Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,770
    Postimet nė Bllog
    18

    Brenda korrikut, bisedimet Prishtine - Beograd

    Prishtine-Beograd, ne korrik nisin bisedimet

    Shefi i Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme, Havier Solana, njofton se qeveria e Bashkimit Serbi-Mali i Zi dhe lideret kosovare kane rene dakord te zhvillojne bisedime te drejteperdrejta per Kosoven: "Dialogu do te filloje para fundit te muajit korrik". Brukseli, vendi i bisedimeve

    Per here te pare qe nga perfundimi i konfliktit ne Ballkan, qeveria e Bashkimit Serbi-Mali i Zi dhe lideret kosovare kane rene dakord te zhvillojne bisedime te drejteperdrejta per Kosoven, qe ndodhet nen administrimin e Kombeve te Bashkuara. Kete e beri te ditur shefi i Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme, Havier Solana, ne fund te nje takimi midis udheheqesve te BE-se dhe nje grupi nga vendet ballkanike ne Greqi.

    "Ky eshte me te vertete nje lajm i mire, tha Solana, i cili ne kohen kur ishte sekretar i Pergjithshem i NATO-s drejtoi fushaten ushtarake per te perzene forcat serbe nga Kosova kater vjet me pare. Bisedimet, qe jane planifikuar muajin e ardhshem, nuk do te merren drejtperdrejt me te ardhmen e Kosoves. "Dua te them se e mirepres dhe e them publikisht se Beogradi dhe Prishtina kane shprehur qarte gatishmerine e tyre per t'i hyre dialogut praktik per ceshtjet me interes te perbashket," tha Solana. "Dialogu do te filloje para fundit te muajit korrik," shtoi ai.

    Bisedimet ne Bruksel

    Duke njoftuar se bisedimet do te fillojne ne korrik, Presidenti i Serbi-Malit te Zi, Svetozar Marovic, tha se "ne duam t'i sigurojme te gjitha kombet evropiane se ne kemi vizionin dhe forcen per t'i zgjidhur problemet e se shkuares." Nuk eshte ende e qarte se ku do te mbahen bisedimet, por zyrtaret evropiane thane se nje vend i mundshem eshte Brukseli. Rendi i dites do te perfshije ceshtje praktike, si energjia apo lidhjet e transportit deri tek kthimi i refugjateve serbe ne Kosove.

    Dialogu i drejteperdrejte nuk do te perfshije ceshtjen e te ardhmes se Kosoves apo te kerkeses se shqiptareve per pavaresi. Asnje ne BE nuk eshte ende i gatshem t'i pranoje keto pretendime, por diplomate te larte besojne se kur te fillojne bisedimet komuniteti nderkombetar nuk do te mundet ta shmange me gjate vendimin per statusin perfundimtar te Kosoves.

    Shqiptaret, te gatshem per dialog

    Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi deklaroi dje se shqiptaret e Kosoves jane "te gatshem per dialog me Beogradin", ndersa Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, theksoi se kjo nuk

    nenkuptonte qe Kosova te hiqte dore nga pavaresia e saj. "Zgjidhja me e mire per rajonin do te ishte qe, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ashtu edhe Bashkimi Evropian, ta njihte zyrtarisht pavaresine e Kosoves", u tha Rugova gazetareve, ne Porto Carras, ku ai mori pjese ne takimin e lidereve te BE-se dhe krereve te shteteve dhe te qeverive te vendeve te Ballkanit Perendimor.

    Deklaruan

    MIKAEL SHTAJNER, Shef i UNMIK:

    "Bashkesia nderkombetare nuk mund ta leshoje Kosoven deri sa te mos e permbushe qellimin e saj. Qellimi eshte qe ta transformoje Kosoven ne nje shoqeri demokratike, shumeetnike dhe funksionale, e cila eshte rruga per ne Evrope".

    IBRAHIM RUGOVA, President i Kosoves:

    "Kosova ka bere progresin e vet dhe po hyn ne fazen e nje shoqerie normale qe i duhet zhvillimi, qe i duhet ekonomia, dhe investimet, dhe po ashtu per mbrojtjen e grupeve etnike dhe minoritetet, pra Kosova e integruar ne Bashkimin Evropian, ne NATO dhe ne miqesi te perhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne punojme tashme, me standardet, qe t'i permbushim dhe te integrohemi ne bashkesine evropiane. Por une e theksoj se njohja formale e pavaresise se Kosoves do t'i shpejtonte proceset dhe gjithesesi me garanci te forta per grupet etnike. Kete samit e shohim si nje progres te metejshem te afrimit te Kosoves dhe rajonit tone me Bashkimin Evropian".

    BAJRAM REXHEPI, Kryeminister i Kosoves:

    "Eshte nje avancim i ceshtjes se Kosoves, nese krahasohet me Samitin e Zagrebit ku ka qene i perfaqesuar vetem Bernard Kushner. Vete prezenca jone tregon se kuptohet realiteti i ri qe eshte krijuar ne Kosove. Edhe Kosova do te jete pjese e integrimeve ne Evrope dhe eshte nje proces i pakthyeshem drejt integrimeve evropiane. Dialogu Serbi-Kosove, ndoshta do mbahet ne faza te mevonshme. Ketu (ne Selanik) nuk ka mundesi qe te mbahet ai dialog, per arsye se nuk ka qene nje gatishmeri e pales serbe, por ne te ardhmen, ndoshta deri nga shtatori".

    ALFRED MOISIU, President i Shqiperise:

    "Ne Selanik u dha nje sinjal shume i madh shpresedhenes per nje dialog midis Prishtines e Beogradit per te zgjidhur problemet, duke filluar nga me te thjeshtat pavaresisht se statusi i Kosoves do te jete me vone. Kosova nuk do te mbetet njolle e erret, por do te mbeshtetet nga Bashkimi Evropian".

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shumė gjė pozitive pėr tė dyja palėt si pėr atė shqiptare ashtu edhe pėr atė serbe. Pamvarėsisht faktit qė kuvendimet do tė fillojnė kryesisht pėr ēėshtje dytėsore dhe jo pėr statusin ashtu edhe siē pritet nga analistėt politikė ato doemos do tė ēojnė tek statusi pėrfundimtar i Dardanisė dhe atė shumė shpejt duke pasur parasysh edhe faktin qė ēdo zvarritje ėshtė nė dėm tė tė gjithėve kėtu si ne shqiptarėve ashtu edhe serbėve e rrjedhimisht edhe ndėrkombėtarėve me gjithė frazat e pakuptimta e plotėsisht tė pallogjikshme tė disa prej tyre si ajo e standarteve para statusit.
    Nga ēėshtjet praktike qė do tė kuvendohen shqiptarėt duhet qė edhe vet tė organizojnė kthimin e tė gjithė serbėve tė zhvendosur tė cilėt kanė qenė banorė tė Dardanisė edhe para viteve 90, sepse siē dihet gjatė kėtij dhjetėvjeēarit Serbia pat sjellur shumė serbė nė Dardani pėr tė plotėsuar vendet e punės nė administratė pas largimit tė dhunshėm tė shqiptarėve si dhe nė universitetin e Prishtinės pas largimit tė dhunshėm tė studentėve dhe profesorėve shqiptar nga ky universitet, pra me njė fjalė duhet tė pranohen gjithė serbėt e Dardanisė qė kanė qenė banor tė Dardanisė edhe para viteve 90, natyrisht qė duan tė kthehen nė Dardani.
    Ēėshtjet tjera si ajo e energjetikės, qarkullimi i lirė i njerėzve e tė gjitha tjerat duhet tė zgjidhen nė interes tė dy palėve e qė asnjėra nga palėt nuk ka ndonjė pretendim qė mund tė jetė me pasoja negative pėr palėn tjetėr, pėr mendimin tim edhe pse nuk jam ekspert nė kėtė fushė.
    Ēėshtja e statusit, tė gjithė serbėt e kanė shumė tė qartė ēėshtjen e Dardanisė, dhe qėllimi i tyre ėshtė qė ta pengojnė pavarėsinė me shpresėn se mund tia bashkangjesin edhe njėherė Serbisė, gjė qė ėshtė shumė e kuptueshme pėr tė gjithė ata qė sadopak e njohin ēėshtjen e Dardanisė qė ėshtė absolutisht e parealizueshme, e dyta serbėt nė pamundėsi tė pengimit tė mėtutjeshėm tė pavarėsisė sė Dardanisė, do tė mundohen tė ndajnė Dardaninė gjė qė poashtu ėshtė e parealizueshme shikuar sė pari nga konventat ndėrkombėtare tė mosndryshimit tė kufijve, por edhe faktit qė ndarja mund tė bėhet vetėm e vetėm me shkėmbim tė territoreve qė nėnkupton komunat e vogla serbe pėr luginėn e Preshevės gjė qė pėr ne duhet tė jetė mė se e pranueshme, nėse shkohet nė kėtė mėnyrė gjė qė shumė e vėshtirė se do tė pranohet nga pala serbe pėr vet rėndėsinė strategjike qė ka lugina e Preshevės, pra edhe kjo kėrkesė e serbėve ėshtė plotėsisht e parealizueshme.
    Zgjidhja e vetme, pra statusi i vetėm i Dardanisė qė patjetėr do tiu duhet ta pranojnė edhe vet serbėt ėshtė pavarėsia e Dardanisė, gjė qė pėr serbėt ėshtė njėlloj sikur bashkimi i drejtpėrdrejtė, duke pasur parasysh faktin qė serbėt nuk humbasin asgjė nga bashkimi me Shqipėrinė versus pavarėsia e Dardanisė duke pasur parasysh faktin se pastaj Dardania do tė jetė mė e fuqishme ekonomikisht qė do tė thotė mė shumė mundėsi edhe pėr serbėt lokalė tė Dardanisė pėr njė jetė mė tė mirė.
    Pra, kjo ėshtė e gjithė sa i pėrket ēėshtjes sė Dardanisė, kurse shqiptarėve dhe serbėve ju sugjeroj qė tė luftojnė krimin ndaj njėri-tjetrit dhe mos tė ketė vrasje etnike aq sa ėshtė e mundur dhe tė shikojnė pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė tė pėrbashkėt sepse tekefundit jemi fqinj tė parė dhe pamvarėsisht tė shkuarės e kemi tė ardhmen e pėrbashkėt me serbėt lokal tė Dardanisė dhe fqinjėsore me Serbinė.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pra, me njė fjalė shikuar nga tė gjitha aspektet dhe nga tė gjitha kėndvėshtrimet pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė mundshme dhe realizueshme sa mė tė kėnaqshme pėr tė gjitha palėt nė ēėshtjen e Dardanisė, mund tė konkludohet me plot gojėn se zgjidhja mė e mirė dhe e vetme e kėsaj ēėshtjeje ėshtė bashkimi i Dardanisė me Shqipėrinė, prandaj ēdo vonim apo zvarritje e bashkimit tė Dardanisė me Shqipėrinė nuk ėshtė nė interes tė asnjėrės palė, duke pasur parasysh faktin se nuk ka zgjidhje tjetėr tė mundshme e tė realizueshme me interes tė gjithanshėm se kjo, dhe pasojat negative qė ėshtė duke i pasur dhe do ti ketė zvarritja dhe vonimi i bashkimit tė Dardanisė me Shqipėrinė shikuar nga kėndvėshtrimet ekonomike dhe ato integruese nė bashkimin europian.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,770
    Postimet nė Bllog
    18
    Kėshilli i Evropės: Kosova, autonomi speciale

    STRASBURG - Asambleja parlamentare e Kėshillit tė Evropės ka propozuar qė Kosovės t'i jepet statusi i autonomisė speciale, i cili bashkė me garancitė e bashkėsisė ndėrkombėtare nuk do ta vinte nė pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Bashkėsisė shtetėrore tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi. Njė status i tillė do tė mundėsonte respektimin e tė drejtave tė pakicave si nė kuadėr tė Serbisė, ashtu edhe nė kuadėr tė Kosovės, thuhet nė Rezolutėn e aprovuar ditėn e dytė tė seancės parlamentare tė Kuvendit tė KE-sė nė Strasburg. Asambleja parlamentare e KE-sė vlerėsoi se nė kushtet e realitetit tė ri nė Serbi dhe nė Mal tė Zi njė zgjidhje e tillė "duket e mundshme dhe rekomanduese", duke pasur parasysh se ekzistojnė shembuj tė autonomive speciale nė Evropė. Por dihet qė shqiptarėt e Kosovės nuk do tė pėrkrahnin asnjė lloj forme tė statusit tė vendit tė tyre, pėrveē pavarėsisė. Ndėrsa Beogradi ėshtė i vendosur pėr tė mos e lėshuar kurrė Kosovėn. Ndėrsa gjithnjė e mė shumė po shtrohet urgjenca e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, qė siē thuhet po mban peng Ballkanin, aq mė e vėshtirė paraqitet zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje. Prej kohėsh diplomacia perėndimore po mendon rrugėt pėr statusin e Kosovės, edhe pse aktualisht Prishtinės e Beogradit po u bėhet presion qė si fillim ata duhet tė nisin njė dialog mes tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lajme nga Serbia
    Vuk Drashkoviqi lideri Partisė pėr Ripėrtėritjen serbe thotė se Dardania nuk mund tė jetė shumėetnike sepse askush nga shqiptarėt nuk e dėshiron kėtė!!!!! dhe se pėr problemin e Dardanisė ekzistojnė vetėm dy mundėsi ose njė ndarje ose spastrim tjetėr i saj duke i larguar edhe ata serbė qė kanė mbetur atje.


    Ėshtė mė se e arsyeshme deklarata e tij se Dardania nuk mund tė jetė shumėetnike por jo edhe arsyetimi se kėtė nuk e duan shqiptarėt prandaj nuk mund tė jetė shumėetnike. Dardania nuk mund tė jetė shumėetnike kur mbi 90 pėrqind e popullatės qė ka banuar, qė banon dhe banoj ėshtė njėetnike pra shqiptare, dhe njė vend mund tė jetė shumėetnik kur tė paktėn ėshtė populluar me mbi 20 pėrqind pakica gjė qė nuk ėshtė realitet nė Dardani. Dardania mund tė bėhet apo jetė, apo mė mirė tė themi ėshtė poaq shumėetnike sa edhe Serbia e vendet tjera me mbi 90 pėrqind tė popullatės sė tyre njėetnike.
    Kurse pėr problemin e ndarjes, kjo gjė mund tė bėhet vetėm nėse duan ti shkėmbejnė territoret e Albanikut, Zubin Potokut me luginėn e Preshevės. Nga Dardania nuk janė dhe askush nuk do ti largoj ata serb qė jetojnė aty dhe poashtu edhe tė tjerėt mund tė kthehen kurdo nėse duan, pra nuk duam tė bėjmė spastrimin etnik.
    Mirėpo e vetmja zgjidhje me mė sė shumti interes edhe pėr serbėt, shqiptarėt, gjithė Europėn e gjithė botėn ėshtė bashkimi me Shqipėrinė i Dardanisė, siē edhe ėshtė arsyetuar mė lart nga ana ime sipas llogjikės mė tė thjeshtė njerėzore. Edhe shqiptarėt, edhe serbėt, edhe gjithė europa e edhe gjithė bota duhet qė sa mė shpejt tė pranojnė bashkimin e Dardanisė me Shqipėrinė sepse ėshtė nė interes tė tė gjithė kėtyre, qė kjo tė bėhet sa mė shpejt.

    Ja edhe disa fakte qė mbėshtesin kėto
    -Volfgang Petric- thotė se as Shqipėria e as Serbia mos tė shpresojnė nė anėtarėsim nė BE pa u zgjidhur ēėshtja e Dardanisė
    -Gjukanoviqi- deri nė fund tė kėtij viti edhe Malit tė Zi do ti njihet pavarėsia nga institucionet ndėrkombėtare


    Prandaj, qė tė mos humbet kohė sepse kjo humbje kohe i kushton tė gjithėve si ne shqiptarėve ashtu edhe serbėve e gjithė Europės e gjithė botės, tė bėhet dhe pranohet menjėherė bashkimi i Dardanisė me Shqipėrinė.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    mendoj se kosova ka vetem dy mundesi per pavaresi, zhvillimin ekonomiko-social te saj, si dhe luften deri ne fund, e jo siē ndodhi, gjysmake nga nderhyrja e te tjereve.
    meqenese ket te dyten ajo e anash-kaloi i mbetet vetem e para.
    s'besoj pa e arrit ate, bota do ta njohe si entitet te pavarur e te plote.
    sot po ta keni vene re, kane filluar ta heqin dhe nga hartat, kosova per te huajt ben pjese ne serbi e mal i zi.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,770
    Postimet nė Bllog
    18
    Diskutimet me Beogradin kane per qellim te pergatisin palen serbe per pavaresine e plote te Kosoves, vecse tani qe loja ka perfunduar me humbjen e serbeve, gjyqtari i takimit do te sigurohet qe edhe pse nje popull fitimtar dhe nje tjeter i humbur, keta nuk mbajne "inate te vjetra" me njeri-tjetrin dhe nuk krijojne nje konflikt te ri neser. Vete fakti qe ne keto takime merr pjese nje perfaqesues special amerikan, flet qarte per prioritetin dhe diktatin qe Washingtoni ushtron mbi palet. Diskutimet do te jene vetem modalitete qe do te lejojne tranzicionin e bute te Kosoves ne nje shtet te pavarur.

    Kosova do te shohi bashkim me Shqiperine pas rifaktorizimit te Shqiperise ne rajon. Ky rifaktorizim i Shqiperise do te ndodhi me ardhjen ne pushtet e forcave te djathta do tu ktheje shqiptareve interesat e tyre kombetare dhe do te mundesoje nje bashkepunim teper te ngushte me Kosoven, aqsa kufijte do te humbin me kohen.

    Kali i Trojes do te digjet ne mes te Tiranes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėrveē gjithė fakteve tė mėsipėrme, e kemi edhe faktin kryesor qė deklarohet mė sė shpeshti nga politikanėt mė me ndikim nė ēėshtjen e Dardanisė e qė ėshtė se statusi pėrfundimtar duhet tė zgjidhet nga vet populli dardan, e ky ėshtė bashkimi me Shqipėrinė.
    Pra, nuk ka nevojė me prit aq shumė pėr bashkimin kur atė e kena nė derė.
    Rroftė bashkimi shqiptar
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •