Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Sa paguhen siguracionet ne Shqiperi

    Sigurimet: Vetem 103 mije vete te punesuar
    Denisa Xhoga/ Skandal me pagesat e sigurimeve shoqerore. Inspektoriati Shteteror i Punes deklaron se deri ne muaj prill jane siguruar nga sektori privat vetem103.177 mije vete, 190 mije vete punojne ne shtet, ndersa pjesa tjeter quhet e pa pune. Por, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale pranon se vetem 143 mije vete jane pa pune, ose 14 per qind e forces se afte per te punuar, qe ne Shqiperi eshte 1.1 milione njerez

    Denisa Xhoga

    Per tre vjet rresht, Edlires i jane mbajtur rregullisht rreth 22 mije leke nga rroga, tatimi dhe sigurimi shendetesor, por kur i duhej qe te merrte lejen e barres, ajo pa se asnje dhjece nuk ishte derdhur nga leket e mbajtura nga rroga, jo me qe firma te derdhte pjesen e vet. T'a hidhte ne gjyq pronarin ishte shume e mundimshme, duhej, kohe, para dhe nerva. Atehere ajo pagoi nje shume siguracionesh, rreth 400 mije leke te vjetra dhe fitoi pagesen e lejes se barres. "E dija qe sigurohesha per rrogen me te ulet 100 mije leke te vjetra, kur merrja 400 mije leke, por jo se as keto para nuk i derdhnin", tregon Edlira.

    Me ane te nje llogaritje te thjeshte mesatarisht nje firme ka vetem tre punonjes. Sipas te dhenave te Kryeinspektorit te Pergjithshem Blendi Marikaj, deri ne katermujorin e pare te ketij viti, Insituti i Sherbimit te Punesimit ka rregjistruar 34.805 subjekte ekonomike me 103.177 punemarres. Deri ne vitin 2002 figuronin te rregjistruar 32.132 subjekte me 92.257 punemarres. Dy jave me pare ne analizen e ISHP-se para ministres se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Valentina Leskaj u quajt fitore se brenda ketij kater mujori ne saje te rritjes se kontrrollit nga inspektoret jane rregjistruar 2673 subjekte ekonomike, firma, ndermarrje, kompani dhe 10.920 punonjes me shume se sa ishin rregjistruar gjate gjithe vitit 2002.

    "Piramida" e pagimit te sigurimeve shoqerore funksionin ne kete menyre: nje firme private rregjistrohet kur hapet dhe deklaron numrin e punonjesve. Cdo muaj ajo derdh ne siguracionet per keta punonjes, duke paraqitur liste -borderone e tyre. Por, kjo bordero mund te mos jete e verteta. Nje firme mund te kete 20 punonjes, dhe i paguan ata sipas nje borderoje te brendshme, nderkohe siguron vetem 5 vete, duke paraqitur ne degen e sigurimeve shoqerore, nje bordero tjeter me vetem keta emra dhe pagat e tyre, madje jo ato te verteta. Pjesa me e madhe e firmave i sigurojne punetoret e preferuar per ta per pagen me te ulet, 100 mije lekeshe. "Nese nje firme paguan me pak se sa numri i punemarrese te deklaruar, ajo gjobitet dhe paguan detyrimin", shprehet Albert Thoma. Sipas tij firmat private duhet te rregjistrohen cdo fillim viti. Nderkohe nje grup kontrrolli duhet te shkoj here pas here per kontrroll, mbi numrin e punetoreve te siguruar dhe licensimin e subjekteve. Kete vit per te minimizuar tregon informal, eshte urdheruar nga qeveria intesifikimi i kontrrolleve, si nga Inspektoriai i punes, Tatim -Taksat dhe Sigurimet Shoqerore. Grupi i punes permban nga nje perfaqeues prej secilit dikaster. Drejtori i Inspektoriatit ne Keshillin Kombetar te Punes ku marrin pjese gjithe ministrat ka deklaruar se realisht Inpektoriati i Punes ka 95 inpektore, qe duhet te kontrrollojne gjithe Shqiperine, pra mesatarisht secili duhet te kontrrolloj 500 subjekte private te rregjistruara, gje qe praktikisht eshte e pamundur. Sipas ligjit eshte rregulluar qe gjobat t'i vjele Zyra e Permbarimit. Por, kjo strukture shteterore eshte aq e varfer sa nuk ka as fonde per te paguar 7 per qind, detyrimin per sherbimin te Permbarimi. Pra, duke qene se kontrrolli shteteror ndaj subjekteve private eshte minimal, subjekteve paguajne taksa "sa ju le ne zemer" dhe i sigurojne punonjesit si t'ju "le ne zemer".

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Per pronaret denimi deri 1 vit burg


    Shteti duhet te garantoj pagimin e kontributeve, duke zbatuar nenin 170/a te Kodit Penal ku thuhet: Punesimi pa rregjistrim ne organet kompetente, ose pa gfarantuar sigurimin e te punesuarit sipas rregulla ve, kur eshte dhene me pare mase administrative, denohet me gjobe deri 10 mije leke per cdo rast, ose me burgim deri nje vit. Moskryerja me dashje, ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punesimin dhe sigurimin social, ose persona te ngarkuar me zbatimin dhe kontrrollin e dispozitave perkatese, denohet me gjobe deri 100 mije leke ose me burgim deri 2 vjet".
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    biles, biles duke filluar nga Korriku eshte rritur paga minimale dhe maksimale e sigurimit.

    Cdo dite e me Keq.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •