Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ja kush Gjykata Shqiptare!!!

    Vendimi i një gjykate në Shqipëri për të dënuar me vetëm 16 muaj burgim një baba që vrau pak muaj më parë të bijën sepse kishte dalë pa lejen e tij në shëtitje me të dashurin e vet ka ngjallur debate në shoqërinë shqiptare.
    Shefi i drejtorisë së krimeve të rënda në Londër Andy Baker: "Mund t'i parandalojmë vrasjet e tilla"


    Për një krim të ngjashëm - vrasje për çështje nderi, siç njihen - një gjykatë në Londër këto ditë e ka dënuar një prind me burgim të përjetshëm.

    Cili është mendimi i juaj për këto vrasje?

    Vetëm 16 muaj për vrasjen e së bijës????
    Pak, pak, pak...
    Çfarë gjykate është kjo?
    Ndal vrasjeve të tilla primitive!!!
    Shpend Mushkolaj, Basel, Zvicër

    Unë mendoj që nderi është një virtyt i mirë për ruajtjen e traditës së familjes së shëndoshë. Nga ana tjetër dhunimi i nderit, apo prishja e tij, nuk duhet të çojë në akte të tilla deri në vrasje, apo plagosje të rënda, pavarësisht nga rrethanat e gjakënxehtësisë etj. Nëse kjo ndodhë atëherë fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata. Nuk jam për dënime të buta, siç është rasti i shkrimit tuaj për Shqipërinë dhe as për dënime kapitale. Mendoj që dënimi optimal për këto çështje mund të jetë nga 20-25 vjet heqje lirie.
    Editson Zarka, Tiranë

    Pas rënies së diktaturës, dhe hapjes me vendet e tjera Shqipëria është përballur me shumë probleme të cilat më parë kanë qenë të panjohura dhe për të cilat Shqipërisë i duhej që t'i përshtatej. Një ndër problemet është pikërisht dhe përshtatja e mentalitetit të "vjetër" shqiptar me mentalitetet koherente të vendeve të tjera. Dhe pikërisht për këtë problem duhet bërë më shumë nga qeveria shqiptare, por mbi të gjitha nga organizatat e ndryshme joqeveritare që veprojnë në Shqipëri. Për ditë në Shqipëri dëgjohen vrasje të këtij lloji apo të ngjashme, të cilat në shumë vende të Europës mund të duken si çudira por në Shqipëri janë bërë një problem thelbësor i shoqërisë. Vendimet e gjykatave në lidhje me këto vrasje nuk mund ta parandalojnë këtë fenomen, por duhet sensibilizuar e gjithë shoqëria e sidomos ajo pjesë e shoqërisë që në Shqipëri jeton në zonat më të prapambetura se raliteti është krejt ndryshe nga mentaliteti që dominon në Shqipëri.
    Marion Gajda, Parma, Itali

    Tani në lidhje me fenomenin e vrasjeve për çështjet e nderit do të thosha se është shumë i komplikuar, por jo i justifikueshëm... Për mendimin tim kjo ndodh dhe nga niveli i arsimit i personave përkatës ose nga statusi social i tyre... Për mua 90% e këtyre vrasjeve janë të dënueshme dhe të pajustifikueshme. Problemi qëndron këtu: "Nderi nuk është nje cope buke, guri, apo ndonjë send tjetër që mund t'ia japësh apo që mund të ta marrë dikush". Elementare është të jesh gjithmonë i kthjellët dhe gjakftohtë...
    Petrika Grosi, Tiranë

    Eshtë e tmerrshme të degjosh se një vrasës është dënuar me një vendim të tillë qesharak. Dhe për më tepër kjo nuk ndihmon aspak në parandalimin e akteve të tilla mizore për në të ardhmen, sepse mendoj se nëse të gjithë ata që vrasin për "çështje nderi" dënohen në mënyrë qesharake nga ligji, nuk kanë aspak frikë për ta ripërsëritur një gjë të tillë.
    Majlinda Cullhaj, Tel-Aviv, Israel

    Kjo tregon për një krizë identiteti në drejtësinë shqiptare dhe për prezencë të vazhdueshme të tradicionalizmit në shoqërinë shqiptare.
    Samet Dalipi, Prishtinë

    Unë do t'i kisha këshilluar ata prindër se gabim më të madh në jetë nuk mund të bëjnë po që të vrasin fëmijën e vet, se ata prindër duhet para se të bisedojnë e të shpenzojnë kohë me fëmijën e vet t'u tregojnë se cila anë është e mira e cila e keqja dhe si të veprojnë gjinia femërore deri në kohën e fejesës apo martesës. Dhe si do ta kishin kuptuar ata prindër në rast se djali i tyre takohet me një vajzë dhe babai i vajzës ia merr jetën vajzës së vet shkaku se ajo takohet me një djalë. Por kjo temë si duket është tepër e gjatë dhe rrjeshtat e mi nuk e di se ku do të mbarojnë si perfundim do të kisha thënë STOP kësaj prapambeturie se populli shqiptar është më i mençur e i kulturuar dhe është një ndër popujt e qetë të cilët duhet t'i bashkëngjiten Europës.
    Burim Saliu, (Gostivar), Kenosha, SHBA

    Këto janë barbarizma mesjetare që u ka kaluar koha, që po mbajnë peng në civilizimin kombëtar. Në një kohë kur bota ka dekada që ka hequr dënimin me vdekje ne po dënojmë fëmijët tanë dhe nënat tona për të ashtuquajtura çështje nderi. Jetojmë në shekullin e XXI dhe nuk e mbyllim dot me mur guri shoqërinë tonë.
    Adi, SHEFFIELD, Britani e Madhe

    Vrasja për çështje nderi është absurde! Po aq absurd më duket edhe vendimi i gjykatës në Shqipëri për të dënuar një njeri që ka vrarë, vetëm me 16 muaj burg. Për mendimin tim ky vendim është një mesazh i qartë se në Shqipëri mund të vrasësh një njeri për t'u lënë i lirë ose në rastin më "fatlum" për t'u dënuar vetëm me 16 muaj. Ky vendim nuk i shërben aspak as shoqërisë shqiptare dhe as imazhit të Shqipërisë jashtë saj. Përkundrazi, ky vendim (i gjykatës) ka rrezik të shërbejë si precedent në vendimet e mëvonshme të kësaj natyre. Rreziku më i madh megjithatë do të jenë konsekuencat negative që rinia shqiptare mund të vuajë në të ardhmen sepse do të krijohet idea se "është e justifikueshme të vrasesh një të ri apo të re për çështje nderi".
    Fakti i padisputueshëm për mua është se njeriu nuk ka një natyrë perfekte prandaj ai ose ajo bën edhe gabime. Megjithatë për mendimin tim dhe të shumë njerëzve të tjerë që arsyetojnë në mënyrë racionale të shëtisësh me të dashuren apo të dashurin tënd është diçka që është normale dhe ky fakt duhet të pranohet edhe nga shoqëria shqiptare.
    Jam i bindur megjithatë se në të ardhmen, me ndihmen e zhvillimit ekonomik dhe të emancipimit shoqëror Shqipëria do t'i korrigjojë si vrasjet për çështje nderi ashtu edhe gjykimet absurde!
    Alfred Kovaçi, (Mirditë), Croydon, Londër, Britani e Madhe

    Indiferentizmi i qeverisë përsa i përket krimit në përgjithësi dhe atij të gjakmarrjes, e nderit në veçanti është revoltues. Edhe një herë kjo tregon se qeveria shqiptare pranon të bashkëjetojë me krimin vetëm që të qëndrojë në pushtet. Opozita nga ana tjetër është edhe më e paaftë dhe indiferente ndaj krimit... Kanuni është mallkim i popullit shqiptar dhe qeveria duhet ta luftojë me të gjitha mjetet që disponon.
    Gentian, Fier, Shqipëri

    Raste të tilla jo vetëm që duhet të dënohen por edhe të ekzekutohen njerëz të tillë të cilët bëjnë krime të tilla, ata të cilët i vrasin fëmijët e vet janë kriminelë të cilët nuk e meritojnë të jetojnë dhe duhet të zhduken ose (të dënohen me) burgim të përjetshëm, për atë që paska ndodhur në Shqipëri, vrasje e femijës për kurrfarë arësye dhe dënimi me vetëm 18 muaj është dobësi e administratës gjyqësore dhe turp.
    Vendimi i një gjykate në Shqipëri për të dënuar me vetëm 16 muaj burgim një baba që vrau pak muaj më parë të bijën sepse kishte dalë pa lejen e tij në shëtitje me të dashurin e vet ka ngjallur debate në shoqërinë shqiptare.
    Shefi i drejtorisë së krimeve të rënda në Londër Andy Baker: "Mund t'i parandalojmë vrasjet e tilla"

    Shefi i drejtorisë së krimeve të rënda në Londër Andy Baker: "Mund t'i parandalojmë vrasjet e tilla"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    S'ka vrasje nderi - ka vrasje dhe, mundësisht, vrasje për motive patriarkale e primitive.

    Vrasësi, pos që është idiot fatkeq e mendjendryshkur, i dërgon signal edhe femrave tjera që ato s'mund të shpresojnë ta kontrollojnë jetën e tyre, përfshirë këtu seksualitetin e vet. Për këtë ai meriton dënim të rënduar, jo të lehtësuar.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •