ZV.GUVERNATORI: EKONOMIA, RRITJE 6 PER QIND NE 2003
Objektivi i qeverise Nano per nje rritje ne masen 6 per qind te ekonomise shqiptare duket se do te realizohet per kete vit. Kete fakt Zv.Guvernatori i pare i Bankes se Shqiperise, Fatos Ibrahimi, e ka bere te ditur ne takimin qe ka zhvilluar me misionin e FMN-se.
Ibrahimi dje ne takimin prezantues me Misionin e vjeshtes EU1 te Fondit Monetar Nderkombetar qe po viziton Shqiperine te kryesuar nga z.Jan Kees Martijn, ekonomist ne Departamentin Evropian te FMN-se dhe qe shoqerohej nga perfaqesuesi i Perhershem i Zyres se FMN-se ne Shqiperi, z. Jan-Peter Olters tha se Banka e Shqiperise parashikon qe ne fund te vitit te arrihet rritja ekonomike prej 6 per qind. "Banka e Shqiperise mbeshtetur ne te dhenat me te fundit qe gjithesesi nuk jane te plota, gjykon se objektivi per nje rritje ekonomike 6 per qind per vitin 2003 eshte i arritshem", eshte shprehur zv.Guvernatori i pare i BSH-se Fatos Ibrahimi ne takimin me Misionin e FMN-se. Ibrahimi shtoi se ky parashikim mbeshtetet kryesisht ne zhvillimet me te fundit ne sektorin bujqesor dhe te agroindustrise. "Gjithashtu, tregues optimiste per arritjen e objektivit te rritjes ekonomike jane edhe: rritja e importit te makinerive dhe pajisjeve, rritja e numrit te turisteve qe vizituan Shqiperine gjate sezonit te veres, rritja e konsiderueshme e kreditimit te biznesit, investimet ne fushen e transportit, ecuria e sektorit te ndertimit, rritja e kerkeses se brendshme dhe permiresimet qe jane verejtur gjate ketij viti ne furnizimin me energji etj", tha Ibrahimi. Temat kryesore te takimit ishin zhvillimet kryesore makroekonomike te vitit 2003, politika monetare e Bankes se Shqiperise dhe zhvillimet ne sektorin financiar. Duke pare ne teresi zhvillimet monetare, u shpreh z.Ibrahimi, Banka e Shqiperise gjykon se parashikimet per inflacionin vjetor jane optimiste per respektimin e objektivit te Bankes se Shqiperise per nje norme inflacioni 2-4 per qind. Banka e Shqiperise, u shpreh zv.guvernatori i pare, ka ulur dy here gjate ketij viti normen baze te interesit"REPO) mbeshtetur ne zhvillimet monetare, nderkohe qe gjysma e pare e vitit 2003 eshte shoqeruar me norma ne rritje te inflacionit dhe pas muajit qershor inflacioni ka ardhur ne renie. Sa i perket zhvillimeve ne sektorin financiar, z.Ibrahimi u shpreh se me rendesi eshte shfaqja e interesit nga ana e disa bankave te huaja per privatizimin e Bankes se Kursimeve. Deri tani, u shpreh z.Ibrahimi, jane disa banka te huaja qe kane terhequr aplikimet dhe informacionin per Banken e Kursimeve dhe pas perfundimit te periudhes se pare te shfaqjes se interesit deri me 20 tetor, do te filloje procesi i shqyrtimit te kerkesave.
t.shamku
..................
.................
Dy fjale nga une
Mesa shofim me larte plani u realizua. Por lind pyetja se si dhe kush i ka meritat?
Ne baze te statistikave te fundit kane dale te dhena qe inflacioni ka qene 3-4% pra rritja reale ka qene 2-3%.
Prapseprapi duke pare qe ne qeveri jane ende socialistet te cilet kane si qellim parresor barazine e nivelit te jeteses perkunder rritjes ekonomike duhet te themi qe arritjet nuk jane edhe aq te keqija.
Per opinionin tim ndihmen me te madhe per kete rritje e ka dhene Banka Kombetare e Shqiperise. Po behen disa vjet qe kjo banke ka menaxhuar shume mire ekuilibret ekonomike qe kane te bejne me inflacionin . Qendrueshmeria e monedhes dhe kontrolli sa me i mire i inflacionit jane faktore shume te rendesishem ne terheqjen e investimeve.
mariglennora
Krijoni Kontakt