Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    useid
    i/e ftuar

    Politika greke per helenizimin e trojeve shqiptare

    Dihet ne rang kombetar se greqia paguan pensione rreth 50 mije dhrahmi ose 20 euro ne muaj familjeve ma komesi greke ose minoritareve te cilet banojne ne jug te shqiperis duke kapur Zonat me te bukura turistike sic eshte himara vunoi dhermiu etj Zona jane hapur shume kurse per mesimin e gjuhes greke dhe behet nje politike shume eforte per ti nderruar kombesine ketyre njerzve e per ti blere me leke qe nga shqipatare te nderojne komesine sepse jemi ne shekulline materializmit ku secili shet dhe nenen per leke e jo me kombin e tij .Biles keto nderhyjne dhe ne zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare duke bere presion nese nuk votoi per partine e te drejtave te njeriut do tu hiqet pensioni dhe shume fakte te tjera qe do ti permendin me vone. Do te deshiroja prej jush qe te jepni mendime fakte argumente ne lidhje me kete fenomen kaq te panatyrshem te politikes greke ndaj viseve dhe trojeve shqiptare.
    BEsoj qe mos e mbylli temen keto shqiptaret tone te forumit.Mund te diskutoni dhe ne planin politik meqe jemi ne prag te zgjedhjeve dhe sipas nje emisoni te dhene nga kanali televiziv top channell u tregua se me te vertet presione kundrejt njerzve nga politika greke per ti hequr pensionet minoritareve nese nuk votojne pe ish partine greke omonia.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Sėrish dhunė nė kufi, ndonėse ministrin e Jashtėm grek kėrkon ndjesė


    Nė gjendje shoku, me shenja dhune nė fytyrė, Arian Tarko, ėshtė paraqitur nė orėt e mbrėmjes nė komisariatin e Korēės. Me zėrin qė i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bėrė denoncimin, qė tashmė ėshtė bėrė i zakonshėm: “Mė kanė rrahur policėt grekė!” Dhe siē ndodh nė tė tilla raste, policėt e komisariatit tė Korēės, kanė plotėsuar njė formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili mė pas, ėshtė nisur drejt shtėpisė sė tij nė Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirė buja e vrasjes sė Vullnet Bytyēit nga kufitarėt grekė, kėto tė fundit kanė shkaktuar njė tjetėr incident. Arian Tarko, 28 vjeē, ėshtė rrahur nga policėt grekė nė postėn e doganės greke tė Kristolopogjisė. Sherri ka nisur nė prani tė dhjetra personave tė tjerė, tė cilėt ishin nė radhė si Tarko, pėr tė hyrė nė tokėn greke. Por duke dashur qė gjithēka tė ngelė brenda pėr brenda, policėt grekė e kanė marrė tė riun shqiptar dhe e kanė futur brenda nė postė. Aty, ata kanė e rrahur dhe e kanė qėlluar, duke i shkaktuar plagė tė rėnda.

    Megjithatė, 28-vjeēari u ka shpjeguar grekėrve se ai e kishte nxjerrė pasaportėn nė policinė e Gramshit
    e nuk e kishte blerė rrugėve apo ta kishte tė falsifikuar. “Nė kėto momente njėri nga policėt mė ka goditur me grushta disa herė nė fytyrė dhe me shkelma nė pjesėn e prapme tė trupit”, dėshmoi gramshioti. Pasi e kanė rrahur, policėt e kanė detyruar atė qė tė firmoste njė formular, tė cilėn e kanė plotėsuar para syve, por ai nuk ka pranuar qė tė lėrė firmėn mbi tė. Autoritetet greke e kanė kėrcėnuar dhe i kanė thėnė qė tė largohej urgjentisht. “Nė rast se do tė kalosh nė Greqi, tė duhet njė pasaportė e re dhe vizė”, mėsohet t“i kenė thėnė ata. Pasi ka shkelur sėrish nė token shqiptare, Tarko ka mbėrritur nė policinė e Korēės. Menjėherė ai ka bėrė denoncimin pėr ngjarjen e rėndė. Shenjat e dhunės nė fytyrėn e tij nuk kishin nevojė pėr ndonjė dėshmi tė stėrholluar. Grushtat dhe shqelmat e policėve grekė kishin shkaktuar enjtje dhe tė ēara nė fytyrė, ndėrkohė qė nė pjesėn e pasme tė trupit dukeshin qartė tė mavijosurat. Tarko ka qėndruar pėr disa minuta nė policinė e Korēės, e cila i ka premtuar se do
    tė marrė masa pėr tė sqaruar akoma mė tej kėtė incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVĖVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyēi i vrarė (18 vjeē, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeē, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeē, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeē, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeē, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeē, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeē, nga Cėrriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHĖLLIMET PĖR EMIGRANTIN E VRARĖ

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bėrė dje njė vizitė nė shtėpinė e emigrantit tė vrarė nga kufitari grek, Vullnet Bytyēi. Rreth orės 13.00 tė mesditės sė djeshme, i shoqėruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushėllimet nė familjen e Bytyēėve. Ndonėse dialogu nuk ka qenė shumė intensiv, kryeministri Nano, i ėshtė drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyēi: “I kam kėrkuar autoriteteve tė pushtetit lokal qė tė bėjnė bilancin e tė gjitha nevojave emergjente qė ka familja juaj dhe unė angazhohem, se brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar mė tej se ka kontaktuar dhe me palėn greke pėr tė zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur nė telefon me ministrin e Jashtėm grek, Papandreu. Ai mė ka thėnė qė tė tė bėj shumė tė fala dhe tė kėrkon ndjesė pėr incidentin e ndodhur nė kufi”. I zhytur nė trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyēi ėshtė shprehur se familja e tij kėrkon vetėm drejtėsi. “Djali im ėshtė nisur me njė ēantė tė mbushur me bukė dhe nuk ka pasur armė. Unė dua qė kėsaj ēėshtje t’i shkohet deri nė fund dhe tė zbardhet plotėsisht”.

    Vizita e kryeministrit Nano nė familjen e emigrantit tė vrarė nė mes tė muajit tė kaluar, ishte krejtėsisht e papritur. Madje, kjo vizitė ėshtė bėrė shkak qė tė tubimi qė ishte programuar nė Has, tė zhvillohej 3 orė me vonesė.


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    ATHINE (9 Tetor 2003)

    Sipas raportit secret tė policisė greke, tė cilin e nxjerr nė dritė gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatė dy viteve tė fundit ka marrė pėrmasa shqetėsuese dhe aferat pėrkatėse kanė shėnuar gjatė periudhės nė fjalė njė rritje prej 100 pėrqind. Raporti ka shqyrtuar vetėm rastet qė i pėrkasin zonės sė gjerė tė kryqytetit dhe rrethinave tė tij, pėr tė kumtuar pėrfundimin se nė kėtė zonė krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe tė mėdha, me mė shumė se 100 pjesėtarė. Nė trafikun e drogės ėshtė konstatuar rritja e bashkėpunimit ndėrmjet trafikantėve grekė dhe karteleve kolumbiane tė drogės, por edhe grupeve tė organizuara nė Holandė dhe Spanjė.

    Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndėrmjet trafikantėve grekė dhe atyre shqiptarė, kryesisht nė trafikun e kanabisit dhe tė heroinės. Njė tjetėr biznes tepėr fitimprurės ėshtė ai i kontrabandės sė cigareve. Shumė nga rrjetet e prostitucionit preferojnė t'i investojnė fitimet e tyre nė bursėn e Athinės, vėrehet nė raport.

    www.BBC.com

  4. #4
    KOMFORT LUX
    i/e ftuar
    Per mendimin tim alenaca midis P.B.D.NJ dhe PD ishte nje nga gabimet te kryetarit te saj Sali Berisha .Sepse berisha deri dje ishte identifikuar si nje politikan me shume nacionalist se te tjeret por me duket se hilja paska qene e bukur.Nbasi fitoi PBDNJ ne himare u ngrit flamuri grek per ti trhne njerzve e shikoni me ke beri Sala aleance dhe kjeshtu elektorati nacionalist do te largohet nga partia socialiste.Une per vete sjam mne anjerin nga keto parti.Por qe te ngrihet flamuri grek ne himare nga minoriteti kjo sme duket aspak normale biles dikush deklaroi [
    Kjo eshte Shqiperia KJO eshte shqiperia duke ngritur gishtin drejt kameres dhe ne fund deklaroi alkaida(duke e krahasuar qeverisjen socialiste me alkaiden) Pra keto grekofone duan qe viset shqiptare ti kalojne greqise.Por te ularasine te pelcasin se kane per ti marre .Megjithese mabs luftes se bosnjes pritje lufta ne kosove dhe me pas ne Maqedoni pastaj pritej nje lufte ne jugun Shqiptar .Por meqe bota mori rrjedha te tjera ndoshta plani do pak kohe te realizohet se deri tani u vertetuan planet e tjera.

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Re: Politika greke per helenizimin e trojeve shqiptare

    Postuar mė parė nga useid
    Dihet ne rang kombetar se greqia paguan pensione rreth 50 mije dhrahmi ose 20 euro ne muaj familjeve ma komesi greke
    Shifra e sakte eshte $175 euro ne muaj pension per minoritaret. Kuptohet gjithe zona e Bregut(ose 12 fshaterat qe perbejne njesine gjeokrafike te quajtur Himare) e perfiton kete shume. Por aty vetem pleq kane mbetur, e sa per Helenizimin e ketyre trojeve fatkeqsisht ka marre fund. Substrati i tyre mbetet Shqiptar por ata tani deshirojne te quhen Greke per arsye qe Ardian Vehbiu i shpjegon ketu http://members.aol.com/Plaku/himara.htm.

    Kuptohet, nuk eshte se eshte bere ndonje studim socioligjik per identitetin e kesaj treve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne nje mision ne Himare (2000) gjeti vetem nje numer te vogel Grekesh, e nje numer te madh 'pensionistesh'. Ata nuk na dhane ndonje numer, a perqindje te popullsise te Greqizuar. Sidoqofte, ata premtuan qe zona do mbahej nen vezhgim te vazhdueshem.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    PRINDĖRIT TĖ SHTRĖNGOJNĖ NĖ MĖSIME PINJOLLĖT E TYRE


    Qysh nė lindjen e kombit grek, shqiptarėt (ilirėt) u karakterizuan
    Dhorikos-Ellinikos (Dorik-Grek), degė e kėtij fisi, anėtarė tė pandarė tė
    fisit grek. Shqiptarėt, sipas Arianit, pėrbėnin pararojėn e Aleksandrit tė
    Madh, dhe atdheu i tyre u quajt si periferi e Maqedonisė sė Lartė....
    ...Nė kohėn e Perandorisė Romake dhe asaj tė Perandorisė Bizante,
    Shqipėria pėrbėhej "objekt" i Arkaisė. Nė kohėn e Perandorisė Franke
    (1450), Konstandinos Paliologu, komandant i trupit shqiptar, ndoqi
    venecianėt nga Perėndimi dhe nė Veri tė Peloponezit.

    Gjatė periudhės sė Perandorisė Turke, shqiptarėt morėn pjesė nė tė gjitha
    lėvizjet kryengritėse tė grekėve pėr pavarėsi. Petro-Bua (Holos),
    Korkodhilos Kladhas (Ralli), Mejdani, Kromopoli i vogėl dhe shumė
    shqiptarė tė tjerė luftėtarė-mbrojtės, i dhanė impuls (shtyrje) ēetave tė
    tyre nė kryengritjet pėr pavarėsinė e Greqisė. Nė vitin 1821 kishte
    aleancė kombėtare ndėrmjet shqiptarėve dhe grekėve pėr tė shporrur
    Perandorinė Osmane, e cila, njėkohėsisht shkatėrroj dhe dogmėn e parrullės
    "Greqia e grekėve tė krishterė" tė doktrinės urrejtėse, fetare tė Fenerit
    (Patriarkia e Stambollit). Kėshtu, pėr tė zgjuar memorien e disave po
    citojmė pjesė tė letrės qė dėrgoi komandanti i kryengritjes greke,
    Dhimitėr Ipsilandu, te shqiptarėt. "Kryetrima dhe besimtarė tė aleancės
    dhe komandantė, Agos Vasiari, Cego bej, Murto Cali, Tahir Abazi, Sulejman
    Meto e Toskė tė tjerė, gjatė rrethimit tė Tropolicės", "mirėpo ju
    kryetrima toskė se kini origjinėn as nga shpirtvegjlit Anatolik (e
    Lindjes) as nga tė pandershmit Skithas. Jeni pasardhės tė stėrgjyshėrve
    tanė heronj dhe tani tė bashkuar me ne pėr liri, u quajmė vellezėr tė
    tanė. Meqenėse Zoti fuqimadh dhe mbrojtės i parė i lirisė na dhuroi kėtė
    tė mirė qiellore, duam qė t'u kemi gjithmonė pjesėtarė dhe emrat tuaj tė
    mbeten pa asnjė dyshim tė pavdekshme, tė dėgjohet dhe tė lavdėrohet nė tė
    gjitha mbretėritė e Tokės. "Kryengritėsit e mėdhenj si Xavelėt, Boēarėt,
    Odise Andruco (ishte mysliman), Bubulina, Miauli, Kundurioti, ishin
    shqiptarė dhe shumė prej atyre ranė nė betejė pėr lirinė e grekėve, si
    p.sh. Marko Boēari, Zabardhunas, Leka me vllezėrit e tij (kėta tė fundit u
    vranė nė rrugėn ish "Agsarlian", tani "Leka" nė pėrpjekje pėr ēlirimin e
    Athinės. Kurrė nė historinė e tyre grekėt dhe shqiptarėt nuk u gjendėn
    kundėr njėri-tjetrit.

    Nė luftėn greko-italiane, shqiptarėt ishin nėn pushtimin italian dhe
    pjesėmarrja e disave prej tyre nė sulmin e ligtė tė indentifikohet me
    sjelljen e batalioneve tė sigurimit grek. Gjatė kohės sė luftės civile
    greke, mbas humbjes sė ushtrisė demokratike, me urdhėr tė Stalinit, u
    mbyllėn rrugėdaljet e 150.000 grekėve, tė bllokuar, ndėrkohė kur rrezikuan
    burra, gra, pleq, e fėmijė me asgjėsim rrėnjėsor. Dhe atėherė, ata
    shqiptarė "tė pa rėndėsishėm", duke mos dėgjuar tekat e Rusisė dhe tė
    Amerikės, hapėn krahėrorin e tyre tė varfėr, por shumė tė ngrohtė dhe
    kuruan dhe shpėtuan njė pjesė (ndoshta) mė tė shėndoshė tė popullit grek.
    Nė qoftė se parardhėsit tanė vaditėn me gjak flamurin grek, atėherė
    sigurisht edhe paraardhėsit tė Odise Cenajt kanė vepruar njėsoj. Kush
    ishte kryekomandanti i kryengritjes pėr kombin? Ishte shqiptari
    bektashinj, Odise Andruco. Kush ishte udhėheqėsi i daljes sė Mesollogjit?
    Ishte shqiptar, myslimani Razi Kocika. Kush e ēliroi Athinėn nga turqit?
    Shqiptari i krishterė Meleti Vasili, udhėheqės i shqiptarėve tė Hasias.
    Eshtė e dobishme pėr kombin tonė, tė pushojnė klithmat nacionaliste dhe
    ankesat e "grekėve" tė qarė. Prindėrit mirė do tė bėjnė nė vend qė tė
    gėrthasin, tė shtrėngojnė pinjollėt (fėmijėt) e tyre nė mėsime qė tė kenė
    rezultate tė larta qė tė mbajnė flamurin. Odise Cenaj edhe nga ana
    historiko-kombėtare dhe nga ana arsimore, themelon absolutisht tė drejtėn
    e mbajtjes sė flamurit.

    Vasil DH Misiris
    Autori ėshtė shkrimtar, historian, bizantinolog grek
    Marrė nga gazeta mė e madhe greke "Eleftherotypia" e datės 22 tetor 2003


    Gazeta Panorama
    31 Tetor 2003

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga DetiJone
    PRINDĖRIT TĖ SHTRĖNGOJNĖ NĖ MĖSIME PINJOLLĖT E TYRE


    Qysh nė lindjen e kombit grek, shqiptarėt (ilirėt) u karakterizuan
    Dhorikos-Ellinikos (Dorik-Grek), degė e kėtij fisi, anėtarė tė pandarė tė
    fisit grek.
    Whoa there buddy. Hold on your horses! Iliret njesoj si Shqiptaret? Te pakten thuaj proto-shqiptare o burre i dheut.

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,203
    perSHENDETje
    Per mendimin tim nuk kan faj aspak Greket. Ata mire e lozin lojen e tyre. Fajin e kane mafiozet qe na qeverisin. Keta mafiozet tone i fusin hundet aty ku s'duhet. Vajten dhe hapen teme Camerie ne Europe (ku Greqia ke me shume ze se ne) me shprese se do fusin ndonje leke ne xhepat e tyre. Keshtu kemi Grekun perpara si nje "luan te plagosur". Greket mundohen tani me cdo menyre te krijojne nje barazpeshe midis "ceshtjes Cameri" dhe "ceshtjes Vorio Epir".
    falemiNDERit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •