Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 331
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb Kur'ani, luftënxitës apo fe e paqes!?

    Te gjithe i kemi perjetuar ngjarjet e 11 shtatorit ne New York dhe kemi pyetur vehten se cfare njerezish jane ata qe vrasin vehten si dhe mijera njerez te pafajshem pa pasur parasysh nese jane gra apo femije. Duhet te jete nje urrejtje e tmerrshme qe njeriu te beje kete. Besimtaret e krishtere qe kane pranuar Jezusin ne zemren e tyre si dhe cdo mendje e shendoshe di qe urrejtja vjen nga djalli. Prandaj lind pyetja:nga vjen kjo urrejtje e ketyre njerezve? Jane vetem disa persona qe fshihen nen masken e islamit, apo eshte islami nje fe qe e nxit kete? Per t'iu pergjigjur kesaj pyetje duhet te rikthehemi ne rrenjet e islamit dhe se kush e themeloi e sesi u perhap kjo fe.
    Disa thone qe islami eshte nje fe luftenxitese, eshte mesimi i tille, eshte kurani qe e kerkon kete.
    Disa te tjere thone qe islami eshte fe e paqes dhe e mirekuptimit e tolerances. Per t'iu pergjigjur kesaj pyetje ftoj te gjithe si myslimane dhe te krishtere te diskutojme me fakte nga Kurani.
    Ftoj te gjithe te krishteret qe te mundohen, me ane te materialeve te ndryshme mbi islamin si dhe nese eshte e mundur te lexojne nga kurani. Te mos nxitemi nga ndjenjat tone fetare, por vetem duke folur me fakte, pra duke analizuar kuranin dhe cdo varg qe sillni ne kete topik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jesushaus : 07-05-2002 më 09:46
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb DISA AJETE NGA KURANI...

    Disa ajate nga kurani

    Pas ngjarjeve te 11 shtatorit ne te gjithe boten lindi pyetja: Perse njeriu arrin te beje kete? Dhe shume persona filluan te interesohen per kuranin si dhe mesimet e tij.
    Edhe une duke lexuar shtypin e perditshem, dhe duke lexuar libra mbi islamin gjeta disa vargje nga kurani. Thirrje per lufte per te vrare jobesimtaret. Meqe une nuk kam kuran ne shtepi, u mundova ta gjej kuranin online ne gjuhe te ndryshme dhe ti krahasoj keta vargje qe lexova neper libra me vargjet ne kuran.
    Ka shume versione te kuranit p.sh. ne gjermanisht ka tre versione dy jane shume te ngjashem, por i treti ishte me ndryshe dhe shume me i qarte se te tjeret. Kurse ne kuranin ne shqip dhe italisht fjalet jane me te zbutura.
    Une po i citoj keta vargje me poshte dhe deshiroj qe te gjithe ata qe e njohin me mire se une kuranin te sjellin vargje dhe fakte te tjera mbi mesimet e kuranit.

    2:178. O ju që besuat, ju është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillet (e atij që e fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë. kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtim), ai ka një dënim të idhët.

    4:74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblimtë madh.

    75. ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit : nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”

    94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtarë!”, duke kërkuar me të mjet (mall0 të kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.

    91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) I përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër
    tyre u kemi dhënë fakte të qarta.

    8:39. Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.

    48:16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: “Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t’i luftoni ata ose të dorëzohen (të pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni
    (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse ngelët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm”, 61:11. T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.

    66:9. O ti pejgamber, luftonju jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashëpër kundër tyre; vendi i tyre është Xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
    Disa vargje nga kurani

    8:12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    Une njehere i ktheva pergjigje kesaj pytjeje, prandaj po e kopjoj ate pergjigje dhe po e ridergoj....
    Keta kristianet i haka meraku shume te dikan se nese Kur'ani na qenka luftenxites apo jo...
    Megjithese u pergjigj "Muslimani", edhe une po mundohem te them diçka...
    Se pari duhet ta dini mire, se Kuráni eshte si nje kushtetute, per muslimanet...
    Si çdo kushtetute ne bote, qe e lejon dhe e sheh si te domosdoshme luften, edhe Kuráni e ben diçka te tille...
    Keshtu ne rast, se nje vend ku jetojne muslimane, sulmohet prej ndonje vendi tjeter pa kurrefare te drejte, atehere Kur'ani si kushtetute per muslimanet thote:

    "U eshte dhene leja atyre qe sulmohen, qe te luftojne..."

    Por ne rast se muslmanet e atij vendi, perseri nuk ia dalin qe ta largojne pushtuesin atehere, obligimi i luftes zgjerohet edhe per vendet e tjera ku ka muslimane...
    Ketyre muslimaneve, nese nuk shkojne te ndihmojne njerezit qe u behet padrejtesi (ata qe jane te pushtuar) atehere u terhiqet verejtja duke u thene:

    "Pse nuk shkuat qe t'i ndihmoni te paaftet, grate femijet, pleqte, te cileve u behet padrejtesi???"

    Keshtu ka pastaj edhe shume vargje te cilat jane nen kete fryme...
    Kuráni vertet urdhron luften, atehere kur duhet, por ai edhe i urdheroi reptesisht ata qe shkojne ne lufte, qe gjate luftes (sido qe te jete situata):

    "...mos e teproni..."

    Çdo te thote, "...mos e teproni..."?
    Per kete na vjen ne ndihme shpjegimi qe i ka dhene ketij vargu Muhammedi, i cili kur e niste ushtrine per ne lufte e urdheronte:

    "Nisuni në emër të Allahut dhe me begatinë e të dërguarit të Tij, dhe mos vritni pleq të moshuar, as fëmijë të vegjël, e as gra, mos tradhëtoni dhe bëni mirë, se vërtet Zoti i do bëmirësit."

    Pak a shume kjo eshte ajo qe flitet per çeshtjen e luftes ne Islam.

    Tani meqe pyetja na behet nga nje kristian, mire do te ishte te shihnim se si konceptohet lufta ne Bibel, nga Zoti Jezus (sipas te krishtereve)???
    Per kete ju duhet te shkoni tek 1Samueli15:2-3 dhe do te lexoni sesi thote Zoti sipas Bibles, kur dergon komandantet per te bere luftra, qe ne rastin tone ai e komandant eshte Sauli.
    Lexoni se si Zoti sipas Bibles urdheron Saulin:

    "2 Kështu thotë Zoti i ushtrive:...
    3 Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e të gjitha gjërave që ai ka pa pasur fare mëshirë për të, por vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomarë".

    Ja këto urdhëra jep Zoti i Biblës, por për fat të keq, Sauli u tregua pak i mëshirshëm ai nuk i vrau të gjithë njerëzit.
    Pas këtij veprimi "të ndyrë" (që u tregua i mëshirshëm) të Saulit, vjen pendimi i Zotit Biblik i cili na thotë:

    "Unë jam penduar që e kam bërë Saulin mbret, sepse ai është larguar nga unë dhe nuk ka zbatuar urdhërat e mia" (1Samuel:15:11)

    Si mendoni ju kush eshte me luftenxites????
    Ja keshtu ua sqarojme faktet neve nje populli qe di te logjikoje...
    Eshte detyra jone qe t'u tregojme njerezve te verteten...
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Kurani eshte luftenxites

    Drita, ketu behet fjale per kuranin dhe mesimin e tij. Ti mund te hapesh shume mire nje teme si kjo, por per Biblen. Nese do te pergjigjesh ose te komentosh ajetet qe une kam shkruajtur me lart, mire, por sic dihet kur dikush nuk ka pergjigje, per te dale nga tema perdor kundersulmin.
    Edhe nje here te lutem nese nuk ke ndonje pergjigje per temen mos shkruaj, dhe sic te thashe hap nje teme ku mund te diskutojme per Biblen.
    Ajetet qe une kam shkruar me siper flasin shume qarte dhe une i kam marre nga perkthimi i fundit ne shqip qe eshte shume i zbutur. I kam lexuar ne gjermanisht dhe italisht dhe mu ngriten qimet e kokes perpjete, se as une nuk e besoja qe te ishte ashtu, sepse pershtypja kudo ne bote eshte qe fete kane qellime te mira.
    Arsyetimi juaj perqendrohet ne disa shembuj, ne menyre qe te paraqitet i arsyeshem dhe krejt i natyrshem mesimi i kuranit. Ti me ben keq, por une ta ndreq. Nga ana njerezore eshte krejt e natyrshme, sepse njeriu eshte hakmarres (sidomos ne shqiptaret) nga natyra e tij, genjeshtar luftenxites dhe vrases. Eshte krejtesisht njerezore qe te keqen ta luftosh me te keq dhe kjo gje del ne pah ne kuran. Muhameti kur donte te bente luftra i bente dhe thoshte qe i erdhi ajeti nga qielli per lufte. Ose kur i preu ne bese Mekanet, pasi beri paktin e paqes i pushtoi.
    Edhe bin ladenet ketu mbeshteten, kurani i jep te drejte te vrasin, apo jo? Dhe me e rendesishmja eshte qe kurani jep nje mundesi per te shkuar ne Parajse, martirizimi. Eshte keshtu apo jo? Ne kuran nuk jepet asnje rruge shpetimi, kush ben mire mbase nese allahu ka meshire e con ne qiell, por per martiret ka shperblim, femra te virgjera me "sy" te medhej.
    Per shume njerez te sinqerte, qellimi i islamit njerzerisht, eshte i drejte, kjo bote po shkaterrohet, morali ka marre fund etj, etj.
    Rruga qe parashtron islami eshte xhihati zhdukja e ketyre njerezve te pafe. Por une te them Drita qe nuk mbarojne problemet me zhdukjen e perendimit, sepse njeriu ne vetvehte eshte i keq, eshte mekatar. Eshte mekati ai qe shtyn te bejne gjera te tilla, dhe per mua nuk eshte per tu cuditur, sepse ne Bibel thuhet qe keshtu do te ndodhe ne kohet e fundit, si edhe shume gjera te tjera qe mund t'i gjesh ne Te.
    Per ne te krishteret, qe kemi njohur Krishtin me te vertete, puna qendron ndryshe. Per ne problemi eshte mekati dhe ati i tij, djalli. Asnje nuk eshte i denje te shohe Perendine, sepse te gjithe jane mekatare, thote Bibla.
    Per kete Perendia zbriti nga qielli e mori trajte njeriu ne JEZUSIN, jo per te luftuar mekataret, por mekatin. Besoj se keni degjuar qe Jezusi thote, "duajini armiqte tuaj dhe i bekoni ata. Edhe ata qe nuk besojne e duan ate qe i ben mire, por nga kjo bota do ju njohe qe jeni te Perendise nese doni ata qe ju bejne keq".
    Kush pranon Jezusin si shpetimtar, behet njeri i ri ndryshon 100%, behet bir i Perendise.
    Ne nuk luftojme per nje bote me te mire, ne luftojme qe njerezit te vijne tek e verteta, tek Ai qe e ka mundur djallin ne kryq dhe qe fal mekatin nga i cili vijne te keqiat e kesaj bote.

    Edhe dicka: mendova se je femer me teper nga emri si dhe nga fakti qe nuk e ke prishur gojen akoma, sepse cunat e tjere myslimane e prishin nganjihere. Une kam shume artikuj mbi islamin dhe mund ti postoja neper forume, por mua me pelqen te jem i bindur vete per ato qe shkruhen dhe me pelqen me mire te jap mendimin tim origjinal. Une nuk jam as arkeolog e as linguist qe te hyj ne hollesite e atyre qe shkruhen aty, por mundohem te gjej suret dhe ajetet ne kuran qe kane te bejne me temat e ndryshme qe ne diskutojme. Mendoj se do ishte me mire qe te lexoje Biblen vete dhe te jepje mendimin tend.
    Kete teme doja ta hapja ne frumin "Mesime nga Kurani" por ata cunat myslimane me kane bllokuar.
    Paqja e Zotit qofte me ty!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jesushaus : 07-05-2002 më 12:58
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Question a mund te jene

    A ka mundesi qe te bashkëeksistojnë Kurani e demnokracia ?
    E njejta pyetje per tjerat religjione?

    Mendoni e flisni me logjike?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    per Iliria e para...

    Iliria e para besoj se kjo pyetja jote s'ka nevoje per pergjigje. Shih vendet myslimane dhe me thuaj ku ka demokraci.
    Por ketu desha te dija mendimin e te tjereve sesi mendojne ata mbi islamin, eshte luftenxites apo paqedashes.

    Te fala
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    pergjigje...

    Përshëndetje "Jesushaus"!
    Atëherë të të përgjigjemi pak…
    Së pari ti po më bën një tip "komplimenti" se unë nuk shakam (të paktën deri tani) si disa muslimanë të tjerë…
    I nderuar "Jesushaus", para se të "mallkosh" atë që po korr do të ishte më mirë, që të shikoje mirë atë që ke mbjellur (dhe vazhdon që të mbjellësh)…
    Që të mos të lodhë shumë po ta sqaroj me pak fjalë se si qëndron çështja e të sharit…
    Me sa kam parë unë këtu dhe me sa kam lexuar shkrimet e tua, ti dhe dikush tjetër ta impononi sharjen.
    Unë aspak nuk dua që të justifikoj sharjet e muslimanëve, por mënyra jote e të argumentuarit tepër provokuese dhe tepër e cekët, me thënë të drejtën të ngre nervat…
    Kështu muslimanët të gjendur në një situatë të tillë (ku nervat u janë tendosur), nuk i rezistojnë dot, tundimit që të të "shajnë" duke "harruar" urdhërat e Islamit (dhe këtë gjë e kam provuar vetë shumë herë tek Albforumi me dikënd tjetër)…
    Pra me që m'u dha rasti doja që t'u tërhiqja vërejtjen atyre muslimanëve që të shakan ty (apo ndonjë tjetër), duke u thënë vargun e Kur'anit:
    "…i thirrni njerëzit me urtësi dhe butësi…"
    Dhe në një varg tjetër Kur'ani i urdhëron muslimanët që kur të takohen me të krishterët që të:
    "…diskutohet me ta (të krishterët) në mënyrën më të mirë…"
    Por, Kur'ani duke qenë se është gjithëpërfshirës nuk "harron" të na kujtojë që në sipërfaqen e tokës do të gjenden plot njerëz provokues si puna juaj.
    Prandaj ai na paralajmëron:
    "…do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush (çifutëve dhe të krishterëve)…"

    Por, çfarë qëndrimi duhet të mbajnë muslimanët, kur ata ofendohen prej të krishterëve dhe të tjerëve???????
    Mos vallë duhet t'ua kthejnë me të njëjtën monedhë????
    Ju o muslimanë edhe mund t'ua ktheni me të njëjtën monedhë, por o muslimanë, qëndrimi më i saktë është qëndrimi që Kur'ani na sugjeron.
    Kështu kur ne të ndodhemi në një situatë të tillë (të ofenduar me të padrejtë prej të krishterëve) Kur'ani na këshillon:
    "…n.q.s. duroni dhe ruheni, ajo është gjëja vendimtare…"
    Shpresoj që të zvogëlohen në maksimum sharjet dhe ofendimet, por për këtë duhet mirkuptim reciprok, përndryshe do të jetë e pamundur vetëpërmbajtja…
    Kthehemi tek ti "Jesushaus"…
    Shoh se shpesh herë ti po më këshillon që unë të lexoj vetë Biblën dhe jo vargjet biblike t'i marrë nga dikush tjetër…
    Kjo është një këshillë e drejtë, i nderuar "Jesushaus", por ke ngatërruar personin për t'ia dhënë…
    Nuk e di se pse të është krijuar përshtypja se unë nuk e lexokam Biblën, por po të them se ke krijuar një përshtypje të gabuar…
    Je ti ai që nuk po e lexon Biblën (të paktën kështu duket nga përgjigja jote), dhe rri duke na gënjyer neve…
    Prova më e mirë për këtë, është përgjigja jote sa i përket vargut tek letra e parë e Gjonit 5:7, ku ti ngulje këmbë se paske lexuar gjithë ato Bibla (bile edhe të vjetra) dhe për atë varg sipas teje asgjë të dyshimtë nuk thuhej…
    Unë nga ana ime të tregova edhe Biblat që kam lexuar, edhe të sqarova mashtrimin me vetëdije që kristianët e sotëm, janë duke bërë .
    Ndërsa ti pa kurrëfarë përgjegjësie më sulmon mua se unë po thokam gënjeshtra !!!!!!
    Më fal po a nuk t'i ngre nervat veprimi yt?????????
    Unë nuk e di, se çfarë karakteri ke ti, por kur mua më akuzojnë për diçka që nuk e kam (sidomos për gënjeshtar), kjo gjë më acaron shumë…
    Prandaj herë tjetër, kujdes me akuzat e tua...
    Siç e pe edhe vetë "i krishteri" u detyrua që të pranonte të vërtetën e hidhur, duke hedhur poshtë pretendimet e tua shterpe (se gjoja ai varg gjithmonë ka qenë në Bibël)…

    Kthehmi tani tek çështja e luftës…
    Ti i nderuar "Jesushaus" na ngre një pyetje se nëse qenka Kur'ani luftënxitës apo jo???
    Përgjigjen e kësaj pyetjeje ta dhanë disa muslimanë, mes tyre edhe unë shkurtimisht, por ti prapë ngul këmbë duke na kërkuar shpjegim më të hollësishëm të atyre vargjeve kur'anore, që flasin për luftën…
    Është e vërtetë se ka shpjegim edhe më të hollësishëm për ato vargje që ti na servire, por ky shpjegim do harxhim "energjie" dhe unë nuk kam ndërmend tani për tani që të rri të të mbushë mendjen ty se lufta ka qenë, është dhe do të mbetet e domosdoshme në racën njerëzore, sepse me anë të luftës, ndalet lufta, sepse me antë të luftës ndalen dhe largohen padrejtësitë, me anë të luftës fitohet ajo që të është rrëmbyer (mjafton të të përmend luftën e popullit kosovar)…
    Gjithashtu ti më akuzon mua e pse unë paskam sjellë disa vargje biblike, që flasin se si duhet të zhvillohet lufta sipas Biblës…
    Unë t'i solla ato vargje, për të të treguar ty dhe të gjithë kristianëve të tjerë që po mbrojnë idenë e "pacifizmit biblik" përballë "dhunës islamike", se jeni tërësisht gabim në pretendimet tuaja.
    Dhe pikërisht për këtë gjë ju tërheq vërejtjen Jezusi, duke ju quajtuar Hipokritë…
    Vallë a nuk e ke lexuar se çfarë (pretendohet se) ka thënë Jezusi?????
    Ja po të ndihmoj unë:
    "Mos gjykoni që të mos gjykoheni! Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit, me të cilin gjykoni; dhe me masën, me të cilën masni, do t'ju masin te tjerët. Përse vëren copëzën e tallashit në syrin e vëllait tënd, ndërsa nuk kujtohesh për trarin që ke në syrin tënd?
    Ose si mund t'i thuash vëllait tënd:
    "Dale ta heq lëmishten nga syri" kur ke një tra në syrin tënd?
    O HIPOKTIT, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri vëllait tënd..."
    (Mateu 7:1-2)

    Siç, e sheh o "Jesushaus" këta vargje të shkojnë tamam për shtati ty dhe atyre si puna jote…

    A thua se të ka pasë parasysh Jezusi kur i ka thënë këto fjalë????
    Bo, bo sa të shokjnë more, sikur të jenë prerë me "gërshërë" fiks për karakterin tënd…

    Ti na thoje se të qenkan ngritur qimet përpjetë kur na paske lexuar vargjet kur'anore që flasin për luftën!!!!
    Uaaauuuuuuuuuuu!!!!!!!!!!!
    Çudi!!!!!!!!!!!!
    Nëse ti na paske lexuar disa vargje në Kur'an ku thuhet "…Luftoni ata që ju luftojnë, por mos e teproni…" dhe të qenkan ngritur leshtë e kokës përpjetë, atëherë si vallë nuk paske ngelur tullac kur lexove vargjet e Biblës ku Zoti (sipas teje Jezusi i dhimbshur) urdhëron:
    "…cakto shfarosjen e të gjitha gjërave…pa pasur mëshirë, vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomerë…"???????????????????

    Jo, po ka plotësisht të drejtë Jezusi kur ju konsideron HIPOKRITË!
    Juve ju ka hyrë gjithë ai tra, në sy, prandaj edhe ju janë verbuar sytë dhe nuk shihni siç duhet…
    Të shtremberën e shihni si të drejtë, ndërsa të drejtën si të shtrembër…
    Mua më duhet edhe një herë që ta përsëris vargun biblik, me shpresë (edhe pse shumë shumë e vogël) se do t'ju hiqet perdja nga sytë për të parë ashtu siç duhet…
    Pra sipas Biblës Zoti ka thënë (dhe sipas jush ky Zot qenka Jezu Krishti):
    "…cakto shfarosjen e të gjitha gjërave…pa pasur mëshirë, vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomerë…"
    Ore është në vete ky Zoti i Biblës?????????
    Me sa duket i ngjaka Sharonit dhe Bushit????
    Mos vallë po ndërrmerte ndonjë fushatë kundër terrorizmit???????
    Vallë çfarë faji kishin gratë????????
    Çfarë terrorizmash kishin kryer ato të gjorat????????
    Po fëmijët?????????
    Po foshnjat e gjora, që ishin duke pirë qumësht në gjirin e nënave?????????
    Edhe ata terrorista???????????
    Obobo, çfarë krimineli, qenka Ky Zoti i Biblës??????
    Ky ia tejkaloka edhe Osama Bin Ladenit??????
    Si mendoni ju??????
    Po, kafshët dhe gomerët, edhe ata ishin terrorista???
    Ah, po, me sa duket mbështesnin terroristat !!!
    Sikur të jepej ndonjë çmim Nobël, për kriminelin më të keq, sigurisht që vendin e parë do ta fitonte Zoti i Biblës (sipas të krishterëve Jezusi)…
    Si the o "Jesushaus", po ia fus kot unë?????
    Jo, or djalë, jo, nuk ia fus kot unë…
    Ja shiko veprimin e mëtejshëm të Zotit biblik….
    Komandanti që u caktua për të kryer këtë fushatë barbare (Sauli), e realizoi deri në gjysëm dhe mesa duket nuk mund të vazhdonte më me vrasje…
    Por, shiko çfarë qëndrimi ka Zoti Biblik (lexo Zoti Gjakatar)…
    Lexo, pak se si "rrëfehet" para Samuelit:
    "Unë u pendova që e bëra Saulin mbret, sepse ai është larguar nga unë dhe nuk ka zbatuar urdhërat e mia…"

    Hë, more "Jesushaus" e sheh se çfarë Zoti gjakatar je duke besuar??????????
    Një Zot që nuk kënaqet me gjakun e foshnjave të gjora, e të mos flasim për më tej, për gratë e fëmijët…
    I nderuar "Jesushaus" ta mbaç me shëndet, këtë lloj Zoti…
    Po të shoh që përtej kompjuterit që të janë ngritur leshtë e kokës…
    S'ke çfarë t'i bësh "Jesushaus" është detyra ime që t'u tregoj njerëzve të vërtetën…
    Unë e kuptova se kur të fuska ai Shpirti i "Shenjtë", nuk të leka që ti lexosh mirë vargjet biblike, prandaj edhe u detyrova që të t'i sqaroja më mirë ato…
    Dhe me sa shoh ia arrita qëllimit, kështu që nuk besoj se do të ishte e nevojshme që tani të hapnim një temë tjetër, përsa i përket luftës në Bibël.
    Nëse, ti dëshiron me gjithë qef i nderuar, vetëm dy fjalë më shkruaj….
    Kujdes, unë s'ta kam hequr "traun" që të është futur në sy, unë thjesht ta bëra me dije se ke një tra në sy, që të ka verbuar…
    Për të ta hequr, do pak kohë, është operacion i vështirë ky o "Jesushaus"…
    Avash, avash, mjafton të të mos mungojë vullneti.
    Këtu jemi ne.
    Para se të ikim për sot, do të të doja të të tërhiqja vërejtjen, që t'i pakësosh gënjeshtrat, siç ishte ajo që na the, se gjoja Muhammedi, paska tradhëtuar mekasit !!!!!
    Unë nuk të vë faj ty, sepse je i verbuar nga "trau" që të është futur, por nga ana tjetër s'kam ç'të bëj, më duhet që t'u tregojë anëtarëve të nderuar të këtij forumi, se e vërteta është plotësisht ndryshe …
    Ishin mekasit ata që tradhëtuan Muhammedin dhe jo Muhammedi ata.
    Por, a e di ti se kur mekasit tradhëtuan Muhammedin, kjo gjë shkoi tërësisht në favor të Muhammedit dhe të pasuesve të tij??!!
    Sepse ata për një çast e goditën pas shpine, por më vonë shkuan dhe u dorëzuan të gjithë…
    Ja njëlloj si në rastin tënd…
    Ti e hape këtë temë, që të ishte tërësisht në favorin tënd, dhe që të demaskoje "dhunën" islamike, por siç e sheh edhe vetë të rrëshqiti prej dore situata…
    Po, mirë more "Jesushaus" hajde neve se nuk na i dëgjon këshillat (sepse mendon se jemi armiqtë e tu), por të paktën Jezusit t'ia kishe dëgjuar këshillën kur të tha:

    "Mos gjykoni që të mos gjykoheni! Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit, me të cilin gjykoni; dhe me masën, me të cilën masni, do t'ju masin te tjerët. Përse vëren copëzën e tallashit në syrin e vëllait tënd, ndërsa nuk kujtohesh për trarin që ke në syrin tënd?
    Ose si mund t'i thuash vëllait tënd:
    "Dale ta heq lëmishten nga syri" kur ke një tra në syrin tënd?
    O HIPOKTIT, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri vëllait tënd..."
    (Mateu 7:1-2)

    Ja kështu ua sqarojmë faktet njerëzve që kanë mend, me shpresë se do t'i studjojnë…
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  8. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrmbrm!



    Sidoqofte, une mendova se ty deshiron qe secila ane ti sjell argumentet e veta, kush te autorizon ty si i krishtere, dhe DUKSHEM, si missionar i NXEHTE, te sjellish ketu ajete te kuranit, te nxjera nga kontexti, dhe pa shpjegim te gjere?, a mendon ty se une do te pergjigjem ne ajetet e permendura?, TY SI MISSIONARI kurre, pasiqe e di pretekstin tend.

    Si thua, a eshte lehte qe nje njeri me njohuri te dobeta, apo me keq, pa njohuri fare, te manipulohet ne kete menyre?, PROVOE NE AFRIKEN E ZEZE, ATJE POPULLI ENDE NUK DIN ME SHKRU E ME LEXU.

    Me goje te plot mund edhe une te NJEJTAT pyetje te ti parashtroj teje, edhe me keq, une mund te te konfontoj me ngjarje historike qe jane bere ne emer te kishes.

    Meso se pari cfare do te thote toleranca dhe mirekuptimi nderfetare, dhe pastaj lesho tema per te cilat ka nevoje te diskutohet, aty jame me ty. Por si duket, edhe pas nje viti, nuk qenke munduar te mesosh, se cfare do te thot te jesh shqiptare, dhe MUSLIMAN. Nje kombinacion pervers?, si mendon jezushaus?, ciles fe duhet shqiptaret ti besojn?, cila eshte me e mira?, kush do te fitoj me ne fund?, si mendon, a ka fund kjo loje?, si mednon ti per thenjen e samiut, shqiptaret jane SHOK te turqve, ka gabuar ai, apo ska qene fare shqiptare?, e kaluara jone i ka pergjigjet qe i kerkon ty, por per ty pare ata, duhet ate perden qe ta kane vene tjeret para syve ta largosh.

    Flm
    albanish by nature

  9. #9
    i/e larguar Maska e Blue^Devil
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto On
    Postime
    9
    Sapo lexova te gjitha artikujt qe i perkasin kesaj teme edhe me vjen shume keq te llogjika e disave qe e cojne deri ne ate pike ku hapin teme te tille. Une desha vetem te thesha dicka: Kurani nuk eshte as liber as kushtetute as veper e bere nga nonje person por eshte Fjala e Zotit. Nqs ju e kuptoni se cfare do te thote kjo atehere skeni perse hapni tema krahasimi apo tema rjedhuse si kjo.
    Faleminderit

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    pse eshte kurani fjale e Zotit dhe jo krijim i njeriut ?

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qëllimi i jetes
    Nga Namila në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •