Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nje tregim me telefon

    Ne receptor degjohej nje piu e zgjatur qe keputej pikerisht aty ku nuk e prisje, e pasi mbushej me fryme clirohej serish per te marre formen dixhitale te pritjes.
    Diku tej ne qoshen e qytetit ,ne nje apartament nga ata te cfardoshmit, nje cerre shurdhuese leshohej ne shkrydhje tingujsh qe pasi shperndaheshin neper dhome, do te gjenin rrugen per tek veshi i gruas se shendoshe qe ne ato momente ishte duke lare enet e darkes se djeshme.
    Ne levizje te ngatheta ajo iu drejtua telefonit, ngriti receptorin, dhe kembengulja u tret bashke me tingujt.
    Alo!

    Prit nje sekonde!
    Grua e shendoshe???
    E c'me duhet mua nje grua e shendoshe, ose me mire c'mund te thosha une per te???
    Jo, jo.
    Kjo skena e gruas se shendoshe nuk eshte e pershtatshme per hyrjen e nje tregimi me telefon. Kete pjese po e ruaj per ndonje tregim tjeter.

    Pra ku e lame?
    E lame tek zilja e telefonit qe bie si e cmendur diku ne nje cep te qytetit dhe firon ne hapesiren e dhomes, ne nje nga ato apartamentet e cfardoshem ku ndodhet nje, nje, nje dreq.......cfare ndodhet.
    Vrit mendjen, cfare ndodhet ne dhomen ku bie zilja???
    Ah, po, ne dhomen tjeter ndodhet nje cift qe eshte duke bere dashuri.
    Tingujt rrihnin terbueshem orendite e dhomes, e pastaj vibronin mbi trupat e zhveshur qe perpeliteshin te kapur nga ethet e pasionit. Ai beri te ngrihej per te kapur receptorin, por ajo qe nuk donte te humbiste puthjen pasionante iu var ne qafe dhe nuk po e linte te pergjigjej.
    Zilja vazhdonte te binte si e terbuar ndersa cerr-cerret te vena ne rradhe shtynin padurueshem njera-tjetren.
    Ai po e humbiste durimin, e po keshtu edhe une, qe tani kisha filluar te shaja me ze te larte, por qe njekohesisht nuk kisha nder mend te hiqja dore nga perpjekja ime per te folur me te.
    Po ai cdo te beje tani?
    A do ti pergjigjet telefonates sime?
    Te jemi pak realist, c'do kush do te ishte indiferent ndaj nje telefonate kur ne shtrat ka nje femer te bukur. Edhe pse nuk kam thene azgje per femren me te cilen ai ehste duke bere dashuri, mendoj se ajo duhet te jete shume sexy, pasi ja njoh guzton personazheve te mij.
    Ja tani ai u ngrit, kapi kabllin e telefonit, dhe pasi e shkuli plot nervozizem, per te vrare mundesine per kete bisede kaq te nevojshme per tregimin tim.
    Nje piu e zgjatur me shpoi veshin.
    Jo, perfundimisht as nje cift qe jane duke bere dashuri nuk eshte i pershtatshem per tregimin tim.
    Me duhet dikush tjeter ne anen e receptorit.
    Pip, pip.... telefoni perpiqet te seleksionoje personazhin e pershtatshem qe shume mire mund te jete nje mesoburre, tullac si cice, qe vuan nga tensioni e qe nuk mund ti rrezistoje ziles acaruese te telefonates sime, e qe patjeter do te me pergjigjet.
    Pip, pip, pip kumbonte membrana e veshit, qe pasi e percillte tingullin besdises ne te gjith trupin, ua tejconte ate qimeve te ngritura perpjete.
    Pip, pip.
    Zilja cirrej fuqishem, e telefoni do te kish lotuar nga pamundesia per tu ngjirur.
    "Per momentin nuk ndodhem ne shtepi. Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit akustik, pip"
    Mu,t .
    Ai idiot nuk ndodhet ne shtepi.
    Jo keshtu nuk mund te shkruaj nje tregim me telefon.
    Prit nje sekonde.
    Po sikur ne anen tjeter te telefonit te vendos nje plak azilant, i cili sot eshte duke festuar 80 vjetorin e ditelindjes, dhe pret nje telefonate nga i biri me te cilin nuk ka folur per 30 vjete. .
    Po, ide gjeniale.
    Mund ti jap tregimit nota prekese .

    Ne dhomen e azilit nje zile telefoni butesisht shkund polenin e nje tufe lulesh qe jane vendosur mbi te njeten komodine me telefonin, e qe kane persiper nje mbishkrim, "u befsh 100 vjec".
    Mbas disa tringellimash nje grua rreth te 35-ve e cila quhej Roza
    dhe qe ishte nje nga punonjeset e azilit ngriti receptorin.
    Pa e lene te thoshte as edhe nje fjale iu drejtova:
    "Roza, dua te flas pak me zotin...., c'emer ti ve prsonazhit tim?
    Po dua te flas me zotin Xhelo, ( ky emer mu duk i pershtatshem)".
    Nga e dini ju qe une jam Roza, une nuk kam folur ende, pyeti ajo pa kureshtje, nga ana tjeter e receptorit.
    "Idiote, une jam autori, dhe si pasoj une di gjithcka, pasi une po te krijoj ne kete moment qe jemi duke folur" u perpoqa ti shpjegoja, ndersa ajo shume indiferente leshoi vetem nje "ashtu" sikur nuk kishte besuar azgje nga ato qe po i thosha.
    Po ne nuk kemi asnje me emrin "Xhelo" ne azilin tone- tha Roza e cila nuk kishte arritur te me kuptonte.
    "Roza, kjo nuk eshte pergjigja qe duhet te me japesh. Mendohet se ekziston nje njeri me emrin Xhelo, dhe une duhet te flas me te"
    "Me kupton"- u perpoqa tia shpjegoja.
    Ashtu- tha Roza jo pa ironi.
    "Atehere ju lutem na merrni pak me vone, pazi zoti Xhelo momentalisht eshte duke bere nje klizem"- mu pergjigj Roza dhe mbylli telefonin pa me lene te thosha asnje fjale.
    "Ku,rva" shava plot inat duke besuar se Roza ishte nje nga personazhet me te hidhur qe kisha krijuar ndonjehere..
    Mire pra, po sajoj nje personazh me emrin Maria, pasi te tilla personazheve ua kam marre doren, i krijoj lehtesisht, bile edhe lehtesisht mund ti manipuloj.
    Pra ne anen tjeter te telefonit ndodhet nje vajze 23 vjece e dashuruar marrezisht me te dashurin e saj, por disa arsye eshte pak e merzitur me sjelljen e tij ne keto kohet e fundit.
    Ai ka dite qe nuk e ka marre ne telefon, dhe ajo e pret, e dien mungesen e tij.
    Qendron e ulur perpara pasqyres, shikon veten me kujdes dhe ndihet jo shume e bukur, ose me mire dyshuese ne pamjen e saj. Telefonin e ka sjelle edhe me prane vetes, dhe pret pambarimisht zilen e telefonit.
    Zilja bie, e si nje flad i mbushur me pretendime shkund cdo nerv te sajin.
    Ajo pret edhe pak sekonda, var doren e saj hollake mbi receptor, dhe degjon zerin e tij te embel.
    Alo, Maria!
    Me ka marre malli Maria.
    Ajo hesht, ska goje per te me thene asnje fjale.
    Maria, mos hesht Maria.
    Te lutem me thuaj dicka Maria, te lutem me thuaj qe me ke falur.
    Me falni, por i keni rene numrit te gabuar u degjua zeri i saj i permbajtur, qe shprehte pasigurine nese kishte bere mire qe po ia priste keshtu biseden atij qe e kishte pritur per ore te tera.
    Pastaj piu i zakonshem kumboi tmerresisht brenda meje.
    Uleriva nga terbimi.
    Ne djall vafte ky tregim me telefon.
    Nuk mund ta vazhdoj me keshtu, me keta personazhe idiote te cilet nuk pranojne te me ndihmojne per ta bere ate, ku per here te pare u perpoqa te isha edhe une personazh.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Mosha
    35
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Duhet te me kishe marre mua ne telefon, sepse kisha kohe sa te duash.
    Ciao.
    bacio, per te!
    Jaja.

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kur me more heren e pare (mund te me kesh marr dhe me shume po vetem dy here kishe len mesazh), ne ashensor, nuk kam sinjal dhe vetem pasi dola jasht nderteses ndieva telefonin te dridhej. You have 1 new voicemail message!
    nuk degjova gje. ne fakt as nuk e dija se kush me ka len mesazh. e dija qe nuk ishte lonka se me te sa e kisha mbyllur 5 minuta me pare. telefonate tjeter nuk prisja. E degjova dhe njehere - ze mashkulli patjeter. Babi? Jo, ai eshte ne tren per ne pune tani. Albi eh, nah!
    Vendosa qe ishe ti. Me shume nga deshira qe me kishe bere telefon. Me pranimin e ketij fakti me hypi inati qe ti me bere telefon e un isha ne ashensor. Nderkohe qe bera ta degjoj perseri mesazhin (tani per te kuptuar se c’ke thene, pasi u vendos qe ishte i joti mesazhi) mu kujtua dita e pare ne pune tek IIE kur nxorra telfonin ti bej lonkes nje cerre e me thot njera qe kishte kohe qe punonte aty “Did u see that Harrison Ford movie with Josh Hartnet” No - i them une me nje buzeqeshje teksa mendova me vete pse me ka lene radakja mua te shoh ate film. “Well, only Harrison Ford’s cellphone works in the elevator” E me jep nje te qeshur kjo ironike sikur deshte te thoshte “ po ti mi idiote ku kujtove se je – ne nje film te Harrison Ford”
    E degjova mesazhin per te saten here por e kote nuk degjova gje. Ja vura fajin zhurmes marramendese te ndertime te reja tek UN. Ose ke pasur njeri aty afer dhe ke ulur zerin, le qe ti zerin te ulte e ke (cudi se Albani me tha qe bertet) Erdhi autobusi dhe pasi u ula shtypa dhe njehere butonat dhe mezi degjova zerin pershendetes e jo me mesazhin tend. Dreq, isha ulur ne fund te autobuzit dhe kondicioneri me sa kishte buciste. Dola nga autobusi dhe mendova te gjeja nje vent te qet dhe ta degjoja perseri. Vend te qet ne Lexington Ave dhe 42 rruget. UMMM Duane Reade! Akoma pa hapur dyert e hyre brenda shtypa butonat dhe kur bera ta afroj telefonin tek veshi degjova muziken qe shperndahej ne kater qoshet e dyqanit.

    U dorezova! Mora trenin e u nisa drejt takimit, per te cilin isha 30 min me vonese. Nje te dalur nga toka vazhdova avazin me telefonin e mesazhin qe nuk e degjoja dot. Po ne 34 rruget e te pesten avenue eshte babiloni, nuk degoja dot veten duke menduar e jo me mesazhin tend.

    Kishe marr dhe me vone ne oren 6. Atehere nuk e di se ku kam qene ndosha ne tren per ne Union Square, ndoshta nuk e kam ndiere vibracionin e telefonit. Dhe nje here me del mesazhi “you have 1 new voicemail message” Kete nuk e degjova deri sa u futa ne Starbucks sepse mendova qe do ishte mami qe kerkonte te dinte nga dreqin behesha. Kishe qen ti. Po as kete mesazh nuk e degjoja dot. i zgjas lonkes telefonin e i them degjoji pak mesazhet e mia se un po cmendem se nuk i degjoj dot, po humbas degjimin mendova. I degjon dhe ajo e me thot qe ishe ti. Ehu thash me vete kjo ja futi kot, un i thash qe mund te ishe ti e kjo per te me bere qejfin po ma mbush mendjen se me te vertete je ti. Telefonit po i binte bateria dhe nervat e mia nuk mbanin me kshq e mbylla. Pastaj mu kujtua qe kur isha ne mbledhje nje femer me merrte cdo 10 seconda e se ke dreqin kerkonte se kuptoja po me tha qe i kisha dhene numrin naten e kaluar. Te kishte qen mashkull eh kuptohet, po vrit mendjen un tani kujt i paskam dhene numrin kur dje kam qene tere diten ne shtepi. Vendosa qe dhe mesazhet qenkan te asaja. Ku i dihet se kujt i ka rene numri ne dore e do te tall ****** me mua.

    Rruges per ne shpi pastaj pasi Lonka degjon mesazhin e Henrit ndez telefonin te degjoj dy mesazhet e tua. Atehere u binda se dicka nuk eshte ne rregull pasi jashte ishte qetsi absolute pervec nje te dehuri qe na uronte rruge te mbare teksa pritnim per autobusin. I bie dhe njehere voicemail po kesaj rradhe ja ve Elones telefonin ne vesh se isha e sigurte qe un pervete nuk do degjoja gje. Ma merr telefonin nga dora e mbyll dhe i ngre zerin.
    Kisha harruar qe pasi te shkruajta, mendova qe do me merrje ne telefon dhe i ula zerin ziles qe mos bente zhurme e ta merrte vesh tere kati qe po me bie telefoni mua.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ti ben telefonata te gjata.
    Pastaj e mbyll telefonin pa u pershendetur, ndersa une ndiej vrullin me te cilin ti ul receptorin.

    Ti me flet per zhartierin tend te kuq e per xhentilesen e tjetrit, qe gjithmone te sjelle lule te shtrenjta e te fton ne darka te kendshme.

    Mua me lodhen veshet e te pyes per ngjyren e te bredshmeve qe vesh.

    Ti qesh, dhe thua qe nuk ke veshur azgje.

    Nuk eshte aspak qesharake, por qesh edhe une. E cmund te bej tjeter?

    Pastaj ti me kujton premtimet e bera, dhe merzine e kesaj dite te ngjyer me grine e vjeshtes.

    Une kerkoj te prekesh gjoksin me majen e gishtave, dhe me syte mbyllur, perpiqem te te imagjinoj.

    Ti thua se smundesh, sepse momentalisht i ke zene duart e zena.
    Pastaj leshon nje klithme habie, e deklaron se ke shtuar gjysem kile ne peshe.

    Une filloj te nderroj kanalet e televizorit dhe nuk di se cte te them tjeter.

    Ti me flet per Megin, per makinen e te dashurit te saj, dhe per armiqesine tuaj te lashte.

    Une degjoj nje zhurme te cuditshme e te pyes se cfare je duke bere.

    Ti me thua se po urinon, dhe se ndien pak te ftohte, prandaj te duhet te veshesh dicka.

    Une gjej nje emision qe me pelqen ne TV, dhe sajoj nje genjeshter per ta mbyllur kete bisede.

    Ti me puth, me thua se me do, ul receptorin dhe mendon numrin e ardhshem te cilit do ti telefonosh, per te bere nje dore muhabet.

    Une mese i bindur ne dashurine tende, shtrihem perpara TV, dhe shikoj nje emision per Bizonet.


    Cuditerisht e gjitha kjo mund te kishte rrjedhur ne pafundesi!!!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    135
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sa ironike tregimi i pare, por i bukur....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-09-2003 mė 17:38

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    31
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shiu pushoi po aq papritur sa dhe zeri i tradhtarit. Maria kėmbėngulte pėr drejtėsinė e veprimit tė saj duke shpresuar qė dielli do ti ēante rretė e zeza sapo ajo tė hapte tylin e bardhė. Pikėrisht ashtu ndodhi. Si nė ndonjė pėrallė tė bukur, dielli mbushi dhomėn e saj me dritė dhe ngrohtėsi.

    Lagėshtira qė i kishte zėnė frymėn prej muajsh vendosi tė largohej pėr ti lėnė vėndin rrezeve tė arta tė marsit. Avulli i ēarēafėve tė mykur e detyroi vajzėn tė vraponte jashtė duke pėrplasur derėn me tė gjithė forcėn e saj. Pasi qetėsoi vėshėt nga zhurma shurdhuese u kujtua qė kishte harruar ēelsat, dhe kutinė e tualetit. Dreq! U nis menjėherė drejt ashensorit pėr tė zbritur nė bodrum tė njoftonte Xhelon, teknikun e apartamenteve.

    Xhelua i kėrrusur i kishte mbushur ditėt e pėrėndisė por vazhdonte tė punonte si qėni duke u siguruar qė ashensori tė ishte gjithnjė nė punė. Maria ishte shkėmbyer disa herė me Xhelon kur ai ngjitej pėr tė ndihmuar Rozėn qė nuk i mbaronte kurrė ankesat. Gjithnjė strukej nė qoshen e ashensorit dhe nuk fliste asnjė fjalė. Njėherė shkėmbyen 13 kate bashkė por heshtja absolute e kishte bėrė Marien tė rrėnqethej. Megjithatė tualeti ishte i domosdoshėm pėr tė fshehur sytė e buavitur. Kėtė radhė ishte e detyruar tė njihte sytė e plakut.

    Duke marrė dhe njėherė frymė, i mblodhi fuqitė qė i kishin ngelur dhe u fut nė brėnda. Shtypi butonin B dhe pasi u mbėshtet nė qoshe, filloi tė numėronte dritat e kuqe, 15, pip, 14, pip, 13... pushim. Nė katin 13 hipėn gruaja e shėndoshė qė si ēdo tė djelė, mblidhte rrobat e palara dhe zbriste nė bodrum. Era e djersės ishte e adurueshme. Ankthit tė ashensorit ju shtua dhe frymėmarrja e vėshtirė e gruas sė shėndoshė. 12, pip, ėhhhh hėėė, 11, pip, ėhhhh hėėė, 10, pip, ėhhhh hėėė. O Zot! Kur do mbarojė kjo pafundėsi?! Maria ndjen dridhjet dhe rrėmben celularin nga xhepi i kėmishės.

    Maria: Alo!
    X: .....
    Maria: Alooo!
    X: .....

    Maria mbyll telefonin. (1, pip, ėhhh hėėė) Ashensori ndalon papritur nė katin e parė. Hapet dera dhe pėrpara shfaqet ēifti i katit tė dytė duke shijuar njė puthje pasionante. Pa i ndarė buzėt kthejnė sytė drejt ashensorit.

    Ēifti: Lart?
    Maria: Jo, bodrum!

    Njė tjetėr dridhje shqetėson zemrėn e Maries.
    Maria: Alo!
    Djali: Mė quajnė Nitrosh. Tė kam zgjedhur si personazhin kryesor tė tregimit tim. Tė lutem, dil jashtė.

    Maria bllokon derėn e ashensorit dhe vrapon jashtė.
    Maria: Dola, ku je?
    Nitroshi: (afrohet na mbrapa dhe psherėtin nė vesh) Ti je ēelsi i dashurisė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 30-09-2003 mė 02:08
    Edi

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    38
    Postime
    1,089
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pavaresisht

    -Une nuk te pyeta nese do te vish ne shqiperi, edhe pse e mendova.
    Numri eshte 0035**********, dhe une vazhdoj te jem i bukur si me pare.
    Tarifat e telefonave jane si me poshte

    Per nje seks telefonik 3000 leke
    per nje gojore telefonike 5000 leke
    per te degjuar perversitet e tua 2500 leke
    per te te bere komplimenta 1500 leke
    per te folur per gjerat e zakonshme jam shume i zene

    Ju lutem na telefononi sa me shpejte.
    Ne ju garantojme sherbim te kulturuar, si dhe ruajme anonimanitetin.

    __________________
    Of zigenajden.
    Aundati shpllighan.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Henri!
    Gjyshit tim nuk i behen te gjitha leket,per nje gojore, por puna eshte se ka ditelindjen, dhe nuk mund ta humb kete rast per ti bere qefin.
    Ti me je detyruar gjithmone, prandaj, nese nuk e ke problem beje nje perjashtim per kete rast.
    Ai shan me fjale te pista, dhe kerkon qe ti hungerish kur i merret fryma.
    Ps Se harrova. Bertit me ze te larte se nuk para degjon mire nga veshet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    henri

    hiqe edhe kete te fundit, lere vetem tarifat.
    Thanx baby.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KJo sepse doja te qeshja pak.

  11. #11
    <> , <> Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje tregim ne telefon.........qenkan te lezetshme..Urime

    Vazhdoni....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Vala_79
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    BallKan
    Mosha
    35
    Postime
    122
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nitroshi me kete tregimin e telefonit i fute te gjithe ne "filma"
    Me pelqeu shume, pres vazhdimet..
    If you can't be a good example, then you'll just have to be a horrible warning.

    Catherine Aird

  13. #13
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Mosha
    32
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ai tregimi i pare shume interesant nitrosh, asht gjithmone kenaqsi te lexosh krijimet e tua!

    suksese x x x
    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Keto qe thua jane shume interesante.I lexoj vetem nje here pasi shija qe me lene keshtu eshte me e gjate,goxha e gjate.Mos e zgjat me idene e pritjes.Tani te duhet libri.Nxirre dhe shpeto nga kjo dileme qe edhe ti e di se po te mbyt.Jam shume i lumtur per ty

  15. #15
    antar
    Anėtarėsuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Mosha
    33
    Postime
    58
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    shume origjinal, bravooo
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-03-2014, 15:58
  2. Rrefim i jashtezakonshem i Rifat Jasharit
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 14:52
  3. Kole Kepi (Pordha): tregim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 10:46
  4. Naguib Mahfouz
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:17
  5. Plaga e prostitucionit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 03-12-2004, 14:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •