POLISA E SIGURIMIT, TANI ME E LIRE
Qytetaret shqiptare tash e tutje do te paguajne me pak per t'u siguruar prane shoqerive te sigurimit. Shoqata e Siguruesve te Shqiperise ka bere te ditur dje se polisa e sigurimit te detyrueshem do te ulet nga 13.600 leke ne 11.700 leke.
Kryetari i Shoqates se Sigurimeve, Dritan Cela, tha se tregu i sigurimeve ka nevoje te rritet ne Shqiperi. Ai shtoi se eshte bere
licensimi per here te pare i agjenteve, me autorizim zyrtar te leshuar nga Komisioni i Mbikqyrjes se Sigurimeve. Kryetari i KMS-se, Qirjako Theodhori, tha dje se qeveria shqiptare po harton nje ligj per sigurimet, i cili do te rregulloje marredheniet e tregut me kompanite e sigurimeve. "Per vitin 2003 cmimet jane te afishuara ne te gjitha agjensite e sigurimeve dhe jane te njejta per te gjitha kompanite. Cdo polise, vlera e se ciles eshte me e ulet se sa cmimi i afishuar ne agjensi konsiderohet polise e dyshimte dhe e paligjshme duhet te refuzohet nga klientet", tha Cela. Shqetesim per perfaqesuesit e kompanive te sigurimeve mbetet interesi i vogel i qytetareve per t'u siguruar. "Sigurimi i detyrueshem ze 72 per qind, ndersa ai vullnetar vetem 28 per qind", tha Theodhori. Sipas tij akoma me i ulet eshte interesi per sigurimin e jetes. "Sigurimi i jetes ne Shqiperi ze vetem 9 per qind te tregut", tha Theodhori.
t.shamku
.................
.................
Ne shqiperi sigurimet jane shume mbrapa ne krahasime edhe me vende te dala nga sisitemi socialist si rumania bullgaria.
Krijoni Kontakt