Close

Rezultati i Sondazhit: a menoni se politika e rugoves do ta coje kosoven ne pavaresi te plote?

Votues
19. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • po ..

    9 47.37%
  • jo.

    6 31.58%
  • s'kam besim

    2 10.53%
  • s'eshte i zoti

    2 10.53%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118

    amendoni se politika e rugoves do ta coje kosoven ne pavaresi te plote?

    a keni besim se do tia dali ketij qellimi qe populli shqiptar te fitoje pavaresi te plote?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    une the se ka mbajtur nje qendrim te duhur dhe e pergezoj.disa media e quajten tradhtar sepse u takua ne beogra me disa politikane por une mendoj se ata kane qellim te perqajne popullin shqiptar te kosoves.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    rrofte kosova.......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    adam !

    Ky postimi (kërkesa ) juaj është sondazh por po e thje pak regullin vetëm me të ndihmuar në skjarim të fjalës '' tradhëtar '' për Dr. Rugovën ( siç e shpallën këlyshët e dullët ) .

    Po ti sjelli nja dy shkrime nga një autor ( jo Shqiptar ) i cili ka pasë përcjellur dëshminë e Dr. rugovës në Hagë ndaj millosheviçit që të keshë një pasqyrë më të kjarët se a është Dr.Rugova Atdhetar apo tradhëtar ( sipas pionerëve të dullës ).


    Gjykata e Hagës

    Zbulohen taktikat mashtruese të Millosheviqit

    Ibrahim Rugova tregon fakte të reja rreth takimit të tij të famshëm me Millosheviqin në kulmin e luftës në Kosovë




    Mirko KLARIN/HAGË


    Udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, është përballur javën e kaluar me Millosheviqin në një përplasje e cila ka qenë tepër e ndryshme nga tri takimet e tyre të mëparëshme në fundin e viteve Nëntëdhjetë.


    Në ato raste, njerëzit e shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë e kanë shoqëruar Rugovën – atëherë drejtuesi më i moderuar i shqiptarëve të Kosovës – në takimet me Millosheviqin, i cili në atë kohë ka qenë president i Jugosllavisë.


    Që prej asaj kohe Rugova është zgjedhur dhe është njohur nga komuniteti ndërkombëtar si president i Kosovës, ndërsa Millosheviqi ka humbur zgjedhjet në Serbi, presidencën dhe më pas edhe lirinë e tij, përpara se të përfundonte në qershorin e vitit të kaluar në Gjykatën e Hagës. Në shkurt të këtij viti ka filluar gjyqi ndaj tij, i akuzuar për gjenocide, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.


    Takimi i katërt ndërmjet dy burrave ka ndodhur të premten, më 3 maj 2002 në Gjykatën e Hagës, ku Rugova u paraqit si dëshmitar i thirrur nga akuza në gjyqin ndaj Millosheviqit.


    Dueli i katërt i "Gandit të Kosovës"


    Ndërsa Millosheviqi hyri në duelin e katërt me Rugovën sikur të mos kishte ndryshuar asgjë që prej takimit të fundit ndërmjet tyre, ai zbuloi shumë shpejt se pushteti i tij dhe mundësia për të kërcënuar bashkëbiseduesin në Gjykatën e Hagës nuk ngjanin aspak me kohën kur takimet zhvilloheshin në pallatin e tij presidencial. Megjithëse i konsideruar si një politikan “i butë” dhe i quajtur edhe si “Gandi i Kosovës”, Rugova nuk është përulur.


    Në vend të buzëqeshjes së drojtur, të njohur nga fotografitë e takimit të tyre më 1 prill 1999, i cili habiti shumë njerëz për shkak të krimeve që po ndodhnin në atë kohë dhe për të cilat Millosheviqi sot gjendet përpara gjykatës – Rugova të premten e kaluar ka qeshur haptazi nga banka e dëshmitarit me pyetjet agresive të Millosheviqit dhe deklarimet që ka bërë ai gjatë këtyre pyetjeve.


    Paraqitja si dëshmitar në gjyqin ndaj Millosheviqit i ka dhënë Rugovës mundësinë të hidhte dritë mbi misterin e asaj buzëqeshjeje dhe mbi rrethanat në të cilat, pikërisht në kulmin e sulmeve ajrore të NATO-s dhe krimeve të kryera nga serbët ndaj shqiptarëve, ai u gjet në Beograd duke biseduar “përzemërsisht” me kryetarin e shtetit. Për tre vjet me radhë, Rugova nuk ka pranuar të shpjegohej publikisht për këtë çështje. Ndoshta ai ka pritur mundësinë për ta bërë këtë gjë në Hagë përballë Millosheviqit.


    Rugova dëshmoi se më 31 mars 1999, shtatë ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, një grup ushtarësh kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe e vunë atë dhe familjen e tij nën një “arrest shtëpie” të vërtetë. Atë mbrëmje shefi i degës lokale të shërbimit të sigurimit të shtetit e vizitoi atë dhe i tha se të nesërmen do të udhëtonte në drejtim të Beogradit për t’u takuar me presidentin Millosheviq. Ai u shpreh se ai fillimisht e kishte kundërshtuar këtë, por pastaj me insistimin e policëve ai u frikësua për pasojat e mundshme. Si rezultat, Rugova u nis dhe policia e ushtria e shoqëruan atë në pallatin presidencial në Beograd më 1 prill.


    Takimi i tij me Millosheviqin ka zgjatur më pak se një orë, ka thënë ai. Rugova shtoi se kur ai shprehu shqetësim rreth dëbimeve masive, vrasjeve dhe krimeve të tjera, i akuzuari ishte përgjigjur se “fajtor për këtë ishte komuniteti ndërkombëtar”. I akuzuari më pas kishte ngulur këmbë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku të theksohej “se dy politikanët kishin rënë dakord për dedikimin e tyre të përbashkët për procesin politik dhe zgjidhjen paqësore të krizës në Kosovë”.


    Rugova tha se ai kishte kundërshtuar nënshkrimin e një deklarate të tillë, por kishte pranuar “kundër dëshirës së tij”. Pasi një ekip i televizionit kishte filmuar takimin, fotografia e Rugovës me buzën në gaz dhe e Millosheviqit ishte botuar në faqet e para të gazetave serbe të nesërmen, e shoqëruar me një kopje të firmave të tyre në deklaratën e përbashkët.


    Rugova tha se policia sekrete kishte organizuar disa takime të tilla në muajin prill dhe në fillim të majit, në të cilat ai ishte takuar me presidentin serb, Millan Millutinoviq, edhe ai i akuzuar për përgjegjësi në krimet e luftës në Kosovë, dhe edhe me patriarkun ortodoks rus, Aleksei.


    Ai është vizituar gjithashtu në Prishtinë edhe nga ish-zëvendëskryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviq, një i akuzuar tjetër për ngjarjet në Kosovë, i cili është dorëzuar javën e kaluar. Në dëshminë e tij Rugova e ka përshkruar Shainoviqin si një “person me autorizimin e nivelit më të lartë në Kosovë”.


    Në fund të muajit prill, ka thënë Rugova, ai është detyruar të nënshkruajë një dokument tjetër ku shprehej “marrëveshja politike” për një zgjidhje të krizës së Kosovës, të cilin ia kishte sjellë Millutinoviqi. Më 4 maj 1999 ai është dërguar në Beograd për një takim tjetër me të pandehurin. Tema kryesore e bisedës ishte dëshira e tij për t’u larguar jashtë vendit, gjë të cilën Rugova e kishte kërkuar edhe në takimet e mëparëshme me zyrtarët e Beogradit, por pa sukses. Millosheviqi kishte thënë se ai mund të largohej, por familja e tij duhet të qëndronte në Kosovë. Kur Rugova e kishte kundërshtuar këtë, më në fund i pandehuri kishte pranuar që Rugova së bashku me familjen të shkonte në Itali.


    Manipulimi ishte bërë për qëllime propagandistike


    Dëshmia e Rugovës jo vetëm ka shërbyer për të treguar se si Millosheviqi, bashkëpunëtorët e tij dhe policia sekrete e kishin manipuluar atë për qëllime propagandistike, por edhe se ish-drejtuesi i Beogradi kishte dijeni të plotë për atë që po ndodhte në Kosovë.


    I pandehuri, megjithëse pranoi se Rugova ishte “manipuluar”, ka ngulur këmbë që kjo gjë ishte bërë nga pala tjetër. Në fillim të pyetjeve të tij për Rugovën, ai e pyeti nëse Rugova pranonte që ai dhe shqiptarët e Kosovës ishin manipuluar duke “u përdorur si instrumente për të realizuar interesat e fuqive të mëdha?”


    Një debat i ashpër ndërmjet dëshmitarit dhe të pandehurit ka shpërthyer rreth shkaqeve dhe objektivave të ndërhyrjes së NATO-s dhe për zhvillimet në Kosovë pasi KFOR-i hyri në Kosovë dhe ajo u vendos nën administrimin e OKB-së.


    Ndërsa të dy burrat u larguan nga tema, gjykatësit, avokatët mbrojtës të caktuar nga gjykata dhe prokurori u detyruan të rishikonin qëllimin e bërjes së pyetjeve nga i pandehuri dhe nëse ato i përkisnin periudhës pas ndodhjes së ngjarjeve për të cilat akuzohet Millosheviqi, e cila zgjat deri më 20 qershor 1999. Pasi ka pranuar që “kjo sallë gjyqi nuk është një arenë politike,” Mikail Vladimirof, një prej tre avokatëve mbrojtës, ka argumentuar se rëndësia e dëshmitarit i jepte të drejtën të pandehurit të bënte pyetje për aktivitetet politike të cilat “mund të kishin qenë shkaku i ngjarjeve për të cilat akuzohet ai”.


    Duke u përpjekur të provonte se këto pyetje ishin të rëndësishme, Millosheviqi ka përdorur përsëri teorinë e tij të pëlqyer të komplotit. Sipas kësaj teorie, krimet e kryera kundër serbëve në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Republika Sërpska janë “një pasojë e drejt përdrejtë e politikës antiserbe, e cila është ndjekur gjatë gjithë dekadës së fundit, e cila ka pasur si qëllim të anulonte dhe të ndryshonte rezultatin e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore”.


    Bie poshtë "teoria e komplotit"


    Sipas Millosheviqit, pas kësaj politike qëndrojnë disa politikanë gjermanë të paidentifikuar. Në fillim të dekadës së fundit ata “kanë ringjallur këtë ide dhe kanë bërë planin për të shkatërruar Jugosllavinë”, një shtet i krijuar pas Luftës së Parë Botërore nga traktati i paqes së Versajës. Mbështetja gjermane për Rugovën dhe shqiptarët e Kosovës, ka thënë Millosheviqi, ka qenë një shpërblim për “pjesëmarrjen masive të formacioneve shqiptare në anën e Hitlerit dhe Musolinit gjatë Luftës së Dytë Botërore”.


    Rugova i ka kundërshtuar të gjitha këto. Ai ka hedhur poshtë thënien se 360.000 serbë janë dëbuar nga Kosova “dhe se mijëra të tjerë janë vrarë apo rrëmbyer,” megjithëse ai nuk dha ndonjë shifër tjetër. Rugova ka qeshur me përshkrimin paranoiak të Millosheviqit se bota “ka komplotuar kundër Serbisë dhe serbëve”.


    Pjesa e dytë e duelit ndërmjet Millosheviqit dhe Rugovës është zhvilluar të hënën. Megjithëse i pandehuri ka kërkuar “të paktën edhe një ditë më tepër” për të pyetur dëshmitarin, gjykatësit i lejuan atij vetëm 90 minuta (deri në pushimin e parë të mëngjesit), duke theksuar se “ai do të kishte pasur më tepër kohë…nëse nuk do të kishte harxhuar kohë me diskutime të gjata rreth çështjeve të parëndësishme me dëshmitarin”.


    Megjithatë, pyetjet e Millosheviqit për Rugovën kanë zgjatur pothuajse dy orë më tepër sesa pyetjet e prokurorëve ndaj të pandehurit.


    Meqënëse gjykatësit kanë përcaktuar datën 10 prill të vitit të ardhshëm si afatin e fundit për prokurorinë që ajo të përfundojë paraqitjen e provave të saj për të tri akuzat, është në interesin e Millosheviqit të zgjasë seancat e pyetjeve të tij ndaj dëshmitarëve sa më tepër të jetë e mundur, duke u marrë edhe “me çështje të parëndësishme”. Sa më tepër të zgjasë kjo, aq më pak kohë do të kenë prokurorët për të paraqitur provat e tyre.


    (Autori është redaktor i vjetër i IWPR-së në Gjykatën e Krimeve të Luftës dhe kryeredaktor i agjencisë së lajmeve SENSE)

    vijon............................

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Rugova mbylli kapitullin më të rëndësishëm

    Dëshmia e tij u shoqërua me frymëmarrje të thellë nga pothuajse të gjithë kosovarët dhe, pse jo, edhe te gjithë shqiptarët. Tashmë mund të thuhet pa frikë se janë sqaruar disa prej atyre që cilësoheshin si skutat më të errëta të një periudhe sa dramatike, aq edhe përcaktuese

    fotgrafi të Dr. Rugovës gjatë seancës




    dhe sllobodani duke u djersitur




    Franko EGRO/HAGË

    Vështirë se mund të gjendet, madje edhe në mesin e më skeptikëve, prej atyre
    që kanë dyshime, se cili e fitoi "dylyftimin e të fortëve në Hagë ". Në
    kryqëzimin e shumëpritur të akuzave dhe kundërakuzave, [b]Ibrahim Rrugova
    replikoi me qetësi dhe maturi, çka reflektoi siguri. Në përgjigje të
    pyetjeve, ai u përpoq të krijonte në mënyrë të qartë dhe sistematike një
    tabllo realiste, e cila pasqyronte aspektet më të dhimbshme të asaj që ka
    hyrë tashmë nëpër analet e historisë ndërkombëtare si "tragjedi kosovare"[b]. Lideri tradicional i saj shtjelloi qysh " me rënien e gongut " pikëpamjen
    sipas së cilës shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresivë ndaj banorëve të
    tjerë. Përkundrazi, shtoi Rrugova, një gjë e tillë ka qenë pjesë thelbësore
    dhe e frikshme e politikës serbe. "Nuk duhet harruar se janë helmuar puset.
    Këtë e ka inicuar regjimi i Beogradit, të cilin e ka udhëhequr i akuzuari në
    vitin '98 dhe '99, " e ilustroi ai pikëpamjen e vet.



    Kërshëri dhe interes i jashtëzakonshëm



    Me kërshëri dhe interes të jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm në Kosovë, u prit
    debati mes të akuzuarit dhe dëshmitarit lidhur me takimin e tyre të
    përbashkët në Beograd në kulmin e luftës. Dhe nuk kishte asnjë ekuivok se
    qëndrimi i liderit pacifist ndaj UÇK- së përbënte kulmin e tij. Presidenti
    Rugova nuk la shteg për asnjë hamendje kur me siguri dhe "prepotencë "
    deklaroi se UÇK - ja jo vetëm që nuk ishte organizatë terroriste ( te cilën,
    sipas të akuzuarit, edhe ai e kishte cilësuar si të tillë ), por ishte
    lëvizje mbarëpopullore që lindi si reagim kundër dhunës serbe. Madje, ai
    shkoi më larg në mbrojtjen që i bëri asaj duke theksuar se: " ... ajo u
    krijua prej patriotëve që luftuan për liri. "


    Rrëfimi i Dr. Rugovës gradualisht filloi të fitonte edhe një dimension
    tjetër-atë njerëzor. Këtë dëshmitari e siguroi nëpërmjet asaj pjese të
    rrëfimit që sqaronte se si të gjithë kosovarët e tjerë, edhe ai gjatë gjithë
    periudhës së luftës ndihej i kërcënuar dhe i frikësuar. Kjo, shtoi Presidenti,
    e kishte burimin te fakti se ".... ato ditë nuk dihej se kush do të vritej
    në Prishtinë. Ne prisnim në çdo moment se kur po hyjnë të na vrasin. Pas
    vendosjes së policisë dhe ushtrisë në shtëpine time, mësova se është vrarë
    një person. Ai ka qenë ish-shoferi im, por po kështu edhe një tjetër. Të dy
    ata menduan se mund të më lironin lehtë. Unë vetë asnjëherë nuk jam
    frikësuar prej shqiptarëve ", nënvizoi me siguri dëshmitari Rugova. Dhe nuk
    ishte e vështirë të kuptohej se me këtë qëndrim ai mori gradualisht
    pozicionin e Presidentit, pra të figurës mbarëkosovare.


    Të dyja seancat e gjykimit, por në veçanti ajo e së hënës, pati edhe disa
    momente kulmore. Prej tyre spikat replika e rreptë dhe shpesh herë me tone
    të theksuara emocionale mes të dy protagonistëve. Millosheviçi në përpjekje
    për ta denigruar dhe nëpërkëmbur personalitetin e kundërshtarit, më të
    rëndësishmit deri në këto çaste, insistoi se Rrugova duhet t'i ishte
    mirënjohës që i kishte shpëtuar jetën prej atyre që ai i cilësoi atentate të
    UÇK-së. Në sulmin e tij provokues dhe agresiv, ish-presidenti i Jugosllavisë
    me ton të prerë përdori fjalët: " Zoti Rugova, ju erdhët për të më kërkuar
    t'ju shpëtoja jetën juve dhe familjes tuaj prej UÇK- se. Më shiko tani drejt e
    në sy dhe më thuaj nëse kjo është e vërtetë, apo jo?"

    Në stilin e tij të rezervuar dhe me zërin e qetë, dëshmitari e mohoi
    kategorikisht dhe me dy fjali të vetme i mbylli hapësirat për kundërsulm nga
    ana e të akuzuarit: " Kjo nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë. Nuk
    dëshiroj të fyej njeri, por kjo është gënjeshtër ".


    Konferenca e Rambujesë, me të gjitha amplitudat dhe befasitë e panumërta,
    ishte ndër çështjet mbi të cilat e bazoi një pjesë të mirë të mbrojtjes së
    tij i akuzuari Millosheviç. Teza e tij ishte e thjeshtë : " NATO-ja ishte
    përgatitur prej kohës të sulmonte Jugosllavinë dhe shqiptarët e nënshkruan
    atë pasi ju bë e qartë një gjë e tillë dhe jo sepse dokumenti i kësaj
    konference do të ishte në favor të të gjithëve". Presidenti i Kosovës edhe
    në këtë çështje mbrojti energjikisht pikëpamjen e kundërt. Ai insistoi se: "
    Rambujeja garantonte mbrojtjen e të drejtave të të gjithë banorëve të
    Kosoves, pra jo vetëm të pjesës së saj shqiptare ".



    Kosovën e zbrazi dhuna serbe e jo sulmet e NATO-s!


    I sigurt se kishte ndër duar një "monedhë të vyer", i akuzuari me
    arrogancë paraqiti si provë materiale një pamflet. I shkruar me germa të
    zeza mbi një sfond të kuq, ai u bënte thirrje shqiptarëve të largoheshin
    menjëherë për në Maqedoni dhe Shqipëri, duke e zbrazur kështu Kosovën. Synimi
    i Millosheviçit ishte tejet transparent: "Kosova u zbraz jo prej dhunës
    serbe, por prej sulmeve të NATO-s". Por, dëshmitari Rugova u orientua shumë
    shpejt dhe e hodhi poshtë atë, falë një argumenti sa të thjeshtë, aq edhe
    bindës: "Kjo këtu është vula e UÇK-së, por jo nënshkrimi im. Pra, jo vetëm që
    nuk është dokumenti im, por nuk besoj të jetë as edhe i UÇK- së. Me fjalë të
    tjera, është dokument i falsifikuar, i bërë ndoshta nga policia e Beogradit".


    Duke e kuptuar peshën dhe rëndësinë e shkatërrimit të çdo lloj dyshimi që
    mund të krijohej prej kësaj akuze, "të mbështetur mbi një provë konkrete
    materiale", Presidenti i Kosovës u tregua analitik në gjetjen dhe renditjen
    e argumenteve. Ai theksoi se në kohën e konfliktit ishte krejtësisht e
    pamundur që shqiptarët të shpërndanin trakte të kësaj natyre. "Mund ta ketë
    shkruar dikush tjetër dhe ta ketë vendosur aty emrin tim, së bashku me stemën
    e UÇK- së. Po ta kisha lëshuar unë, do ta kisha nxjerrë me emblemën time, unë
    e kam vulën time si President i Republikës së Kosovës dhe ju siguroj -
    theksoi ai me një tis të hollë ironie - unë nuk bëj gabime drejtshkrimore".


    Dëshmia e dr. Ibrahim Rugovës shënoi edhe mbylljen e një kapitulli. Fundi i
    cili u shoqërua me frymëmarrje të thellë nga pothuajse të gjithë kosovarët dhe, pse
    jo, edhe te gjithë shqiptarët. Tashmë mund të thuhet pa frikë se janë sqaruar
    disa prej atyre që cilësoheshin si skutat më të errëta të një periudhe sa
    dramatike, aq edhe përcaktuese.



    (Autori është gazetar i Deutsche Welles)
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 19-07-2003 më 10:23

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    pyetja se a do ta qoi kosoven drejt pamvarsis rugova
    eshte me shum se tallje po ku ke nie ti ore djal qe rugova punon per ket pun perveq fjalve boshe edhe ato fjal i thot kur kur i del gjumi prej rakie.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Presidenti i Kosoves Dr.Rugova

    ...eshte ne gjendje qe Kosoven ta shpije deri te Pavaresia ,kjo eshte me se e qarte,me thuajese nuk ka argumente per te kunderten ,politika e tij dhe Lufta definitivishte Kosoven e shpiejne nga Pavaresia.Edhe pse gjate luftes ju vra njeriu me i aferte ai qe ishte truri i politikes per nje Kosove te Pavarur Prof.Fehmi Agani si dhe pas luftes disa nga bashkepunetoret dhe personalitete te fuqishme Dr.Rugova me maturi dhe pa bere hapin me te vogel te gabuar po i ve qendrat e vendosjes para aktit te njohjes formale te Pavaresise. Per DriniM...Me shkrimin tende edhe nje here mu shtu vetebesimi ne ato qe thashe dhe me rane nder mend deshmite e disa tjereve ne kete proces gjygjesor qe ne thelbe lehtesonin millosheviqin dhe zbulonin veteveten si bashkepuntore te sherbimeve sekrete serbe.Te pershendese.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar më parë nga Llapi
    pyetja se a do ta qoi kosoven drejt pamvarsis rugova
    eshte me shum se tallje po ku ke nie ti ore djal qe rugova punon per ket pun perveq fjalve boshe edhe ato fjal i thot kur kur i del gjumi prej rakie.
    Pse na e ndyen forumin me shkrime te ketilla?

    Me fjale boshe, nuk udheheqet nje komb qe afer 14 vite. Fjalet e tij kane krijuar dhe akoma krijojne besim tek populli se eshte Presidenti Rugova ai qe eshte i angazhuar ne menyre me serioze per pavariesine e Kosoves.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #-1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Për punën e takimit të dhunshëm të Rugovës me Millosheviqin si dhe pastërtinë e figurës së tij është më se i njohur çdo shqiptar por edhe të huajt që kanë pasur sado pak të bëjnë me ne në historinë moderne, por se ky takim është përdorur për qëllime politike nga disa qarqe politike tek ne është poashtu e njohur dhe shumë e turpshme nga qarqe të tilla, që në fund kanë ndryshuar qëndrim edhe ato për fat të mirë.
    Në pjesën dardane të Shqipërisë (ish-Ilirisë dhe Ilirisë në të ardhmen) nuk ka politikanë të papastërt, klasa politike e atjeshme është pastruar tërësisht gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar dhe nuk do të ketë kurrë më.
    Rugova ka edhe një meritë shumë të mirë në çislamizimin e pjesës shqiptare islame të këtyre anëve e cila është duke patur efektin shumë pozitiv edhe në Maqedoni, dhe këtë punë është duke bërë shumë mirë për që gjë ka edhe përkrahjen e mbështetjen e gjithë intelektualëve shqiptar por edhe të gjithë popullit.
    Se a do ta çoj Rugova pjesën dardane drejt pavarësisë kjo është një pyetje jo shumë e llogjikshme dhe fare e panevojshme, sepse pjesa dardane defakto është e pavarur dhe poashtu kjo është shumë e ditur nga të gjithë që jo vetëm Rugova por kushdo të ishte se pjesa dardane e Shqipërisë do ti bashkangjitet Shqipërisë (ish-Ilirisë dhe Ilirisë në të ardhmen) me apo pa pavarësi.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Postuar më parë nga Arb
    Pse na e ndyen forumin me shkrime te ketilla?

    Me fjale boshe, nuk udheheqet nje komb qe afer 14 vite. Fjalet e tij kane krijuar dhe akoma krijojne besim tek populli se eshte Presidenti Rugova ai qe eshte i angazhuar ne menyre me serioze per pavariesine e Kosoves.
    veq mos harro qe per keto 14 vite qe po udheheq rrugova plot 10 vite ishim nen okupimin klasik te serbis qe bani gjithqka qe rugoven ta la ne kosove si udheheqes deri sa te eshte gjall dhe po mundohet ta baj edhe mbret te dardanis (kosoves)
    hajt pra ju rroft mbreti i ri i dardanis i porositur nga serbija e juve o mjerana u lan met per ket psikopat .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 06:42
  4. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  5. Vuk Drashkovici per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2004, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •