Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Ska ne bote me te mire sesa ti o NENA ime

    Ate qe quhet NENE e ka krijuar ZOTI,vetem te doje,te rrise ,te mekoji,dashuri te pafundme.Vetem zemra e madhe ndodhet prane ,ne gezime e hidherimet e bijve te saj sado larg qe te jene.
    Cilido nga ne te pyesesh,eshte e sigurte,se dritherohemi e renqethemi,vetem nga tingulli magjik i fjales NENE.Ndaj eshte e pafundme edhe dashuria jone per NENAT,per ato,qe na dhane jete nga jeta e tyre,per ato qe degjuan e u mallengjyen me klithmat tona te para,ato,qe naten e bene dite dhe na mekuan me gji nga gjiri i tyre.
    Ndaj une perulem gjithe respekt ne prehrin e gjithe NENAVE te botes,ne ate preher ,ku dhembjet zbuten,loti thahet,trishtimet largohen.
    Kujtoni,dhe peshperisni pak ato vargjet e asaj kenges se thjeshte po kaq magjike,dhe lini nje mesazh,me fjale zemre ,shpirti,per ate te dashuren,te miren te emblen,NENEN tuaj.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E kam thene edhe diku tjeter kete :

    Kush ulet ne gjunje dhe puth kembet e nenes ...te jete i sigurte qe sapo ka puthur pragun e parajses

    Permend fjalen nene dhe ke permendur kuptimin e jetes , ardhshmerise , gjithesise ! Ulu prane saj dhe ndjen afersine qe askund s,do e ndjesh ne jete. Preke lotin e saj dhe shpirti i nje gjakatori zbutet. Ka rrenqethje ai lot, ka bukuri , mbart mbi vete nje univers ndjenjash. Eshte nje lot qe mekat kush e le te thahet. Eshte nje lot i kristalte e i madhnishem. Eshte vetem loti i nenave qe ngjall nje shpirt.
    Kalojne nje jete te tere duke menduar vetem per ne. Jetojne ne kete bote por zemra dhe mendja e tyre ndodhet prane nesh. Gjithkush te mohon ne kete jete, por nena kurre. Eshte nje suvenir qe vecantine dhe vleren e tij e njeh vetem i madhi Zot qe e krijoi. Eshte mekat se kur i kemi prane nenat tona kurre nuk ja shprehim ate respekt dhe perulje qe kemi ndaj tyre.Vetem kur largohemi pak shpirti na qan per to.
    Moj nene ! Ti qe me dhe jeten. Ti qe me dhe forme . Ti qe mohove jeten tende dhe na e dedikove neve. Qe kur te gjithe na perqeshin ,ti na qan. Kur te gjithe na qajne, ti na buzeqesh. Ti qe mallkuar qofsha qe nuk di ta ngrej ne piedestakin me te larte vleren qe ke..por vetem e shemtoj sot duke shkruar me keto fjale te varfera. Ti moj nene qe jastek ke merakun per ne. Ti qe jorgan ke dashurine qe te japim . Ti qe vishesh me respektin dhe sjelljen qe ne krijojme ne shoqeri. Ti qe frymen dhe zemren tende e ndave me ne. Ti moj nene qe te kemi inkubatorin e paqes.
    Ti moj rrofsh perjete.Mos pafte syri yt asgje vec drites se bekuar. Mos ndjefte zemra jote asgje vec lumturi. Mos prkte kemba jote asgje vec re te buta. Mos jetofsh ne parajse asgje tjeter ,vec engjell.

    O nene, o emer i bekuar
    me gjithe qenien tende i dashuruar
    Zbuloma zemren se s,po flas dot
    Shiko brenda se te ndjej me lot
    Ma afro ta puth ballin tend me ndritur
    Te te falenderoj per nderin qe me ke rritur
    Prekme o nene dhe vec respekt buroj
    E ndjen ne djerse kur ty te kujtoj
    Ne prehrin tend une mendje e shpirt qetesoj
    Per te madhin Zot ty emrin do ta nderoj
    Me fal o nene se varfer po shkruaj
    Me ndihmo qe madhnishem te te pershkruaj

    Per bese nuk mundem se fort une prekem
    kur emrin te therras befas une mekem
    Zoti vuajtjet ty ti largofte
    Dhe pra Tij te afrofte.

    Qofsh me jete e mos pafsh kurre dite te keqe oj nena ime !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow sa shkrime te bukura!!! Eshte gje e bukur qe i vleresoni kaq shum nenat dhe kame vene re se cunat e duan shum fare dhe e rrespektojne maman, nuk e di pse...anyway une nuk po shkruaj shum ketu sepse fjalori i varfer shqip qe kame nuk me lejon ti shkruaj ato qe dua ashtu si i ndjej per maman time.


    Alda.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    2

    bravo te koft

    bravo te koft qasht uduehsh mu kon e jo si dikush mi pshty nenen e vet ne fytyre.
    te pershednes shume shume shume.
    fmerdi

  5. #5
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Shkurt puna, sahere qe te hapet nje teme e lidhur me Nenen, asnjehere s'ka per t'u bere "boze".

    Vetem me hapjen e temes Kolomb, na ngrohe shpirtin e na bere te krijojme ne mendje vargjet me sublime qe mund t'i kushtojme ndonje personi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    2
    kurr nuk kam provu me nejt me nenen time sepse
    nuk i kam gjet gjall,
    ju pershendes shume .
    fmerdi

  7. #7
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    vetem nga titulli i temes me ka terhequr....
    si nena nuk ka...
    une cdo mengjes e puthi mamane time....edhe falenderoj zotin...qe akoma e kam ate mundesi..se duke qene ne mergim...shume njerez nuk e kane....
    me vjen shume keq per shume ato njerez...qe kane vite te tera qe vete komunikojne me tl edhe fotografi....nuk e di sesi do e shtyja vete.....
    jeni te forte ...
    muah ju pucii all
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  8. #8
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    Kolombi dhe Wolf Power,
    Su kisha lexuar ndonjehre ne flisnit ne kete menyre...vertet me pelqyen shkrimet e te dyve.
    Repektin me te madh keni nga un edhe pse e kishit pat me perpara.
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    nje vote per kolombin and wolfin qe shkruajten kaq bukur
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shpesh NENAT tona thone
    Po nga limani i mergimeve te mija,ku fytyren dhe perkedheljet e NENES sime i shikoj vetem neper endrra,do te doja me gjithe forcen e shpirtit qe me ka mbetur te bertisja me force,e tingulli i fjaleve te mija,te uleshin tek prehri i NENES sime,e ulur diku ne cep te nje dritareje per te dalluar nje shenje ,per te pare nje drite,per te ndjere,rrahjet e forta te zemres,si per ti thene se yt bir po kthehet,serish ne kraharorin tend.
    Eshte gjeja me e vogel tju uroj gjithe NENAVE te botes dhe NENES sime Qofshi vetem atje ku paste drite parajse dhe lumturi.
    Nuk do me tretet kurre respekti dhe dashurija,per gjithe NENAT e botes,se eshte me te vertete si nje oqean i pafund.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •