Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    adrian cenes

    Cilido qė ka parė dhe pėr mė tepėr e njeh natyrėn e mrekullueshme tė bregdetit jugor shqiptar dhe atė mė gjėrė tė Jugut ballkanik do tė dėshironte tė shihte nė qetėsinė e ekspozimit punimet nė pikturė tė Adrian Ēenes. Piktori i ri e ka lidhur njė pjesė tė jetės me arkitekturėn kodrinore tė kėtij bregdeti, me diellin e shkėlqyer, me objektet e banuara, me faunėn e florėn e tij dhe me ngjyrat e llojllojshme. Ai do tė jetė pranė tyre sa herė dėshira e fton pėr tė zbuluar e pėrdorur ngjyrat e paletės sė tij.
    EDHE PSE, KUR DEL NĖ PEJZAZH, VENDOS KAVALETIN, POZICIONON TELAJON, SKICON TURFULLIRĖN NDJESORE TĖ ĒASTIT DHE I THOTĖ UNIT TĖ TIJ (ME NDROJEN E ĒDO ARTISTI PĖRPARA MJEDISIT TĖ MADH TĖ NATYRĖS) SE: “TI NUK DI TĖ PIKTUROSH. PIKTURO!” NĖ FUND TĖ PROCESIT KRIJUES FITON NJĖ PRODUKT ARTI QĖ ĖSHTĖ I BARAZVLERSHĖM ME EMOCIONIN FIGURATIV.

    CILI ĖSHTĖ EMOCIONI FIGURATIV I ADRIAN ĒENES?
    Emocion figurativ do tė kuptonte njė tėrėsi produkti artistik tė krijuar dhe tė ekspozuar si njė njėsi e vetme arti prej njė njeriu qė zotėron si pronėsi tė tij tė gjithė elementet e krijimit, tė cilat udhėhiqen prej ndiesive tė lindura dhe aftėsive maksimale pėr t’i shprehur. Ai deri mė sot tėrėsisht ėshtė i dhėnė pėr tė realizuar pejzazhin dhe mjedisin aktiv. Tashmė ai ka njė numėr tė madh punimesh nė kėtė gjini, tė cilat tė mundėsojnė tė arrish nė pėrcaktime tė matura dhe kjo ėshtė arsyeja qė njė krijimtari e tillė do ta shquante atė si njohės i ngjyrės, piktor e vizatues i zhdėrvjelltė i kompozimit tė pejzazheve dhe mjediseve brenda tyre, respektues i tradicionalizmit mė pozitiv nė kėtė art. Nė formė piktori ka njohuri dhe pasion individual pėr tė pėrthithur tė gjithė eksperiencėn e shkėlqyer tė lėvizjes sė pikturės franceze nga 1898-1906, tė quajtur Fauvism-Fovizmi. (Fauves-bishat, term i pėrdorur nė njė revistė nga kritiku Louis Vauxcelles, mė 17 tetor 1905, nė sallonin e Vjeshtės. Kjo ishte lėvizje artistike e karakterizuar nga violenca e ngjyrave, shpesh tė aplikuara pa pėrzierjen e gjendjes sė tyre fillestare nė tubeta. Pikturohej nė mjedise jashtė, me njė ndjenjė ashpėrsie ekzekutimi, me sens tė fuqishėm, tė plotė dhe tė lirė mbi sipėrfaqen e pikturės.U klasifikua si i pari sukses i avant-gardės sė shekullit XX, i shpallur si trendy artistik eksperimental mė i fundit bashkėkohor e i influencuar prej ekspresionizmit, orfizmit dhe artit abstrakt. Henri Matisse 1869-1954, pėrfaqėsuesi mė i famshėm i tij).
    Pėrpjekjet artistike tė Adrian Ēenes qėndrojnė pėrballė njė natyre reale, por ai i jep rėndėsi ēlirimit nga ideja pėr tė krijuar iluzionin e njė natyre tė tillė nė pikturė. Kjo e pėrcakton atė si njė pikturė jo realiste, figurative, si njė realitet tė ri tė artistit. Ai kompozon me forcėn dhe ashpėrsinė e ndiesisė sė lindur. Ai i vendos ngjyrat pranė e pranė, tė plota, “agresive”, tė forta duke krijuar hapėsirat, dritėn dhe vizatimin e objekteve qė tė duken sikur vazhdimisht janė nė lėvizje. Njė vėzhgim i vėmendshėm mbi tablotė e tij do tė na jepte informacionin e grupeve kryesore tė ngjyrave, tė cilat janė tė kuqet, blutė, tė verdhat dhe tė gjelbėrtat. Ato shpallen tė menjėhershme nga tubetat, vendosen tė brumta dhe kontrastojnė fuqishėm duke i dhėnė rėndėsi tė veēantė forcės jetėsore tė ndriēimeve “verbuese” tė dritės mesdhetare. Linjėzimi variabėl dhe i gjallė ndan objektet nga njėri -tjetri, duke krijuar efektin e dizajnit ekspresiv. Nė qoftė se biografia e lexuar figurative e telajove tė tij lidhet me hapėsira tė bregdetit tė jugut, tė fshatrave tė bukura tė tij, tė bimėsisė karakteristike, tė godinave tė vogla dhe tė bardha, tė mjediseve interesante dhe plot jetė, tė klubeve dhe tė rrugėve nė disa nga vendet turistikė grekė, biografia e lexuar e formės artistike tė telajos ėshtė e lidhur ngushtėsisht me ngjyrėn. Ajo ėshtė personazhi kryesor qė luan me dritėn, objektin dhe ndiesitė vetjake tė artistit. Ajo i kushtėzon atij tė gjithė procesin krijues dhe vetė ai funksionon nė kėtė mėnyrė duke e shpallur tė vetėpushtetshme mbi telajo. Ajo ėshtė alternativa e tij pėr tė ruajtur pikturėn. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė Galeria “Racine”, nė Paris, do tė pėlqente ekspozimin e pikturės sė tij, sepse stafi i saj ėshtė i pėrgatitur ta servirė tek njė publik borgjez, me fuqi koleksioniste-industriale dhe shije tė veēantė drejt asaj qė njihet neo-Fauvism, por qė pėrsėritet nė mėnyrė krejt individuale, qė ruan forcėn e ekzotizmit tė njė vendi tė vogėl por me potenciale artistikė tė suksesshėm, qė lindin nga veti njerėzore individuale nė rajonin ku pėrfshihet. Zonja Claude Vivier, kritike arti, nė vlerėsimet e saj pėr Adrianin dhe krijimtarinė e tij do tė theksonte se: “ Piktori bashkėkohor figurativ nga Shqipėria paraqitet pėr herė tė parė nė Francė. Nė tablotė e tij gjendet vrulli i rininė, poezia e pejzazheve, dielli i ballkanasve dhe diamantet reflektuese tė bregdetit”. Vlerėsimi optimal i realitetit artistik tė krijuar prej Adrian Ēenes i dha atij mundėsinė e shitjes masive tė ekspozitės sė vitit 2000 nė kėtė Galeri.
    Adrian Ēene ka ekspozuar edhe nė vende tė tjera duke mbetur punimet e tij edhe nė koleksione tė tjera private, por ai do tė veēonte si tė rėndėsishėm njė ekspozim, qė i dha “Diplomėn dhe medaljen pėr merita artistike nė Sallonin e Dytė tė Artit Ndėrkombėtar”, nga letrat dhe artet franceze.

    ĒFARĖ ĖSHTĖ SOT E RĖNDĖSISHME PĖR PIKTORIN? CILA ĖSHTĖ ALTERNATIVA E TIJ KRIJUESE?
    “E ndjek pikturėn trajtė pėr trajtė, luaj me strukturėn kompozicionale tė saj, luaj me ngjyrėn, pėrdor mixed-media pėr realizimin e saj, mė pėlqen situata e pejzazhit, por tentoj tė provoj edhe diēka tjetėr. Objektet janė tė rėndėsishėm, por ndiesia emocionale vetjake pėrmbi to ėshtė mė e rėndėsishme, unė devijoj nga objekti duke pėrdorur temperamentin tim mbi ngjyrat. Ato i zgjedh si raporte pėr tė arritur qėllimin dhe aspak si konvencione, njollat janė tė rėndėsishme, ndiesia ime e ēastit mbi to ėshtė mė e rėndėsishme. Tani jam duke eksperimentuar mbi figurėn Nudo, por gjithmonė sipas koncepteve tė mia. Modeli i pėrdorur pėr to ėshtė modeli i krijuar vetėm nga unė. Kur jam ekspresiv do tė thotė se jam shprehur i gjithi dhe kur ekzekutoj fort do tė thotė se shprehem mirė”. Kjo ėshtė logjika e njė artisti tė ri qė provon, tenton dhe eksperimenton nė vazhdimėsi pėr tė gjetur veten nė mjedisin e njė sistemi tė egėr arti.

    Adrian Ēene u diplomua nė 1992 nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė. Specialiteti afresk, gjini e bukur, por me mundėsi shumė tė pakta pėr ta pėrdorur. Ka njė aktivitet nė vazhdimėsi qė nga viti 1995. Ka ekspozuar nė disa galeri dhe nė disa vende tė ndryshme tė botės si: Shqipėri, Itali, Belgjikė, Bruksel, New Jersey, Francė, Londėr. Parness Gallery, nė USA, i ka inkuadruar punimet e tij nė Web-sitet e saj. Ka punuar dhe punon si artist i lirė i paangazhuar nė punė tė ndėrvarura. Deri tani kritika e ka cilėsuar si piktor profilik tė pejzazheve, i bregut tė detit, i skenave tė rrugėve, i luleve, tė cilat ai i ka paraqitur nė shumė ekspozita.

    marre nga SPEKTER
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 29-05-2002 mė 20:00
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema tė Ngjashme

  1. Cfare emocioni?
    Nga diikush nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-01-2024, 05:09
  2. Adrian Gaxha
    Nga Ilda_mistrecja nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 13-02-2010, 09:32
  3. Artisti - Adrian Paci
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 11:13
  4. A lejohet rikrijimi figurativ i qenieve njerezore ne Kuran?
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 21:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •