Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    consider the source Maska e vullnet_a
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    New Zealand
    Postime
    50

    Nje tregim i viteve 70-a i paboutuar ndonjher!

    Emigranti

    U shemb si shkėmb nga karriga. Gjoksi i shkoi lart - poshtė, lėshoi njė ofshamė tė thellė dhe... Pas tij gota u pėrplas nė dysheme duke u bėrė copė e grimė. Kapela i fluturoi tutje te kėmbėt e tavolinės. Sahati dhe njė sikulet e vjetėr i dolėn nga xhepi i poshtėm i jelekut. Mejhanxhiu nxitimthi u afrua pėr ta ndihmuar bashkė me dy mysafirė tė rastit. E shtrinė pėr toke, ia shpėrthekuan kėmishėn, e lagėn me ujė, por...
    -“Kush ėshtė ky njeri” – pyeti mysafiri me kėmishė mėngė tė pėrvjelura, tejmase i shqetėsuar.
    -“Nuk e njoh” - gėnjeu mejhanxhiu dhe vetėtimthi i kujtoi njė pėr njė fjalėt, qė ia kishte thėnė tė shtunėn e kaluar:
    -“Nė kėtė moshė s’munda ta duroj dot burgun e represionin e komunistėve, prandaj u arratisa nga vendi im. Si kalova kufirin, jugosllavėt sė pari na strehuan nė Serbi, pastaj na transferuan kėtu nė Kosovė. Kėtu e kam paksa mė mirė. Flas e merrem vesh me njerėz shqip. Ja, vendi im, prej kėtu e shof, tani po tė mė lejohet do nisėm nė kėmbė. Źshtė krejt afėr. Me siguri njė ditė kam pėr t’u kthyer. Ky regjim, me drapėr e ēekan, s’duhet ta ketė jetėn e gjatė. Po ndodhi ndryshe, mjerė shqiptarėt. Djali im, ai i dyti, iku... mirė bėri, i lumtė.. u kthye nė vendin e vet. Kam marrė vesh se e kanė fut nė burg. Medet! Burg e lot kėtu, burg e mjerim atje... ”
    Dyqanxhiu e kujtoi rrėfimin e njeriut qė tani ishte i shtrirė pėrtoke gjerė e gjatė para tij, me mustaqe tė thinjura, hundė tė drejtė, me vrima paksa tė theksuara, gjoks gjėrė e leshator, mollėzat e faqeve tė fryera, buzėt e mavijosura. U kėrrus mbi trupin pa jetė, ia hoqi shallin bojė kafe tė zgaflluar rreth qafe dhe ia mbuloi fytyrėn.
    - “Tė shtuneve, i tha klientit tė tij tė rregullt, me qizme llastiku, gjithnjė vinte nė mejhane rreth orės nėntė, sikur edhe sot, porosiste njė byrek dhe gati nė tė njejtėn tavolinė ulej, ishte pika e burrit, fjalėpakė, dinjitoz, saherė ngrihej pėr tė shkuar e shikonte orėn e xhepit.”
    Burri me kėmishė mėngė tė pėrvjelura dhe Ai tjetri me qizme llastiku morėn gjėsendet e shkapėrderdhura dhe fėt e fėt hapėn kuletėn e saftjanit, gjetėn dy bankėnota letre tė vogla dhe tri monedha metalike, kurse nė shaminė e xhepit njė flamur tė kuq me shqiponjė dy krershe pa yllin pesėcepėsh dhe njė hartė tė trojeve etnike shqiptare. Tė frikėsuar shikuan pėrnjėherė drejt dritarezės sė kuzhinės. Flamurin e hartėn memzi i palosėn duke u dridhur se mos i vėrejti Ruzha, kuzhiniere, e cila sipas rastit prezentohej edhe me emrin Rufa. Ndėrkohė zhurmshėm erdhėn me njė xhip tė vjetėr: njė polic, njė mjek dhe hetuesi. Mjeku, pasi shikoi pulsin, bebzat e syrit, i tha hetuesit se personi ka pėsuar infarkt nė zemėr, sulmi ka qenė i fortė, prandaj goditjen nuk e ka pėrballuar dot.
    Hetuesi me policin bėnė fotografimin, morėn deklaratat e tė pranishmėve, mblodhėn me kujdesė plaēkat, gjėsendet, qė mund tė shėrbenin si prova dhe u larguan. Sapo e ngarkuan arkivolin nė qerre, nė derė u duk inspektori i sigurimit shtetėror, truphollė, sylarashė e thinjak.
    -“Hė, ti je dyqanxhiu?”- pyeti ai me pėrēmim duke u shtirė se nuk e njihte.
    -“Po, unė jam”. - u pėrgjegj pronari.
    -“Ka ardh shpesh nė dyqan... ke pas far lidhje ti me tė?”
    - “Jo, shoku Aziz, pasha Zotin... ”
    - “Mbylle! Ku ka Zot!? - e nderpreu larashi, ktheu shpinėn, dhe, pa trokit fare nė derė, u fut brenda nė kuzhinė. Pėshpėsh bisedoi diē me Ruzhėn, dhėmbėzhveshur u nda nga ajo dhe me njė ecje arrogante doli. Grumbulli i njerėzve kurreshtar, tė mbledhur para dyqanit, me pėrulėsi ia hapėn rrugėn.
    Inspektori thinjak posa mbrrini nė zyre, hapi dosjen e tė ndjerit dhe me kujdes lexoi tė dhėnat: “A. L. Emigrant nga RPSH, i ardhur mė 1949, antikomunist i pėrbetuar, njohės i mirė i zonės kufitare, me gjendje tė mirė shėndetėsore, parapėlqen ecjen nė kėmbė, shumė i rrezikshėm, i kemi ofruar privilegje nėse vihet nė shėrbim tė organeve tona, por nuk ka pranuar. Tė mbahet nėn kontroll, me ndonjė rast tė volitshėm, tė likujdohet...”

    S.A
    Life is not measured by the number of breaths we take, but by the moments that take our breath away.

  2. #2
    Nje kapercim vije dhe vendi yt kthehej ne nje mirazh qe e shikoje, e deshiroje, por nuk e prekje dot...Nje popull i ndare, jete njerezish te shkateruara nga nje rregjim mizor...
    Urime per tregimin!
    Mirese erdhe ne forum!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vullnet skjaro popullin.

    Ky tregim ku u shkrua..ne Kosov a ne Shqiperi?

    Ky tregim u shkrua dhe u mbajt ne sirtar te autorit a te redaktoreve ?

    Ne se u cua per botim.. ku u cua per botim e nuk u botua...ne Kosov a ne Shqiperi?


    Keshtu pra..


    Tregimi ndonse i shkurter paraqet nje Shqiptar te mire qe ndonse atdheu matane (Shqiperia) ..e persekutonte..ai nuk u be spiun i Jugosllavise..

    Tash kur lexon sot njeriu ben pyetjen...A ish kaq e domosdoshme te ishte Shqiperia kooperativiste kaq e izoluar dhe kaq e eger me kooperativistet e saje iliro-Pellazge?

    E hengrem ate izolim se Bota na e diktoi ose ish thjesht deshire e 12 Kreshnikve mullaqe trashe te Byrose Politike te PPSH-se?

    Para ca kohesh lexova se si femijet e nje fshati te HASIT te Shqiperise shkojne tani mesojne ne Shkollen e fshatit prane qe i perket Hasit te Kosoves.

    Edhe KFORI e ka pranuar kte vajtje ardhje te nxenesve..

    Sa bukur..

    Ky eshte bashkimi..

    Ai Burri ne tregim 20 km larg e kish shtepine dhe plasi nga malli e ra si shkemb..ne dyshemene e kafexhiut.

    Shigjeta !

    Bukur e ke komentuar..

    tung..




    Ne cilin vit eshte

  4. #4
    consider the source Maska e vullnet_a
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    New Zealand
    Postime
    50
    Nė kohėn kur ėshtė shkruar (Kosovė 1973)... kush ka guxuar ta botoj??!! Me insistimin tim mora lejen e autorit pėr ta postuar nė forum... pas vitit 1999 nuk kam qenė i interesuar qė ta botoj tregimin, mė tha autori.
    Flm. Shigjeta, Brari pėr komentet.
    Emigrantin /njeriun e mirė/ e vrau regjimi mizor - malli, siē thuani ju tė nderuar; Shigjeta e Brari... unė do tė shtoja edhe UDB-je, Sigurimi... “Ruzha, kuzhiniere, e cila sipas rastit prezentohej edhe me emrin Rufa... sylarashi thinjak...” dreqi e i biri... Kurrė mos u ktheftė ajo kohė!
    Life is not measured by the number of breaths we take, but by the moments that take our breath away.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Shkrimtari shqiptar nė metropolin socialist tė viteve ’60.
    Nga Arrnubi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 03:33
  4. E papėrballueshmja - tregim
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 20:57
  5. Nje tregim me telefon
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •