Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Nano nė Prizren

    Nano, ne Prizren me Kryeministrin e Kosoves
    Shefi i qeverise do te marre pjese pas dy javesh ne inaugurimin e doganes se Morinit. Ftohet edhe Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi. Me pas, dreke pune ne Prizren

    Kryeministri Fatos Nano do te jete pas dy javesh ne Prizren, ne te paren vizite te tij ne Kosove. Shefi i qeverise parashikon te marre pjese ne perurimin e doganes se Morines, te rikonstruktuar pas disa muajsh punimesh. Sipas burimeve qeveritare, ne kete ceremoni eshte ftuar te marre pjese edhe Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi. Me tej, te dy Kryeministrat kane parashikuar t'i drejtohen Prizrenit per te kaluar se bashku nje dreke pune. I parashikuar fillimisht per dje, udhetimi i Nanos pertej kufirit eshte shtyre per shkak te mosperfundimit ne kohe te doganes. Nano eshte i vetmi nder Kryeministrat socialiste te gjashte viteve te fundit, i cili nuk ka zhvilluar ende nje vizite ne Kosove. Me pare, Meta e Majko kane udhetuar drejt Prishtines, ndersa te njejten gje kane bere edhe ish-Presidenti Meidani apo kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi.

    Nderkohe, dje ne Kukes, Nano ka deklaruar miratimin sot nga Keshilli Kombetar i Rrugeve te studimit tashme te perfunduar per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Prishtine. Sipas Kryeministrit edhe punimet e ndertimit do te fillojne me 28 nentor, diten e Festes Kombetare. "Para pak vitesh rruga per ne Tirane kerkonte 8 ore, 8 pale amortizatore dhe 8 pale goma. Ndersa sot per vetem 4 ore qytetaret e Kukesit integrohen ne jeten dhe ritmin e Kryeqytetit tone modern. Kjo kohe do te pergjysmohet me ndertimin e rruges se re qe po fillojme", tha Nano. Sipas tij, ky pergjysmim do te thote me shume komunikim, me shume tregti, me shume vende te reja pune, me shume bashkepunim dhe shkembim kulturor e qytetar. Me kete rruge, u shpreh Kryeministri, Kukesi shnderrohet nga nje terminal skajor dhe i lodhshem per t'u mberrire edhe nga sipermarrja e lire, ne nje qender midis zhvillimit, midis jugut dhe veriut, midis bregdetit dhe pjeses kontinentale te vete Europes.

    S.P


    Nano dhe shumica e politikanėve shqiptar nė Albani e Dardani kohėve tė fundit nė deklaratat e tyre gjithė kohėn shprehen pėr integrimet euroatllantike.
    Integrimet euroatllantike edhe po tė mos duam neve do tė bėhen patjetėr sepse jemi pjesė e europės, prandaj mendoj se ne tė gjithė duhet angazhuar sa mė shumė qė tė bashkohen sa mė shpejt Albania-Dardania sepse kjo edhe integrimin e vendit tonė e shpejton duke shpejtuar qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme pėr neve ngritjen e cilėsisė sė jetės sonė.
    Ribashkimi Albani-Dardani ėshtė njė nga ēėshtjet qė duhet dhe do tė jetė prioritet i gjithė politikanėve tanė sepse siē e kam shprehur me mijėra herė deri tani ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr tė gjithė dhe nga e cila pėrfitimet janė tė pallogaritshme jo vetėm pėr shqiptarėt por edhe pėr gjithė rajonin e gjithė Europėn, prandaj jam plotėsisht i bindur se ribashkimi Albani-Dardani tani ėshtė njė ēėshtje ditėsh.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė kėtė shkrim e vura kėtu pėr vizitėn e kryeministrit Nano nė Prizren e jo pėr hapjen e pikės doganore, prandaj nuk e di pse ia ndėrruat titullin.
    Kjo pikė doganore edhe ashtu nuk ka shumė rėndėsi sepse do tė jetė e pėrkohshme, ne do tė kemi pika doganore nė kufijtė me tė huajt kurse brenda nesh nuk do tė ketė mė kufij e pika doganore.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •