Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    : Autoritetet shtetërore greke vazhdojnë të nëpërkëmbin të drejtat e emigrantëve

    Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut po ndjek me shqetësim atë që tanimë në median greke njihet me emrin "Çështja Kapllani". Grupi është informuar në vazhdimësi nga organizatat partnere të të drejtave të njeriut që veprojnë në Greqi dhe është njohur në hollësi mbi ngjarjen edhe nga një bisedë e bërë me vetë z. Gazmend Kapllani. Bëhet fjalë për refuzimin e përtëritjes së lejes së qëndrimit në Greqi të Kapllanit, tanimë një prej personazheve të njohura të emigracionit shqiptar në Greqi, studiues, publicist, universitar dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Gazmend Kapllani, është vendosur në shtetin fqinj që prej vitit 1991 dhe së fundi është i atashuar si doktorant në Universitetin Pantion të Athinës”-thuhet në deklaratën për shtyp të Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut. Sipas kësaj organizate gjatë gjithë këtyre viteve, Kapllani ka qenë mjaft aktiv në median greke rreth problematikës së emigracionit shqiptar në Greqi dhe ka kritikuar në shumë raste ndjenjat nacionaliste dhe raciste të segmenteve të shtetit dhe shoqërisë greke ndaj të huajve dhe pakicave.
    Më 26 shkurt 2003 zoti Kapllani aplikon si zakonisht gjithë këto vite, për lejen e qëndrimit pranë autoriteteve policore greke. Por shumë shpejt aplikimi i tij nuk u pranua me motivacionin zyrtar "për kërcënim ndaj rendit publik dhe sigurisë kombëtare të Greqisë".

    “Motivacioni i dhënë nga autoritetet policore mbetet tejet evaziv, madje bie ndesh me një sërë rregullash dhe të drejtash të përcaktuara në dokumente ndërkombëtare si ajo e lirisë së shprehjes dhe mendimit, e qarkullimit dhe qëndrimit të lirë të njerëzve, të statusit rregullues të të huajve në një vend të Bashkimit Europian, etj.
    Akuza e rëndë e shprehur në motivacionin e dhënë konstatohet tërësisht e padrejtë dhe e papërshtatshme për staturën e zotit Kapllani si njeri publik, çka ka nxitur reagimin qytetar të shumë prej rretheve mediatike dhe atyre të drejtave të njeriut në Greqi, si dhe reagimin e organizmave ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut”-vijon deklarata e GSHDNJ-së. GSHDNJ konstaton me keqardhje se rasti i zotit Kapllani është një shprehje e problemeve të pafundme dhe të vazhdueshme me të cilat ndeshen emigrantët shqiptarë në Greqi, ku subjektiviteti i autoriteteve dhe evaziviteti i procedurave janë një dukuri fatkeqësisht shumë prezente.
    Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut kërkon që çështja “Kapllani” të zgjidhet sipas të gjitha standardeve demokratike të trajtimit të qytetarëve të huaj në shtetin grek.
    Gjithashtu i bën thirrje autoriteteve më të larta greke dhe organizmave ndërkombëtare që të marrin seriozisht në konsideratë garantimin dhe zbatimin e lirive dhe të drejtave të emigrantëve në shtetin grek, madje rasti i z. Kapllani le të shërbejë si një sinjal i fortë për të rritur ndjeshmërinë e autoriteteve greke ndaj respektimit të të drejtave të emigrantëve në përgjithësi, dhe atyre shqiptarë në veçanti.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Por cfare pret nga QENET GREKE PERVEC SE KESAJ.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Greqia, ky shtet racist "burgos" emigrantët shqiptarë

    Aktet e fundit që ka ndërmarrë shteti grek kundër emigrantëve shqiptarë, janë shprehje e qartë e racizmit antishqiptar, që në fakt, qëndron në thelb të politikës greke. Por jo vetëm kaq.

    Ajo qe irriton me shume kete shtet, nder me te varferit e Bashkimit Europian, per te mos thene më i varfëri, eshte çdo moment zhvillimi dhe progresi që mund të ketë Shqipëria dhe shqiptarët. Në fakt, jo se tani Shqipëria ka ndonjë progres të madh, përkundrazi, nën qeverisjen e beniaminit të grekëve, Fatos Nanos, vendi është në një katastrofë ekonomike të jashtëzakonshme, ku nocioni "zhvillim ekonomik" është harruar fare. Këto rezultate solli qeverisja e Fatos Nanos dhe ekspansioni ekonomik grek në Shqipëri, që ka nisur me ritme të shpejta pas vitit '97.

    Politika raciste e Greqisë në drejtim të shqiptarëve, tashmë ka kaluar në një fazë të re, ku si hap i parë, është "burgosja" e emigrantëve shqiptarë brenda Greqisë, për të mos i lënë ata të kthehen në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre, tek familjet e tyre, bashkë me paratë që kanë fituar me mund, djersë, pse jo, dhe me gjak. Kthimi i tyre në Shqipëri, është një moment tepër i rëndësishëm për turizmin shqiptar, pse jo dhe miliona dollarë, jo vetëm për investime, jo vetëm për ndërtime, por dhe të ardhura shumë të mira për buxhetin e shtetit. Por, qeveria raciste greke dhe shteti racist antishqiptar, pasi i torturuan vitin që shkoi shqiptarët në pikat e kalimit të kufirit, sivjet kanë zgjedhur, jo më torturë, por "burgosjen" e tyre, në mënyre që asnjë qindarkë e fituar nga emigrantët tanë në punë të vështira dhe në një presion psikologjik skandaloz, për shkak të racizmit, pra asnjë qindarkë, të mos vije në Shqipëri.

    Kjo nuk është vetëm strategjia e Athinës, por është dhe një strategji e neveritshme antishqiptare e kryeministrit, qeverisjes së tij, dhe një dështim skandaloz i ministrit Dervishi, që nuk kuptohet mirë se për çfarë ka ndenjur ministër në atë dikaster! Dështimi i strategjisë për turizmin, nga ana e qeverisjes së Fatos Nanos, nuk është thjesht inkompetence e Dervishit, nuk është thjesht padituri e njerëzve anonimë që zgjedh Fatos Nano nëpër udhët e botës dhe Europës, dhe i sjell ministra, apo kryetarë bashkie, me thonj të larë, apo të palarë! Këtu kemi të bëjmë me një koherencë të plotë, pra mënyra se si operon Athina kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, është e mbështetur nga heshtja totale dhe indiferenca e Fatos Nanos dhe qeverisjes së tij, që në këtë rast, do të thotë mbështetje e plotë për ato që Athina kryen kundër emigrantëve tanë.

    Po të kthehemi pak në kohë, në vitin 1997, të kujtojmë një miting të Fatos Nanos në sheshin "Omonia", ku me stilin e tij demagogjik mashtroi emigrantët shqiptarë, duket se ka ardhur koha prapë, që i ngarkuari i Greqisë me punët e Shqipërisë, Fatos Nano, të shkojë dhe një herë në Athinë dhe t'i japë llogari emigrantëve tanë atje, për mashtrimet mbi 6-vjeçare, por dhe për tolerancën që ai tregon ndaj racizmit antishqiptar të Greqisë. Shteti shqiptar duhet të ngrinte fort zërin në mbrojtje të qytetarëve të vet, që kanë shkuar për bukën e gojës e punojnë në punërat më të vështira në Greqi. Por nuk kanë as dinjitet, as integritet moral, as personalitet ta bëjnë këtë, sidomos kur ke për kryeministër një shërbëtor të bindur, një kapterr të Greqisë. Kjo situatë është e patolerueshme, kjo situatë është skandaloze, është krijuar për arsye nga më banalet, vetëm e vetëm që paratë e emigrantëve të mos vijnë në Shqipëri, vetëm e vetëm që të mos ketë asnjë hap, sado të vogël për turizmin dhe zhvillimin e turizmit shqiptar. Ky Besnik Dervishi, duhet të japë urgjentisht dorëheqjen dhe bashkë me të, edhe të largohet ai si punë kryeministri, që s'është gjë tjetër, vetëm një shërbëtor i përulur i shtetit racist antishqiptar. Kurse Athina, bën mirë të rimendohet, të mos japë urdhra dhe ultimatume për tortura psikologjike të gjysëm milioni shqiptarëve, sepse është torturë psikologjike të mos lejosh birin të vijë të takojë nënën, babai të mos takojë fëmijët, bashkëshorti të mos takojë gruan. Dhe ambasadori grek që është në Shqipëri, të mos dalë në televizor vetëm kur është puna për dyshtetësi në çështjen e minoritetit, por të shërbejë ashtu siç duhet, për të ftohur pak kokat e nxehta të politikës greke dhe për të arnuar sadopak, marrëdhëniet midis dy vendeve.

    Blegina Agolli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    EMIGRANTI TURIST NGA GREQIA.

    Nga Mitro Cela

    Ne prag te sezonit turistik, skena dhe prapaskene luhen ne kurriz te emigranteve shqiptare ne Greqi. Vjet mijera shqiptare, per dite me radhe, u “ngujuan” para trarit te postave kufitare ne Kakavije e Kapshtice. Sivjet kemi nje tjeter skenar. Ne fillim u shperda nje lajm ne shtyp: “Lejeqendrimet e emigranteve shqiptare shtyhen per muajin tetor.” Pas dytre diteve zuri vend nje “haber” qeverie: Emigrantet nuk mund te kalojne kufirin.Vizat kane skaduar!

    MORALI I NJE FABULE

    Majmuni mbriti ne brigjet e nje lumi te rrembyer. Kur vendosi njeren kembe ne uje, degjon nje ze te dobet. Veshtron perreth dhe dallon nje akrep: “A do te me marresh edhe mua me vete?” Majmuni I pergjigjet: “ As qe me shkon neper mend. Me ate thumb qe ke ti, mund te me sulmosh dhe te me mbysesh ne lume.” I thote akrepi: “ Po pse duhet ta bej nje gje te tille? Ne qofte se do te mbysja ty, do te ngordhja edhe une ne uje.” Majmunit qe ju duke arsyetim me mend I thote: “Betohu qe nuk do te me helmosh!”. “Te betohem!” Dhe akrepi ngjitet mbi koken e majmunit. Kur ishin ne mes te lumit, ndjeu pa pritur nje thumbim ne qafe. “Perse e bere?” I therret majmuni. “Tani do te ngordhim te dy!” I pergjigjet akrepi: “Me fal, nuk mund te rrija pa e bere. E kam ne gjak, ne matyre. Pickimi eshte instikti im!”

    Morali I fabules: Ne keto 10 vjetet e fundit, qendrimi grek ndaj emigranteve shqiptare te kujton instiktin e agrepit. Ne fillim ne plan te pare ishte politika. Sa here qe eshte shfaqur “meria” mes Tiranes dhe Athines, ka rene “fshesa” mbi emigrantet. Me e ashper kjo “fshese” ne vitin 1994: u perzune rreth 70 mije emigrante. Kur ndonje kryeminister socialist ka tentuar te afrohet me shume me Romen, eshte ngritur “barometri” rrugeve te Greqise ne dem te emigranteve. Vitet e fundit na plan te pare ka dale ekonomia. Sa here qe ndonje banke a kompani nafte ka hasur pengesa per te fituar nje tender a per te marre nje lience ne Shqiperi, mbi “kurrizin” e emigrantit ka “kercitur” shkopi I policit. Sa here turizmi grek, ka ndjerre rrezikun e humbjeve nga turizmi I emigranteve ne Shqiperi, jane vene ne levizje te gjithe istrumentet per te penguar “eksodin” e “vakancave” ne bregdetin e vendit tone.

    LOBET GREKE DHE EMIGRANTI.

    Ne Greqi “lobet” e bujqesise, turizmit a ndertimit jane teper te fuqishme. Ndikimi I tyre eshte I madh ne parlament, ne qeverine, bile deri ne Bruksel. Skenari eshte I njohur. Ekonomia ka nevoje per fuqi punetore. Greqia radhitet sot nder vendet e para me te plakura ne kontinet. Ka dy rruge per te siguruar fuqi puntore. Klandestine, domethene te lire. Legale, domethene te shtrenjte.Pse rritet kostua e emigrantit kur eshte legal? Greqia ben pjese ne Bashkimin Evropian. Po u legalizuan eigrantet, nuk mund te shmanget ligji. Kjo do te thote se duhet te rriten pagat ne kufijte e rrogave te punetoreve greke. Ne vazhdim nisin derivatet. Afendikoje duhet te paguaj: Per siguracione. Per leje te zakonshme. Per leje lindje. Per aksidente ne pune. Plotesimi I ketyre te drejtave kerkon miliona euro nga punedhenesit.

    Ne keto rrethana “syte” drejtohen nga puna e zeze, symbol I emigracionit klandestin. Punetoret qe bejne pune te zeze ne Greqi, nuk mund te gjenden me lehte se sa ne Shqiperi per dy arsye. Se pari, “ngacmimet” e qeverise moter shqiptare per legalizimin e emigraneve jane pa zarar. Se dyti, eshte me lehte qe klandestinet te “peshkohen” ne nje vend kufitar se sa te “shkarkohen” nga vaporret neper portet e Greqise, qe jane nen kontrollin e rrepte edhe te evropianeve.

    “EMIGRIMI” I VALUTES.

    Mes ketyre radheve ka vend per nje dyshim. Eshte I njohur fakti se vitin e fundit qeveria greke ka bere legalizimin e nje pjese te emigranteve. Ndoshta avash avash, mund te vije nje dite qe te gjithe emigrantet do te jene te legalizuar. Nje arsyetim I tille eshte I drejte. Qeveria greke, fale edhe presionit qe vjen nga Brukseli, nuk mund te “notoje” per jete mes emigranteve klandesitine, qe ve puneve te zeza qe bejne, “mbartin” me vete edhe bime narkotike, prostitucion, kontrabande dhe kriminalitet. Ne kete pikpamje kostua e tyre eshte e larte.

    Pikerisht ketu nis te thuret nje skenar ekonomik qe ben presion mbi politiken per te ruajtur “statukone” ne pikat doganore dhe ne dhenien e vizave. Cfare ndodhi keto dy vitet e fundit? Emigrantet qe jane legalizuar, lane Greqine dhe moren rrugen drejt Shqiperise gjate sezonit te veres. Duke bere nje “riplay” me radhet e gjata te veturave ne Kapshtice dhe Kakavije, kujtoni dy stinet ’91dimer+pranvere kur mijra shqiptare, si ne eksodet biblike u dynden drejt Greqise. Te xhveshur, te reckosur, te lodhur, ta uritur, te katosur “pushtuan” qytetet dhe fshatrat helene. Sot kemi tjeter tablo. Nje pjese e emigranteve shqiptare kane pesuar metamorfoze. Nga emigrante te varfer jane kthyer ne turiste me leverdi per ekonomine dhe turizmin. Shumica e qytetareve shqiptare nuk qarkullojne me kembe. Nuk levizin me autobuze. Ne sherbim te tyre jane makinat private, bile te markave te njohura. Nje pjese e mire e emigranteve “shtegetare” duke qene te pajisur me dokumenta dhe te sigurte se nuk do te kene pengesa per tu rikthyer ne vendet e tyre te punes, nuk kane ardhur ne Shqiperi vetem per tu shmallur me te afermit a per te “puthur” balten e vatanit. Ne radhe te pare ata vine ne Shqiperi per turizem.

    Po permendem fjalen turist, bizesmenet greke, te rrahur me vaj e uthul nga “industria” turistike, me norme te larte fitimi, u vjen “festia” verdall. Menaxheret e dine se u shkasin nga duart miliona euro. Le te bejme pak arithmetike. Sipas kompjuterit ne doganat greke, beharin e kaluar ne Shqiperi kane ardhur rreth 130 mije emigrante. Po te shtojme ketu edhe shqiptaret qe kane udhetuar me traget dhe aeroplan, numeri rritet. Nga gjithe kjo mori emigrantesh, sipas mendimit tim te pakten 100 mije kane kaluar disa dite si turiste. Po te kemi parasysh mimet e kripura ne Sarande, Vlore, Himare, Durres a Vlore, mesatarisht do turist ka harxhuar te pakten 1000 euro. (Dikush mund te thoe se shifra eshte e larte. Per te bindur skeptiket se shifra eshte e sakte po permend edhe disa fakte Nje pjese e mire e emigranteve kane qarkulluar me makina, domethane kane harxhuar euro per karburant. Ne “torbe” duhen future edhe shpenzimet per cigare, mallra industriale etj.) Te gjitha se bashku bejne rreth 100 milione euro.

    Ne qofte se “portat” e doganes mbahen te mbyllura sepse nuk “punon vegla e kompjuterit” a se jane doganieret ne greve, atehere emigranti, keto para do ti harxhonte ne plazhet e Greqise. Dikush mund te thote qe kaqe euro per Greqine turistike nuk “ngrejne kandar”. Une nuk jam dakort. Plani grek per rindertimin e Ballkanit nga viti 20022007 ka ne “themel” vetem 500 milione euro. Nga keto para, per Shqiperine jane parashikuar rreth 49 milione! Dy here me pak se te ardhurat nga emigrantet turiste vitin e kaluar! Kete vit llogarite jane bere per me shume “emigranteturiste”. Duke ndjere “evazionin” e valutes, ne plan te pare del politika: Nje “mal” me pengesa burokratike per levizjen e lire te emigranteve shqiptare!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •