Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71

    Berisha , duhet te jape doreheqjen!!!

    Te nderuar miq, Shqipetar
    Tashme dje u zhvilluan Zgjedhjet Komunale ne Shqiperi .
    Si ne te gjitha zgjedhjet e tjera dhe kete here pati avari sporadike, me qellim apo jo kjo nuk dihet akoma.
    Fakti eshte se PD humbi, dhe kjo te con te mendosh per gjetjen e shkakut te humbjes. Dhe per Mendimin tim eshte vetem faji i udheheqes se saj me ne krye zotin Sali Berisha perse:
    1- KA rreth 10 Vjet qe PD nuk ka fituar asnje Zdhjedhje.
    2- Te tere shoket e tij e braktisen duke mos u pajtuar me mendimin e tij bajraktar.
    3-Dhe qe eshte me e rendesishme ai eshte nje faktor teper i rrezikshem per zdhjedhjet e reja qe do te behen ne te ardhmen.
    Pra me nje fjale nqs Berisha nuk largohet nga PD kjo e fundit jo ne kete jete por as ne ate tjetren nuk do te fitoje.
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Jo vetëm Berisha, por edhe binjaku i tij Nano duhet t'i japin lamtumirën kumarit me emrin "politikë," apo "politikanë" që mundohen të mbajnë sa më pranë xhaketës së tyre "leadership-iane" stemat e udhëheqësit...

    Berisha = doktor me sëmundje zemre = ...
    Nano = ekonomist pianecë = bjerini lapsit vetë...

    Shqipëria i ka potencialet për udhëheqësa të mirë. Shumë studentë jashtetit që studiojnë për shkenca politike, apo për çfardolloj dege tjetër të rëndësishme. Me ta mund të bëhet shumë mirë, me këtë rini që e njeh kulturën perëndimore, dhe me ata që e përkrahin drejtësinë dhe lirinë.

    Për mendimin tim edhe Nano duhet të shkoj sa më parë!

    Sinqerisht,
    Drini.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Përse të mos japë POPULLI dorëheqjen?! A nuk po e merrni vesht se elektorati shqiptar është I MAJTË!?
    Pra pa ndrruar psiqikë elektorati kurr nuk fiton dot e djathta!
    Kjo ama nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka djem të aftë. Unë kam shumë respekt për Genc Pollon, Fred Xhaferin, e plot të tjerë që mund të shëndoshin politikën shqiptare
    Agimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    S'ma merr mendja që elektorati shqiptar është i majtë. Partia që quhet socialiste nuk është as e majtë as e djathtë, strumbullari që e mban bashkë atë nuk është ideologjia. (E njëjta mund të thuhet edhe për PD: ata nuk janë të djathtë a të majtë, liberalë a konzervatorë, se nocionet e tilla nuk aplikohen dot në Shqipëri; po thjesht antisocialistë.)
    Mendoj që socialistët fitojnë për dy shkaqe. E para, për shkak të Berishës. Me këso liderësh, ç'u duhet demokratëve oponenca? E dyta, për shkak të stabilitetit relativ. Kujtimi i vitit 1997 e i rrëzimit apokaliptik të Berishës gjëllinë ende. Njeriu i thjeshtë më shumë e do një djall stabil, se një engjëll axhami.
    Mjerisht, druaj që klani Nano ka ende fora ta zhvasë e ta shkatërrojë imazhin e Shqipërisë me mafiozllëqet e veta, përdersa oponenca nuk gjen dot rrugë për ta çliruar Berishën nga një detyrë që i kalon mundësitë e tij.

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Vella problemi eshte se ai popull atje eshte mashtruar dhe tallur nga politikani, tregtari, bisnesmeni, nga ata qe pretendojne se qeverisin dhe mbajne ne kembe ekonomine qesharake shqiptare.
    Pervec kesaj duhet te pranojme qe pjese me e madhe e popullsise shqiptare eshte fshatare, qe o burazer duhet tja fusesh me pyke ne koke, qe ajo klase politikano-bisnesi po e terheq per hunde drejte shkaterrimit dhe robetimit.

    Te pretendosh te mbash nje ekonomi ne 600.000 milion dollare qe emigrantet fusin ne shqiperi pjesa me e madhe ilegale dhe e pataksuar eshte cmenduria dhe prodhim tipik shqiptar.
    Prandaj duhet te "zoom out" dhe te shikosh se problemi nuk qendron tek Berisha e NANO, por qendron filloje ti nga ai tregtari i vockel qe shet aty tek lagjia tate buke, ai polici qe per 2000 leke rrushfet q*het ne b*the ,e tek ai gazetari qe ne vend qe te ulerase e te cirret e te tregoje se si po e rrjepin vendin shkruan brockulla ne diell per "victoria beckham e kompani", e pastaj tek ai politikani qe me ka 4 hotele ne bregdet dhe 2 vila jashte shtetit"...
    Prandaj ky eshte problemi shqiptar, qe mendon se fitohet me korrupsion e vjedhje, pasi fshatari mendon..."Kur ja hudhi Beni i MAlajve nga terkuza me te vjedhura pse mos te vjedh edhe une"...

    Problemi qendron tek RESPEKTIMI I LIGJIT nga te GJITHE, dhe MOS qenia te BARABARTE PERBALLE TIJ

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Per mua nje fakt mohon nje mije fjale.

    Dije fola ne telefon me nje kushurire, kishte shkuar me burrin e saj te hidhte voten per perfaqesuesin qe preferonte dhe emri i burrit te saj ishte ndersa emri i asaj vete nuk ishte.

    Cfare eshte kjo? Cfare rezultatesh mund te presim ne kur ne vitin 2003 njerezit nuk kan te Drejten e Votes?

    Nuk e di, jam njeri qe kerkoj paqe por menyra se si po shkojn punet ne Shqiperi dhe ne qoftese do te vazhdojn keshtu si keto zgjedhje....i vetmi konkluzion qe mund te arri une eshte se Shqiperia ka nevoj per nje revolucion (dhe bota mos ta ndaloj).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Zoti Agim
    Mua me vjen mire qe dhe ju jeni nje i djathte ashtu sic dhe une por une po jua theksoj dhe nje here qe politika shqipetare behet vetem Bardhe e Zi
    Pra vetem PD dhe PS ku PD simbolizon te djadhten de Ps te majten.
    Mos te harrojme se duke qene ne udheheqen Dr Berisha ne nuk kemi asnje shans, sado e hidhur qe te jete kjo.
    Persa i perket popullit eshte ai qe ne mjaft qytete i dha voten PD.
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  8. #8
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    PD jane te majte, duan shtet social etj etj, vazhdojne vijene Verit, ku njeriu krejt varet nga shteti, pra nje e majte Evropiane.
    PS, eshet per kapiatlizem te mirefillte nga ai i egri, ku ekonomia e tregut sundon e pacenuar, pra nje e djathte amerikane.
    Populli, populli u mesau ti ktheje syte nga shteti, dhe pa u shkeputur nga kjo varesi, s;ka per te bere ndonjehere hajer.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #9
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    PD e quan veten "Te djathte", pasi emertimi "I Majte" ishte zene me kohe.

    Njesoj si me emertimin "Partia Demokratike", PD nuk eshte as Parti e as Demokratike. Thjesht eshte "prona private" qe e ka zaptuar nje i semure psiqik, i cili ka "punesuar" disa xhahile per "te ruajtur" tufen e "simpatizanteve". Nqs ndonje xhahil ia kthen fjalen "pronarit, atehere ai "pushohet nga puna"

    Nuk eshte vetem Sala "i mbrapshte" aty. Doreheqje duhet te jape e gjithe PD-ja
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #10
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Pershendetje!

    Albo: "PS .......................................... kur mbi te rendojne akuzat e korrupsionit dhe trafiqeve te ketyre 7 vjeteve, kur ne vend mbreteron kriza e dy komponenteve jetike te jetes, energjia elektrike dhe uji i pijshem" .
    Kur do ta kuptoni nje dite ju o "shqiptare demokrate" qe edhe pse mbi PS-ne rendojne tere ato akuza qe permend Albo prape PD-ja nuk fiton dot!!!

    Nuk e beni dot dallimin qe populli edhe pse i ka shkuar ku smban me, prape juve nuk po ua jep voten! Nuk e kuptoni qe nje Parti Demokratike me nje tjeter udheheqes e me nje tjeter staf njerezish , ne 12 Tetor do te kishte fituar ndoshta bindshem ne cdo skaj te Shqiperise pavaresisht njerezve qedo te kandidonte!!!!!!!

    Hapni syte shqiptare sepse te besh politike qe andej nga jeni ju eshte e thjeshte, por te jetosh ketu e te paguash taksat cdo dite kur ske uje, drita e korrupsion si balte ........ eshte pak e ekzagjeruar te lexosh edhe keto brockullat tuaja!!!!!!!!!!!!!
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •