Sondazhi i kesaj jave eshte nje sondazh ne lidhje me besimet fetare ne trojejt shqiptare. Ne mungese te statistikave zyrtare, eshte krijuar nje mjegull e madhe mbi ndarjet e komuniteteve fetare tradicionale ne Shqiperi, sic jane komuniteti musliman, ai orthodoks dhe ai katolik. Krahas ketyre komuniteve tradicionale, ne Shqiperi tashme jane instaluar edhe sekte apo bashkesi nga me te ndryshmet. Keto sekte apo komunitete te reja pretendojne te mos jene me nje pakice e parendesishme por nje komunitet ne rritje e siper ne anetare.
Por krahas besimtareve, ne shoqerite shqiptare hasim edhe nje grup tjeter shqiptaresh qe nuk besojne ne Zot dhe i refuzojne ne menyre te hapur te gjitha fete, keta njihen si ateiste dhe jane kryesisht ata shqiptare qe kane perqafuar ideologjine komuniste 50 vjecare.
Nga diskutime te ndryshme ne forum apo me shqiptare, ne skene del edhe nje grup tjeter shqiptaresh qe mund te besojne ne Zot si nje forme absolute energjie ne bote, por nuk praktikojne asnje fe. Keta jane ata qe i afrohen Zotit ne menyre individuale.
A besoni ne Zot?
Cfare roli luan feja ne jeten tuaj?
Ciles komuniteti fetar i perkisni?
A ka ndikim feja ne fenomenet qe hasim ne shoqerine shqiptare?
Albo
Shenim: Duke patur parasysh delikatesen e kesaj teme, jeni te lutur qe tu qendroni larg komenteve dhe replikave me anetaret e tjere, por te shprehni mendimin tuaj personal ne vazhdim.
Krijoni Kontakt