe pasuria.


    Kėto dy gjėra i kanė larguar shumė njerėz prej ithtarėve tė librit tė besojnė, nga frika se u asgjėsohet pasuria e cila u vjen nga populli i tyre.

    Mosbesimtarėt kurejshit e largonin njeriun nga besimi sipas epshit tė tij; atij qė e donte imoralitetin, i thonin: islami e ndalon imoralitetin; atij qė e dėshiron alkoolin, islami e ndalon alkoolin. Kėshtu e larguan poetin El-A’sha nga islami duke i treguar se islami e ndalon alkoolin, e u kthye nga rruga pėr te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem], e gjatė rrugės e rėzoi deveja dhe vdiq.

    Disa dijetarė kanė thėnė: shumė njerėz, ithtarė tė Librit i kam thėrritur nė Islam, e njėri mė thoshte: unė nuk e lė alkoolin, e nėse bėhem musliman, ju ma ndaloni e mė rrahni nėse e pėrdori. Kurse njė tjetėr thoshte: ajo qė thua ti ėshtė e vėrtetė, mirėpo kam farefis tė pasur, e nėse bėhem musliman nuk fitojė asgjė nga pasuria e tyre, e unė shpresoj tė trashėgojė pasurinė e tyre. Pa dyshim se shumė mosbesimtar i kanė kėto ndjenja, e nėse u tubohet forca e thirrjes sė epshit dhe pasurisė me dobėsinė e besimit, pa dyshim se ai do t’i pėrgjigjet epshit dhe pasurisė:

    ęóćóä įųóĒ ķõĢöČś ĻóĒŚöķó Ēįįųóåö ŻóįóķśÓó ČöćõŚśĢöŅņ Żöķ ĒįśĆóŃśÖö [ĒįĆĶŽĒŻ:32].

    “E kush nuk i pėrgjigjet atij qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, ai nuk ėshtė i pamposhtur nė tokė dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtės, tė tillėt janė nė njė humbje tė hapėt!”. (El-Ahkaf: 32).


    6- Dashuria ndaj familjes dhe fisit.


    Ky njeri mendon se nėse e pason tė vėrtetėn dhe bjer nė kundėrshtim me ta, ata do ta pėrzėnė dhe largojnė prej tyre. Ky ėshtė shkaku qė shumica e mosbesimtarėve kanė mbetur nė mesin e tyre familjar dhe fisnor, po e njejta vlen edhe pėr tė krishterėt dhe ēifutėt, sepse ata i pėrzėnė dhe i armiqėsojnė tė gjithė ata qė u kundėrshtohen. E kjo ėshtė shkaku qė shumica prej tyre ta lėnė tė vėrtetėn dhe tia kthejnė shpindėn edhe pse e kanė njohur ate.

    Poeti thotė:

    Kush e ka gjuhėn e sėmurė

    Edhe ujin e burimit e konsideron tė idhėt.


    7- Dashuria e shtėpisė dhe vatanit.


    Edhe po s’pati nė kėtė shtėpi dhe vatan familje e farfis, mirėpo mendon se me pasimin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe atyreve qė i kanė besuar dhe e pasojnė me sinqeritet, do tė duhet tė del nga shtėpia dhe vatani i tij nė gurbet. Ashtuqė i jep pėrparėsi vatanit tė vet para Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe para hyrjes nė islam edhe pse ėshtė bindur nė kėtė gjė.

    Ai qė lexon jetėpėrshkrimin e Selman Farisiut dhe lodhjen dhe rraskapitjen e tij nė rrugėn e ardhjes deri te Islami do tė vėrrenė se sa ka luftuar pėr kėtė tė vėrtetė. Ai ka lėnė familjen, farefisin, vatanin dhe ėshtė shpėrngulur nė Medinė. Kėtė njeri pėr kėtė edhe e kanė emėrtuar “Kėrkues i tė vėrtetės”.

    Kėshtu ka qenė gjendja e shumicės sė sahabeve qė i kanė lėnė familjet e tyre, fėmijėt dhe pasurinė e kanė dalur nė Medinė duke kėrkuar dhuntitė e All-llahut dhe Kėnaqėsinė e Tij, pėr tė ndihmuar All-llahun dhe Pejgamberin. Kėta janė burrat e vėrtetė.


    8- Mendimi se hyrja nė Islam dhe pasimi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] domethėnė nėnēmim dhe akuzim i prindėrve dhe gjyshėrve.


    Kjo ėshtė ajo qė e pengoi Ebu Talibin dhe tė ngjajshmit me te ta pranojnė Islamin. Ata mendonin se me pranimin e Islamit do tė pėrbuznin mendimet e prindėrve dhe gjyshėrve tė tyre. Andaj armiqtė e All-llahut gjatė vdekjes iu tubuan Ebu Talibit e i thanė:

    “A dėshiron tė largohesh nga feja e Abdul-Mutalibit?!”.

    E fjala e fundit qė e tha ishte: po vdes nė fenė e Abdul-Mutalibit.

    Ata e larguan nga e vėrteta nė kėtė mėnyrė, ngase e dinin se ai i madhėron prindėrit dhe gjyshėrit.

    Mė herėt pėrmendėm se disa pengohen nga udhėzimi me epsh e disave nė kėtė mėnyrė. Andaj Ebu Talibi pat thėnė:

    “Po mos tė ofendoheshte fisi Abdul-Mutalib do tė kėnaqja ty (Muhammed) me pranimin e Islamit”. Ai kėtė e thurri nė varg:

    ęįŽĻ ŚįćŹ ČĆä Ļķä ćĶćĻ ***** ćä ĪķŃ ĆĻķĒä ĒįČŃķÉ ĻķäĒ

    įęįĒ ĒįćįĒćÉ Ćę ĶŠĒŃ ćÓČÉ ***** įęĢĻŹäķ ÓćĶĒ ČŠĒß ćČķäĒ

    “E di se feja e Muhammedit

    ėshtė feja mė e mirė e njerėzimit

    po mos tė ishte qortimi ose ofendimi

    do tė mė gjeje i butė dhe publikues i sajė.

    All-llahu [subhanehu ve teala] nė Kur'an thotė:

    ęóÅöŠóĒ Žöķįó įóåõćś ŹóŚóĒįóęśĒś Åöįóģ ćóĒ ĆóäŅóįó Ēįįųåõ ęóÅöįóģ ĒįŃųóÓõęįö ŽóĒįõęĒś ĶóÓśČõäóĒ ćóĒ ęóĢóĻśäóĒ Śóįóķśåö ĀČóĒĮäóĒ [ĒįćĒĘĻÉ:104]

    “E kur ju thuhet atyre: "Ejani te ajo qė zbriti All-llahu dhe te (ēka thotė) i dėrguari, ata thonė: "Na mjafton ajo qė i gjetėm prindėrit tanė", (a mjafton) edhe nėse prindėrit e tyre ishin qė nuk dinin asgjė dhe nuk ishin nė rrugė tė drejtė”. (El-Maide: 104).


    9- Nėse e urrenė njė njeri dhe e ka armik, e nga inati i tij nėse ai hynė nė Islam, ky nuk hynė.


    Ky shkak i ka penguar shumė njerėz nga hyrja nė Islam dhe nga pasimi i udhėzimit pasiqė e kanė njohur ate!

    Nėse njė njeri ka ndonjė armik dhe e urrenė ate, nuk e do as tokėn mbi tė cilėn ecė ai dhe vazhdimisht insisiton qė ta kundėrshtojė ate, e nėse ai e pranon tė vėrtetėn, ai nga urrejtja qė ka ndaj tij e armiqėson tė vėrtetėn dhe bartėsit e sajė edhe pse mes tij dhe tė vėrtetės ose bartėsve tė saja nuk ka pasur asnjė farė armiqėsie.

    Kėshtu ka qenė puna e ēifutėve me ensarėt. Ēifutėt ishin armik tė ensarėve dhe u kėrcėnoheshin me daljen e Pejgamberit dhe se ata do ta pasojnė dhe me te do t’i luftojnė. E pasiqė ensarėt ua kaluan nė pranimin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe hyrjen nė Islam, armiqėsia qė kishin ndaj tyre e shprehėn edhe ndaj islamit dhe vendosėn tė mbeten nė kufėr dhe ebreizėm.


    10- Zakoni, edukata dhe adeti.


    Ky mundet tė jetė shkaku mė i dobėt, mirėpo mė i pėrhapur ndėr njerėz, popuj dhe fise. Ky ėshtė arsyetimi i shumicės prej tyre.

    Feja e traditės ėshtė ajo qė i sundon shumicėn e njerėzve, e kalimi nga njė adet nė tjetrin ėshtė sikurse kalimi nga njė natyrė nė tjetrėn.

    Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin dhe mbi pejgamberėt nė pėrgjithėsi, pėr shkak tė forcės qė patėn nė ndryshimin e adeteve dhe zakoneve tė kota tė njerėzve dhe i shndėrruan nė besimtar, duke krijuar te ata natyre tjetėr, me tė cilėn dolėn nga adetet dhe natyra e tyre e prishur:

    ÅöäųóĒ ęóĢóĻśäóĒ ĀČóĒĮäóĒ Śóįóģ ĆõćųóÉņ ęóÅöäųóĒ Śóįóģ ĀĖóĒŃöåöć ćųõŽśŹóĻõęäó [ĒįŅĪŃŻ:23]

    “Ja pra, Ne nuk kemi dėrguar para teje pejgamber nė ndonjė vendbanim, qė tė mos i ketė thėnė paria e begatshme e tij: "Ne i gjetėm tė parėt tanė nė kėtė fe dhe ne jemi tė orientuar gjurmėve tė tyre”. (Ez-Zuhruf: 23).

    Askush nuk e di vėshtirėsinė e kėsaj pune pėrveē atij qė ka punuar nė ndėrrimin e besimit dhe adeteve tė njė njeriu dhe kalimin e tij nė besim tė shėndoshė. All-llahu i shpėrbleftė pejgamberėt mė sė miri qė shpėrblen ndonjėrin nga njerėzit.

    Kurse shkaqet e udhėzimit janė tė shumta, prej tyre ėshtė: duaja, Kur'ani, pejgamberėt, mendja e kthjellur, ashtu sikurse shėrimi nga sėmundjet ka shkaqe ashtu edhe udhėzimi i ka shkaqet e veta.

    I sėmuri nėse sėmuret shkon te mjeku dhe vepron shkakun pėr tė arritur shėrimin dhe kėndjelljen, poashtu edhe te udhėzimi, ajo ekziston, mirėpo duhet pasur para sysh shkaqet.

    All-llahu na mundėsoftė t’i njohim shkaqet e udhėzimit e tė udhėzohemi dhe t’i njohim pengesat e udhėzimit dhe tė largohemi prej tyre. Amin.

    All-llahun e falėnderojmė kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedn [alejhisselam].

    Autor: Abdur-Rahman Jahja

    Pėrshtati: Bekir Halimi

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229
    Klevis, une sot hyna pak ne ket forum mendova ashtu flash te shoh se cka ka te re,e verj se ti vazhdon po me te njejten tempo me shkrimet e tua shume interesante,dhe te dobishme,une saher qe filloj te i lexoj shkrimet e tua,nuk me ngel pa u vonuar pak ne pune,megjithate te lumte ty,zoti te shperblefte InshaALLAH,je i uruar nga une gjithmone, Assalaam Alaikum Warahmatullah Wabarakatuhu!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marmara : 10-01-2005 mė 01:06

Tema tė Ngjashme

  1. Pengesat e besimit.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 15:01
  2. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  3. Pengesat me investimet e huaja nė R.SH.
    Nga daniela malo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 16:51
  4. Rregullat e vetė-zhvillimit nė Islam
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2004, 06:53
  5. Pengesat e investimeve ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •