KLLOUN
Autoportreti Klloun u punua nė vitin 1976, menjėherė pas rrogės sė parė nė minierė. Pėr 15 vjet me radhė dita e rrogės do tė ishte pėr mua dita e kllounit: Puna e sforcuar bėhej me detyrim dhe pėr hir tė atdheut. Me detyrim sepse minatori duhej tė mbijetonte, dhe pėr hir tė atdheut, sepse i tillė ishte hė pėr hė niveli i atdheut socialist. Mirėnjohja e atdheut pėr punėn e sforcuar shprehej materialisht nė pagėn dhe moralisht nė betejat qiellore. Qielli socialist e shprehte mirėnjohjen deri nė vetėmohim. Perėnditė i shėrbenin popullit dhe shqetėsoheshin qė rrudhat e minatorit formonin pėrherė siglėn e pritjes dhe tė zhgėnjimit. Vuajtja e minatorit duhej shpėrblyer, mundėsisht me minimumin e shpenzimeve, tamam si vuajtja e njė artisti. Nė fund tė fundit, a ekzistonte ndonjė popull qė nuk ishte artist nė vuajtjen e vet? Dhe a ekzistonte nė histori njė shpėrblim mė i ēmuar sesa duartrokitja masive pėr kllounin e rrėzuar qė mezi mbushet me frymė? DUARTROKITJE MASIVE: kjo zgjidhje e vjetėr duhej nxitur me ēdo kusht. Pėr tė mundėsuar edhe brohoritjen, rradhėt e kllounit mund tė pasuroheshin me elemente qiellorė tė denjė pėr vuajtjen. Dhe me tė vėrtetė, shėrbėtorė tė popullit tė quajtur ndryshe shokė tė udhėheqjes, me hak e pa hak, papritur e nė ēdo moshė telendiseshin publikisht ose pushkatoheshin, varroseshin pa adresė, dhe qielli me tokėn ilire duartrokisnin bashkėrisht ligėsinė njerėzore qė arriti tė pėrqeshė edhe nga shpirti mė i vuajtur, edhe nga sytė mė tė pafajshėm, edhe nga balli mė i rrudhur. Ligėsia njerėzore ishte nocion tepėr i dyshimtė! Sdi nė e kupton. Unė kryesisht e ndjeva.
Krijoni Kontakt