Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Artisti Sislej Xhafa

    Une jam nji rebel i thjeshtė
    Intervistė me artistin pejan Sislej Xhafa

    Pregatiti: Petrit Hoxha

    Hardcore: Drejt nji aktivizmi tė ri asht ekspozita ma e re qė t“ejten me 27 kallnor ka me u ēelė n‘Palais de Tokyo n‘Paris. Kuratori i Pallatit, Jérome Sans me kėte rast ka ba nji pėrmbledhje t“artistėve tė ndryshėm qė e shtjellojnė obsesionin e pėrgjithshėm me ngritjen e dhunės, debatin e pafund pėr krimin dhe kėrcėnimin e terrorizmit, ku janė t“ftuem edhe dy artistė shqiptarė: Anri Sala dhe Sislej Xhafa.

    Gazeta „JAVA“ ka sigurue ekskluzivisht intervistėn e Jérome Sans me Sislej Xhafėn qė ka me u botue n“katalogun e ekspozitės.

    Jérome Sans: Kur ke shkue n“Itali, je regjistrue nė nji shkollė arti pėr me mujtė me e marrė vizėn. Pėr ēfarė arsye ndejte nė kėte fushė dhe pse nise me u marrė me art?

    Sislej Xhafa: E kuptova se pėrmes artit mund e bahesh shumė i famshėm, shumė lehtė e shumė shpejtė.

    Jérome Sans: Si artist, ē“mund ban sot e qė s“ke mujtė pėrpara? Ēfarė lirie t“jep statusi i artistit?

    Sislej Xhafa: M“lejon me e shtrue pėrgjegjsinė dhe me m“kuptue seriozisht.

    Jérome Sans: Cili asht pėr ty limiti i ktij impuniteti artistik?

    Sislej Xhafa: Liria mbaron aty kur e pengon lirinė e tjetrit. Arti ju takon disave, po kreativiteti ju takon tė tanėve. Privilegji jem si artist s“asht me e njoftė vetveten si artist, por si turbullues i ndjeshėm.

    Jérome Sans: Nė nji intervistė e pate krahasue artistin me turistin n“ate mnyrė se i kanė tana liritė dhe se i imponojnė rregullat e veta kudo qė shkojnė. Cilėt janė kufijtė e ktyne krahasimeve?

    Sislej Xhafa: Kufijtė janė se turisti asht material, e artisti asht shpirtnor.

    Jérome Sans: Nė ēfarė kuptimi dhuna qė artisti e ka kundėr sistemit asht legjitime a pozitive?

    Sislej Xhafa: Tue e falenderue artistin, sistemi merr frymė. Sistemi asht nji objekt i thjeshtė kreativiteti. Por, nuk ekziston vetėm nji sistem, kreativiteti e ndihmon rritjen e rendeve tjera. Nė qoftė se ka ēfarėdo efekti nė kėto sisteme atėherė asht legjitim dhe pozitiv nė mėnyrė direkte dhe indirekte. Pėrveē ėksaj, realiteti asht ma tepėr i dhunshėm sesa ēdo sistem burokratik.

    Jérome Sans: A mund e quejm punėn tande si nji formė aktiviteti?

    Sislej Xhafa: Une nuk jam misionar, por e kam realitetin dhe vlerat e mia qė janė ndryshe prej mainstreamit. Po qe se e shihni si aktivitet, atėhere e kam prekė nji ndjeshmėni pėr t“cilėn nuk jam i vetėdijshėm.

    Jérome Sans: Veprat tueja shtrojnė pyetje qė shpesh janė tė lidhuna me imigrimin dhe me jotolerancėn. Qysh janė pranue ato n“Itali?

    Sislej Xhafa: Shpresoj se kreativiteti jem kalon matanė shpagetave e pomodori. Po s“duhet me harrue se shpagetat kanė ardhė prej Kinės, e pomodori prej botės sė re dhe qė tė dyja janė asimilue nė kulturėn italiane. Kjo asht pjesė e realitetit. Por, asht mirė me u pėrzie kėshtu, prandej une e vjedha kalin e Giusepe Garibaldit dhe ika me t“katrat nėpėr univers.

    Jérome Sans: Pse u bajte nė New York?

    Sislej Xhafa: Sepse kali mund edhe me fluturue.

    Jérome Sans: Shpesh thuhet se aksionet tueja janė „klandestine“. Ēka do me thanė kjo pėr ty?

    Sislej Xhafa: Nė raport me ēka janė klandestine? Vlerat e mia kulturore dhe aksionet magjike janė ndryshe prej tė tjerve. Me ba pyetje ēka asht klandestine asht ēashtje e aplikueshme dhe e ndjeshme.

    Jérome Sans: Qysh kapėrcen prej kuptimit tė klandestinės nė kriminalitet, qė e karakterizon punėn tande ndaj dogmave dhe institucioneve?

    Sislej Xhafa: Une e pėrdori kreativitetin pėr me i shfaqė e me e vue dyshimin mbi rrezet e institucioneve, ekonomisė, turizmit, tė legalitetit tė forcuem e ilegalitetit tė forcuem dhe tė relacioneve gjeografike. Une e pėrdori ironinė dhe utopinė si qasje tė shėndosha pėr me i dyshue kėto ēashtje. Fuqia e krijimit asht forcė qė e kapėrcen ēdoplatformė tė kėnaqsisė egoiste.

    Jérome Sans: Pse ke zgjedhė me e kritikue sistemin prej sė mbrendshmi e jo prej distancės? A mendon se kjo asht ma efikase?

    Sislej Xhafa: Une vetėm due me i ēelė do dritare mbrenda pėr me prue ajėr tė pastėr.

    Jérome Sans: A kishe me thanė se praktika jote i ngjan njifarė radikali?

    Sislej Xhafa: Une jam nji rebel i thjeshtė. Nganjihere radikale mundet me qenė pimja e ujit, e ndonjihere tjetėr nji plakė tue e shėtitė qenin e vet, gjumi mundet me qenė radikal. Aksioni instinktiv asht sublim dhe shpesh jorelativ.

    Jérome Sans: Ēka do me thanė me qenė radikal? A mundet arti edhe sot me qenė radikal?

    Sislej Xhafa: Radikalja asht relative. Relacionet e reja gjeografike kanė sjellė ndjeshmėni tė reja nė fushėn e artit; kėto ndjeshmėni janė tė ndryshme n“aksion. A asht e ndryshmja gjithqysh radikale? Sot, mjeshtritė janė tė ndryshme, po problemet janė tė njajta.

    Jérome Sans: Ti gjithashtu luen me stereotipin e imigrantėve shqiptarė njashtu siē kuptohet nė vendet kapitaliste. A mendon se ekziston rreziku i nji efekti pervers nė vleftėsimin e ktij imazhi gangsteresk?

    Sislej Xhafa: Une nuk due me e keqpėrdor titullin se vij prej Kosovės a se jam shqiptar. Imigrantėt shqiptarė pėr mue paraqesin imigrantėt prej gjithkahit. Njana prej temave tė mia asht me e ndriēue problemin e fenomenit tė moēėm me emnin „gjindė e barkave“. Ata shpesh konsiderohen si t“rrezikshėm. Une jap siguri pėr t“ardhmen e Evropės. Identiteti i ri evropian formohet prej t“ardhunve tė ri. Nuk asht larg dita kur kryeministri i Francės ka me qenė nji person me origjinė veriafrikane. „Gangsterėt“ e mi janė po aq t“ambėl sikur „Mona Lisa“ a „Venera e Botticcellit“. Njerėzit duhen me u mėsue me dyshue nė kuptimin e tyne tė “tjetrit“.

    Jérome Sans: Cilat janė preferencat tueja?

    Sislej Xhafa: Pamja, prekja, ndjenja, ndigjimi, dashunia, padrejtsia, etj.

    Jérome Sans: Kush janė artistat me t“cilėt ndihesh i afėrt?

    Sislej Xhafa: Nana jeme.

    Jérome Sans: A t“censurohen shpesh projektet?

    Sislej Xhafa: Dy here ka ba vaki.

    Jérome Sans: Cilėt janė projektet tueja t“ardhshme?

    Sislej Xhafa: Fmitė.


    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 21-07-2003 mė 15:52
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    E lexova edhe une!
    Shpresoj ta kene lexuar edhe te tjeret,sepse eshte artikull mese interesant;kemi te bejme me nje artist te afirmuar shqiptar (kosovar) te nivelit bashkohor.

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    si gjithmon e interesuar ne artistat shqiptar dhe punen e tyre.

    ne kerkim e siper gjeta disa vepra te Sislej dhe po i sjell ketu qe te njiheni me nje artist shqiptar i njohur dhe i pranuar nga bota e artit nderkombtar.



    Sislej Xhafa
    Christopher Columbus (2003)
    boje dhe qymyr ne leter
    140 x 100 cm

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810


    Sislej Xhafa
    Ali Hamadou
    installim (pamje)

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Sislej Xhafa
    Pleasure our Flower (2000)
    Police Station Gent, Belgium
    installation view

  6. #6
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810


    Franky on Holiday 2002
    installation view

  7. #7
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810


    Sislej Xhafa
    Again and Again (2000)
    c-print
    90 x 220cm

  8. #8
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810


    Sislej Xhafa
    Skinheads Swimming (2002)
    videostill

  9. #9
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810


    Hot Journey towards Heaven, 1999. Installation view.

    Sislej Xhafa

    Lindur nė Pejė, Kosovė, mė 1970. Jeton dhe punon nė Pisa dhe Bologna.

    Ekspozita kryesore:
    1994 Spazio Tempo, Firenze;
    1996 Rotte metropolitane, Firenze;
    1997 2° Premio Trevi Flash Art Museum; GAME, Galleria dell'Arte Moderna, Bologna;
    1998 Jelly Bits, Bologna; Welcome, Cittą Sant'Angelo (PE);
    1999 Placentia Arte, Piacenza; Atlante, MACS, Sassari.

    Klandestiniteti ėshtė njė koncept pėrherė i pranishėm nė punėn time. Nė njė kuptim tė gjithė jemi klandestinė, por pėr opinionin publik kjo fjalė ka njė vlerė negative. Nė sė shumti unė punoj mbi paragjykimet qė kanė tė bėjnė me klandestinitetin dhe marr shenjė gjithēka shfaqet si e ėmbėl, e dashur dhe e sigurtė. Klandestinėt janė forca e sė nesėrmes, janė ata qė duan tė penetrojnė dhe ta bėjnė shoqėrinė shumėkulturėshe si nė rastin italian pėr shembull. Nė kėtė moment mund tė duket absurde, por pas pesėdhjetė vjetėsh, klandestinėt do ta kenė transformuar Italinė nė njė vend mė tė mirė.
    Sislej Xhafa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 15-07-2003 mė 12:36

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Sisley

    Dhe injoranca e forca ve te rendit, edhe pse me disa polic/e te "shkolluara" nuk ka te sosur ne Republiken e Shqiperise.
    Nje artist, me pasaporte jo fallso dhe me te tjera identifikime qe i lejojne atij te udhetoje dhe te jetoje gjithnje ne rregulla, ndalohet nga policia? Apo eshte vetem nje performance, ne disa qe ai do te kryeje ne Tirane ne bashkpunim me disa studente te Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane; atehere ketu kemi te bejme me gazetar/e qe jane shkolluar por, nuk arrijne te njohin periudhat e Artit qe behej ne kohen kur ato shkonin ne shkolle, dhe librat e ekspozitat me traktore dhe vajza e djem studente, te veshur me ēizme dhe plot balte, qe punonin, mbushnin realitetin e tyre.
    Aty, artisti i realizmit socialist, gjente nje shans per krijime.
    E pra, ne te dyja rastet, artisti, ka vendosur ne loje si Policine e Shtetit (dhe ne kete rast Sisley nuk eshte i pari, mesa kujtoj) dhe Median a shkruar, ate te specializuaren per Artet dhe rrymat bashkohore?
    Bravo Sisley, forca!! Shqiperia eshte vend ku mund te punohet mire me kete teme, por do te kete pak publik. Atje publiku rrin neper kafene apo neper sheshe per te shitur dollar apo pasaporta per nje te ardhme me te lumtur. 'The Sun' 27 Janar .
    Lajmi, marre nga gazeta "Shekulli", i dates 28 JANAR. (mos t'keqkuptohemi, shkrimi eshte i imi, vetem lajmi eshte i gazetes)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  2. Artisti qė zbuloi ngjyrat tek kulloste bagėtinė
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 09:13
  3. Arti dhe Besimi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 16:56
  4. Artisti - Adrian Paci
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 11:13
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-07-2003, 10:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •