Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shaban Sinani per Kadarene dhe Shuteriqin

    Prof. Dr. Shaban SINANI

    - "Kush e solli Doruntinėn"(1978) dhe "Sytė e Simonidės" (1998), njė simetri letrare nė afėrsi dhe nė largėsi -

    Pak kohė mė parė lexuesi shqiptar pati nė duar romanin "Sytė e Simonidės" tė shkrimtarit Dh. S. Shuteriqi. Vepra ėshtė shkruar nė fillim tė viteve ’80 dhe, pas njė "pushimi" relativisht tė gjatė, gjeti shtigje tė marrė frymė lirisht. Kronologjikisht del se "Sytė e Simonidės" ėshtė shkruar pak a shumė nė tė njėjtėn kohė me "Kush e solli Doruntinėn" tė I. Kadaresė, me ndryshimin qė kjo e fundit u botua pa ndonjė vonesė.

    Nė vijim do tė shihet se midis kėtyre dy veprave ka njė varg ngjashmėrish, qė tė shtyjnė tė mendosh pėr njė simetri letrare gati tė plotė, duke ruajtur secila mėvetėsinė.

    1. Simetria fillon me burimin e lėndės. Tė dyja veprat kanė njė pikėnisje paraprakisht tė njohur pėr lexuesin. Romani "Kush e solli Doruntinėn" mbėshtetet mbi motivin e baladės popullore ballkanike tė vėllait tė vdekur qė ringjallet pėr tė plotėsuar njė mision, "pėr tė kthyer nė gjini" motrėn e vetme tė martuar larg, "nėntė male kaptuar". Ndėrsa romani "Sytė e Simonidės" mbėshtetet mbi motivin historik, me kohė tė legjendarizuar, tė martesės sė bijės sė vasileusit (perandorit) tė Bizantit Androniku II me kral Uroshin e Rashės - mbretėria tashmė e fuqishme e serbėve fqinjė - nė gjysmėn e parė tė shekullit tė 14-tė. Nė fakt, edhe motivi i legjendės sė Simonidės, nga studiuesit specialistė pėrcaktohen si "i periudhės bizantine".

    Kjo ėshtė koha kur, pėr Kadarenė, Arbėria ėshtė njė vend zotėrimesh tipike sipas organizimit perėndimor, me kontėr, dukė parėsi aristokratike; ndėrsa pėr Shuteriqin ėshtė pjesė e perandorisė sė madhe bizantine, ende e pashkėputur nga burimi i saj (dhe pėr kėtė arsye arbėrit njihen nga Kostandinopoja herė si "romenj" - domethėnė banorė tė perandorisė romake tė Lindjes - sikundėr vazhduan tė njihen pėr njė kohė tė gjatė shumėshekullore edhe pas vendosjes sė sundimit perandorak otoman, pėr administratėn e sė cilės pjesa evropiane ishte dhe mbeti "Rumeli", me kuptimin "vend i romėve", "vend i romenjve"; herė si "arvanė".

    2. Nga njė sprovė pėr shqyrtimin metodologjik sipas principeve tė letėrsisė sė krahasuar simetria pėrforcohet mė tej me faktin se tė dy romanet marrin shkas nga njė martesė e largėt. Nė romanin e Kadaresė janė nėntė vėllezėr qė vendosin - kundėr traditės sė deriatėhershme tė vendit - ta martojnė motrėn e tyre tė vetme nė Bohemi, tutje thellė nė Evropė, atje ku zhvillohej lufta e shenjtė njėqindvjeēare, nė njė botė tė largėt, ku kishte "dyer e oborre tė larta" dhe popuj tė fismė, tė cilėt, duke pranuar kėtė krushqi tė padėgjuar, faktikisht do tė pranonin tė bėheshin aleatė tė arbanėve, siē e njihnin veten atėherė fiset shqiptare, pėrballė rreziqeve tė reja qė ndiheshin nė horizontin e zymtė tė kohės.

    Po edhe nė romanin e Shuteriqit gjithēka ėshtė mbėshtetur nė njė ngjarje historike qė bėn fjalė pėr njė martesė tė largėt, pėr njė krushqi mbretėrish, pėr njė udhėtim tė frikshėm nga Kostandipoja drejt viseve e fiseve tė pashtruara tė Ballkanit, ku njė mbretėri e re po i shfaqej si rrezik Bizantit: Rasha - zotėrim i serbėve tė etur pėr territore tė reja, tė cilėt njėrin sy e kishin nė Draē (Durrės) e tjetrin nė Ohrid (Ohėr).

    3. Nė tė dy romanet martesa e largėt (e Doruntinės / e Simonidės) ėshtė njė farė flijimi: motra e vetme - bija e vetme u ngjajnė ambasadorėve tė kohėve tė sotme, korrierėve diplomatikė qė kėrkojnė aleatė pėr tė pėrforcuar pushtetin. Nėntė vėllezėrit e legjendės shqiptare (me pėrhapje tė gjerė ndėrballkanike) ndihen tė tronditur pėr njė rrezik qė shihet tė vijė nga Lindja (paralajmėrohet rėnia e Bizantit dhe krijimi i perandorisė otomane). Pėrkundrazi, perandori Andronik II ndihet i rrezikuar nga Perėndimi: romenjtė e kėsaj ane - arbėrit - duke shfrytėzuar rivalitetin ndėrmjet Bizantit dhe Rashės pėrpiqen tė dalin jashtė kontrollit tė dy mbretėrive mė tė mėdha tė kohės.

    Doruntina e legjendės dhe Simonida e kronikave historike pranojnė fatin e tyre si vullnet tė mė tė mėdhenjve. Kadare i paralajmėron personazhit tė vet njė jetė plot oborrėsi, nė njė klasė tė lartė; njė pritje tė pėrzemėrt - duke nėnkuptuar gati-gati dashuri tė largėt imagjinare. Jeta e Doruntinės ngjitet nė njė stad social mė tė pėrparuar. Nė tė kundėrtėn, Shuteriqi as qė e merr mundimin t’ia zbukurojė mbretėrinė qė do tė ketė nė dorė Simonidėn. Nė romanin e tij oborri i mbretėrisė sė Rashės paraqitet nė njė stad shumė mė tė ulėt se ai i Kostandinopojės sė ndritshme. Por nėse Doruntina udhėton drejt ngjitjes dhe Simonida udhėton drejt rėnies, kjo nuk e shmang aspak simetrinė: ato tė dyja janė fli aleancash.

    4. Po tė pėrshkruhej me shenja grafike udhėtimi i Doruntinės nga Arbėria nė Bohemi dhe udhėtimi i Simonidės nga Kostandinopoja nė Rashė do tė shihej fare qartė se ato ndjekin paralel njėra-tjetrėn. Tė dyja udhėtojnė nga juglindja drejt veriperėndimit. Bota arbėrore ėshtė ndėrmjet tyre. Midis dy vijave qė shenjojnė rrugėn e krushqve gjenden "romenjtė", sipas pikėpamjes sė Bizantit - pikėpamja zyrtare e kohės; "rabanėt", sipas fqinjėve sllavė qė pėrpiqen tė fitojnė terren edhe nė hapėsirėn e perandorit Andronik, "arbanėt" - sipas emėrtimit qė kishin shqiptarėt e mesjetės.

    Kjo "botė arbėrore", nė romanin e Kadaresė, ėshtė e magjepsur nga vezullimet e qytetėrimit perėndimor, ndėrsa Bizanti, ndonėse ishte ende shpejt pėr tė parandierė rėnien, thuajse nuk ekziston, pėr tė mos pretenduar tė shihej si qendėr kulture. Ndėrsa nė romanin "Sytė e Simonidės" tė Shuteriqit, pėrkundrazi, "metropol" ėshtė pikėrisht Kostandinopoja. Midis "Doruntinės" dhe "Simonidės" bota shqiptare zė vend midis dy qytetėrimesh: Perėndimi nė njėrėn anė dhe Bizanti nė anėn tjetėr. Kadareja pėrpiqet tė krijojė njė traditė tė orientimit prej thellėsish historike tė arbėrve drejt botės perėndimore. Shuteriqi, mė i thellė nė njohjen e historisė, mė realist nė kuptimin filozofik tė saj, i sheh shqiptarėt jo aq tė rrezikuar nga Bizanti (Muzakajt fitojnė ndaj Komnenėve dhe perandori Andronik mė shumė ėshtė i inatosur me komandantėt e tij se me "romenjtė" e pashtruar), se sa nga mbretėria e re e Rashės, e cila gati e mban peng gjysmėn e Arbėrisė me fuqinė e saj ushtarake.

    Midis Rashės dhe Bizantit, arbėrit e romanit tė Shuteriqit e kanė shumė tė qartė zgjedhjen: mė mirė arbanė se "romenj" a "rabanė". Por, tek e fundit, nė rrėnjėn e emėrtimit zyrtar perandorak, "romenj", gjendet emri i Romės sė lashtė. Ndėrsa nė rrėnjėn e emėrtimit tė fqinjėve tė rinj, "rabanė", ndoshta nuk gjendet thjesht njė metatezė e ligjshme e sllavishtes mesjetare (arbanė - rabanė), por dhe njė kuptim i fshehtė, me njė farė shejtanie, qė mund tė lidhej me rrėnjėn sllave "rab" - skllav, rob.

    5. Nė romanin "Kush e solli Doruntinėn" tė Kadaresė ka dendėsi lėvizjesh dhe pėrzierje kulturash. Edhe nė romanin "Sytė e Simonidės" bota arbėrore zien nė mes tė njė kazani tė madh popullatash e qytetėrimesh. Tė dyja nuk janė e nuk mund tė jenė historia vetė. Ato janė "realiteti i dytė" i saj. Duke e parė raportin e kulturave si njė prej krahasimeve qė pėrforcojnė apo dobėsojnė simetrinė do tė mund tė konkludohej se romani i Shuteriqit ėshtė mė pranė "realitetit tė parė".

    Kjo lidhet edhe me formimin e ndryshėm tė autorėve. Shuteriqi e rindėrton historinė duke i besuar bibliotekės, ndėrsa Kadare duke i besuar intuitės. Shuteriqi ndėrton njė vepėr letrare duke mos e pėrjashtuar dot prej vetes filologun, dijetarin, Kadare e shkruan romanin pa ndonjė pretendim pėr ekzigjencė ndaj "realitetit tė parė", sepse atij para sė gjithash i intereson si t’i flasė njė epoke historike tė afėrt nga njė epokė historike e largėt dhe disi e mjegullt. Tė dy kanė njė marrėdhėnie emocionale specifike me historinė.

    Nė veprėn e Kadaresė bota e Lindjes sjell figura misterioze, tė dyshimta, qė bėjnė veprime tė pakuptueshme pėr vendėsit. Nė romanin e Shuteriqit kontaktet me qytetėrimet e Lindjes pėrftohen nė njė mėnyrė krejt tjetėr. Ai sjell nė viset arbėrore Sheherezaden dhe Alajdinin, dy personazhe simpatike tė "botės sė njė mijė e njė netėve", me tė cilėt janė rritur dhjetėra e qindra brezni, nė vise lindore e perėndimore. Kėto personazhe hyjnė nė veprėn e Shuteriqit me tė njėjtėn natyrshmėri qė hyn arabi Otello nė tragjedinė e Shekspirit. Sheherezadja ėshtė njė egjiptiane e rritur nė oborrin e Andronikut, si shoqe e sė bijės, Simonidės. Ajo nuk ėshtė "romene", si Simonida, por nuk ėshtė as njė gaztore e saj. Sheherezadja dhe Alajdini vijnė nga thellėsitė e njė bote ekzotike, me njė bagazh kulture dhe pėrvoje qė pati mahnitur botėn nė mesjetėn e hershme dhe qė pėrthithi tėrė vėmendjen e shekullit tė romantizmit evropian. Ndėr shqiptarėt e ditur do tė ishte Faik Konica ai qė do tė botonte - rreth njėqind vjet mė parė - me titullin "Nėn hijen e hurmave", njė pėrzgjedhje tė ciklit tė pėrrallave tė Sheherezades.

    Nėpėrmjet romanit "Sytė e Simonidės" shkrimtari bėn njė pėrpjekje tė suksesshme pėr t’i ētendosur marrėdhėniet ndėretnike tė popullatave tė pėrziera nė Ballkan, qė shpesh janė mbingarkuar nga tendenca hiliqare me qėllime prapavajtėse e disa dijetarėve dhe shkrimtarėve qė i kanė evokuar periudhat e hershme tė historisė nė funksione qė nuk kanė rrjedhur prej saj, por prej ndėrgjegjes sė ngushtė tė atyre vetė. Kuptimi i historisė vetėm si kronikė luftėrash dhe armiqėsish - aq mė tepėr kur luftėrat dhe armiqėsitė janė lidhur vetėm me njė drejtim (rreziqet kanė ardhur nga Lindja) - mbetet ende njė pėrftim i keq i pėrvojės sė brezave paraardhės.

    Romani i Shuteriqit nuk e pėrjashton njė opozicion qė sjell konflikte ndėrmjet arbanėve "romenj" dhe Bizantit, perandori e madhe shumėkombėshe, qė kishte kulturėn e vet tė stėrholluar dhe aristokracinė e lartė tė pushtetit qendror. Por shkrimtari nuk tregon ndonjė zell pėr ta bėrė mė tė acartė kėtė konflikt, aq mė tepėr pėr ta paraqitur Bizantin si fatkeqėsi kulturore pėr Ballkanin. Arbanė e romenj bashkėjetojnė nė tė njėjtėn hapėsirė perandorake herė nė paqe e herė nė mosmarrėveshje. Nė periferi tė perandorisė, ata shpesh gjenden tė pambrojtur ndaj rreziqeve tė rinj edhe pėr shkak se Kostandinopoja, duke mos ia dalė me fuqi t’i nėnshtrojė arbanėt kryelartė, i braktis ata nė gjeratoret e befta tė historisė.

    Edhe Kadare e kėrkon nė romanin e tij bashkėjetesėn. Martesa e Doruntinės "jashtė gjinisė", qė i pėrgjigjet mendėsisė sė kreshnikut shqiptar tė ciklit verior, tė cilit "t’gjitha ēikat e Jutbinės bash si motra po i duken" qė vjen nė romanin e Kadaresė nga vetė fryma e baladės popullore; dėshira dhe disponimi pranues pėr tė pasur krushqi e nipėr nė bashkėsi tė tjera, joarbėrore, ėshtė pohimi i drejtėpėrdrejtė i bashkėjetesės. Por romani i Shuteriqit, duke qėndruar mė afėr historisė sė jetuar se historisė sė shkruar, afirmon njė vetėdije bashkėjetese shumėplanėshe, pa pėrjashtuar askėnd qė erėrat e historisė e kanė sjellė nė fqinjėsi me popullin e tij. "Sytė e Simonidės", pėrmes tė cilėve hera-herės tė duket se mund tė shohė edhe lexuesi, nuk shohin vetėm kundėrshtarė e armiqėsi nė Bizant e mė thellė nė vendet lindore. Pėr mė tepėr, duke e kėrkuar shpėtimin nga "romenjtė" perėndimorė.

    Arbėria mesjetare, sipas logjikės sė shkrimtarit, nėn trysninė e ortodoksisė bizantine, tė "kishės sė drejtthėnė" sllave ("pravosllavjanskoje") dhe tė "kishės sė pėrbotshme" perėndimore (nga gr. "cathos", botė), mė shumė se majtas e djathtas, mė shumė se nga Lindja apo nga Perėndimi, nis tė shikojė nga vetja, duke kėrkuar miqėsi e aleatė atje ku i ofrojnė miqėsi e aleancė, jashtė "pėrparėsive" qė sjellin ekuilibret e kohėrave tė reja.

    6. Tė dy shkrimtarėt nė mėnyrė fare evidente e modernizojnė historinė. Te romani "Kush e solli Doruntinėn" parimisht ndiqet logjika e parashtruar me kohė nga njė pjesė e historianėve tė periudhės arbėrore, sipas sė cilės, deri nė krijimin e perandorisė osmane, nuk kishte ndonjė disnivel tė dukshėm nė shkallėn e zhvillimit ndėrmjet vendeve nė kėtė anė dhe nė anėn tjetėr tė Adriatikut. Kjo nėnkupton se Arbėria nė mesjetė duhej tė kishte trokitur nė stadin ekonomik tė njė tregu pak a shumė tė hapur e tė pėrqendruar deri nė nivelin e bashkėsisė etnike. Nė fakt, vetė kjo tezė nuk ėshtė argumentuar nė thelbin e saj historik dhe mbrojtėsit e saj ngjan se kanė qenė prirur pėr njė trajtim eufemik tė sė shkuarės deri nė "motin e madh", duke pėrligjur, me mbėrritjen e njė faktori tė ri nė Ballkan, tė perandorisė otomane, gjithēka tė pakryer nė zhvillimin kombėtar. Sidoqoftė, Kadare kėtė tezė as qė e vė nė dyshim. Kjo ėshtė koha kur nė vepra tė tij nisin e shfaqen shoqėri lundrimi e ndėrtimi, arkitektė urash, pėrkthyes, udhėtarė tė ditur, qė interesohen pėr gjuhėn shqipe dhe folėsit e saj. Doruntina udhėton drejt Bohemisė nė barabarėsi mendimi dhe statusi.

    Vepra e Shuteriqit kėtij modernizimi i shmanget kryekrejet. Autori jo vetėm qė nuk tregon ndonjė prirje tė vėrejtshme pėr tė dalluar ndonjė status mė tė lartė zhvillimi tė Arbėrisė nė kuadrin e perandorisė sė madhe tė "romenjve" bizantinė, por, madje, duke e ftuar lexuesin tė shohė me sytė e vet ndryshimet ndėrmjet oborrit tė Andronikut II dhe tė kral Uroshit tė Rashės (shkėlqimin e Bosforit dhe sjellje baritore tė mbretit tė Rashės), krijon ndikimin e vet pėr njė tė vetėkuptuar tjetėr tė historisė sė vendit.

    Po atėherė ku ėshtė modernizimi i historisė ?! Ndryshe nga ē’e pėrgatit lexuesin dhe krejt ndryshe nga ē’e pret vetė lexuesi letėrsinė e Shuteriqit, nė romanin e fundmė tė tij, "Sytė e Simonidės", nė mėnyrė krejt tė beftė hyn njė personazh qė vjen nga e ardhmja. Kjo qenie e ēuditshme, "e stėrmotuar", vjen nga shekulli i njėzetė dhe hyn drejt e nė ngjarjet e shekullit tė 14-tė, duke paralajmėruar se pėrkundėr parashikimit biblik ortodoks pėr fundin e afėrm tė botės, njerėzimi nuk do tė arrinte tė plakej as pas dy mijė vjetėsh, si dhe duke pėrshkruar tė gjitha ndodhitė e tmerrshme me tė cilat do tė mbyllej kronika e zymtė e udhėtimit tė Simonidės drejt mbretėrisė sė re.

    Ky ėshė poeti Bora Dimkoviē, tė cilin autori i romanit e merr prej kohėrave moderne dhe e ndėrshtie nė ngjarjet mesjetare, duke i dhėnė rolin e njė fatthėnėsi, tė cilit nuk i zė besė askush. "Karagjozi me bisht", siē quhet ndryshe poeti Bora nė roman, udhėton nė drejtim tė kundėrt me kohėn, nga e ardhmja nė tė shkuarėn, pėr tė parathėnė tė kėqijat qė e presin mbretin e tij tė dashur, pėr tė bindur njerėzinė t’u shmangen kėtyre tė kėqijave, pėr tė administruar bashkėsinė e "tė vetėve" prej gjymtimeve dhe plagėve tė hidhura tė historisė, duke gjetur te "rabanėt" bartėsit e fajit. Tashmė ka ardhur ēasti tė shpjegohet, tek e mbramja, pse romani nuk quhet "Kush e solli Simonidėn", por "Sytė e Simonidės".

    Mbi ballkanasit qėmoti ka rėnduar njė akuzė. Ndėrsa karvani i krushqve tė krajlicės Simonidė udhėton sipas parashikimeve nga Stambolli nė Rashė, nė manastirin e mirėnjohur tė Graēanicės, ku do tė pėrurohet martesa e Urosh Milutinit me tė bijėn e vetme tė Andronikut II, sapo ka pėrfunduar njė afreskė murale e stilit bizantin, nė qendėr tė sė cilės ėshtė portreti i Simonidės. Por Simonida nuk arriti kurrė ta shohė tė pacėnuar portretin e saj nė manastir. Vetėm pak ditė pasi kishte pėrfunduar puna e piktorit portreti i Simonidės u gjet pa sy. Nga muret hijerėndė tė manastirit Simonida nuk kishte mė sy tė shikonte.

    Kjo ishte njė barrė e rėndė para historisė. Shekuj tė tėrė do tė kalonin dhe sytė e verbuar tė Simonidės do tė vazhdonin tė gjinikonin sherrin dhe tė keqen. Mbreti Urosh Milutin tha se mbretėreshės ia kishin nxjerrė sytė "rabanėt" e pabesė, tė cilėt nuk i njihnin besimin e lartė "tė drejt-thėnė". Por ata qė ishin mė larg oborrit tė mbretit tė Rashės zbuluan se verbimi figurativ i Simonidės nuk kishte lidhje me ndonjė armiqėsi ndaj mbretit. Ēėshtja ishte fare e thjeshtė: disa murgj - ndoshta mė shumė sharlatanė - kishin gjetur se pluhurat e pikturave murale ku paraqiteshin shenjtorė kishin vlera ēudibėrėse dhe shėronin tė gjitha sėmundjet.

    Pikėrisht kėta murgj dhe ndoshta edhe vetė njerėzit e oborrit tė kral Uroshit, qė pleqėria dhe rėnia tashmė i kishin vėnė pėrpara, ia kishin nxjerrė sytė Simonidės nė afreskėn e Graēanicės. Me pluhurat e mbledhur prej mureve tė rrjepur ata do tė rinonin mbretin. Por kjo njė ditė do t’i bėnte me turp shėrbėtorėt e mbretit. Prandaj nxiton fluturimthi poeti Bora Dimkoviē nga shekulli i 20-tė nė tė 14-tin, pėr t’u bėrė thirrje tė vetėve tė mos e pranojnė kėtė turp dhe pėr tė gjetur njė alibi duke ua lėnė fajin "rabanėve". Por ky udhėtim prapavajtės i poetit, figurė e vėrtetė historike, ėshtė pa dobi. Atė e quajnė tė gjithė tė ēmendur dhe arsyetimin e tij e quajnė absurd.

    Shkrimtari e ka modernizuar historinė, duke deleguar nė shekujt e mesjetės njė njeri tė letrave tė kohės sė sotme jo vetėm pėr tė gjetur njė alibi pėr sytė e zbrazėt tė Simonidės. Mė e rėndėsishmja ėshtė pėr ta detyruar lexuesin ta pyesė: pse nuk i kishin kėto marifete ballkanasit kaq e kaq shekuj mė parė? Pse "njeriu i marifeteve" - poeti Bora Dimkoviē - i mbiquajtur "Karagjozi me bisht", nė kohėn e ngjarjeve konsiderohet njė i ēmendur? Mos vallė bashkėjetesa mė sė shpeshti ėshė rėnduar nga pėrpjekjet pėr ta manipuluar historinė, duke e rindėrtuar atė sipas mendėsisė sė sotme, duke mitizuar e ēmitizuar, sesa nga ndonjė fobi popullore e trashėgueshme?! Edhe me kėtė pyetje shkrimtari e emancipon mendimin.

    Duke i paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur pikėtakimet dhe pikėdallimet e dy romaneve, sipas parimeve tė letėrsisė sė krahasuar, do tė kishim kėtė pasqyrė:


    "Kush e solli Doruntinėn", I. Kadare, 1978. "Sytė e Simonidės", Dh. S. Shuteriqi, 1998.

    1. Mbėshtetet nė njė motiv balade popullore. 1. Mbėshtetet mbi njė legjendėhistorike.
    2. Ngjarje e periudhės sė fundme bizantine. 2. Ngjarje e periudhės sė fundme bizantine.
    3. Njė martesė e largėt, "nėntė male kaptuar" 3. Njė martesė e largėt, njė muaj rrugė.
    4. Njė krushqi pėr miq e forcim aleancash. 4. Njė krushqi pėr tė forcuar perandorinė.
    5. Njė udhėtim nga juglindja nė veriperėndim. 5. Njė udhėtim nga juglindja nė veriperėndim.
    6. Doruntina - fli e interesave tė vėllazėrisė. 6. Simonida - fli e interesave tė perandorit.
    7. Arbėria shihet nė lidhje me njė metropol. 7. Arbėria shihet nė lidhje me njė metropol.
    8. Fund tragjik pėr Doruntinėn. 8. Fund tragjik pėr Simonidėn.
    9. Historia arbėrore modernizohet 9. Poeti Bora Dimkoviē do tė njėjtėn gjė.
    10. Bota shqiptare nė njė kontekst europian 10. Bota shqiptare nė njė kontekst rajonal.


    Ja dhe disa "largime" nga boshti i simetrisė, qė nė thelb e pėrforcojnė atė:

    "Kush e solli Doruntinėn", I. Kadare, 1978. "Sytė e Simonidės", Dh. S. Shuteriqi,1998.

    1. Arbėrit janė nė njė nivel evropian zhvillimi. 1. Ata kanė edhe dallime nė zhvillim me Evropėn.
    2. Arbėria sheh nga "metropoli" Perėndim. 2. Arbėria shihet nga metropoli Bizant.
    3. Lindja sjell nė botėn arbėrore figura misterioze, 3. Bota lindore vjen nė kontakt me arbėrit nėpėrmjet
    tė dyshimta dhe idenė e rrezikut. Sheherezades dhe Alajdinit.
    4. Arbėrit nė lidhje dyfishe: ata dhe bota 4. Arbėrit nė lidhje shumėfishe: si arbėr,
    e pėrparuar perėndimore (Bohemi) si "rabanė"dhe si "romenj",si aleatė e kundėrtarė.
    5. Intuita - baza e rindėrtimit tė historisė. 5. Biblioteka - baza e rindėrtimit tė historisė.
    6. Autori shprehet pėrmes kapitenit Stres. 6. Autori shprehet me emrin e tij si kronikan.
    7. Romani i amniston shqiptarėt prej "fajit" 7. Romani i amniston shqiptarėt prej njė faji
    tė prapambetjes sė trashėguar historike. konkret: nuk ia kanė nxjerrė sytė Simonidės.


    "Kush e solli Doruntinėn" dhe "Sytė e Simonidės", dy vepra qė kundėrqėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės nė relacionin e njė simetrie letrare, e para e ndėrtuar mbi njė histori tė supozuar dhe e dyta e shkruar me njė prapavijė filologjike tė fuqishme, me ngjashmėritė dhe dallimet prej boshtit tė analogjisė, sė bashku ndihmojnė pėr krijimin e njė eko-distance dhe eko-gjykimi pėr vlerat dhe vendin e tyre nė formimin e kulturės kombėtare.
    Secila nga kėto vepra, duke ripohuar pambarimėsinė e trajtimeve tipologjikisht tė ndryshme tė sė njėjtės ngjarje apo kohė historike, jo vetėm pasuron letėrsinė kombėtare, por edhe ndikon pėr njė kuptim tjetėr tė pėrmasės sė lirisė.

    Qėllimi i kėsaj paraqitjeje tė krahasuar, nė formėn e simetrisė nė afri e nė largėsi, ėshtė jo vetėm ndriēimi i vlerave tė dy romaneve nga pėrqasja me njėra-tjetrėn, por, para sė gjithash, afrimi te mendimi se vetėm duke pranuar relativizimin e problemeve mund tė supozohet, tė pretendohet dhe tė shpresohet se i afrohemi tė vėrtetės.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dėrguar mė 23 shtator 2003 nga Redaksia "Tema" - Tiranė.




    -----------------

    cdin me tjerr lesh ky shaboni..

  2. #2
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Per nje kohe te gjate, qysh prej fillimeve te Rilindjes Kombetare, figurat me te ndritura te letersise shqipe i kane krijuar e botuar veprat e tyre ne mergim. Frasherllinjte punuan ne Stamboll dhe botuan ne Bukuresht. De Rada i parapriu Rilindjes me poemat e tij ne Itali. Cajupi punoi me Mitkon ne Misir dhe prane tyre Pashko Vasa. Konica shkroi ne Bruksel e ne Boston, kurse Noli pothuajse te gjitha veprat e tij te medha i krijoi ''mbas syrgjynit'', duke u endur kryeqyteteve evropiane. Koliqi u realizua si figure e plote e letrave ne Rome. Nje shumice autoresh paresore te botes sone letrare, per te shprehur vetedijen e tyre atdhetare e artistike, kane qene te detyruar te shkruajne ne gjuhe te tjera me njohje me te gjere. Edhe ne koherat e mevonshme, te pakten pjeserisht, letersia shqipe vazhdoi te mbetet ''letersi mergimtaresh'': me Camajn ne Gjermani dhe Resulin ne Itali, me Isuf Luzin ne Amerike dhe emra te tjere te njohur, si dhe nje varg letraresh te nje rendi tjeter, te cilet, pergjate nje procesi rinjohjeje ne atdheun e tyre, po e plotesojne mozaikun e kultures kombetare.
    Vepra e I. Kadarese, me marredheniet qe vendosi me boten, ndryshoi dy gjera themelore ne prurjen e meparshme te historise, ne traditen e letersise shqipe si ''letersi mergimtaresh''. Se pari, krijoi dukurine e letersise shqipe si letersi dhenese te zhvilluar eksluzivisht brenda vendit dhe ne gjuhen amtare. Kjo pothuajse nuk kishte ngjare ndonjehere me pare. Shume vepra qe njerezit shqiptare te letrave i kane krijuar si ura me kulturen boterore as sot nuk gjenden ne shqip (''Kamus-al-alam-i'' i Samiut, per shembull). Ka nje ndryshim serioz midis bashkesise se shkrimtareve paraardhes dhe Kadarese po te merren ne veshtrim raportet ''vater-bote''. Shkrimtaret e meparshem jetuan e krijuan neper bote dhe shfrytezuan jo vetem mundesite teknike, por edhe gjuhet e mjetet e tjera shprehese te atyre kulturave te medha qe i kishin mundesite e ndermjetesimit per afirmim ne shkalle me te gjere. Kadare e shkroi gjithe vepren e tij letrare ne kryeqytetin shqiptar, ne gjuhen amtare. Te gjitha perkthimet e tij pa perjashtim jane jo botime, por ribotime, mbas kalimit prej gjuhes shqipe ne gjuhe te huaj. Nuk ka ndonje veper te Kadarese per te cilen lexuesi i vendit te kete qene i detyruar te prese perkthimin e saj prej ndonje gjuhe te huaj ne shqip. Vete Kadare ka qene kembengules deri ne ditet e sotme qe lexuesi shqiptar te jete audienca e pare e letersise se tij. Dihet se ne vitet '80-te ka pasur disa iniciativa franceze per botimin e ''Perbindeshit'' ne versionin e plote, por autori e dha pelqimin vetem pas rishtypjes se librit ne shqip.
    Me kete lidhet edhe tradita e dyte qe ndyshoi Kadare me vepren e tij: ai ndryshoi vete konceptin e fenomenit kulturor shqiptar. Ne studimet historiko-letrare, kur eshte folur per marredheniet e kultures sone me ate boterore, per te theksuar rolin dhenes te saj, jane permendur shume figura qe kane bere emer ne bote, qysh prej arkitekteve te shquar te mesjetes dhe veprave te tyre te ndritura ne kryeqytete te Lindjes, deri tek A. Moisiu, vellezerit Belushi, Nene Tereza e te tjere. Pa dashur te ndryshojme gje ne vleresimin e merituar te ketyre figurave eshte me vend pyetja: a duhet bere nje dallim midis tyre dhe fenomenit Kadare? Po te shihet jo vetem prejardhja e tyre e njejte etnike, por edhe nga karakteri i trashegimise qe i kane lene popullit te tyre, eshte veshtire te thuhet se kane qene ne te njejten shkalle edhe fenomene kulturore shqiptare. Nese per vepren e Kadarese as qe mund te shtrohet ceshtja se cfare fenomeni kulturor eshte, sepse ajo eshte shqiptare ne lende e ne forme, nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per rolet qe kane luajtur Moisiu apo Belushet, per misionin human qe ka marre persiper Nene Tereza etj. Ne rastin e dyte neve na mbetet te mburremi me origjinen e tyre dhe te cmojme rendesine e tyre si dukuri te kulturave te medha, gjegjesisht gjermanike, atlantike, kristiane-humaniste.
    Vepra e Kadarese mberriti ne kryeqytetet e kultures boterore duke u nisur nga nje studio e zakonshme ne Tirane, u zhvillua si letersi kombetare dhe pastaj terhoqi vemendje nderkombetare. Kadare e ndryshoi raportin tradicional ''kombetare - nderkombetare'' me krijimtarine e tij. Kjo krijimtari u be rruga e afirmimit te gjithe kultures shqiptare dhe perfundimisht hoqi kompleksitetin e hapesires mbi krijuesit shqiptare, duke provuar se trualli i tyre etnik jo vetem qe nuk permbante ndonje kufizim, por mund te ishte nje faktor frymezimi per art. Kadare tregoi se eshte e vertete qe kryeqendrat e kultures boterore mund te pushtohen nga brenda, duke perdorur gjuhet e tyre, duke u marre me historine e tyre - edhe vete ai e provoi kete rruge dhe ia doli mbane, ''e mundi Parisin'' - por eshte me e rendesishme te pushtohen nga jashte, me gjuhe te vogla popujsh te vegjel. Ai u njoh ne bote jo thjesht si nje shkrimtar i madh, por me se pari si nje shkrimtar i madh shqiptar.


    SHABAN SINANI, ''Pengu i moskuptimit'', Tirane, 1997

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E lexova shkrimin e Shaban Sinanit postuar nga Dordi.
    Per mendimin tim konkluzionet e Shaban Sinanit ku mes tjeras ai thote se:

    "Vepra e I. Kadarese, me marredheniet qe vendosi me boten, ndryshoi dy gjera themelore ne prurjen e meparshme te historise, ne traditen e letersise shqipe si ''letersi mergimtaresh''. Se pari, krijoi dukurine e letersise shqipe si letersi dhenese te zhvilluar eksluzivisht brenda vendit dhe ne gjuhen amtare. Kjo pothuajse nuk kishte ngjare ndonjehere me pare. "

    ... nuk jane analiz bindese dhe shpjegimet e tije jane tipike te llojit "Sinani".

    Shaban Sinani eshte nje pend e zgjuar e Shqiperise dhe ai ka qene dhe eshte nje shkolle e vertete per shume Shkrues sidomos ne fushat e Publicistikes Politike e historiko-Letrare etj.

    Shaban Sinani per mendimin tim i perket vete shkolles se "me i than derrit daje" e te Rrymzave "po don buka me u hanger" e "ku din dhia cka asht tagjia".

    Ne rastin me lart ai ben ndarje te epokave te Letersise Shqipes ne Letersi mergimtaresh dhe Letersi qe krijohet brenda e del dhe ne eksport. Mire qe i ndan keshtu por keto ndarje nuk i shpegon pse ndodhen e potencon se Letersia Brenda vendit lidhet me Kadarene e se para tije nuk ekzistonte etj etj.

    Shabani, duke qene sipas mendimit tim, i shkolles sė " si me i than derrit daje" ndryshon nga shume te tjere qe nuk i dijne "gjerat" ne faktin se Ai i din "gjerat".
    Ai i din "gjerat" sepse pati fatin te mesoje ne Shkollen e mjeshtrit te madh te Shkolles se" si me i than derrit Daj" pra nen hijen e Ramiz Alise.

    Bota ka dy lloj pend-shkruesish.

    Pend-shkrues qe nuk dijne shume por lodhen te gjejne te vertetat si dhe pend shkrues qe i dijne shume mire te vertetat por per detyre kane me i mblue keto te verteta.
    Pra te shesin Sapun per djath...ose Derrit me i than Daj.

    Keto mendime nuk i kam vec per rastin "Shabani si Letrar" e ndarjet epokale te Letersise por dhe ne shume fusha tjere ku e kam lexuar ambalazhuesin maestro..Shab Sinanin.

    Le te dalim tek Shkrimi me lart e te themi te verteten.

    Letersia Shqiptare eshte letersi e Shqiptareve.. por e atyre qe diten te shkruajne...sepse ata e bejne Letersine.
    Meqense Trojet tona mbeten me shekuj ne erresiren bizantine e Osmane dhe Letersia mbeti ne Erresire dhe ri-lindja e Letersise tone natyrisht do zhvillohej jo brenda ne Hapsirat Shqiptare qe ishin zhytyr ne mjerim e primitivizem por ne Vende tjera ku "kishte drita dhe uje dhe boj shkrimi e leter".

    Nuk do shkonte krejt Populli ne kto vende " me drit e uj, rrug e klube, me shtypshkroja e leter"..e te bente LETERSI.
    Kuptohet qe jane ca KOKRRA qe vajten ne fillim e mes atyre kokrrave provuan disa talentin e me vullnet mbrriten te shkruajne e te "postojne" ne "Forumet" e Athershme..

    Pra kjo ish jo deshir e ktyre krijuesve e as "tendence" me ba Letersi mergimtare por Letersi ne kushtet ekzistuese.

    Mbas formimit te Shtetit Shqiptar bile dhe para formimit (sikurse ne Shkoder me hapjen e Shtypshronjes franceskane) kemi dhe ne LETERSINE qe behet brenda e cila eshte e lidhur organikisht me ate cka ishte ba jasht.

    Prej viteve 1920 e deri ne 1940 ne Shqiperi ka, zhvillohet e perhapet LETRSIA qofte ajo e bame mbrenda me forcat tona qofte ajo qe vjen nga jasht e bame nga njerzit tone.
    Krahas ktyre kemi nji BUM dhe te LETRSISE BOTNORE qe perkthehet e lexohet prej Shkodre e deri ne Dardhe te Korces e prej Prizrenit e deri ne Delvine.

    Ne kete periudhe jane te Lire te shkruajne LETeRSI te gjithe ..brenda dhe jashte ..Geg dhe Tosk..te urte me regjimin e kritike te regjimit..
    Shkurt pra..Kishim LETERSI dhe para KADARESE brenda ne SHQIPERI dhe para bile se te mesonte Enveri Shkrim kendim..e para se te shkonte ne klas pare Fillore Ramizi e PPSH-ja.

    A nuk e din Sinani kte?
    E din qerratai e din me mir se une katunari..por i ka mbetur zakoni nga zirat e Ramizit qe gjerat duheshin ndare qarte..
    ...Cka ish para 1945 duhej nxirėė.. e cka "lindi me Partine" duhej zbardhur..

    Pse per fat te keq kishim LETERSI MERGIMTARE dhe mbas 1945-ses?

    Shaba nuk ndihet..sepse jo me kot eshte drejtor i ARKIVIT te Shtetit i emruar nga Xhep Mejdan-Ramizat.

    Por ka dhe kjo te verteten e saje.

    Dhe ajo eshte kjo:

    Shqiperia e para 1940-tes kishte liri krijuese intelektuale qofte per ata brenda qofte per ata jashte te cilet u lexuan e komunikuan lirisht me njeri-jatrin..

    Me instalimin e Shtetit Stalinist mbas 1945-es..keputen gjerat.

    Kush mbeti jashte... mbeti perjet jashte..sepse ju ndalua ardhja ne atdhe..
    Kush mbeti brenda..o do bente Letersi ZHDANOV-iane Kolkoz-iane ose do kalbej brenda..

    Kjo Letersi pra e Brendeshme sic e quan Sinani.. eshte e brendeshme jo si "deshir a tendenc" e krijuesve por LETERSI Nen Kerbac e nen Izolim.

    E nen kete atmosfere eshte e natyrshme qe krijohen dy deg Letersie..e Punve te permbrendeshme..qe kontrollohej nga Ministria e Punve te Brendeshme..e Hazbi-Ali-Agollve dhe Letersia e jashtme..ose e Mergimtareve..
    Kjo e jashtmja ose Letersia mergimtare ishte vazhduese e Letersise se dikurshme te brendeshme e te jashtme por qe mbas 1945 nuk kontrollohej nga dega e Ministrise se punve te perbrendeshme per jashte ose sic quhej ndryshe..MINISTRIA e JASHTME ose Ministria e oficerave te Sigurimit me kostume civile..

    Ne Letersine e Mergimtareve te pas 1945-ses..pa deshiren e tyre pra jo si "tendence" milituan ata qe kishin mbetur jasht kur ju vu gardhi Shqiperise si dhe ata qe u detyruan te ikin mbas 1945-ses ne arrati prej kerbacit.

    Pa dashur te vleresoj kualitetet e asaj jashte dhe brenda ka dy gjera qe duhen thene..

    Eshte e veshtire te krijosh vepra te medhaja e cilesore kur te kan detyruar te lesh atdheun..e te jetosh ne vende te huaja i djegur nga malli per Atdhe e per far e fis..
    Eshte e natyrshme qe Te ikurit shum shum mund te benin Poezi ku plasin merzija..loti.. malli e kujtimet e femijerise..e nuk priteshin prej tyre Romane.
    Roman duke pare nga dritaret e Shtepise ne Mynih a Nju jork nuk mund te besh lehte per Shqiperine..

    Eshte e natyrshme qe brenda Atdheut te behen vepra me voluminoze sepse deri diku pranija e perditshme e njerzve te tu.. e atdheut te jep forc e frymezim e material..dhe kuptohet se pamvaresisht nga kufizimet politike aty.. behet art e Letersi.

    Kadareja pra krijoj brenda dhe duke paguar Haracin sikurse e ka pranuar vete tek Zyrat e Tatim Taksave te KQ-se se Ramizo-Shabanave..ja mundesoi vetes te Shkruaje i qete nja dy dekada ne Tiranen e tij te Dashur e te beje dhe vepra interesante..

    Pra as KADARE nuk krijoi per te hap Epok te re te Letersise se brendeshme sepse brenda ishte nga zori.. e as ata tjeret jashte nuk e bene nga qejfi letersine e jashtme mergimtare sepse ja u ndaluan atdheun.. ata Atdhe ndaluesit te cilve "derrllekun" ja ka zbukuruar tere kohes penda e Shabanave duke ja u ambalazhuar me "daj-llek"..





    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-11-2003 mė 09:48

  4. #4
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Brari!
    postimi im i me siperm, nuk eshte ''shkrim'', por eshte fragment i shkeputur nga libri ''Pengu i moskuptimit'', ne te cilin autori, Shaban Sinani, zberthen te tere vepren e Ismail Kadare dhe jo vetem...
    por, meqenese, te paska interesuar opinioni i Shaban Sinani-t, do te mundohem te postoj disa fragmente nga nje tjeter liber i tij, te cilin autori ma ka dhuruar personalisht, me titull ''SIPERORE''...
    ne kete liber, Shaban Sinani, si nje njohes i perkryer i letersise shqiptare, perfshin shenime per fillesat e letersise sone, duke filluar me Gjon Buzukun e duke vazhduar deri tek Ukshin Hoti...

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Shqiptari, babai i 31 femijeve
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •