Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Bashibozuksia legale shqiptare

    Shi ca fakeri eshte ky gjykatesi, ne vend qe ta denoje tjeterin ne baze te ligjeve se i ka marre jeten nje personi tjeter, akoma me mire, ne vend qe ti japi nje sinjal injorances kanhunhunore shqiptare se nuk do te tolerohen krime te tilla ku femra ne familje konsiderohet si placke tregu e vlefshme me gomarin, na e liron burrin e zakonit per nje vit, ko te ben te ulerish.....
    ktu artikulli nga korrieri

    Vrau vajzen lirohet, pas nje viti
    Dy vite burg dha dje gjykata e Tiranes, per Ruzhdi Qinamin, te akuzuar per vrasjen e vajzes se tij 16- vjecare, Fiqireten. Nderkohe ai duhet te vuaje se maksimalisht nje vit burg per vepren penale te vrasjes se te bijes

    Gjykata e Tiranes akordoi 2 vjet burg dje per 45 vjecarin Ruzhdi Qinami nga Burxulla e Tiranes, I cili me 3 korrik te ketij viti ekzekutoi me tre plumba pistolete vajzen e vet 16 vjecare 3 jave para se te martohej. Para gjyqtarit Arben Kostandini prokurori I ceshtjes paraqiti pretencen per deklarimin e 45 vjecarit fajtor per vepren penale te vrasjes ne kushtet e tronditjes se rende psiqike dhe denimin e tij me 8 vjet burg, si dhe armembajtjes pa leje dhe denimin me 6 muaj burg. Ndersa avokati mbrojtes I te pandehurit Qinami ne konkluzionet perfundimatare kerkoi nje mase me te lehte denimi, aq sa ta shihte te arsyeshme gjykata. Avokati I Qinamit pretendoi se per te dhene nje mase te lehte denimi per klientin e tij, gjykata duhet te merrte parasysh nje sere faktoresh si, pranimi I fajesise, mosrezistenca ne momentin e arrestimit prej policise, kushtet e tronditjes se rende psiqike, etj, Gjyqtari Kostandini duke I marre parasysh keto vendosi te deklaronte fajtor 45 vjecarin per vepern penale te vrasjes ne kushtet e tronditjes se rende psiqike dhe denimin e tij me 2 vjet burg, si dhe armembajtjes pa leje dhe denimin me 6 muaj burg. Nga bashkimi I denimeve gjykata vendosi ta denonte perfundimisht me 2 vjet burg. Nga ky denim Qinami do te kaloje ne qeli vetem 16 muaj burg per shkak te parnimit te kerkeses per aplikimin e gjykimit te shkurtuar ne gjyqin ndaj tij. Deri tani Qinami ka kaluar ne qeli 3 muaj burg, ose llogaritur si kohe paraburgimi ai ka shlyer 4 uaj e gjysme.

    Vrasja ne Berxull

    Historia e ekzekutimit te vajzes 16 vjecare nga I ati ndodhi ne oren 04 te mengjesit ne fashatin Berxull. Ruzhdi Qinami I ardhur nga zona e Hasit e Kukesit kishte disa vite qe banonte aty. Ai e kishte fejuar vajzen me nje djale po nga ky fshat, familja e te cilit kishte ardhur nga e njejta zone me familjen Qinami. Asnjehere nuk u morr vesh se cila qe arsyeja e vrasjes se te bijes 16 vjecare Fiqirete Qinami, nga ana e babait te saj, por ai vete deklaroi ne polici se e kishte pare te bijen te zbriste nga nje Benz ne oren 04 te mengjesit. Duke mos duruar dot kete fakt dhe I indinjuar tejmase Qinami rremben nje pistolete qe e mbante pa leje prej vitit 1997 dhe derdhet mbi te bijen. Fqinje te tij kishin njoftuar policine e cila kur mberrin ne oren 10 te paradites e gjen kufomen e 16 vjecares te bere gati per tu varrosur. Ne fillim familjaret dhe vete Qinami ngulmuan se ajo ishte vetevrare pa dashje. Me pas thane se ajo ishte veteekzekutuar me vetedije se nuk donte te martohej me djalin me te cilin I ati e kishte fejuar. Ne kete piste hetuesit ushtruan mjaft presion ndersa deshmite e Qinamit beheshin cdo here me kontradiktore me njera-tjetren. Nje moment perballe presionit ai pranoi se kishte qelluar mbi te bijen. Sipas tij kete gje e kishte bere per shkak se nuk kishte duruar dot kur e kishte para te zbriste nga Benzi, ne oren 04 te mengjesit. Madje per te mbrojtur kete teze ai pohoi se ashtu neper erresire kishte shquar se dretuesi I mjetit ishte nje djale rreth 20 vjec. Edhe pasi hetoi per njefare kohe policia nuk mundi ta gjente nje person te pershkruar ne menyre te tille qes te kishte lidhje me 16 vjecaren Fiqirete Qinami.


    'Ah qe skam nje grusht te fuqishem ti bie ktij mali qe sban ze'

    kroksi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos u habit kroko ...

    Partia e Vlores ( se Vlora me Parti drejtohet e gjykata eshte kot) kto dit liroi policin qe bashk punonte me rrembyesit e Klajdit.
    Kto dite pritet dhe lirimi i super pedofilit , mesuesit Celo Fejzo i denuar se ngacmonte vajzat e 8 vjecares etj.
    Ne Kosove RTK, radio televizioni i Kosoves, vegel ne duart e Mafies dergon gazetarin super mashtrues Milaim Zeka te beje Alibi per nje bandit i cili qelloi me banden e tije me bresheri kallashesh mbi nje veture ku udhetonte nje familje me femra e femije e burra e ku mbeten te vdekur ish luftari Ilir Selimaj si dhe u plagosen dy femije etj.

    Pra Mafia ka hyre thelle e sundon ne Shqiperi e Kosove.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •